PAS "JO"-SË NDAJ KUSHTETUTËS
JOSÃâ° MARIA AZNAR 
Refuzimi popullor ndaj Kartës Kushtetuese nuk duhet konsideruar si fundi i botës, as, aq më pak, si fundi i Bashkimit Europian. Në fakt, institucionet europiane mund të vazhdojnë të funksionojnë qetësisht, falë traktatit të nënshkruar nga shtetet anëtare në Nicë. që mbetet në të gjitha efektet në fuqi. Ajo që në fakt ka ndodhur më pak ose që duhet të ndodhë më pas (pas mësimit të ashpër të marrë nga Kushtetuta Europiane) është një mënyrë e caktuar e të menduarit të Europës, një mënyrë e caktuar për ta ndërtuar. Nga ana tjetër, arësyet e "Jo"-së, ashtu si ato të "Po"-së, janë padyshim komplekse, por nuk është ky problemi. Problemi i vërtetë është se se mund të votohej "Po" ose "Jo" bazuar në të njëjtat argumenta, sepse teksti i Kushtetutës së re Europiane nuk respekton mandatin e vet fillestar, domethënë të thjeshtëzojë institucionet komunitare, duke i afruar me qytetarin. Me fakte, Kushtetuta e re Europiane, falë një atribuimi të pushteteve që favorizon ë të mëdhenjtë, në kurriz të të gjithë të tjerëve, karakterizohet nga një mungesë ekuilibri që mund të ketë kontribuar në sanksionimin e refuzimit nga ana e qytetarëve. Megjithatë, mesazhi është i qartë: nuk është e mundur të vendoset e ardhmja e Europës pa angazhuar europianët. Faktikisht, për të mbështetur ngrehinën europiane, do të ishte e domosdoshme të shkohej përtej bindjes të thjeshtë, të verbër, se procesi në zhvillim të konkludohet mirë. Parasëgjithash, duhet rekuperuar një minimum besimi në vendimet e marra, në objektivat e parafiksuar dhe në politikën që hidhet në fushë për t'i çuar drejt përfundimit, të gjitha pasazhe mbi të cilat Bashkimi Europian, sidomos gjatë këtyre kohëve të fundit, ka treguar më shumë se një paqartësi. Shembujt nuk mungojnë. Kemi pranuar Paktin e Stabilitetit si kusht për të qenë të konsideruar europianë të mirë në aspektin ekonomik, për të zbuluar më pas se vetë baballarët e Paktit, në mënyrë krejtësisht unilaterale, kishin vendosur se ai edhe mund të mos respektohet dhe e gjitha kjo vetëm pse pikërisht ata nuk u kishin qëndruar besnik impenjimeve që imponon marrëveshja. Kemi adoptuar Axhendën e Lisbonës, po ta shikosh me kujdes mënyra më e mirë për ta transformuar Europën në një aktor të dorës së parë si nga pikëpamja ekonomike, ashtu dhe nga ajo teknologjike, për të zbuluar më pas se shumë shtete anëtarë kanë zgjedhur për të mos i futur reformat e domosdoshme në zhvillimin e pikave të stabilizuara nga vetë Axhenda në fjalë. Jemi impenjuar me Traktatin e Nicës dhe ua kemi imponuar vendeve kandidate. Por përpara se të hynte plotësisht në fuqi, kemi dëgjuar të flitej për një traktat të ri, që do të përmbyste rregullat që qeverisin aktualisht Bashkimin Europian. Me pak fjalë, një gjë është teoria e biçikletës, domethënë të vazhdohet të pedalohet për të mos humbur ekuilibrin; një gjë tjetër është mungesa e seriozitetit në mbajtjen e impenjimeve të marra. Të jetë e qartë, Europa për momentin nuk është thirrur të konfrontohet me një Apokalips iminent: faktikisht nga njëra anë, siç e kam thënë tashmë, mund të mbështetet mbi një pikë të shkëlqyer referimi, që është përfaqësuar nga Traktati i Nicës, nga ana tjetër i ofrohet mundësia për të ripërcaktuar rrugën e vetë Bashkimit Europian. "Jo"-ja ndaj tekstit kushtetues ka qenë i paekuivokueshëm. Të tentosh t'i vish në ndihmë, duke ju drejtuar masave fasadë, sigurisht që nuk do të ishte zgjidhja. Nuk mund të shtiret sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse diçka ka ndodhur, as aq më pak të ruhen formulimet fillestare për t'u lejuar mbështetësve të "Po"-së që të shpëtojnë fytyrën. Ndarja e tekstit dhe e hyrjes së tij në Traktatin e Nicës, një kapitull për rradhë, do të ishte njëlloj sikur t'i jepej jetë një mashtrimi të madh kundrejt opinionit publik dhe vetë Europës. Ajo që realisht i mungon kësaj Europe është një lidership politik që të marrë mbi vete barrën e përballimit deri në fund të problemeve që prekin kontinentin. Fati i Europës nuk mund të lëkundet midis një