×

Globalizmi

· 3 · 1196

Globalizmi

· 3 · 1196

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-06-2011, 00:46:20
Zhdukja e vendeve të punës industriale është një shenjë e mirë për shkak se hap rrugën për ekonominë e re. Lamtumirë të gëzuar punëtorë! Kjo është ajo çka kemi mësuar

Globalizimi, lufta për pasuri

Të pavërtetat e debatit të globalizimit

E pavërteta Nr. 1: Ecuria e natyrshme për një ekonomi të zhvilluar është që të shkojë nga një ekonomi me bazë industriale në një ekonomi me bazë shërbimet. E parë në këtë prizëm, zhdukja e vendeve të punës industriale është bile një shenjë e mirë për shkak se hap rrugën për ekonominë e re. Lamtumirë të gëzuar punëtorë! Kjo është ajo çka kemi mësuar. Na është thënë se është thjesht një përsëritje e ndryshimit nga një ekonomi me bazë bujqësore në epokën e industrializimit.

Por historia nuk pëlqen ta përsërisë veten. Ajo çka shikojmë përreth mund të mos jetë fundi i epokës industriale, por thjesht një spostim i punës industriale drejt Azisë. Në të gjithë botën ka më shumë njerëz që bëjnë punëra industriale se asnjëherë më parë. Sot, në të gjithë botën ka 600 milionë punëtorë të tillë. Bile dhe në Indi, shumica e vendeve të reja të punës janë në sektorin industrial. Vetëm 1.3 milion nga pothuajse 500 milionë punëtorë në krahun e punës indian punojnë në industrinë e softuerëve. Gjithë pjesa tjetër është e punësuar në bujqësi, tregti dhe industri të zakonshme.

Vetëm vendet perëndimore po i humbasin këto vende pune. Gjermania ka humbur 29 përqind dhe Franca 17 përqind të vendeve të punës në këto sektorë qysh nga viti 1991. Në Shtetet e Bashkuara, ekonomia ka humbur më shumë se çerekun e vendeve të punës industriale qysh nga fundi i viteve Shtatëdhjetë.

Shumë ekonomistë vazhdojnë të mbrojnë teorinë e vjetër se indianët dhe kinezët thjesht po përjetojnë të njëjtat etapa industriale që shoqëritë perëndimore tashmë i kanë lënë prapa krahëve të tyre. Por kjo mënyrë të menduari dështon që ta shpjegojë siç duhet zhvillimin e sotëm në Indi dhe Kinë, sepse ato po ndërtojnë sektorë industrialë dhe shërbimesh në të njëjtën kohë. Dukshëm, ne po përjetojmë jo një epokë postindustriale mbarëbotërore, por një seri zhvillimesh simultane për të cilat nuk kemi qenë të përgatitur. Është njëlloj sikur Mesjeta dhe epoka moderne po ndodhin në të njëjtën kohë. Deri më tani, ne jemi qetësuar me pretendimin se bota e premtuar e një ekonomie shërbimesh është pasuesja e shoqërisë industriale, por balanca tregtare tregon një të vërtetë të ndryshme...

Përgatiti: ARMIN TIRANA

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-08-2011, 01:15:43
Globalizimi është bërë çështja më urgjente e kohës sonë, diçka për të cilën debatohet që nga sallat e mbledhjeve dhe faqet e opinioneve dhe redaksive të gazetave e deri te shkollat anekënd botës

Ana e errët e globalizimit

Takimet e mëparshme jointeresante të teknokratëve të panjohur, të cilët trajtonin tema të rëndomta, siç janë huaja koncesionale dhe kuotat tregtare, tani janë bërë skena të përleshjeve të ashpra në rrugë dhe të demonstratave të mëdha. Protestat gjatë takimit të Organizatës Botërore të Tregtisë në Siatëll (Seattle) në vitin 1999 qenë tronditëse. Që atëherë, lëvizja është forcuar dhe zemërimi është përhapur. Në të vërtetë, çdo takim i rëndësishëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i Bankës Botërore dhe i Organizatës Botërore të Tregtisë tani është skenë konflikti dhe trazire.

Vdekja e një protestuesi në vitin 2001 në Xhenova ishte vetëm fillimi i shumë viktimave të mundshme në luftën kundër globalizimit.

Trazirat dhe protestat kundër politikave dhe veprimeve të institucioneve të globalizimit nuk janë të reja. Për dekada me radhë, njerëz nga bota në zhvillim kanë protestuar atëherë kur programe të ashpra të imponuara në shtetet e tyre, u treguan se janë shumë të vrazhda, mirëpo në përgjithësi protestat e tyre nuk viheshin re në Perëndim. Risi është vala e protestave në shtetet e zhvilluara.

Dikur ishte e zakonshme që temat si huatë për përshtatje strukturore (programe që ishin planifikuar për t'iu ndihmuar shteteve të përshtaten dhe të kalojnë krizat) dhe kuotat për import të bananeve (kufizimet që disa shtete evropiane ia vinin importit të bananeve nga shtetet e tjera përveç ish-kolonive të tyre), u interesonin vetëm disave.

Tashmë edhe fëmijët gjashtëmbëdhjetë vjeçarë të periferive kanë pikëpamje të zhvilluara për marrëveshjet e fshehta, siç janë GATT (Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifa dhe Tregti) dhe NAFTA (Zona e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, marrëveshje e nënshkruar në vitin 1992 nga Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja që lejonte qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe investimeve - por jo të njerëzve - ndërmjet këtyre shteteve). Këto protesta kanë shkaktuar brejtje të ndërgjegjes te pushtetarët. Madje edhe politikanët konservatorë, shfaqën shqetësimin e tyre se globalizimi nuk po e përmirëson jetën e atyre që kanë më së shumti nevojë për përfitimet e premtuara të tij.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#2 ne: 03-02-2013, 11:16:18
Po filluan te globalizohen na mori lumi, po filluan te prishin kufijte e shteteve qe ndertuan duke pretenduar qe jane me te mire ne qeverisje te gjejme brime ku te futemi, do bejne prape ndonje Sodome tjeter, edhe Sodoma fetare ka qene por tradhetoi nje motherfucer prandaj e permbysi.