×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 05-06-2020, 22:43:26 »

Nga Zaria Gorvett
 

Në vitin 331 Para Krishtit, në Romë po ndodhte diçka e pazakontë. Në të gjithë qytetin, burrat më të shquar po sëmureshin rëndë, dhe thuajse që të gjithë po vdisnin. Humbjet ishin sa shqetësuese aq edhe alarmante. Një ditë, një skllave iu afrua një gjykatësi që po ecte në rrugë, dhe i tha me ze të ulët se ajo e dinte arsyen e atyre vdekjeve.

Vajza çoi një ekip hetuesish në shtëpi të ndryshme, ku ajo pretendoi se ata do të gjenin disa gra të shtresës së lartë, që përgatitnin helme fshehurazi. Ekipi veproi. Të akuzuarat u çuan në sheshin qendror të Romës, ku iu kërkua të provojnë pafajësinë e tyre. Meqënëse ato pretendonin se barnat e tyre ishin për qëllime kurimi, a do të ishin të gatshme që t’i pinin edhe vetë?

Dy nga të dyshuarat u detyruan t’i pinin, duke rënë menjëherë përtokë të vdekura. Pasuan arrestime të shumta, dhe u zbulua se në këtë veprimtari ishin të përfshira edhe 170 gra të tjera. Incidenti u cilësua si një skandal i madh. Pas asaj ngjarje, populli i Romës zgjodhi një zyrtar që  do t’i përkushtohej ritualeve të dëbimit të së keqes, një taktikë që më herët ishte përdorur vetëm si zgjidhja e fundit për trazirat e mëdha civile.

Ose të paktën, ishte ky versioni i ngjarjeve që u regjistrua nga historiani i respektuar Tit Livi, që lindi qindra vjet më vonë. Por ai nuk ishte i bindur se ato gra ishin në fakt përgjegjëse për vdekjet, dhe për këtë nuk janë të bindur as ekspertët e ditëve tona. Përkundrazi, Livi dha një shpjegim shumë më racional për vdekjet misterioze:një epidemi.

Në atë kohë, qyteti ishte përfshirë nga një epidemi e panjohur, një shkak i zakonshëm i vdekjeve në botën e lashtë. Nga ana tjetër helmimet masive, ishin të padëgjuara. Në fakt, ishte e vërtetë që grate në fjalë po përgatitnin ilaçe, por pjesa tjetër e historisë u sajua. Helmimet famëkeqe të vitit 331 Para Krishtit, mendohet se janë një teori komploti, për të shpjeguar vdekjet që kishin një shkak të padukshëm.

Dhe në mesin e pandemisë aktuale, ky skenar është shumë i njohur. Që nga fillimi i muajin prill, të paktën 77 antena telefonike dhe 40 inxhinierë janë sulmuar fizikisht në Britaninë e Madhe, pasi disa njerëz e besojnë idenë e gabuar se Covid-19 po përhapet nga forcat e fuqishme në industrinë globale të telekomunikacionit.

Tani thashethemet të tilla janë përhapur edhe në SHBA, ku autoritetet kanë frikë se kjo mund të çojë në akte dhunë të mëtejshme. Po pse përhapen këto lloj historish alternative? Çfarë e bën një teori komploti tërheqëse për masat? Dhe a mund të mësojmë ne ndonjë gjë nga problemet me të cilat përballemi?

Fajtorë bindës

Së pari, teoritë e sukseshme të komplotit kanë gjetur gjithmonë “fajtorin” e duhur. Viktoria Pagan, historiane në Universitetin e Çikagos, SHBA, mendon se suksesi i konspiracionit të helmimeve në Romë, u bazua në faktim se ai shënjestroi gra dhe skllevër të familjeve të shtresave të larta, të cilat elitat e fuqishme mashkullore i konsidentonte si kërcënuese për pozitat e veta.

Meqë civilizimi mbështetej shumë në shfrytëzimin e të dyja këtyre grupimeve, burrat ishin vazhdimisht të shqetësuar se vartëset e tyre do të rebeloheshin. Gratë me status të lartë shiheshin me dyshim, dhe portretizoheshin si plot sekrete dhe të rrezikshme. Nga ana tjetër, dihej se skllevërit kishin vrarë shpesh padronët e tyre.

Ankthe kolektive

Në botën moderne, nuk është rastësi që teoritë me popullore të komplotit, priren të merren me tema të tilla si alienët, pakicat fetare, elitat e plotfuqishme, kombet rivale, teknologjitë misterioze dhe shkatërrimi i mjedisit. Dhe çdo shoqëri ka ankthet dhe obsesionet e veta, ku depërtojnë teoritë e komplotit.

Në Rumani, shumë gra nuk pranojnë që vajzat e tyre të vaksinohen kundër HPV, virusi që është përgjegjës për 99 për qind të rasteve me kancerin e qafës së mitrës. Ekzistojnë disa arsye për këtë refuzim. Por një studim ka treguar se kryesorja është bollëku i teorive të komplotit, përfshirë idenë se vaksinat janë një përpjekje për të kontrolluar popullatën e botës, duke i bërë gratë jopjellore, dhe se ajo është një eksperiment mjekësor nga industria farmaceutike, megjithëse nuk ka asnjë provë për asnjërën.

