Ne vend te epilogutMarredheniet Shqiptaro - Greke pas revolucionit te vitit
1997 e deri sot.
Media greke e shkruar dhe elektronike eshte nje nder
indikatoret me te mire qe i jipen ne dore cilitdo shqiptar
qe ka predispoziten te degjoje, te lexoje dhe te vleresoje
ate cfare I ndodhi Shqiperise me 1997. Por keto materiale
te medias greke te athereshme nuk do te kishin ndonje vlere
aq te madhe ne se do te hidheshin ne leter ose ne valet e
radios thjesht per kronike. Keto materiale nuk do te kishin
vleren qe kane po te mos kishin qene preludi i asaj qe po
ndodh sot ne Shqiperi.
Me ardhjen ne fuqi te qeverise se Pajtimit Kombetar dhe
sidomos pas futjes ne Shqiperi te forces shumekombeshe, pra
Misionit Alba, edhe presioni i hapur pro-grek ndaj
Shqiperise pati nje renie te theksuar. Kjo ndodhi per dy
arsye kryesore: E para, Shqiperia hyri ne valen e
zgjedhjeve te pergjithshme te 29 Qershorit 1997, dhe duke
pare revolten mbare popullore qe shpertheu ne te gjithe
vendin si dhe daljen ne skenen politike te figurave me
anti-shqiptare, qarqe te caktuara greke, filluan te
vepronin nen mburojen e ketyre te fundit, pasi nuk kish me
nevoje te dilej hapur. Gjithashtu, shume nga keto figura
politike te ekstremit te majte u specializuan ne Greqi para
dhe gjate diteve te revolucionit te 1997-es, pra ishin
instruktuar mire, per formen e qeverisjes se mepasshme ne
Shqiperi dhe kthesen qe duhej marre ne formulimin e
politikes se jashtme te Shqiperise, duke e lene vendin pa
nje platforme kombetare. Po keshtu, qarqe te caktuar greke
investuan mjaft mire ne elektoratin shqiptar te para
zgjedhjeve, i cili ne ato momente ishte konfuz, i paqarte,
i lodhur dhe frikesuar nga lufta dhe i traumatizuar nga
humbja e parave te humbura ne skemat piramidale. Ky lloj
investimi siguroi edhe fitoren ne nje plan te gjere te
shume figurave te koalicionit "Aleanca per Shtetin" edhe ne
zona elektorale qe historikisht kishin qene te prirura nga
e djathta dhe partite nacionaliste shqiptare.
Se dyti, fillimi i operacionit "Alba" ne Shqiperi solli
aktore te rinje ne token Shqiptare, dhe jo vetem kaq por
edhe nje ndarje kantonale te zonave te influeneces se
shteteve te ndryshme pjesemarrese ne kete operacion si ne
vitet 1920. Pra qarqet greke nuk mund te vepronin me hapur
ne token Shqiptare ne nje moment qe filloi edhe influenca e
vendeve te tjera Europiane me ane te trupave ushtarake te
cilat u kamufluan nen ombrellen e ruajtjes se ndihmes
humanitare. Por megjithe renien e revanshit grek ndaj
Shqiperise gjate muajve Maj-Qershor 1997, gjithe politika
greke ndaj Shqiperise mori nje pamje te re pas zgjedhjeve
te manipuluara parlamentare. Ardhja ne fuqi e koalicionit
te majte "Aleanca per Shtetin" lehtesoi perfundimisht
qendrimin grek ndaj vendit tone si dhe mundesoi kryerjen e
shume planeve per aneksimin ekonomik, politik dhe ushtarak
te Shqiperise. Ky aneksim u mundesua edhe me teper nga
dobesimi i te djathtes Shqiptare dhe kaosi i madh qe e
pershkroi te djathten ne muajt dhe dy vitet me pas. Nese do
te analizonim sot marredheniet Shqiptaro-Greke pas
zgjedhjeve te Qershorit te vitit 1997, atehere do te mund
te qartesoheshim edhe se ne cilat aspekte te jetes
politike, shoqerore dhe ekonomike shqiptare, fqinji yne
jugor nderhyri fuqimisht per te bere gjunjezimin e plote te
Shqiperise zyrtare ndaj tij.
1- Gjate ketyre tre viteve te fundit, vizitat e
qeveritareve shqiptare ne Greqi kane qene te panumerta dhe
ne disbalance me vizitat qe jane kryer ne vende te tjera
perendimore te cilat konsiderohen pika kyçe ne politiken e
jashtme Shqiptare. Ne çdo vizite qeveritare qe eshte kryer
ne Greqi, qeveritaret shqiptare kane marre mesazhin e
dhenies se ndihmave financiare apo kredive pa afat dhe me
afat, prej miliona dhramish dhe mijera dollaresh, prej te
cilave asnjera prej tyre nuk eshte realizuar deri tani.
2- Pas perfundimit te misionit "Alba" ne Shqiperi dhe
largimit te trupave te huaja nga vendi, te vetmit qe
qendruan ne Shqiperi ishin 200 a me teper ushtare greke.
