Dy Koretë pranë luftës - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dy Koretë pranë luftës

Dy Koretë pranë luftës

· 3 · 496

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-11-2010, 14:33:40
Era e luftës po fryn në kufirin mes dy Koreve. Peniani akuzon Seulin për provokacione ushtarake.



Agjencia zyrtare e shtypit, KCNA, deklaroi se Koreja e Jugut po prish procesin për përmirësimin e marrëdhënieve mes koreanëve, duke e cuar situatën në gjendje lufte.

Të martën presidenti koreano-jugor Lee Myung-bak, duke mos përjashtuar një sulm të forcave të Seulit ndaj Koresë së Veriut, deklaroi se kishte ndër mend një raprezalje të fortë për të ndaluar provokacionet e Penianit.

Televizioni koreano-jugor ka njoftuar se janë gjetur trupat e dy civilëve të cilët mbetën viktima të sulmeve të artilierisë koreano-veriore. TCH

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 25-11-2010, 01:09:26
A rrezikon bota një luftë të re nga Koretë?

Ja pse janë të tensionuara marrëdhëniet midis të dy Koreve


Koreja e Veriut ka qëlluar me predha artilerie kundër një ishulli koranojugor në anën perëndimore të kufirit të tyre detar, duke plagosur si civilë ashtu edhe ushtarë. Korea e Jugut ka kthyer zjarrin dhe ka ngritur gatishmërinë e saj ushtarake në nivelin më të lartë që mundet jo në kohë lufte. Ky është një nga incidentet më serioze midis të dy vendeve që nga fundi i luftës së Koresë dhe pason tetë muaj tensionesh të larta në lidhje me mbytjen e një luftanije koreano-jugore. Ky incident ndodh në kohën kur Korea e Veriut po transferon pushtetin nga udhëheqësi i sëmurë Kim Jong-Il tek i biri i tij, Kim Jong-Un - një proces që disa analistë besojnë se është shkaku kryesor i veprimeve më të fundit nga Koreja e Veriut.
Çfarë e nxiti këtë shkëmbim zjarri?
Koreja e Jugut thotë se trupat e Koresë së Veriut filluan të qëllojnë me artileri drejt ishullit Yeonpyeong, që është shumë pranë kufirit të debatueshëm në Detin e Verdhë, në orën 14:24 të datës 23 nëntor. Disa shtëpi u përfshinë nga zjarri dhe një numër civilësh dhe ushtarësh u plagosën. Koreja e Jugut ktheu zjarrin, ngriti nivelin e gatishmërisë ushtarake dhe thirri një takim emergjent në një bunker nëntokësor. Nuk është e qartë se çfarë e ka provokuar incidentin, megjithëse rajoni i kufirit të diskutueshëm ka qenë skenë e përplasjeve të shumta në të shkuarën. Koreja e Veriut kishte protestuar më herët gjatë ditës lidhur me manovrat ushtarake që mbaheshin në ishull.
Pse janë të tensionuara marrëdhëniet midis të dy Koreve?
Një debat i pazgjidhur lidhur me mbytjen e një luftanijeje ka bërë që marrëdhëniet midis të dy fqinjëve - që mbeten teknikisht ende në gjendje lufte - të shkojnë në nivelin më të ulët për shumë vite. Mbrëmjen e datës 26 mars luftanija koreanojugore Cheonan po lundronte nga ishulli Baengnyeong, pranë kufirit të diskutueshëm detar, kur një shpërthim e ndau në dy pjesë. 58 marinarë mundën të shpëtojnë, 46 të tjerë gjetën vdekjen. Hetuesit shqyrtuan mundësinë që faj për shpërthimin mund të kishte qenë një minë e mbetur nga Lufta e Koresë, apo ndonjë defekt në anije. Por ata arritën në përfundimin se arsyeja për mbajtjen e anijes ishte një torpedo e qëlluar nga një nëndetëse koreanoveriore. Korea e Veriut mohon të ketë pasur ndonjë rol në incident. Ajo i ka hedhur poshtë gjetjet e hetimit dhe ka kërkuar që të kryejë hetimin e saj - diçka që Seuli e ka përjashtuar.
Si reagoi Koreja e Jugut?
Incidenti me anijen Cheoan shkaktoi indinjatë në Korenë e Jugut. Pas publikimit të gjetjeve të hetimit, Koreja e Jugut pezulloi lidhjet tregtare me Korenë e Veriut dhe rifilloi transmetimet propagandistike përtej kufirit. Ajo e referoi këtë çështje në OKB duke kërkuar një lloj deklarate që të dënonte Veriun. Por në fund pranoi një deklaratë të Këshillit të Sigurimit që dënonte mbytjen e anijes, por shmangte fajësimin e Phenianit. Diplomatë perëndimorë thanë se Kina kishte bllokuar përpjekjet për të dënuar Korenë e Veriut, të paktën pjesërisht për të shmangur ndonjë veprim nga aleati i saj i paparashikueshëm që mund të përshkallëzonte tensionet në rajon.
Çfarë ndodhi më pas?
Pas kësaj deklarate të zbutur SHBA filluan një numër manovrash ushtarake së bashku me Korenë e Jugut, ndërsa Kina vazhdoi të kërkonte vetëpërmbajtje. Dy Koretë shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit tokësor në tetor, por lidhjet midis tyre filluan të përmirësohen pak në mesin e shenjave se Koreja e Veriut dëshironte të riangazhohej me fqinjin e saj jugor. Pheniani ofroi të rifilloi ribashkimet e familjeve të ndara dhe kërkoi gjithashtu edhe bisedime ushtarake. Ndërkohë, Seuli, dërgoi oriz në Korenë e Veriut për herë të parë në dy vjet për të ndihmuar popullsinë në zonat e goditura nga përmbytjet. Vetëm pak ditë para shkëmbimit me artileri në ishullin Yeonpyeong, zyrtarët koreanoverorë bënë një ofertë të rrallë për të shkuar në Korenë e Jugut për bisedime humanitare.