Tribalizmi

Ky faktor, përshtatet me një element tjetër të zakonshëm në teoritë më popullore të komplotit. Ato na bëjnë të ndjehemi mirë në lidhje me grupimin tonë shoqëror, shpesh duke shpërfillur ata që i shohim si rivalë. Duke theksuar dallimet midis “atyre brenda grupit tonë” dhe “jashtë grupit tonë”, teoritë e komplotit mund të çojnë në lidhje më të forta shoqërore, dhe të krijojnë një ndjenjë mbrojtjeje ndaj atyre njerëzve që perceptohen si kërcënues.

Pasiguritë

Disa studime sugjerojnë që njerëzit u kthehen teorive konspirative, kur përballen me situata krize. Ideja që teknologjia 5G dhe rrjetet e tjera të mëparshme të telefonave celularë, janë disi të dëmshëm për shëndetin tone, ka qarkulluar prej të paktën 30 vjetësh.

Por shfaqja e një koronavirusi të ri misterioz në dhjetor 2019, e rriktheu më me forcë në qendër të vëmendjes. Në kohëra krizash, ka shumë të ngjarë që t’i drejtohemi teorive të komplotit, pasi i shohim ato si siguruese. Disa psikologë, i kanë krahasuar këto lloj teorish me besimet fetare, që na ndihmojnë të ndjehemi më shumë nën kontrollin e situatës, duke i analizuar shumë ngjarje të paparashikueshme ose të rastësishme, e duke i bërë ato të duken disi të paracaktuara ose të diktuara nga dora e njeriut.

Boshllëqe në dije

Teoritë kryesore të komplotit, tentojnë që t’i japin përgjigje ngjarjeve të paqarta ose misterioze, nga rrëzimi i pashpjegueshëm i një avioni, tek në vdekjet e papritura të personave të famshëm. Dhe aty ku autoritetet nuk munden, ose nuk dinë të japin më shumë informacion, këto boshllëqe informative kombinohen me një mosbesim të përgjithshëm, duke e orientuar publikun drejt njerëzve që pretendojnë se e kanë një përgjigje.

Kur shkencëtari Endrju Ueikfilld pohoi në vitet 1990, se vaksina MMR mund të shkaktonte autizëm tek fëmijët, u deshën dekada kërkimesh shkencore për të përcaktuar përtej dyshimit të arsyeshëm, se ky pretendim nuk ka asnjë bazë shkencore. Por ndërkohë, teoria e komplotit kishte shkaktuar dëme serioze në shëndetin e shumë të rinjve.

Motive të tjera

Ndërsa shoqëritë tona po ndryshojnë, po kështu po ndodh edhe me teoritë e komploteve. Rasëll Mairhed, politolog në Kolegjin Dartmauth në SHBA, është i shqetësuar për drejtimin që po marrin këto teori. Sipas tij ato përhapen nga njerëz që janë në periferi të shoqërisë, dhe ato janë

një armë e të pafuqishmit për t’i kërkuar llogari të plotfuqishmit.

Por sot teori të tilla po mbështeten pikqërisht nga të plotfuqishmit. Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, shumë liderë kanë mbështetur publikisht teoritë e komplotit, që përputhen mjaft mirë me axhendat e tyre. Për shembull, presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar vazhdimisht se ka parë prova se koronavirusi e ka origjinën në një laborator kinez, ndërsa agjencitë e tij të inteligjencës, pretendojnë nuk ka prova për këtë.

Në librin “Shumë njerëz po thonë”, në të cilin Mairhed është bashkëautor, flitet për një prirje të dytë të re në botën e komplotit:komplotet pa teori, sikurse ishte teoria e nje rrjeti pedofilësh në SHBA, me bazë bodrumin e një picerie në Uashington, ku në fakt aty nuk kishte as bodrum.

Si të sillemi përballë teorive të tilla?

Mairhed thotë se një pjesë e problemit, është se njerëzit e kanë humbur gradualisht besimin tek ekspertët, qeveritë dhe institucionet e fuqishme. Për të rregulluar sistemin, ai sugjeron se duhet të ri-legjitimojmë demokracinë, të reformojmë qeveritë tona, dhe t’i trajnojmë institucionet tona si të përballen me këtë dukuri.

Marrë me shkurtime nga “BBC Future” – Bota.al
Postuar nga: M A X
« ne: 03-06-2020, 10:04:17 »

Nga Nensi Bogdani
 

Aktivistët kundër vaksinave të COVID-19 dhe 5G-së protestojnë në Tiranë
Dhjetëra aktivistë dhe mbështetës të teorive konspirative marshuan të martën në Tiranë kundër vaksinës së koronaviursit të ri COVID-19, të cilët e cilësuan si një mjet të elitave për të kontrolluar popullsinë. 

Një grup protestuesish parakaluan mesditën e së martës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke hedhur parulla kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19,  vaksinë që sipas tyre është duke u përgatitur dhe ka si qëllim injektimin e disa mikroçipave kontrollues në trupat e popullatës.

