×

Evropa Lindore, një fuqi e re ekonomike në sfond !

Evropa Lindore, një fuqi e re ekonomike në sfond !

· 1 · 614

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 17-08-2007, 15:19:33
Instituti vjenez për Studimet Ekonomike të Krahasuara ka nxjerrë një bilanc pozitiv të zhvillimeve ekonomike në këto vende si dhe në vendet e Ballkanit, kandidate për anëtarësim.

Gati tri vjet kanë kaluar që kurse ish-vendet socialiste të Evropës Qendrore dhe Lindore u anëtarësuan në Bashkimin Evropian. Instituti vjenez për Studimet Ekonomike të Krahasuara ka nxjerrë një bilanc pozitiv të zhvillimeve ekonomike në këto vende si dhe në vendet e Ballkanit, kandidate për anëtarësim. Megjithatë, ky institut, në disa vende, konstaton edhe rrezikun për mbingarkesën e konjukturës.

Nga anëtarësimi në BE, praktikisht kanë përfituar të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, thotë Peter Havlik nga Instituti i Vjenës për Studimet Ekonomike të Krahasuara: "Bilanci i parë ekonomik është mjaft pozitiv. Këto vende po zhvillohen dy herë më shumë dhe më fuqishëm se të ashtuquajturit antarët e vjetër të BE-së. Madje këto vende janë edhe eksportues të sukseshëm, janë në fokus të investitorëve të huaj dhe pritet që ky zhvillim të vazhdojë edhe gjatë viteve të ardhshme."

Në periudhën nga viti 2004-2006, produkti bruto në vendet e anëtarësuara në BE është rritur me 5,35 në vit. Rritja e eksportit qysh prej anëtarësimit pothuajse është dyfishuar, ndërkohë që zhvillimi ekonomik ka influencuar në uljen e papunësisë.

Halvik: "Natyrisht që ka dallime dhe probleme specifike sipas vendeve. Kjo vlen për shumicën e vendeve të rajonit, ku i vetmi përjashtim është Hungaria, që parashikohet të ketë një rritje nën 3 për qind. Kjo ka të bëjë me shkaqe specifike, sepse në Hungari është rritur ndjeshëm deficiti i buxhetit dhe i fuqisë së pagesës. Qeverisë hungareze vitin e kaluar iu desh të miratojë një paketë kursimesh dhe pasojat e kursimeve do të vazhdojnë të ndjehen edhe gjatë dy viteve të ardhshme".

Edhe vitet e ardhshme, zhvillimi në vendet e reja anëtare do të vazhdojë, ndonëse me ritme më të zbehta, parashikon instituti vjenez: "Zhvillimi në këto vende është vërtet shumë i lartë. 10 për qind është rritja në disa vende si Estonia e Letonia. Ky zhvillim ndërkohë forcohet kryesisht prej rritjes së kërkesës brenda vendit".

Për Bullgarinë, Rumaninë dhe shtetet e Balltikut: Estoni, Lituani, Letoni, instituti i Vjenës konstaton edhe shenjat e para për mbingarkesën e koniukturës. Në vendet balltike, për shembull, pagat janë rritur me 20 për qind, kundrejt një viti më parë. Rritja e pagave, megjithatë, ul aftësinë e konkurrencës në këto vende dhe çon në rënien e zhvillimit të eksportit. Njëkohësisht, konsumi privat është në ekspandim të pandalshëm, gjë që çon në prishjen e ekuiibrit mes tregtisë dhe rendimentit.

Megjithatë, studiuesit e ekonomisë pranë institutit të Vjenës e shohin me optimizëm të ardhmen e këtyre vendeve, e njëjta gjë vlen edhe për vendet e Ballkanit, kandidate për t´u antarësuar në BE. Havlik: "Nga ky rajon, gjatë muajve të fundit si dhe gjatë dy viteve të fundit kryesisht kanë ardhur lajme të mira. Rritja ekonomike është stabilizuar, ndonëse ajo nuk është në nivelin e vendeve evropiano-qendrore anëtare të BE-së, kuota e zhvillimit të këtyre vendeve është 3 për qind deri në 5 për qind në vit. Gjithashtu, vërehet edhe një farë stabiliteti politik, që çon në rritjen e besimit të investitorëve të huaj. Këto vende gjithnjë e më shumë po bëhen tërheqëse për ndërmarrjet e huaja dhe ne kemi besim sa i përket zhvillimeve të ardhshme ekonomike".

Deutsche Velle