Qendrimi i ushtareve grek ne Shqiperi u be pa asnje mandat
te caktuar apo marreveshje ushtarake nen kuadrin e ndonje
institucioni ndrekombetar. Perkundrazi Qeveria Shqiptare e
justifikoi qendrimin e trupave greke me ndihmesen qe ato do
te jipjnin ne mbrojtjen e spitalit ushtarak ne Tirane. Ky
perben nje fakt sa qesharak aq edhe te hidhur, kur mendon
se nje shtet i pavaruar, dhe sovran i formuar 80- vjet me
pare nuk ka fuqi te mbroje institucionet e veta ushtarake.
Gjithashtu kurre nuk u shtrua pyetja se kundra kujt do ti
mbronin ushtaret grek institucionet shqiptare, kunder vete
shqiptareve?
Ne gjuhen politike ky pranim i trupave te huaja ne token e
nje shteti sovran do te thote pushtim nga ushtria e huaj
dhe dorezim pa kushte ndaj nje vendi te huaj. Per me teper
kjo ndodh ne nje kohe kur Qeveria Greke nuk e ka hequr
akoma ligjin e luftes qe eshte vendosur ne Greqi qe ne
vitin 1940 gjate luftes Italo-Greke. Pavaresisht gjithe
deklaratave te bera ne kohera te ndryshme qe pas
rivendosjes se marredhenieve diplomatike midis Greqise dhe
Shqiperise ne vitet 1970, ne baze te ligjit no. 13 te vitit
1944, ligjerisht Shqiperia akoma perben nje "Vend Armik" ne
kalendrat zyrtare greke. Pra, mbajtja e nje trupe ushtarake
ne nje vend qe ligjerisht akoma ekziston si "Vend Armik" ne
aspektin juridik dhe politik perben nje pushtim te plote te
Shqiperise nga Greqia fqinje. Misioni i vertete i trupave
greke ne Shqiperi doli hapur gjate ngjarjeve te 14
Shtatorit, te cilat ne te vertete perbejne nje puç tjeter
ushtarak por jo nga ana e opozites Shqiptare siç eshte
trumpetuar dhe trumpetohet edhe sot nga shtypi dhe media e
majte ne Shqiperi, por puç ushtarak i organizuar nga trupat
Greke ne Shqiperi dhe misionaret qeveritare ne shqiptare te
cilet u kishin dhene mandatin per te shtypur çdo lloj
zemerimi mbare popullor qe mund te kercenonte planet
greko-komuniste ne vendin tone.
3- Siç eshte thene edhe me larte, politika Greke ndaj
Shqiperise gjate dhjetevjeçarit te fundit ka pasur edhe
bazen e vet ne vendin tone me ane te misionit qe ka luajtur
kleri ortodoks grek ne Shqiperi. Me ane te parave te
derdhura nga kisha ortodokse greke eshte bere e mundur
ndertimi i kishave ortodokse greke ne Shqiperi, 90% e tyre
ne jug te vendit. Nese deri sot qeverite Greke nuk kane
pushuar se deklaruari se Greqia eshte gjithemone e gatshme
te ndihmoje nga ana financiare Shqiperine fqinje, nuk do te
kish qene disa here me mire, qe ne vend te miliona
dollareve te derdhura ne Shqiperi per ndertimin e kishave,
te ishin ngritur industri dhe qendra prodhimi te cilat do
te punesonin mijera Shqiptare ne menyre qe krahu me i ri i
punes ne vendin tone te mos merrte rruget e kurbetit per te
ndertuar ekonomine personale, duke rimekembur ato pjese te
ekonomise greke te cilat ishin lene pas dore ne Greqi? Ne
baze te kushtetutes Greke, kisha ortodokse greke eshte
pjese e shtetit, pra keto para te hedhura per kishen
ortodokse perbejne nje politike zyrtare greke. Shqiptaret
do te ishin disa here me te lumtur dhe te kenaqur nese do
te kishin tre fabrika ne token e tyre sesa dhjete kisha e
katedrale. Pra politika e hapjes se kishave ortodokse greke
dhe e nxjerrjes jashte loje te kishes Autoqefale Shqiptare,
gjate tre viteve te fundit, perbejne nje politike zyrtare
greke per te helenizuar dhe asimiluar jugun e Shqiperise
duke plotesuar ne kete menyre me se miri endrren greke te
"Vorio-Epirit", me ane te idese se hedhur shpesh nga Greqia
se çdo ortodoks shqiptar eshte grek.
4- Minoriteti grek ne Shqiperi gjate tre viteve te fundit
ka sherbyre mese miri si nje nga kupolat e politikes Greke
ne vendin tone. Jo vetem i eshte lene hapsire per tu
perfaqesuar mese mire ne administraten e larte shteterore
te vendit dhe ushtri, por ka arritur te marre edhe poste
ministeriale kyçe ne qeverite e viteve te fundit. Kjo
politike e luajtur nga qeverite shqiptare qe pas vitit
1997, ka qene krye keput e njeaneshme, pasi Shqiperia ka
arritur jo vetem ti krijoj kushtet me optimale anetareve te
ketij minoriteti, por asnje here nuk ka ngritur çeshtjen e
perfaqesimit politik te arvanitasve ne Greqi te cilet ne
numer jane dhjetra apo qindra here me teper dhe origjina e
tyre shqiptare si dhe te drejtat per arsimim e perfaqesim
politik, gjithemone jane mohuar nga Greqia zyrtare.