“Kjo është një skemë ndërkombëtare në interes të pak familjeve në botë, të cilët dëshirojnë të ulin numrin e popullsisë në botë për ta kontrolluar më mirë dhe për të mikroçipuar popullsinë, nëpërmjet një vaksine me nanothërmija dhe nëpërmjet sistemit 5G – që duan të na fusin në trup nëpërmjet kësaj vaksinës”,  u shpreh Alfred Cako,  botues librash konspirativë dhe njëkohësisht njëri prej organizatorëve të protestës.

Cako theksoi se ka ardhur koha që të protestojmë “për lirinë tonë”. Ai e prezantoi parakalimin përgjatë bulevardit si një simbol të lirisë dhe rezistencë kundra skllavërimit të popullsisë.

Një nga teoritë konspirative që lidhet me koronvirusin e ri, pretendon se pandemia është një mbulesë për një plan për të implantuar mikrocipet që mund të gjurmohen dhe se bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates është pas këtij plani.

Ndërkohë teknologjia 5G fajësohet për përhapjen e shpejtë të COVID-19. Ata që e avancojnë këtë teori konspirative besojnë se kjo frekuencë degradon sistemin imunitar dhe se rreziqet po mbulohen nga forca të fuqishme në industrinë globale të telekomunikacionit.

Një tjetër protestuesve ,Ylli Kurti i tha BIRN  se ka ardhur momenti që t’i çonin një mesazh – si mazhorancës ashtu edhe opozitës, që të bëhen të ndjeshëm në lidhje me çështjen e vaksinimit.

“Ky uragan i protestuesve do përhapet rrugëve të Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për një çështje të jetëve tona, të familjeve, prindërve dhe fëmijëve tanë,” tha Kurti.

Sipas tij ka një plan ‘ogurzi’ i cili do të detyrojë shtetet dhe pushtetarët që të vaksinojnë me detyrim njerëzit në masë.

“Nëse ka njerëz që duan ta bëjnë me dëshirë atëherë në rregull, por ideja është mos të bëhet me detyrim,” shtoi Kurti.

Hasime Dukaj, një tjetër qytetare prezente në protestë, i tha BIRN se ajo ka dalë për të mbrojtur të ardhmen e të rinjve, shëndeti i të cilëve sipas saj po dëmtohet nga vaksinimi kundër COVID-19.
“Unë jam një gjyshe që mendoj se të rinjtë shqiptarë duhet t’i ruajmë që të jenë sa më të shëndetshëm dhe mos të lindin autikë. Po shoh që me kalimin e viteve po lindin gjithmonë e më shumë fëmijë autikë. Thuhet se kjo vjen nga vaksinat”, u shpreh Hasimja.

” Dhe një nga vaksinat më të rrezikshme është kjo kundër COVID-19, që na mbylli brenda dhe na falimentoi. Prandaj kemi dalë të protestojmë për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve tanë”, shtoi ajo.

Me 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë për përhapjen e koronavirusit të ri SARS-CoV-2. Deri me 2 qershor nga sëmundja e COVID-19 janë prekur gati 6.2 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ky koronavirus ka shkaktuar 376 mijë viktima.

Ndërkohë në Shqipëri, që nga shpërthimi i epidemisë me 8 mars, koronavirusi i ri SARS-CoV-2 ka prekur 1164 persona, nga të cilët 33 kanë humbur jetën, 891 janë shëruar dhe 240 raste janë aktive

Si pasojë e vdekshmërisë së lartë nga COVID-19 dhe numrit të të prekurve, shumica e vendeve kanë marrë masa drastike izolomi dhe distancimi social për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të sheshuar kurbën epidemisë.

Masat e distancimit social dhe mbyllja e kufijve e kanë çuar ekonominë botërore në recesion dhe kanë iniciuar një garë ndërkombëtare për zbulimin dhe testimin e një vaksine kundër COVID-19. Por kërkimet e shkencëtarëve janë shoqëruar me fuqizimin e teorive konspirative në rrjete sociale dhe media, si dhe të lëvizjes kundër vaksinimit.

Edhe pse ekspertët e shëndetësisë i konsiderojnë vaksinat si një nga arritjet më mëdha shkencore të shekullit të 20-të,jo të gjithë bien dakord dhe në vitet e fundit ka marrë formë një lëvizje kundër vaksinimit.

Kjo lëvizje është fuqizuar nga masat shtrënguese kundër COVID-19 dhe një numër teorish konsiprative janë përhapur në lidhje me një vaksinë të mundshme edhe pse ato nuk kanw asnjw bazw shkencore apo faktike.

“Ka një shkallë të lartë disinformimi në media në lidhje me vaksinën e COVID-19,” tha Viola Keta, kryeredaktore e shërbimit të verifikimit të fakteve, Faktoje.al.

“Mediat kombëtare e ndërkombëtare kanë folur për gjetjen e një vaksine, ndërkohë që ballafaqimet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë tregojnë se ky fakt nuk është i vërtetë dhe se nuk ekziston akoma asnjë vaksinë kundër COVID-19,” shtoi ajo.

E pyetur nga BIRN në lidhje me pretendimet dhe shqetësimet e protestuesve për vaksinimin e detyruar kundra COVID-19, doktoreshë Silvia Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, i hodhi ato poshtë  si “marrëzi” dhe deklarata me një dozë të theksuar mungese serioziteti.

