Europa dhe Amerika - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Europa dhe Amerika

Europa dhe Amerika

· 1 · 438

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-07-2010, 15:43:17
“The Times”

Në korrik të vitit 2008, në Berlin, Evropa kishte rënë në dashuri me, kandidatin presidencial, Barack Obama. Kandidati presidencial nga radhët e demokratëve atëbotë kishte folur për Irakun dhe Afganistanin dhe për atë se si Amerika kishte humbur rrugën. Këtë retorikë të re të Obamës, Evropa e kishte krahasuar me heqjen dorë nga unilateralizmi i kohës së kaluar. Por, çfarë ndodhi ndërkohë me këtë dashuri? Manuel Barroso, Kryetar i Komisionit Evropian, artikulon frikën se Presidenca e Obamës mund të jetë “rast i lëshuar” dhe se raportet transatlantike “nuk janë në nivelin e potencialeve”. Ky vlerësim befason, ndonëse administrata amerikane nuk është ajo që e kishte pritur Evropa. Nevoja për ndryshimet klimatike nuk ka çuar drejt aksionit; Guantanamo mbetet çështje e hapur; nuk ka paqe në Lindjen e Mesme dhe ka pak dëshmi për ndryshimin e drejtimit në Irak dhe Afganistan. Ndërsa për shumicën e Evropës Presidenti Bush ishte djall, që ata e njihnin, Presidenti Obama është bërë justifikim i çuditshëm i një engjëlli. Në çështjet ekonomike, Obama me arsye ka qëndrim të matur ndaj Evropës, sepse zhvillimet në ekonominë evropiane dhe, para së gjithash, deficitet buxhetore rrezikojnë një recesion tjetër. Lidhjet e fuqishme me Evropën janë vitale për një president të fuqishëm. Ronald Regan dhe Margaret Thatcher kishin një raport të fuqishëm politik dhe personal, ashtu si Bill Clinton dhe Tony Blair. Presidenti Bush, me gjithë antagonizmat që kishte nxitur te evropianët, ishte ngulmues në kultivimin e raporteve në nivel qeveritar dhe jo vetëm me Tony Blairin, por gjithashtu me Nicolas Sarkozynë, Silvio Berlusconin dhe Jose Maria Aznarin. Presidenti Obama nuk ka marrëdhënie të tilla dhe nuk duket se i dëshiron ato.



Ky është gabim. Për më shumë se gjysmë shekulli, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ishin partnerë të natyrshëm. Aktualisht, Evropa ka rol vital në shumë çështje që Obama i synon, nga Irani, çështjet e armatimit, procesi paqësor në Lindjen e Mesme, Kina, ndryshimet klimatike dhe ekonomia globale. Por, evropianët ankohen se Obama dhe administrata e tij kanë shumë kohë për vendet që shkaktojnë probleme, por pak për ato që janë partnerë.

Temat e fundit