Tashme vendi yne jo vetem ka arritur te pranoje rezoluta
dhe ligje europiane te serviruara nga bashkesia europiane,
per njohjen e minoriteteve ne vend, te cilat akoma nuk jane
votuar nga vende me me teper eksperience demokratike se
Shqiperia dhe me pakica disa here me te medha se Shqiperia,
por ka arritur te kerkoje zyrtarisht nga institucionet
nderkombetare ndihme per te njohur gjuhen dhe per te bere
ligjerisht te mundur ne te gjitha shkollat e territorit
Shqiptar gjuhen e ketyre pakicave. Keshtu, politikane dhe
qeveritare shqiptare pranojne zyrtarisht kerkesat zyrtare
te Greqise per te njohur gjuhen greke si gjuhe te dyte ne
te gjitha shkollat shqiptare ne vendit tone, dhe per te
arritur kete kerkojne ndihme ne dyert e institucioneve te
huaja ne Shqiperi, per ti paraqitur parlamentit shqiptar
per miratim ligjin "Mbi njohjen dhe perdorimin zyrtar te
gjuheve te minoriteteve ne territorin e Republikes se
Shqiperise".
Ne kete rast lind pyetja po Greqia dhe Maqedonia a e kane
votuar me pare kete rezolute te Keshillit te Europes?. Sa
shkolla shqiptare ka ne Greqi, kur dihet numri i stermadh i
emigranteve shqiptar qe jetojne atje, pa marr parasysh
arvanitasit e pafund te cilet ligjerisht nuk njihen fare?
Ne te gjitha takimet dhe vizitat e ndermarra nga
qeveritaret shqiptare te viteve pas revolucionit, asnje
here nuk eshte folur per hapjen e shkollave shqipe ne
Greqi, pasi politika qe ka luajtur Tirana zyrtare ndaj
popullsise se saj ne Greqi ka qene dhe mbetet edhe me
anti-shqiptare se ajo greke vete.
Nje pasqyre e qarte e te drejtave per arsimim qe gezon
minoriteti greke ne Shqiperi eshte dhene nga Axhensia
Telgrafike Shqiptare me 8 janar 1999: "Gjate vitit shkollor
1998-1999, nder 2 615 femije te pakicave greke e maqedonase
qe mesojne ne gjuhen e tyre amtare ne Shqiperi, 1 670
nxenes i perkasin minoritetit grek. Ata vazhdojne
rregullisht mesimet ne shkollat 8 vjeçare ne 4 rrethet e
vendit, Gjirokaster, Sarande, Delvine e Permet. Per femijet
e pakices greke funksinojne 26 shkolla fillore dhe 40
shkolla 8 vjeçare. Vetem ne 11 prej tyre ata mesojne bashke
me simoshataret shqiptare. Per te arsimuar keta femije jane
punesuar rreth 300 mesimdhenes, 271 nga te cilet i perkasin
minoritetit grek dhe jane trajnuar nga ana profesionale ne
Greqi. Ne shkollat e ciklit te ulet, 90 % e lendeve
zhvillohet greqisht, ndersa ne ciklin e larte te arsimit te
detyruar ky raport shkon ne 60 % greqisht dhe 40 % shqip.
Krahas 4 shkollave te mesme qe funksionojne ne fshatrat e
rretheve te mesiperme, ne qytetin e Gjirokastres prej
vitesh qendron e hapur dhe shkolla pedagogjike, ku
pergatiten mesues per femijet e pakices greke. Gjate vitit
shkollor 1998-1999, ketu studiojne 133 te rinj dhe japin
mesimin e greqishtes 20 mesues. Ne Universitetet e
Gjirokastres e te Tiranes funksionojne departamentet e
mesimit te gjuhes greke".
Perkundrazi jo vetem, qe nuk eshte diskutuar asnje here e
drejta per arsimim e shqiptareve ne Greqi, ne gjuhen e tyre
ametare, por nuk eshte bere asnje note zyrtare nga ana e
Ministrise se Puneve te Jashtme, per keqtrajtimin e
emigranteve shqiptare ne Greqi, per mos-zbatimin e
legalizimit te emigranteve Shqiptare, per debimet dhe
rrahjet ne kufi te panumerta, sidomos ne momente acarimesh
politike nderpartiake ne Shqiperi. Kur Qeverite Shqiptare
te tre viteve te fundit nuk kane kerkuar asnje here te
drejtat e emigranteve tane ne Greqi, mund te merret me mend
se çeshtja çame nuk ka qene asnje here prezente ne asnje
bisedim zyrtar dypalesh, ne asnje tryeze negociatash
shqiptaro-greke, biles eshte neglizhuar ne menyren me te
turpshme, edhe sa here media shqiptare e ka shtruar thjesht
si pyetje para kyeministrave dhe zyrtareve te dy vendeve.