“Absolutisht jo! Nuk ka asgjë të vërtetë,” tha Bino. “ Unë e kam deklaruar dhe për mediat një muaj më parë, se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë plan vaksinimi, pasi akoma nuk është gjetur një vaksinë kundër virusit, e jo më të kemi bërë plane,” përfundoi ajo.
Postuar nga: InfoZ
« ne: 26-05-2020, 12:30:33 »

Në rrjetet sociale të Bill Gates vihen re pafund komente që e akuzojnë si shkaktar të pandemisë. “Bota nuk është e jotja”, “Është e mahnitshme si ekipi yt po punon kaq fort për të fshirë komentet, por ne nuk ndalemi”, “Ti na hoqe nga puna, kështu që kemi kohë plot të komentojmë”, “Ti s’mund ta kontrollosh botën”, “Nuk e duam vaksinën tënde”, “M’u desh ta postoja për të katërtën herë sepse ma fshijnë komentin”, “Kjo luftë nuk përfundon me shpikjen e vaksinës, kjo përfundon kur ti të shkosh në burg”, “Miliona komente dhe asnjë mbulim mediatik, një tjetër arsye për të mos besuar askënd” janë disa prej komenteve që lexohen online. Në tetor, John Hopkins Center dhe Health Security në bashkëpunim me fondacionin Bill & Melinda Gates, organizuan në Nju Jork eventin e quajtur si Event 201. Në këtë event, ku mori pjesë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u diskutua se si bota mund t’i përgjigjej një pandemie. Eventi ishte i simuluar, pra flitej për skenarë imagjinarë.

Pse njerëzit akuzojnë Bill Gates se shpiku koronavirusin

Në faqen e Event 201, shkruhet “bota ka parë një rritje të ngjarjeve epidemike, duke arritur afërsisht në 200 ngjarje në vit. Këto ngjarje janë në rritje dhe janë shkatërruese për shëndetin, ekonominë dhe shoqërinë.

Virusi i simuluar vrau 65 milionë njerëz në 18 muaj, erdhi nga derri dhe u transmetua më pas nga një njeri në tjetrin. Thuhet se Covid-19 e ka origjinën nga lakuriqët e natës, por kjo është ende e paqartë. Në Event 201, u tha se pandemia mund të kufizojë udhëtimet, të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes, pneumoni dhe të nxitojë ritmin për krijimin e një vaksine.

Njerëzit mendojnë se përfaqësues të Amerikës dhe gjigantë të njohur farmaceutikë morën pjesë në simulim.

Johns Hopkins, në një deklaratë, shpjegoi se ata nuk e parashikuan pandeminë aktuale, përkundrazi patën qëllim të imagjinonin një situatë të tillë, për të mësuar më shumë dhe për të vepruar.

Pas përfundimit të eventin, organizatorët publikuan një dokument rekomandimesh ku shpjegojnë sesi duhet të bashkëpunojnë qeveritë, organizatat ndërkombëtare, bizneset në rast të emergjencave të tilla.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka në qendër të tij zhvillimin global dhe programet e shëndetit publik. Për shkak se bashkëpunon me shkencëtarë dhe studiues, pas pandemisë, ky fondacion nisi punën për vaksinën. CEPI, nismë e Bill Gates, është një koalicion ndërkombëtar për inovacione dhe gatishmëri epidemike, është tashm

ë një bashkëpunim ndërkombëtar për të vënë në dispozicion vaksina gjatë shpërthimeve të sëmundjeve.

Përpos eventin dhe nismës për vaksina, një tjetër arsye që i ka shtyrë njerëzit të dyshojnë te qëllimet e vërteta të takimit, duke u përqëndruar te Bill Gates, është fakti se nuk është hera e parë që njeru i dytë më i pasur në botë flet për një pandemi.

Pesë vite më parë, më 18 mars të vitit 2015, Bill Gates kishte vetëm pandeminë në qendër të diskutimeve të tij. Gates postoi në faqen e tij GatesNotes artikullin “Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.” Publikoi një op-ed në The New York Times me titull “Si ta luftojmë epideminë e rradhës.” Publikoi një artikull në New England Journal of Medicine: “Gates B. Epidemia e rradhës – mësime nga Ebola.” Dhe shkoi në Vancouver, Kanada, për të mbajtur një TED Talk. Titulli: “Pandemia e rradhës? Nuk jemi gati.”

Brenda të njëjtës ditë, në platforma të ndryshme, Gates dha të njëjtin mesazh: Gjasat janë që do të përballemi me një epidemi virale dhe s’do të jemi të përgatitur. /Anabel
Postuar nga: M A X
« ne: 08-05-2020, 21:51:42 »

 

