Europa, sistemi ndërkombëtar dhe spostimi breznor - Bota

×
Hyrja
Profili

Europa, sistemi ndërkombëtar dhe spostimi breznor

Europa, sistemi ndërkombëtar dhe spostimi breznor

· 1 · 520

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-02-2012, 21:54:26
Tiparet themelore të dominimit europian rezistuan për 500 vjet. Kjo epokë e historisë përfundoi në vitin 1991, kur Bashkimi Sovjetik - e fundit prej perandorive të mëdha europiane - u kolapsua me pasoja globale

Europa, sistemi ndërkombëtar dhe spostimi breznor

Ndryshimi në sistemin ndërkombëtar ndodh në doza të mëdha e të vogla, por tiparet themelore përgjithësisht qëndrojnë të palëvizura. Për shembull, nga viti 1500 deri më 1991, hegjemonia globale europiane përbënte parimin operues të botës. Megjithatë, brenda kësaj strukture gjithëpërfshirëse sistemi ndërkombëtar në mënyrë të rregullt i përzien kartat në reduktimin dhe promovimin e fuqive, copëtimin e disave dhe fuqizimin e të tjerave dhe kështu me radhë. Nganjëherë kjo ndodh për shkak të luftës dhe nganjëherë për shkak të forcave ekonomike dhe politike. Ndërsa struktura thelbësore e botës qëndron e paprekur, mënyra e saktë sesi ajo funksionon ndryshon.
Tiparet themelore të dominimit europian rezistuan për 500 vjet. Kjo epokë e historisë përfundoi në vitin 1991, kur Bashkimi Sovjetik - e fundit prej perandorive të mëdha europiane - u kolapsua me pasoja globale. Në Kinë, Sheshi "Tien An Men" përkufizoi Kinën për një gjeneratë. Kina do ta vazhdonte procesin e saj të zhvillimit ekonomik, por Partia Komuniste kineze do të mbeste forca dominuese. Japonia përjetoi një krizë ekonomike, e cila i dha fund periudhës së rritjes së shpejtë të saj dhe e bëri ekonominë e dytë më të madhe të botës shumë më pak dinamike sesa më parë. Dhe në vitin 1993, Traktati i Maastricht-it hyri në fuqi, duke krijuar Bashkimin Europian bashkëkohor dhe duke e mbajtur të hapur mundësinë e të ashtuquajturave Shtete të Bashkuara të Europës që do të mbante të kundërbalancuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Epoka paseuropiane
Të gjitha këto zhvillime ndodhën në periudhën e paqëndrueshme pas epokës europiane dhe përpara... hëm, diçkaje tjetër. Se çfarë specifikisht, nuk jemi shumë të sigurtë. Gjatë 20 viteve të kaluara, bota ka qenë duke e rimodeluar veten. Qysh nga viti 1991, shtetet e botës kanë qenë duke ndjerë të prerat e sistemit të ri. Dy dekadat e kaluara kanë qenë një parantezë me cilësi të dobët, një periudhë evolucioni nga sundi i të vjetrës në sundimin e të resë.
Katër gjëra duhej të ndodhnin përpara se kjo epokë e re vërtet të fillonte. E para, amerikanët duhej të mësonin diferencën midis fuqisë ekstreme (të cilën e kishin dhe e kanë akoma) dhe plotfuqishmërisë (të cilën nuk e kanë). Luftërat në botën islamike e kanë më shumë se nxitur këtë dallim. E dyta, fuqia ruse duhej që të kapërcente nga pika e ulët passovjetike e saj në diçka më përfaqësuese të fuqisë ruse...

Përgatiti: Armin TIRANA

Temat e fundit