Jo vetem kaq por qeverite aktuale te Shqiperise kane
arritur edhe te nderhyjne dhunshem ndaj protestave te
organizuara nga çamet ne sheshet e Tiranes, gjate vizitave
te autoriteteve greke ne Shqiperi. çeshtja çame filloi te
rihapet vetem pas Luftes se Kosoves, ne momentin qe
nacionalistet shqiptare moren krah nga perkrahja e madhe qe
aleatet e Shqiperise treguan gjate luftes se Kosoves, dhe
parti te djathta shqiptare filluan te rimarin kthesen e
duhur persa i perket çeshtjes kombetare shqiptare.
Megjithate akoma edhe sot, shume shqiptare nuk dine akoma
ose dine shume pak mbi vertetesine e çeshtjes çame, mbi
masakrat dhe kerkesat legjitime te Shqiptareve te çamerise,
te cilat jo vetem qe nuk kerkohen nga qeveria aktuale
Shqiptare por ato mohohen dhe perbuzen me qellimin kryesor
"te mos prishjes se marredhenieve Shqiptaro-Greke". Ne nje
moment qe Turqit e Thrakes perendimore, e maqedonasit e
Greqise veriore kane filluar te kerkojne te drejtat e tyre
per njohje si minoritete etnike ne Greqi dhe jo ne kuadrin
e "minoritetit musliman" siç jane quajtur deri tani nga
greket, Greqia zyrtare, vazhdon te mohoje qenien e
arvanitasve dhe mohon publikisht para Kryeministrit
Shqiptar Meta, "ekzistencen e çeshtjes çame", pa lene vend
fare me pas per te diskutuar mbi kthim e pronave te
sequestruara nga ligji akoma ne fuqi i vitit 1941.
5- Nderhyrja e Greqise ne punet e brendeshme te Shqiperise
ka arritur deri ne ate mase, sa vete Qeveria greke kerkon
te bej rishikimin e historise shqiptare, ne menyre qe tu
servire brezave te ardhshem shqiptare historine e shkruar
sipas versionit grek. Kjo nderhyrje ne kulturen dhe
historine shqiptare eshte vazhde e vales per helenizim, qe
ka perfshire Shqiperine dhe politikes Greke te agresuar
gjate viteve te fundit per te bere ligjin ne Shqiperi. Kur
permendet shprehja "Per te bere ligjin" duhet te kihet
parasysh qe kjo ka jo vetem kuptim figurativ por ne kete
kontekst perdoret edhe ne kuptimin e plote te saj, duke
pasur parasysh gjithe nderhyrjen dhe presionin grek per
Kushtetuten Shqiptare famekeqe te vitit 1998, ku qarqe te
caktuara greke asistuan dhe bashkepunuan me qeveritaret
Shqiptare per te shtuar nene te cilat nuk i permbajne edhe
kushtetutat e vendeve me demokratike ne bote.
6- Gjate tre viteve te fundit Shqiperia ka nenshkruar 23
marreveshje ne fusha te ndryshme me Greqine fqinje. Ne se
do ta shihnim ne kontekstin e bashkepunimit te fqinjesise
se mire, atehere te gjitha marreveshjet e nenshkruara ne
Athine apo Tirane do te ishin te justifikuara, por duke
patur parasysh se shumica e marreveshjeve te nenshkruara i
kane dhene prioritet nderhyrjes edhe me te madhe Greqise ne
jeten politike, ekonomike dhe kulturore shqiptare, atehere
kjo nuk eshte gje tjeter veçse nje fqinjesi jo e mire.
Gjate vizites se fundit te kryeministrit shqiptar ne
Athine, ne Dhjetor te vitit 1999, u nenshkrua edhe
marrevshja per turizmin, ne veçanti mbi bashkepunimin ne
zonen e liqenit te Prespes. Kjo marreveshje u nenshkrua
vetem dy jave pas hapjes se skandalit te shitjes se tokave
dhe truajve shteterore ne bregdetin jugor te Shqiperise,
anetareve te minoritetit grek ne Shqiperi, anetareve te
Partise se te Drejtave te Njeriut, investitoreve me
origjine Greke, me nje çmim fare qesharak. Menjehere pas
nenshkrimit te kesaj marreveshje shtypi grek filloi te
trumpetoje zhvillimin e turizmit shqiptar gjate veres se
vitit 2000 ne zonat bregdetare. Si eshte e mundur qe Greqia
te jete e interesuar kaq shume per zhvillimin e turizmit ne
Shqiperi, ne nje kohe qe ka disa vite rresht qe vuan nga
nje renie e theksuar e turizmit vendas. Mos eshte kjo
thjesht nje propagande e re per ate pjese te turizmit ne
Shqiperi te cilen ajo tashme e quan turizem te sajin? Mos
eshte kjo edhe nje manover tjeter politike qe me ane te
marreveshjeve te nenshkruara nga qeveria Shqiptare dhe
shitjes se truajve gjate bregdetit jugor shqiptar, Greqia
fqinje te pervetesoje perlen shqiptare dhe nje nga pikat me
kyçe te se ardhmes se Shqiperise e cila per ata nuk perben
gje tjeter veçse te ashtuquajturin Vorio-Epir?
7- Muajt e fundit revanshi i qarqeve te caktuar Greke ndaj
Shqiperise se gjunjezuar ka arritur ne fazen e tij finale.
