×

Greqia në udhëkryq

· 5 · 441

Greqia në udhëkryq

· 5 · 441

  • Postime: 6676
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 11-05-2012, 23:22:25
Ka dështuar edhe përpjekja e socialistëve për të krijuar qeveri koalicioni në Greqi. Në takimin e fundit që ka patur Venziellos me kreun e Aleancës të së Majtës Radikale, mbrëmjen e së premtes, nuk është rënë dakord për politiken që do të ndjekë kjo qeveri dhe janë hedhur akuza të ndërsjellta nga dy partitë për këtë çështje.

Kjo ishte tentativa e tretë për krijimin e qeverisë, pas dëshimit të Andonis Samaras të Demokracisë së Re, që brenda pak orësh pas mandatimit nga presidenti Papulias, dorëzoi mandatin tek kreu i të majtëve radikalë, parti e renditur e dyta në zgjedhjet e 6 majit. Por as radikalët nuk mundën të ndërtojnë koalicionin që u jep 150+1 deputetë në parlamentin 300 vendësh grek.

Pas këtyre zhvillimeve, të shtunën pritet që kreu i PASOK-ut,

Venizellos të dorëzojë mandatin tek presidenti Papulias, i cili mund të propozojë formimin e një qeverie nga të gjitha forcat parlamentare. Nuk dihet nëse në këtë propozim të kreut të shtetit grek do të jenë edhe neo-nazistët.

Nëse edhe ky skenar nuk realizohet (në dukje i pamundur), grekët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, pas 3 ose katër javëve.

Zgjedhjet e reja duket se janë ato që kërkohen nga e majta radikale që në sondazhet e fundit del partia e parë në vend, duke lënë pas konservatorët e Demokracisë së Re dhe socialistët e PASOK-ut. Te kjo e fundit janë paralajmëruar ndryshime rrënjësore. Vetë kreu i socialistëve, Evangjelos Venizellos deklaroi se do të rinovojë “strukturat e kalbura” të partisë.

  • Postime: 6676
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 11-05-2012, 23:23:07
Ende e turbullt ngelet situata politike në Athine pas takimit te kryesocialistit Venizellos, që ka në dorë mandatin për krijimin e qeverisë, me liderin e konservatoreve Samaras.

Dy partite, qe nuk mund te krijojne se bashku qeveri koalicioni nga ndeshkimi, qe u kane dhene votuesit per politiken e ndjekur dhe gjendjen ekonomike te vendit kerkojne mbeshtetjen e dy partive te tjera, Aleances te se Majtes Radikale dhe te Majtes Demokratike, per nje qeveri kombetare.

Por asnje prej ketyre  partive nuk pranon te ndryshoje ate çka u ka premtuar zgjedhesve ne fushate, zhberjen e marrëveshjes se ndihmes, duke qendruar Greqia ne Eurozone.

Greqia, në krizë të thellë - Top Channel Albania - News - Lajme

“Duhet te kete qeveri. Nje qeveri e qendrueshme qe te marre pjese apo te pranoje me vote tolerance edhe e Majta Radikale. Duam te shmangim me ç'eshte e mundur zgjedhjet sepse nuk duam qe laicizmi te demtoje akoma me shume vendin”, thotë Andonis Samaras, lideri i Demokracisë së Re.

Shpresa e fundit eshte nje “PO”  radikaleve te majte ndaj propozimit Venzellos per nje qeveri te kater partive, perndryshe vendi shkon ne zgjedhje te reja. Ne sondazhet e oreve te fundit Aleanca e se Majtes Radikale  rrit ndjeshem fuqine e saj duke dale madje partia e pare me 23 deri 28% te votave,ndersa te gjitha partite e tjera humbasin nga 2% deri ne 3 % te votuesve.

Nderkohe që  zera shqetesues nga Parlamenti Europian u bejne thirrje grekeve te mos jene shkaku i zhvillimeve negative ne familjen europiane, Brukseli behet gati per te perballuar çdo te papritur.