E keqja eshte se dhe ne mediat shqiptare, jo ne ato mainstream, por ne ato te dores se trete, ka plot qe perhapin teori konspirative, qe ne keto dite krize behen shume te rrezikshme, sepse rrezikojne jete njerezish, krijojne kaos dhe ushqejne mosbesim ne institucionet qe jane te vetmet qe mund te bejne dicka kunder krizes aktuale (psh spitalet dhe mjeket). Keshtu prej javesh, ashtu si ne tere boten dhe ne anet tona po perhapen masivisht teorite komplotiste qe e lidhin Koranirusin, here me 5G, here me Bill Gates, here disa e mohojne totalisht ekzistencen e virusit, ashtu si disa te tjere e krahasojne me nje grip normal. Sic shihet pra teorite jane te ndryshme dhe shpesh pa lidhje me njera tjetren: e perbashketa eshte se e kane burimin nga te njejtet persona qe luftojne kunder perdorimit te vaksinave, ose nga ato qe pretendojne se bota eshte e rrafshet, apo nga ata qe mendojne se cdo gje kontrollohet nga organizata sekrete te plotfuqishme. Rezultati eshte kaos dhe mosbesim ne institucione.
Psh ky "artikull" shperndahet prej javesh ne mediat sociale dhe portale, qe duhet thene se eshte shkruar goxha mire dhe bindshem:

Citim
A mund të jetë e vërtetë? A ka lidhje teknologjia 5G me pandeminë?
1. Qyteti i vetëm në botë i mbuluar plotësisht nga 5G ishte Wahuan ne Kinë.
2. Shumica e antenave 5G janë montuar në Bergamo, Milano, Romë, Lombardi ... për disa ditë duke filluar nga 21 nëntori 2019
3. 250 Shkencëtarët apelojnë në Kombet e Bashkuara për të shfuqizuar 5g për shkak të frekuencave të larta shkatërruese
e 60Ghz
Trupi ynë është një përbërës energjetik, elektrik që funksionon në frekuenca të caktuara, kur jemi të shëndetshëm frekuenca totale e trupit tonë është 64 - 70Hz, kur jemi në 59-58Hz, Candida 55Hz, Kanceri 46-42Hz.
Nëse nuk besoni se këtë herë tjetër mos shkoni për EKG, EEG ......
Dhe të mos harrojmë për Italinë, e cila ka spërkatur metale të rënda si shumë nga bota për shumë vite, ka disa video nga Italia të publikuara në YouTube, metale në trup dhe 5g duke vepruar të dyshimtë
✳️1918 - 1920 shfaqet ethe spanjolle me 100 milion vdekje, në kohën kur lirohet energjia elektrike dhe njerëzit takohen për herë të parë me rrezatim të tillë elektromagnetik
✳️1968 - Gripi Hong Kong Kur Valët e reja të Radios fillojnë 4 milion të vdekur
Sistemi imunitar vepron mbi çdo ndryshim që është i ri dhe i panjohur për të
Desiree Jaworski, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Safer Wireless, një organizatë jofitimprurëse që edukon publikun për rreziqet e mundshme të rrezatimit pa tel, tha se sinjalet 5G do të jenë më të vështira për njerëzit t’i shmangin.
Rritja e teknologjisë 5G do të përdorë edhe më shumë pajisje pa tela, jo vetëm celularë dhe tableta por edhe pajisje inteligjente dhe automjete autonome. Të kesh 5G do të thotë që rrjeti pa tel mund të strehojë më shumë përdorues pa shpejtuar ngadalësimin. Kjo gjithashtu do të thotë që përdoruesit janë më të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik të dëmshëm (EMF) që lëshohet nga këto vegla, për të mos përmendur vetë antenat 5G.
Përmbledhje:
Huazuar nga hulumtuesi Hidajet A. Hoxha rreth 5G.
✳️5G në 60Ghz rezonon me molekulën e oksigjenit dhe i jep oksigjenit një polaritet të kundërt që e bën atë shumë më pak të përdorshëm për trupin e njeriut. Në përqendrime të larta të përdorimit të 5G ju merrni mbytje të njerëzve në nivelin e rrugës. Dhe në doza më të ulta ju merrni simptoma të gripit si simptoma të njëjta si gripi me këtë marrje të ulur të oksigjenit nga trupi. Por mënyra sesi vret 5G është shumë më interesante.
✳️ 2G ka dhjetë frekuenca mikrovalë të caktuara për të,
✳️ 3G ka edhe dhjetë,
✳️4G ka pesë frekuenca me disa mbivendosje, ✳️5G ka 3000 frekuenca të mikrovalës që i janë caktuar nga FCC.
Pse kaq shum? Pra 5G në të vërtetë duhet të quhet 297G jo 5G. Pra, me këtë qarkullim 5G në Kinë, Kore, Itali, Iran dhe anijet e lundrimit kemi përqendrimet më të mëdha të përdorimit të 5G dhe përqendrimet më të mëdha të sëmundjes dhe vdekjes në botë. Parazitët tanë të brendshëm janë si kanarinat në një minierë dhe po vriten me shpejtësi nga ky përdorim 5G. Kur kjo ndodh shumë shpejt trupi nuk mund të shpëtoj nga toksinat e rritura dhe pritësi (ju) vdes nga toksemia. Qelizat tona njerëzore janë të lidhura të gjitha së bashku dhe formojnë një bashkim shumë më të fortë por shumë ushtritë tona parazitare brenda nesh janë shumë më të izoluara brenda nesh dhe shumë më të prekshme nga rrezatimet e mikrovalës WIFI. Ata përpiqen të mbijetojnë duke shumëzuar me shpejtësi dhe duke bërë toksina për t'i mbrojtur ata nga dëmtimi por nuk është e dobishme dhe ata vdesin me 5G. Dhe me vdekjen e tyre të shpejtë trupat tanë (të paktën njerëzish të moshuar dhe më pak të shëndetshëm) janë të mbingarkuar nga toksinat shumë shpejt dhe vdesin nga efektet e kombinuara të marrjes së oksigjenit të ulur nga 5G, dhe gjithashtu nga mbipopullimi masiv, dhe pastaj vdesin nga brendia jonë biomasa e mikrobeve dhe parazitëve, gjë që krijon toksemi dërrmuese.
Kur kinezët mbyllën njerëzit në Wuhan ata u kthyen në telefonat e tyre të ri 5G dhe lidhjet e internetit dhe kështu qyteti u përmbyt me shumë më shumë rrezatime 5G WIFI dhe bëri që shumë më tepër njerëz të sëmuren dhe të vdisnin. Shumë njerëz madje u sëmurën menjëherë në nivelin e rrugës nga mungesa e oksigjenit e cila më parë nuk kishte sëmundje. Një re masive me rrezatime mikrovalë 5G 60Ghz bëri që oksigjeni në ajër të binte nën nivelet kritike për mbijetesë.
Dje e gjithë Azia fiki 5G e tyre dhe la vetëm sistemet e tyre 3G dhe 4G për të komunikuar në mënyrë që ata të dinë se 5G është shkaku i vërtetë i sëmundjeve.
Kështu që fikni telefonat inteligjentë ose vendosini në një qese alumini derisa të keni nevojë t’i përdorni për të pakësuar ekspozimin ndaj rrezatimit ndaj vetes dhe të gjithë të tjerëve.