Ne muajin Dhjetor te vitit 1999, eshte themeluar ne
ilegalitet Qeveria e Epirit. Kjo qeveri e drejtuar nga
Princi Aleksander i Epirit ka hapur edhe faqen e saj ne
internet me
adrese(
http://www.geocities.com/epirus_in_exile/). Teksti
origjinal i themelimit te kesaj qeverie thote: "Tani
Pavaresi: Qe ne vitin 1913 Qeveria e Shqiperise ka pushtuar
ilegalisht Epirin, tani ka ardhur koha te KERKOJME, qe
Epirit ti jipet mundesia e ushrimit te vetvendosjes, e
drejte e cila i perket. Qeveria e Epirit u formua ne vitin
1999 me kerkese te Ekselences se tij, Princit te Aleksander
te Epirit dhe u be shperndarja e Organizates Patriotike
Epirote. Tani Qeverija ka si qellim te siguroje qe te
drejtat e epiroteve te mos shtypen me nga forcat pushtuese
te Shqiperise. Se fundi, Qeveria po aplikon per anetaresim
ne UNPO dhe po kerkon njohjen nga qeveri te tjera. Kerkohet
ndihma juaj per te siguruar te drejtat e Epiroteve.
Lajmeroni perfaqesuesit e qeverise suaj dhe ju shprehni
mebshtetjen per nje referendum mbi Pavaresine e Epirit."
(Ky tekst eshte shoqeruar me vulen dhe stemen e Qeverise se
re te Epirit dhe fotografine e Princit Aleksander dhe
Princeshes Elisabeth te Epirit qe drejtojne kete qeveri).
Teksti i mesiperm nuk ka nevoje per koment, pasi tregon
fare qarte qellimin final te qarqeve zyrtare greke ndaj
jugut te Shqiperise dhe sulmin e fundit te ndermarre prej
tyre tashme qe kane bere te mundur te kontrollojne shume
segmente te jetes politike ne Shqiperi, por ne te njeten
kohe kjo politike mbeshtetet edhe nga drejtues te larte te
administrates shteterore amerikane siç eshte rasti i
Drejtorit te Pergjithshem te CIA-s amerikane, Xhorxh Tened,
i cili ne Dhjetor te vitit 1999, ne nje fjalim te mbajtur
ne Shoqaten Helenike Mjekesore te Nju Jorkut tha
tekstualisht: "Nena ime shpetoi nga Epiri I Veriut me nje
nendetese britanike bash ne momentin kur komunistet po e
merrnin pushtetin dhe po i mbyllnin kufijte per te mos e
pare me kurre familjen e saj" (National Herald , Forca e
Familjes dhe Tradites, 11-12 Dhjetor 1999)
Themelimi i te ashtuquajtures "Qeveri e Epirit" qe ka si
qellim copetimin e Shqiperise, eshte shoqeruar me vendimin
e marre nga qeveria greke per biresimin e femijeve
shqiptare, si nje menyre tjeter per te helenizuar dhe
asimiluar shqiptaret, ne nje moment kyç per te ardhmen
politike dhe demografike te Greqise. Pas gjithe bujes qe
beri ky vendim, Qeveria e Shqiperise jo vetem qe nuk
reagoi, por duket se e pranoi pa shume zhurme, pavaresisht
se femijet shqiptare jane shitur e blere gjate
dhjetevjeçarit te fundit ilegalisht, dhe qeverite tona deri
tani kane mbyllur syte ndaj ketij fenomeni tragjik.
Natyrisht ashtu siç eshte bere e mundur nderrimi i emrave i
shume prej emigranteve shqiptar nga Arian ne Kristo, e nga
Mirela ne Vasilika, duke i pagezuar ne kishat greke, si te
vetmen mundesi per tu punesuar ne Greqi, ashtu do te
vazhdoje ky ndryshim dhe do te jete edhe me radikal nese do
te tolerohet qe nje femije jetim Shqiptar te biresohet nga
nje familje greke e pas 20-30 vitesh te thote me gojen
plote qe une jam grek dhe jo shqiptar, te mos flas me
gjuhen shqipe dhe te mos percjelle kulturen shqiptare
brezave qe do te vijne me pas.
8- Ne fillim te vitit 2001 Keshilli i Euorpes dhe Bashkimi
Euoprian kane vendosur te bejne rregjistrimin e pupollsise
ne Shqiperi. Me nderhyrjen e fqinjeve tane dhe sidomos
Greqise, eshte vednosur gjithashtu qe perkrah rregjistrimit
te behet edhe anketimi i popullsise. Greqia nderhyri
perseri dhe vuri veton, qe ne kete anketim te popullsise te
kete dy pyetje: Cilit besim fetar i perkisni? dhe A flisni
gjuhe tjeter ametare perveç gjuhes shqipe? Sipas analisteve
politik te huaj dhe atyre vendas ky anketim behet per te
nxjerre nje minoritet disa here me te madh se ky qe eshte
faktikisht sot ne Shqiperi.