Nga ana e tij Berlini nepermjet ministrit gjerman  te Financave Volfgang Shcauble, paralajmeron se Eurozona do te mund te duronte nje dalje te Greqise nga monedha e perbashket, sepse tani eshte me e forte, prandaj dhe u ben thirrje te gjitha partive qe nuk jane dakord me marreveshjen e huase dhe reformat, t’u thone te verteten qytetareve se nuk ka rruge tjeter per shpetimin e vendit.

“Të dy partitë e mëdha duhet të marrin mesazhin qe populli grek u ka dhene. Nuk duhet të mendojnë se mund të luajnë një rol primar duke marrë parasysh numrin e ulët të votave që morren. Duhet tashme nje ndryshim”, tha Costas Vogas, biznesmen.

Nga ana tjeter Bloomberg thekson ne numrin e fundit se nuk eshte kaq e thjeshte dalja e Greqise nga euro, pasi demet financiare te shteteve anetare do te ishin ne mbi 500 miliard euro, ndersa me te medha se ato do te ishte prishja e imazhit te BE dhe ndoshta edhe shperberja e saj.

  • Postime: 6676
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 11-05-2012, 23:23:49
Greqia i dha botes fjalen "demokraci", por tani është kthyer në "të sëmurin" e Europës dhe qytetarët e demokracive të tjera europiane po pyesin veten nëse ja vlen të shpenzohen paratë e tyre për shpëtimin e saj.

Sado ashper tingellon, argument i tyre eshte ky: çfare do te ndodhe po doli Greqia nga Eurozona, pse te mos e provojme. Ne terma kontinentale, Greqia eshte periferike, thote CNN. Nuk eshte ndonje vend qe fle mbi nafte dhe per burim kryesor fitimi ka bujqesine e turizmin. Asaj i llogaritet vetem 5% e prodhimit ekonomik te BE-se. Lufta e Ftohte ka mbaruar me kohe, keshtu qe as pozicioni i saj strategjik ne Ballkan nuk e ka  me vleren e dikurshme.Kritiket

Greqia jashtë! - Top Channel Albania - News - Lajme

vazhdojne te pyesin nese Athina e ka kapacitetin te qendroje ne Eurozone dhe tani pas zgjedhjeve te se dieles, zerat kunder po shtohen.

70% e grekeve, thone hartuesit e sondazheve, e duan qendrimin ne Eurozone. Por ne zgjedhjet parlamentare, nje pjese e konsiderueshme e tyre ia dhane voten partive kundershtare te masave shtrenguese, te cilat i shohin si te imponuara nga Berlini. Keta njerez besojne se ilaçi qe jane duke marre po i ben me keq. Banka Qendrore parashikoi nje tkurrje te ekonomise me 5% kete vit, pas rudhjes me 7% te vitit te kaluar. Kjo do te thote me pak vende pune, me pak te ardhura nga taksat, me shume veshtiresi per te permbushur detyrimet e borxhit.

Nga ana tjeter, ekspertet shtrojne pyetjen: a jane zgjidhje dorezanite pafund, apo thjesht vazhdojne krizen me borxhin e ri qe zevendeson te vjetrin. Sipas perllogaritjeve, dy vitet ne vazhdim Greqise do t'i nevojiten edhe 175 miliarde dollare te tjere financime. Disa argumentojne se persa kohe Greqia vazhdon te perdore Euron, ajo nuk do te behet kurre konkurruese. Ekonomiste si amerikani Kenneth Rogoff argumentojne se Athines i duhet dhene nje pause nga Eurozona duke qendruar sidoqofte brenda Bashkimit Europian, cka do t'i lejonte rivendosjen e dhrahmise me shume zbritje perballe euros, ne menyre qe turizmi, industria kryesor e vendit, te lulezoje serish.

  • Postime: 6676
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 11-05-2012, 23:24:42
 Zgjedhjet e 6 Majit në Greqi sollën përmbysje të mëdha. Njëra prej të papriturave ishte mbështetja e gjerë për koalicionin e së majtës Radikale SYRIZA, që sipas sondazheve në zgjedhjet e tjera kalon forcë e parë. Ndërsa lajmi i keq ishte hyrja në parlament e neonazistëve të Agimit të Artë.