vizioni të trandafiltë nga njëra anë, që ngatërron faktikisht dëshirat me realitetin, dhe një pesimizëm të thellë nga ana tjetër, që parafiguron humbjen si të pashmangshme. Si çdo realitet tjetër në botë, Europa kërkon transparencë, rritje ekonomike, zhvillim dhe rinovim teknologjik. Realiteti vështirë se të mashtron dhe është një fakt që ekonomia e Europës, përveç përjashtimeve të përfaqësuara nga Irlanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, nuk ecën mirë. Reforma në gjendje të liberalizojnë dhe bërë fleksibël tregun bëhen të domosdoshme. Sigurisht, nuk mund të pretendohet që të arrihet gjithçka dhe shpejt, por është edhe e vërtetë se recetat ekonomike dhe politikat efikase janë përpara syve të të gjithëve, sepse flasim me rezultatet e mira të arritura deri më tani. Nëqoftëse europianët do të synojnë të gëzojnë cilësinë e tyre të jetesës në një botë që synon me shpejtësi drejt globalizimit, domosdoshmërisht do të duhet t'i përshtaten një mënyre të re për të krijuar pasuri. Në fakt, Axhenda e Lisbonës nuk është e vdekur pse është joefikase, por pë shumë sepse është likuiduar nga njerëz të cilët nuk e kanë respektuar. "Jo"-ja ndaj traktatit nuk duhet tw na hedhw nw dwshpwrim. Faktikisht, po ta shikosh mirë, nëqoftëse merret ashtu siç duhet, lejon të çelet një periudhë refleksioni dhe debati që fatkeqësisht, të paktën deri më tani, nuk kishte mundur të zhvillohej ashtu siç duhej. Kriza irakene ka treguar du mënyra të ndryshme në kuptimin e rolit të Kontinentit të Vjetër. Nga njëra anë, Europa atlantike, e hapur e dinamike, e aftë të ruajë marrdhënie të mira, nëpërmjet një bashkëpunimi faktik, me Shtetet e Bashkuara; nga ana tjetër, një Europë "europiane:, e preokupuar të ruajë një rend ekonomik tashmë arkaik. Një Europë me një identitet politik që do të dukej se mund të zhvillohe vetëm në kundërvënie me Shtetet e Bashkuara, kushtetuta nisej nga presupozimi se kjo ide e dytë ishte ndopshta predominuese midis të gjitha shteteve anëtare, por refuzimi që të cilit i është nënshtruar Karta i hap portën një ideje të Europës që shikon në të ardhmen (siç ka bërë gjithmonë në të kaluarën) si një realitet autonom, por gjithmonë aleate e Shteteve të Bashkuara. Kushtetuta nuk mund të shpërbëhet dhe më pas të rifutet nga një kapitull për rradhë: gjithmonë është frymëzuar nga një parim unitariteti dhe organiciteti, kurse t'i hipotezosh një fragmentim rezulton e papranueshme. Në fakt, gjëja e parë për t'u bërë është të rekuperohet me urgjencë axhenda e vënë mënjanë gjatë këtyre dy viteve të fundit, gjë që do të thotë - shumë thjesht - të respektohen impenimet e marra nga qeveritë dhe të mbahen premtimet e bërë opinionit publik. Kjo do të thotë të riniset Europa përgjatë rrugës së forcimit ekonomik dhe, nëpërmjet adoptimit të reformave të domosdoshme, të veprojë në mënyrë të atillë që Traktati i Nicës të futet realisht në regjim, ndërkohë, duhet edhe të impenjohemi për të rimenduar sesi Europa mund të kontribuojë për të bërë pjesën tjetër të botës një vend më të mirë, ku të mund të jetohet. Duhet të gjejmë mënyrën për të përballuar kërcënimet dhe rreziqet që na kërcënojnë (terrorizëm, krizë demografike, emigracion i paligjshëm), por edhe të ngremë në këmbë një mbrojtje të qartë të parimeve që na identifikojnë dhe janë bartës vlerash universale, si respektim i i të drejtave të njeriut, mbrojtja e lirisë dhe e demokracisë në botë. Clemenceau njëherë tha se lufta është një gjë tepër e rëndësishme për t'u lënë në duart e gjeneralëve. Mirë, Europa është një gjë tepër e rëndësishme sa për ta lënë fatin e saj në duart e pak njerëzve. Europa duhet të jetë (ose përndryshe nuk do të jetë aspak) një projekt i projektuar drejt përfshirjes të të gjithë anëtarëve të vet, që nga qeveritë arrin deri tek qytetarët. Nëqoftëse nuk do të jetë kështu, Europa do të transformohet në vendin e ofshamave dhe të tensioneve ku, në vend që të ndajë beneficet, do të ndajë frustrimet, si midis anëtarve, ashtu dhe midis atyre që, nga jashtë, na shikojnë me besim të madh.
Përgatiti: ARMIN TIRANA RD