9- Politika Greke ne Ballkan gjate dhjetevjeçarit te
fundit, qe pas perfundimit te luftes se ftohte, ka marre
nje orientim te ri, ate te lidershipit ne rajon. Per te
luajtur kete rol Greqia ka marre krahe nga promovimi i saj
i plote si vend anetar i Bashkimit Europian duke mundur te
kanalizoje ne kete menyre gjithe interesin politik dhe
ekonomik te BE-se per transformimin e Ballkanit. Per kete
arsye, gjithe nje e me teper Greqia ka mundesur, kalimin e
gjithe investimeve dhe ndihmave financiare te dhena nga
Bashkimi Europian per vendet ne tranzicion ne Ballkanin e
periudhes post-komuniste, duke i servivur me pas keto
ndihma si asistence qe Greqia vete jipte dhe vazhdon tu
jape vendeve Ballkanike dhe veçanerisht Shqiperise. Ne kete
menyre ajo ka perfituar miliona dollare vetem nga interesat
bankare te ndihmave ne fjale te dhena nga BE-ja per
Shqiperine pa diskutuar me pas per shtetet e tjera
Balkanike.
Ne baze te divizes qe Greqia ka ndermarre lidershipin ne
Ballkan dhe mbikeqyrjen e Ballkanit per llogari te BE-se,
eshte hedhur qe ne fillim te viteve 90-te dhe vazhdon te
perkrahet edhe sot nga politikane te majte ne Shqiperi,
ideja se rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Athina,
ne nje kohe qe po ta marresh nga pikepamja thjesht
gjeografike, Athina eshte me larg Europes se gjithe
Shqiperia.
Ne menyre qe te stabilizoje rolin e saj si udheheqese e
shume iniciativave ne Ballkan, Greqia eshte munduar me te
gjitha menyrat te largoje sa me shume Turqine nga Ballkani,
duke i hapur probleme te brendeshme dhe duke u kthyer ne
nje nga vendet kyçe qe ka financuar dhe mbeshtetur
terrorizmin ne rajon. Qellimi kryesor ne kete lufte te
ftohte Ballkanike gjate dhjete vjeçarit te fundit ka qene
kryesisht fuqizimi i aksit Beograd Athine si mundesia e
vetme per te shmangur ngritjen, shtimin dhe fuqizimin e
faktorit shqiptar ne Ballkan. Ky qellim doli qarte ne
Nentor te viti 1997 gjate mbledhjes famekeqe te Kretes, e
cila u sajua nga Greqia fqinje ne bashkepunim me qeverine e
atehereshme Shqiptare duke ia shitur çeshtjen shqiptare
Milosheviçit, ne nje moment kur vete Shtetet e Bashkuara te
Amerikes ishin shfaqur kunder ketij takimi pasi prekte
thelle perpjekjet e tyre per te siguruar paqen ne Kosove.
Me pas, gjate luftes se Kosoves se vitit te shkuar, Greqia
ishte vendi i vetem i NATO-s qe fuqimisht ngriti zerin dhe
qendroi kundra bombardimeve te NATO-s ne Kosove,
".........ne kemi deklaruar qe ne fillim se nuk do te
marrim pjese ne asnje operacion ushtarak. Greqia eshte vend
fqinje dhe ne asnje menyre nuk mund te nderhyje ne nje
konflikt qe mund te na beje ne pjese te tij" (Athens News
Agency)-tha kryeministri Grek Simitis me 22 Mars 1999, duke
deklaruar keshtu perfundimisht rolin anti-shqiptar te
Greqise ne kete lufte.
Greqia jo vetem nuk pranoi kalimin e avioneve luftarak te
NATO ne territorin e saj ajror, por politika e saj zyrtare
arriti kulmin kur mohoi roli e bombardimeve te NATO-s gjate
luftes duke shpallur keshtu vazhdimesine e konfliktit
Greqi-NATO ose e thene me mire Greqi-Forcat Aleate me ne
krye SHBA-te. Ne fjalimin e tij para parlamentit Grek me 4
Maj 1999 Kryeministri Grek Simitis u shpreh:
"...........une dyshoj korrektesine e bomabardimeve te
NATO-s, te cilat nuk kane dhene asnje rezultat", ndersa
Kryetari i Partise Demokracia e Re Karamanlis po ne te
njejten dite ne parlament tha tekstualisht: "Partia ime
mbeshtet fuqimisht idene e pandryshueshmerise se kufijve,
eshte plotesisht kunder krijimit te nje shteti te pavaruar
Kosovar, dhe kerkojme fuqimisht ndalimin e bombardimeve nga
ana e NATO-s qe po viktimizon jete te pafajshme."
Politika zyrtare Greke arriti te tregonte edhe imazhin e
saj anti-human duke mosstrehuar dhe pranuar asnje shqiptar
te Kosoves, biles urdheroi dhe kercenoi edhe qeverine e
shqiptare te mos strehonte asnje kosovar ne jug te
Shqiperise sepse mund te kercenohej stabiliteti, dhe pronat
e minoritareve duke dashur te ruaj te pater nga Shqiptaret
e siper Drinit, ate qe ajo e quan "Vorio-Epir".