Çfarë përfaqëson SYRIZA dhe drejtuesi i saj Aleksis Cipras?

Një nga surprizat e zgjedhjeve të 6 Majit në Greqi, dhe ajo që përmbysi skemën disavjecare të qeverisjes 2 partiake duke dalë e dyta në zgjedhje, ishte koalicioni i grupeve të majta radikale, SYRIZA, drejtuar nga Aleksis Cipras.

Drejtuesi i SYRIZA, 38 vjeçari Aleksis Cipras, është veprimtar i hershëm i organizatave të majta në vend.

Që student, u zgjodh Sekretar i këshillit qendror të Rinisë, post që e mbajti deri në vitin 2003. Në vitin 2004 u zgjodh sekretari politik i Koalicionit. Në 2006 kandidoi për kryetar i bashkisë së Athinës dhe u rendit i treti, ndërsa në 2008 u zgjodh president i SYRIZA, me 70% të votave.

Mbështetja popullore për të e pati bazën në programin për anulimin e memorandumit të masave të ashpra, kontrollin dhe shfrytëzimin e depozitave bankare për investime si dhe ngritjen e një komisioni ndërkombëtar auditimi për të hetuar masën e borxhit publik grek.

SYRIZA njihet si një nga forcat politike greke, që mbron të drejtat e emigranteve të huaj dhe punëtorëve dhe një sondazh për zgjedhjet e ardhshme, sugjeron se ajo do të jetë forcë e parë me 128 vende.

Çfarë përfaqëson “Agimi i Artë” dhe kush është drejtuesi i saj?

Fitorja e ekstremistëve të “Agimit të Artë”, është supriza më e papëlqyer e këtyre zgjedhjeve në Greqi dhe lajm i keq për emigrantët e huaj.

Me moton ''Për një Greqi të pastër”, “Greqia është e grekëve'' apo ''Jashtë emigrantët e huaj'', Agimi i artë është një organizatë raciste, fashiste e neonaziste, që adhuron Hitlerin.

Kjo organizatë neonaziste predikon krenari kombëtare duke kundërshtuar marrëveshjet me të e huajt, dhe me sa duket edhe për këtë arsye, hyn për herë të parë në parlamentin e një vendi si Greqia, ku ka lindur demokracia.

Kreu i kësaj organizate, 55 vjecari Nikolaos Mihaloliakos është bashkuar që 16 vjeç me partinë nacionaliste të themeluar nga Kostas Plevris. Në vitin 1974 është arrestuar ndërsa protestonte jashtë ambasadës britanike kundër pushtimit të Qipros, ndërsa për herë të dytë në 1976 për sulmet ndaj gazetarëve që morrën pjesë në funeralin e njërit prej viktimave të organizatës 17 Nëntori. Në 1978 u arrestua për herë të tretë për shpërthimet në Athinë. Pas lirimit, në vitin 1980 filloi të publikojë revistën Agimi i Artë dhe lëvizjen me këtë emër, e themeloi në vitin 1985.

Agimi i Artë u bë shumë i njohur në vitin 1993, gjatë demonstratave në Maqedoni. Gjithashtu anëtarët e kësaj organizate luftuan si vullnetarë me serbët e Bosnjës, madje disa prej tyre thanë se kanë marrë edhe në masakrën e Srebrenicës.

Sipas informacioneve, mësohet se në Athinë, kjo forcë ishte votuar nga 1 në 2 punonjës policie.

  • Postime: 6676
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 11-05-2012, 23:25:17
 Një "Jo" e re për Venizelos nga kreu i SYRIZA, Aleksis Cipras, i cili deklaroi pas takimit se “SYRIZA respekton mandatin e popullit më 6 maj, për anulimin e Memorandumit të masave”. Ai tha se nuk pranon të bëhet pjesë e një qeverie, që do të ushtrojë sërish masa të reja financiare mbi popullin.