Ne kete rast ky eshte postuar nga portali https://www.facebook.com/durresi.online/ dhe eshte shperndare nga https://www.facebook.com/forumivirtual.Net/posts/10216650555004848:7 por raste te tilla jane me qindra neper mediat sociale e me gjere. Shembull eshte dhe kjo tema te FV https://fv.al/t/covid-19-lufta-e-trump-putin-xi-jinping-kunder-iluminateve.1692643/ Nje teme plot me postime te ushqyera nga teori te ndryshme komplotiste, qe shpesh bazohen ne video nga "eksperte" te Youtube.

Portali BoldNews psh poston gati cdo dite artikuj te bazuar ne teori te tilla. Psh https://boldnews.al/2020/05/07/shkencetarja-qe-u-denua-me-burg-ben-denoncimin-e-forte-ja-kush-kerkon-te-zhduke-njerezimin-video/ Vini re, artikulli nis me nje fjali qe thekson emrin e nje doktoreshe me fame qe ka bere e arritur shume. Ne fakt nese kerkon pak fare emrin e doktoreshes ne fjale gjen qe ajo eshte thjeshte nje nga zerat me te fuqishem te levizjes anti-vaksine e aspak mjeke me fame dhe e respektuar. Por sic dihet shumica derrmuesve e njerezve nuk shkojne aq gjate qe te konfirmojne ate qe lexojne. Cfare lexohet ne internet, sado qe mund te jete shkruar nga cdo idiot i mundshem, duhet te jete e vertete. Keshtu funksionon logjika e shumices - fatkeqsisht. Kur ne fakt shperndarja e ketyre ben qe shume njerez t'i besojne si te mireqena, edhe se ato krijohen nga njerez qe kane per qellim vetem te pasurohen duke perfituar nga mendjelehtesia e shume njerezve, te cilet e kane me te lehte te besojne teori te dala nga fantazia se sa realitetin, i cili shpesh nuk eshte aq i thjesht per t'u kuptuar.

Per t'u informuar me shume mund te lexoni ne lidhjet meposhte:
Anglisht: https://www.wired.com/story/qanon-deploys-information-warfare-influence-2020-election/
https://www.ft.com/content/1eeedb71-d9dc-4b13-9b45-fcb7898ae9e1

Gjermanisht: https://www.derstandard.at/story/2000116789442/qanon-verschwoerungstheoretiker-erhalten-dank-xavier-naidoo-und-covid-19-neuen
https://www.derstandard.at/story/2000117360994/was-ist-dran-an-der-bill-gates-verschwoerung

Italisht: https://www.repubblica.it/tecnologia/social-network/2020/04/16/news/il_ritorno_del_complottismo_no_vax_al_tempo_del_coronavirus-254153593/
Postuar nga: M A X
« ne: 06-05-2020, 22:36:04 »