Anti-shqiptarizmi i politikes zyrtare greke, gjate lutes se
Kosoves duke i bere bllokade mijera shqiptareve te debuar
me dhune nga shtepite e tyre ne Kosove, dhe gjithe politika
pro-serbe qe u luajt gjate kohes se bombardimeve duke
viktimizuar ata qe viktimizuan nje milione shqiptare u
shfaq edhe me teper ne kohen qe Greqia u mundua te thyej
embargon ndaj Serbise duke transportuar nafte dhe gaz,
gjate te njejtes kohe qe forcat e tjera te NATOs mbronin
faktorin shqiptar dhe patrullonin Adriatikun dhe hyrjen e
anijeve qe thyenin embargon ne portet e Malit te Zi.
Por jo vetem qarqet zyrtare greke ben demarshe me lloj lloj
menyrash te bllokonin ndihmen e NATO-s ne Kosove, por edhe
qarqe te caktuara greke te cilat jane te njohura tashme per
ndihmesen qe i kane dhene krimineleve Serb te luftes se
Bosnjes si Mlladiç dhe Kardziç, perdoren te gjitha rezurset
fianciare dhe politike, duke u bashkuar hapur me
Milosheviçin dhe kriminele te tjere gjate luftes se vitit
te shkuar. Keshtu avokati i njohur Lykourezos, qe ishte
edhe nje nga figurat kryesore ne pergatitjen e Kushtetutes
se vendit tone, dhe i cili ka luajtur nje rol madhor ne jug
te Shqiperise gjate revolucionit te vitit 1997, arriti sa
hodhi vete NATO-n ne gjygjin nderkombetar, per llogari te
serbeve dhe Milosheviçit. Radio Hellenike (Era) ne
edicionin e lajmeve te dates 7 Maj 1999 nder te tjera tha:
"I mirenjohuri avokati grek Aleksandros Lykourezos ka
ngritur çeshtjen kunder udheheqesve politik dhe ushtarak te
NATO-s, ne Gjykaten e Larte te Hages, me padine per krime
lufte te kryera gjate fushates se bombardimeve te fundit ne
Jugosllavi".
Protestat anti-shqiptare dhe pro-serbe te mbajtura ne
rruget e Athines dhe te Selanikut gjate luftes se Kosoves
kishin si baze kryesore, politiken zyrtare greke, e cila
megjithese per arsyet e saj personale u mundua te mos
kepuste lidhjet me anetaret e tjere te NATO-s, duke pranuar
ne heshtje ate ç'ka Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe
aleatet e tjere kishin ndermarre ne Ballkan, perseri bente
deklarata ne te cilat favorizohej Milosheviçi, dhe kerkohej
pushimi i bombardimeve. Gjate diteve te luftes dhe
pikerisht me 26 Maj 1999, ne nje sondazh te bere nga rrjeti
televiziv Amerikan CNN dhe nje nga gazetat me te shquara ne
SHBA-te USA Today, 97% e popullsise Greke ishin kunder
bombardimeve te NATO-s ne Kosove dhe 64% e popullsise Greke
mbeshtesnin Milosheviçin dhe politiken e tij
anti-shqiptare. Po keshtu 75% e grekerve deshironin te
shihnin presidentin Clinton te ndeshkuar dhe vetem 14 % e
tyre pranonin se Milosheviçi duhet derguar ne Hage.
Nje nga arsyet kryesore te kesaj politike e cila erdhi si
pasoj e rigjallerimit te çeshtjes shqiptare, eshte e lidhur
kryesisht me fobine greke per rrezikun qe mund ti vije nga
krijimi i nje shteti te dyte shqiptar ne Ballkan dhe
bashkimi i me shume se 7 milione shqiptareve ne rajon. Kjo
u pohua edhe nga Kryeministri grek Simitis disa dite pas
perfundimit te luftes me 11 Qershor: "Une jap alarmin dhe
bej sot te qarte se nese Kosova do te fitoj pavaresine dhe
kufijte do te ndryshojne, do te kemi nje lufte te
pergjithshme Ballkanike"- The Guardian 18 Qershor 1999.
Megjithate politika Greke edhe pas luftes se Kosoves,
pavaresisht pjesemarrjes se trupave Grek ne misionin e
UNMIKU-t ne Kosove, por kjo me teper per llogari te
mbrojtjes se serbeve te mbetur ne Kosove, nuk rreshti se
punuari kunder çeshtjes se ridale shqiptare edhe gjate
diteve te Samitit te Sarajeves ne Gusht te vitit te shkuar
apo edhe me pas kur diskutohej se cili vend Ballkanik do te
merrte drejtimin e Paktit te Stabilitetit, duke u munduar
ti heqe Prishtines te drejten legjitime per te marre
lidershipin ne kete iniciative nderkombetare per
stabilizimin e rajonit. Kjo politike arriti kulmin e saj
gjate vizites se ndermarre nga Presidenti Clinton ne
Ballkan ne Nentor 1999, kur Athina dhe Selaniku u kthyen ne
qendrat kryesore te protestave massive, kunder politikes
amerikane ne Ballkan dhe pikerisht mbi faktorin shqiptar ne
rajon.
