Gadafi, ky dhëndri shqiptar i Libisë - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gadafi, ky dhëndri shqiptar i Libisë

Gadafi, ky dhëndri shqiptar i Libisë

· 3 · 648

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-02-2011, 23:58:26


Një histori e rrallë vjen ekskluzivisht në portalin Shqipmedia, një lajm që nuk e keni ditur, e ajo është se diktatori libian sundimtari I Libisë që këto ditë është top temë e mediave botërore është dhëndër shqiptarë respektivisht Gadafi është I martuar me një vajzë shqiptare.

Kush është Safija, gruaja e Gadafit, nga e ka prejardhjen, si ishte fëmijërija e saj, si u njoftua me Gadafin, kjo storie vjen ekskluzivisht në Shqipmedia.com stafi I të cilit dje qëndroi në fshatin Poroj të Tetovës për tu njohur me këtë histori interesante.

Bashkëbiseduesi ynë ishte AbdylSelam Arsllani ish-arsimtar I shkollës së fshatit I cili na rëfeu të gjithë këtë storie interesante. Njëherit AbdylSelam Arsllani është miku I afërt Jonuzit babait të gruas së Gadafit, gruaja e Abdylselamit njëkohësisht është edhe vajza e axhës se Safijes.

Siç rëfeu bashkëbiseduesi yne, kjo histori është pak e ndërlikuar por është 100% e vërtetë dhe aty nuk ka dyshim. Sipas tij, Safija është vajza e Jonuz Baftjarit ( Jonuzit ) I lindur në fshatin Poroj të Tetovës I cili si pjesmarës në luftën e dytë botërore pas saj është shpërngulur në Beograd dhe ka banuar në lagjen Rakovica. Në këtë lagje hap edhe një gjelltore dhe si një ish partizan dhe tregtar Jonuzi ka gëzuar një autoritet të madh në lagjen Rakovic. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë, Ismetin dhe Safijen e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë Moamar Gadafit. Por çka ndodh më tutje ?

Sipas z.Arsllanit kur Safija ka patur vetëm 6 vjet babi I saj Jonuzi burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej 6.5 vite. Ndërkohë duke qenë në burg vdes gruaja nëna e Safijes dhe mbikqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një komshije e afërt me familjen e Jonuzit. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një grua serbë tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga serbja: Të harrojë fëmijët Ismetin dhe Safijen të cilën me zemër të thyer e pranon dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër të ja falë komshijes e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.

Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me ate hap të ndërmarë nga babai I tyre e sidomos Safija qe nuk ka dashur të takohet me të por jo edhe vëllau I saj Ismeti I cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babain e tij , fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji I Tetovës të cilët kanë punuar në Beograd. Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjëherë ka rastis të takojë mixhën e saj ( vëllaun e Jonuzit ) I cili poashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht për shkak të komunikimit të vështirë të Safijes në gjuhën shqiptare dhe ky I fundit ka qeras atë më molla dhe sheqerka ndonjëhere edhe me para.
Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në menzën për studentë të huaj në Beograd pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gadafin I cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Menza e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllaun e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.

Pas një kohe të gjatë ( flasim për vitet e 80-ta ) bashkëbiseduesi yne AbdylSelam Arsllani dhe disa bashkëfshatar tjerët kanë marrë iniciativë për të udhëtuar në Libi dhe të takojnë Safijen dhe Ismetin mirëpo duke marrë parasysh rregjimin e Gadafit i cili ka patur raporte shumë të mira me ish-Jugosllavinë pasi kjo e fundit nuk ka dashur asnjëhere të dihet botërisht se Gadafi është martuar me një shqiptare dhe kështu nuk kanë dashur të rrezikojnë jetën e tyre dhe aty ka përfunduar gjithçka.

Gjithashtu Abdylselam Arsllanit rrëfen edhe një detaj interesant nga bashkëbiseda që ka patur ai me Jonuzin babin e Safijes I cili ka treguar se disa herë ka tentuar që të marrë çertifikatat e fëmijëve të vet në qarkun e Policisë në Beograd dhe për të njëjtat është refuzuar disa herë kurse pas insistimit të madhë që ka patur Jonuzi ai herën e fundit thirret në bisedë informative në Polici dhe aty merr kërcënime se do ti merren të gjitha benefecionet që ka gëzuar si partizan dhe do të dëbohet nga Jugosllavia e atëhershme nëse edhe një herë kërkon çertifikatat e lindjes së Safijes dhe Ismetit, përfundon këtu rrefimin bashkëbiseduesi ynë Arsllani.

Banorët e Porojit të ndarë në kundërshtarë dhe përkrahës të Gadafit pasi sipas këtyre të fundit miku duhet të përkrahet në kohët e vështira, shpresojnë të paktën Safija dhe Ismeti të vizitojnë vendlindjen e babait të tyre që nuk është në mesin e të gjallëve dhe të njihen me prejardhjen e tyre njëkohësisht familjen e tyre në Poroj pasi tek fëmijët e Safijes rrjedh edhe gjak shqiptari.

Sipas banorëve te fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gadafit është botuar viteve 80-të në gazetën e atëhershme të Kosovës “Zani I rinisë”.

Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gadafit me të cilin ka disa fëmijë.

*Artikullin e ndihmuan AbdylSelam Arsllani dhe banorët e fshatit Poroj
Redaktoi Armend.Z/ Shqipmedia

http://www.shqipmedia.com/2011/02/ekskluzive-gadafi-ky-dhendri-shqiptar-i-libise/

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 28-02-2011, 00:08:46
Ncncncncn  sa shqiptare po dalin neper skena keto dite.. :D

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 28-02-2011, 00:11:52
ore jan bere shqiptaret si kepurdhat pas shiut.

pastaj kete fshatin porroj se kam larg une lol 10 min nga ku banoje.

Temat e fundit