Studiuesi i njohur amerikan Daniel Pipes shkruan se “frika e një konspiracioni―pra, e një rivali politik apo e një konkurenti në biznes që synon dhe që punon fshehurazi për të të shkaktuar dëm―është e vjetër sa edhe vetë psyche-ja njerëzore”. Sidoqoftë, nëse për shekuj me radhë teoritë konspirative kanë pasur një përhapje shumë të kufizuar, në kohën tonë ato janë bërë shumë të përhapura dhe besohen nga një masë gjithnjë e më madhe njerëzish, jo vetëm në vendet e prapambetura, por edhe në vendet më të zhvilluara të globit, kryesisht për shkak të rolit që luan sot mas media. Besimi në teoritë konspirative është bërë një subjekt me interes për shumë sociologë, politologë, psikologë, historianë, antropologë dhe specialistë të folklorit, veçanërisht në SHBA. Historianët amerikanë Richard Hofstadter dhe Bernard Bailyn argumetojnë se paranoja dhe konspiracioni kanë qenë tipare të vazhdueshme të politikës amerikane gjatë tërë historisë së formimit dhe të konsolidimit të Shteteve të Bashkuara. Siqodoftë, në këtë vend, teoritë konspirative, nisën të përhapen gjerësisht në vitet 1960, kur vrasja e Presidentit John F. Kennedy, më 22 nëntor 1963, provokoi një reagim publik të paprecedent kundër versionit zyrtar të administratës amerikane mbi atë ngjarje, e cila vazhdon të gjenerojë teori konspirative edhe sot, mbas gjysmë shekulli. Qysh nga ajo kohë, në repertorin e teorive konspirative, emrat e shumë personaliteteve amerikane, si JFK, Aristotle Onassis, Howard Hughes, Bill Clinton, presidentët Bush, Dick Cheney etj., janë bërë, në një mënyrë ose në një tjetër, por gjithsesi pa të drejtë, subjekte të intrigave të mëdha dhe të komplikuara globale. Vazhdon ketu: https://www.zerion.net/bota/irracionaliteti-i-teorive-konspirative-mbi-rendin-e-ri-boteror/
Postuar nga: M A X
« ne: 30-04-2020, 17:40:40 »

 

Disa thonë që virusi është krijuar vetë. Të tjerë që është faji i 5G. Që e bënë amerikanët. Jo, kinezët … Në kohë pasigurie, përgjigjet kërkohen edhe tek tezat më të pamundura. Dhe teoritë e komplotit janë të shumta. Duke u shndërruar edhe në një instrument të luftës gjeopolitike.

Duket se pasi terrorizmi të jetë ezauruar si shkak i masave të jashtëzakonshme, shpikja e një epidemie mund të ofrojë pretekstin ideal për zgjerimin e tyre, përtej të gjitha kufijve. Kishim mangut edhe mohuesit e pandemisë për të kompletuar teatrin tashmë të pasur të të ashtuquajturve teoricienë të komplotit, ata që në momente kaosi hedhin hipoteza komplotesh në emër të një kundër-informacioni “të shëndetshëm”.

Në pak javë të Covid-19, jemi përmbytur me një mijë përgjigje për dyshimet tona. Disa prej të cilave janë sinqerisht të besueshme. Fjala vjen, si historia e koronavirusit të gjeneruar në një laborator në Wuhan. Ideja kaloi nëpër mendjet e shumë njerëzve në fillim. Pastaj qarkulloi kronika televizive e Rai Leonardo, e nëntorit 2015, e cila tregonte eksperimentet e kryera nga kinezët për të krijuar një “kimera”, një supervirus që bënte bashkë një proteinë të lakuriqëve të natës dhe Sars. Zemërimi ishte i shpejtë dhe i fortë, derisa virologu Roberto Burioni kujtoi sesi studimet e fundit të botuara në “Nature Medicine” vërtetuan origjinën “natyrale dhe zoonotike” të virusit.

Shumë më të forta janë rindërtimet e tjera të komplotit. Për dikë, koronavirusi thjesht nuk ekziston, siç thotë artikulli në të përditshmen “Il Manifesto”: është një shpikje për t’i mbajtur të gjithë nën kontroll dhe për të kufizuar liritë. Kushdo që ka lexuar Eleonora Brigliadorin (“Eshtë një komplot amerikan”; “Koronavirusi nuk ekziston”; “Unë dal kur të dua”) e di se ish-prezantuesja është vetëm maja e ajsbergut të asaj që qarkullon në WhatsApp, Telegram, Twitter, etj. Në YouTube, një farë elvis76c shkruan: «Shtatëdhjetë kamionë ushtarakë për të transportuar 160 arkivole? A nuk mund të përdornin dy ose tre duke bërë shumë rrugë? Po këta 160 vdiqën në unison? Dëgjoni, të dashur miq, këtu nuk është çështja për të qenë komplotistë, por për të mos na bërë për budallenj”.

Ndër teoricienët e komplotit që pranojnë ekzistencën e Covid-19, tema kryesore është “kush” e ka shkaktuar atë. Keni menduar ndonjëherë për 5G? Teknologjia e re e telekomunikacionit, thonë ata, do të zhbëjë mbrojtjen tonë imune duke inokuluar sëmundjen në trup. “Cili ishte qyteti i parë në botë që instaloi rrjete 5G? Wuhani! Dhe rajoni i parë evropian? Italia Veriore”, shkruante në Twitter Gunter Pauli, një mendimtar i afërt me Beppe Grillon dhe sot këshilltar ekonomik i Giuseppe Contes.

5G dhe koronavirusi janë të lidhur mes tyre, edhe për blogerin turbo-konspirativ Rosario Marcianò, i njohur për teoritë e komplotit, mohimin e masakrës së Bataclanit (ata ishin aktorë, jo të vdekur) dhe mistifikues i të vërtetave të tjera të dhimbshme publike. Kanali i tij në Facebook, Tanker Enemy u sekuestrua pak ditë më parë nga policia, për publikimin e një video në të cilën ai bënte thirrje për mosrespektim të rregullave të karantinës. Në faqen me të njëjtin emër, e cila është ende online, mes të tjerave ai shkruan: “Pse kompani të ndryshme që merren me mësimin në distancë, tashmë i kishin të gatshme të gjitha programet dhe aplikimet për mësimdhënien telematike?” Tamam: kush qëndron prapa programit kompjuterik për shkolla?