Çfarë mund të thuhet për çështjen bërthamore?
Për këtë çështje nuk ka patur avancime substanciale. Bisedimet ndërkombëtare ku përfshihen dy Koretë, Kina, Rusia, Japonia dhe SHBA, të cilat synojnë fundin e ambicieve bërthamore të veriut, kanë mbetur në vend, pavarësisht nga thirrjet e Kinës për rifillimin e tyre. Njoftimi në nëntor se Korea e Veriut ka një objekt modern të pasurimit të uraniumit me të paktën 1 mijë centrifuga, të cilat i ofrojnë Penianit një rrugë tjetër për të prodhuar armë bërthamore, i kanë pakësuar edhe më shumë gjasat e rifillimit të bisedimeve. Zyrtarët amerikanë thanë se ishin të habitur nga shkalla e përpunimit të uraniumit që ofron objekti bërthamor, por jo nga fakti se ajo ekzistonte.

Çfarë e motivon Korenë e Veriut?
Disa analistë besojnë se aktet provokative të Koresë së Veriut janë të lidhura ngushtë me transferimin e pushtetit që po ndodh në vendin komunist. Kim Jong-il, që besohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, mendohet se është në procesin e dorëzimit të pushtetit tek pasardhësi që ka zgjedhur, djali i tij Kim Jong-un. Në shtator, partia në pushtet në veri mbajti një kongres të rrallë ku këtij të fundit iu dhanë dy poste kyçe. Mark Fitzpatrick nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se incidentet e fundit si ai i mbytjes së Cheonan-it dhe sulmi me artileri mbi ishullin Yeonpyeong, kishin pak gjasë të ishin akte armiqësore të ushtrisë së Koresë së Veriut. Ato, tha ai, do të përshkruhen si fitore nga Koreja e Veriut dhe do të shihen nga Kim Jong-il si mënyrë për të fuqizuar pozitën e të birit.

Koreja e Jugut i përgjigjet ashpër Phenianit
Koreja e Jugut ka paralajmëruar Veriun se do të reagojë ashpër ndaj çdo provokimi tjetër, pasi dhjetëra predha artilerie goditën një ishull koreanojugor. Presidenti koreanojugor, Presidenti Lee Myung-bak dha urdhër që ushtria të reagonte me sulm me raketa ndaj Koresë së Veriut, nëse siç u shpreh, "do të ketë provokime të mëtejshme". Veriu dhe Jugu kanë fajësuar njëri-tjetrin si shkaktar të fillimit të incidentit që cilësohet si më i rëndi që prej fundit të Luftës Koreane.

Incident i rëndë
Dy ushtarë u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën nga predhat që ranë në ishullin koreanojugor që ndodhet shumë pranë kufirit mes të dyja vendeve. Imazhi i shtëllungave të tymit që ngriheshin nga predhat dhe i një fshati që digjej ishte diçka që shumë koreanë kanë shpresuar të mos e shikonin kurrë më. Zjarri i artilerisë goditi një ishull të vogël koreanojugor Yeonpyong, që ndodhet pranë kufirit koreanojugor. Ushtria koreanojugore qëlloi me 80 predha si reagim, duke shkaktuar atë që e quajti "dëm të konsiderueshëm”. Shkëmbimi i zjarrit zgjati rreth një orë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën, megjithëse duke patur parasysh provokimet e mëparshme, Koreja e Veriut mund të shihet nga shumë vëzhgues neutralë si fajtori i mundshëm.

Reagime nga jashtë
Ka shumë nga ata që do të pyesin se çfarë do të thotë ky episod i fundit për politikat e brendshme të turbullta të Phenianit. Incidenti vjen në një periudhë të rrezikshme tranzicioni, kur lideri Kim Jong e kalon pushtetin tek djali i tij më i vogël. Incidenti është dënuar nga SHBA-ja dhe Rusia, megjithëse Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, ka refuzuar të emërojë fajtorin. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Pheniani duhet të ndalë veprimet kokëforte. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foli për një rrezik kolosal dhe shtoi se ata që e iniciuan zjarrin e artilerisë duhet të mbanin përgjegjësi të plotë. Në kontrast Pekini, që shumë rrallë e kritikon Phenianin, u bëri thirrje të dyja palëve për paqe dhe stabilitet.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 26-11-2010, 11:34:45
Koreja e Veriut: Po bëhen lojra lufte

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se stërvitja e përbashkët e Jugut dhe Shteteve të Bashkuara po e shtyjnë rajonin drejt “lojrave të luftës”.
Një grup anijesh ushtarake, të udhëhequra nga aeroplanmbajtësja “George Washington”, po drejtohen për në Detin e Verdhë, për të marrë pjesë në stërvitjen që do të nisë të djelën.

Të paktën katër persona humbën jetën të martën, kur Veriu qëlloi papritur një seri predhash ndaj një ishulli të Jugut.

Ngjarja në fjalë solli dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes në Seul, Kim Tae Young, pas kritikave të bëra ndaj tij për një reagim të ngadaltë ndaj Penianit.

Sulmi me predha, që shkaktoi vdekjen e 4 personave, është një nga incidentet më të rënda mes dy Koreve që prej fundit të luftës së vitit 1953, që u mbyll pa një traktat paqeje.

TCH

Temat e fundit