Kreu i PASOK, Venizelos deklaroi se këmbëngul për një qeveri uniteti kombëtar, me kusht Greqinë në euro dhe rishikimion e Memorandumit. Venizelos ashtu si dhe Samaras më herët, akuzoi Cipras se po pengon krijimin e qeverisë. Po sot Venizelos shkarkoi gjithë Këshillin politik të partisë, me qëllim siç tha, "rigjenerimin".

Ndërkaq më herët, Venizelos takoi liderin e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, i cili theksoi dy kërkesat e partisë së tij; Greqia në Euro dhe rinegociimi i Memorandumit. Samaras tha se Greqia po hyn në një epokë të re dhe zgjidhjen do ta gjejnë ata që mund të tejkalojnë të djeshmen. “SYRIZA nuk ishte gati për përgjegjësitë e pushtetit”, tha ai duke e akuzuar këtë forcë politike për indiferentizëm, populizëm dhe si shkaktare të çuarjes së vendit në zgjedhje të tjera. Kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos nuk iu përgjigj ftesës, ndërsa takimi i parë me Fotis Kouvelis, kryetari i DIMAR, u cilësua një "hap pozitiv". Venizelos tha se nesër do të shkojë te presidenti Papulias për ta njohur me negociatat dhe idetë e tij.

Në këtë klimë të krijuar, kreu i PE Martin Schulz shtyn vizitën e parashkuar në Athinë, ndërsa ish kryeministri i qeverisë së përkohshme Lukas Papadhimos zhvilloi një takim urgjent me presidentin e Republikës Karolos Papulias. Papadhimos tha se duhet të informojë Presidentin për çështje të politikave financiare dhe të sektorit të jashtëm, të cilat kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Mësohet se është folur për cështjen e shlyerjes së 435 milionë eurove deri në 15 Maj dhe lidhur me përfaqësimin e vendit në Samitin e NATO-s në 23 Maj.

Sapo Venizelos të dorëzojë mandatin, është radha e Presidentit Papulias të bëjë një përpjekje “të minutës së fundit”, për të formuar një qeveri dhe në pamundësi, shpallen menjëherë zgjedhjet e reja.

Dilema e presidentit Papulias

Në bazë të Kushtetutës Presidenti duhet të thërrasë këtë fundjavë ose më së shumti të hënën, për konsultime kryetarët e partive.

Kushtetuta greke nuk jep përgjigje të qartë për pyetjen, se cilët politikanë merren në konsideratë për këtë qëllim. Nëse Kushtetuta interpretohet me dorë të lirë, atëherë duhet të ftohen të gjithë liderët partiakë, të cilët kanë arritur të hyjnë në parlament. Kjo do të thotë se duhet të ftohet në negociata për qeverinë edhe neonazisti Nikolaos Mihaloliakos.

Pikërisht presidentit grek Karolos Papulias, i cili luftoi 15 vjet në Luftën e Dytë Botërore kundër nazistëve, do t'i duhet të ulet në tryezë me një nacionalist ekstremist të deklaruar, i cili përshëndet si Hitleri.

Juristi i së Drejtës Kushtetuese Jorgos Sotirellis mendon se një skandal i tillë politik të mund të shmanget. "Arsyeja e vetme pse Kushtetuta nuk përmban një formulim konkret për këtë çështje është që kreut të shtetit t'i lihet liria më e gjerë e mundshme për të vepruar. Ai nuk është i detyruar të ftojë ose të mos ftojë politikanë të caktuar," thotë Sotirellis për "Ta Nean".

Nëse as ndërmjetësimi i presidentit nuk jep fryte, atëherë lëvizjet partiake politike të ditëve të fundit, do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në zgjedhje të reja.

Çfarë do të ofrojnë zgjedhjet e reja?

Sipas një sondazhi paszgjedhor, rezulton se në rast të përsëritjes së zgjedhjeve në Greqi, koalicioni i Majtë SYRIZA kalon forcë e parë me 128 vende në parlament. Pas saj del forcë e dytë Demokracia e Re me 57 vende dhe PASOK me 36 vende.

Nëse këto rezultate pasqyrohen edhe në zgjedhjet, me shumë gjasë pas një muaji në Greqi, do të kemi një qeveri të majtë.