E megjithatë ne duhet të jemi mësuar me teoritë e komplotit. E njëjta gjë ndodhi me Sars dhe Ebolan. Edhe me SIDA-n. Thuhej se i kishte dalë nga kontrolli ushtrisë amerikane, në kërkim të një arme të fuqishme biologjike. Pastaj u vërtetua se teoria ishte pjesë e një fushate disinformuese të orkestruar nga KGB. Dhe ndërsa historia përsëritet, javët e fundit Rusia është akuzuar për orientimin e lajmeve të rreme që fajësojnë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim destabilizimin e vendeve evropiane.

Një plan djallëzor nga amerikanët: kjo është deri tani ideja e një komploti me të cilin njerëzit indinjohen më shumë. “Unë po filloj të besoj se koronavirusi është një operacion i madh për të rrëzuar ekonominë kineze dhe evropiane, si dhe shpërqendrimi masiv, për të hapur dyert për operacione ushtarake në shkallë të gjerë, për të cilat sot dihet shumë pak”, ka shkruar në Twitter regjisori Gabriele Muccino. Referenca është për operacionin Defender Europe 20, një stërvitje e NATO-s me dislokim të madh të forcave amerikane në territorin evropian.

“Stërvitja amerikane është një luftë botërore e gatshme për të nisur”, janë ngrohur mediat sociale. “Ata na vendosën në gjendje të jashtëzakonshme dhe ushtarët amerikanë janë këtu për të shuar çdo protestë. Të rezistencojmë!”

“Si nuk mund ta kuptoni: Amerika tashmë ka vaksinën dhe ushtarët imunë ndaj Covid do të komandojnë, ndërsa ne vdesim”. Meqë ra fjala, për shkak të virusit stërvitja amerikane u zvogëlua nga 20,000 në 6,000 ushtarë. Pushtimi u shty.

Një video e mbërritur në shumë telefona inteligjentë quhet “Ishte lakuriqi i natës” dhe buron nga kanali YouTube Luogoco-mune2 nga Massimo Mazzucco, princi i komplotizmave të kohëve të sotme, nga mashtrimi i Kullave Binjake e deri te mohimi i uljes në Hënë, e deri te trajtimet alternative kundër kancerit. Në video, Mazzucco lidh një seri testesh për të demonstruar, mes të tjerash, se një “dorë amerikane” solli një virus të gatshëm në Kinë. Si do të arrinte atje? Falë sportistëve që morën pjesë në Kampionatin Botëror Ushtarak në Wuhan, në Tetor. Që është njëkohësisht e vërteta e mbrojtur “nën tryezë” nga qeveria kineze. “Teoritë e konspiracionit janë një front i ri, një rrëfim i krizës që e përdorin për të garuar në nivel global”, thot Julian Gewirtz nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit. Dhe falë teknologjisë, kjo narrativë përhapet nëpër botë.

Deri në pikën që, edhe në Itali shumë e kanë kapur me Bill Gates: ai subvencionoi Institutin Britanik të Kërkimit Pirbright për të krijuar imunizim nga bronkiti infektiv i shpendëve, por akuzohet se ka krijuar si Covid-19 ashtu edhe vaksinën përkatëse. Qëllimi: të vendoset një Rend i Ri Botëror i “elitës globaliste”, që do të sundojë popujt pasi t’i ketë shfarosur, në emër të ndryshimit të klimës.

Edhe eseisti, komentatori dhe filozofi Diego Fusaro ka insistuar për përgjegjësitë amerikane: “Ndoshta është një luftë bakteriologjike nga Shtetet e Bashkuara”. Dhe më tej: “Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të godasin vendet që nuk janë reshtuar krah tyre”. Referenca është gjithashtu për Italinë, fajtore që ka nënshkruar marrëveshjet për Rrugën e Re të Mëndafshit, dhe Iranin që furnizon Pekinin me naftë (“rastësisht” dy nga vendet më të prekura). Teherani gjithashtu tregon gishtin nga SHBA dhe udhëheqësi suprem Ali Khamenei ka njoftuar se ai ka refuzuar ndihmën me ilaçe amerikane, sepse “ato janë një mënyrë për të përhapur virusin”.

Eshtë më pak e qartë se kujt i referohej Kardinal Malcolm Ranjith, kryepeshkopi i Sri Lankas, kur tha: “Virusi është produkt i eksperimenteve të paskrupullta nga kombe të pasura dhe të fuqishme” dhe për këtë arsye OKB, sipas tij, duhet të hetojë dhe dënojë autorët për gjenocid. Shtetet e Bashkuara? Kina? Sigurisht që fjalët e tij kishin një jehonë mbarëbotërore. Deri në atë pikë sa edhe ish-senatori Domico Scilipoti është i shokuar: “Kush di, të flasë!”. Dhe kush nuk di, të heshtë. / Panorama Italia – Bota.al