Ne realizimin e synimeve afatgjata anti-shqiptare dhe ne
fuqizimin e aksit Beograd-Athine, gjate viteve te fundit,
nje rol vendimtar ka luajtur edhe lobi grek ne Shtetet e
Bashkuara te Amerikes. Ky lob, duke punuar drejt financimit
dhe investimit te politikanve te rinj e te vjeter amerikane
me origjine greke, si dhe bizneseve kyçe ne Shtetet e
Bashkuara, ka mundesuar futjen e interesit ekspansionist
grek deri ne nivelet me te larta te qeverisjes se Amerikes.
Deri ne fund te vitit 1996 ky lob arriti te siguroje
mbeshtetje te fuqishme edhe nga administrata aktuale
amerikane, por me pas, ne momentin qe Greqia deklaroi
blerjen e raketave S-300 nga Rusia per ti vendosur ne
Qipron Greke, mbeshtetja amerikane filloi te binte dukshem.
Nje rol te madh ne shfuqizimin e keti lobi luajti edhe lobi
izraelit ne bashkepunim me ate turk ne Amerike. Gjate
diteve te nxehta te revolucionit te vitit 1997 ne Shqiperi,
diplomati Amerikan Holbrook ishte ne Ballkan dhe diskutonte
me udheheqesit grek e turq per mundesine e paqes ne Qipro.
Por thelbi i bisedimeve nuk ishte mbi te ardhmen e ishullit
te ndare te Qipros por mbi blerjen e raketave nga Qipro
greke e cila nuk perben gje tjeter veçse nje satelit te
vogel Grek. Gjithashtu blerja e raketave te cilat tashme
kane perfunduar ne Krete, nuk ishte thjeshte çeshtje qe do
te destabilizonte ishullin e Qipros ne pergjithesi, duke
perbere keshtu nje kercenim te hapur ndaj Qipros turke, por
problemi kryesor ishte se u deklarua se keto raketa do te
drejtoheshin nga Izraeli dhe Turqia dhe ne kete menyre
perbenin nje kercenim te forte ndaj politikes amerikane ne
rajon dhe pikerisht ndaj aleateve te saj ne Mesdhe, duke
forcuar keshtu aksin Greqi-Rusi kunder aksit Amerike-
Izrael-Turqi. Orientimi i politikes greke kunder politikes
se sigurimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, erdhi ne
nje moment, kur administrata amerikane po rishikonte
objektivat e saj ne rajon, dhe interesat e saj afatgjate
per te krijuar nje zone influence te sajen nga kufijte e
Kines, e deri ne Shqiperi. Gjithashtu SHBA-te filluan te
ridimensionin edhe politiken e tyre afatgjate ne Ballkan
dhe pikerisht ate te lidhur me stabilizimin e faktorit
shqiptar ne rajon dhe te ruajtjen e stabilitetit te
Maqedonise. Pikerisht ky eshte edhe thelbi kryesor i
mbeshtetjes se fuqishme te Shteteve te Bashkuara te
Amerikes gjate luftes se Kosoves e me pas, por ne te njeten
kohe kjo eshte edhe baza e promovimit te korridorit 8, te
dyja keto vatra te minuara nga politika Greke e viteve te
fundit e cila sheh nje humbje te madhe te saj, nga
zhvillimi politik dhe ekonomik qe do te marrin Shqiptaret
ne Ballkan dhe çfuqizim te aksit Moske-Beograd-Athine.
Pra, pasi doli kunder luftes se NATO-s ne Kosove, politika
zyrtare greke tani eshte orientuar kryekeput drejt minimit
te Korridorit 8 duke u munduar ta anashkaloje Shqiperine,
por gjithenje duke harruar se si nga pikepamja politike
ashtu edhe nga pikepamja gjeografike devijimi i korridorit
8 nga Selaniku dhe jo nga Durresi perben nje pamundesi.
Interesi politik kryesore i ndertimit te korridorit 8 eshte
thjeshte lidhja e vendeve te Kaukazit dhe Turqise, me
Ballkanin dhe pikerisht Maqedonine dhe Shqiperine. Me ane
te kesaj linje qe sipas projektit Amerikan fillon nga
Durresi dhe perfundon ne kufi me Kinen, eshte qe te
krijohet nje bllok shtetesh te pasura me rezerva natyrore
qe jane akoma te pashfrytezuara, duke i krijuar nje bllok
Rusise ne kufijte e saj me ish Republikat Ruse, duke
kontrolluar gjithe kete linje kaq fitimprurese nga Azia
deri ne Europe, si dhe duke kontrolluar si nga ana politike
ashtu edhe ekonomike lidhjet e Europes me Azine. Ky
korridor ne aspektin ekonomiko-politik, perfshin projektet
pafund si ato te fibrave optike, te transportit hekurudhor,
te lidhjes se tubacioneve te naftes dhe te gazit (i cili
quhet edhe ari i zi dhe perben politiken kryesore te fuqive
te medha ne bote gjate 50-vjeçarit te fundit) qe vijne nga
Baku, kryeqyteti i Azerbaixhanit dhe nderlidhen ne Turqi ne
aksin Baku-Ceylan (jug lindje e Turqise), deri ne Shqiperi
ne Vlore. Gjithashtu ndertimi i autostrades qe do te kape
10 shtete nga Azia dhe do te perfundoje apo edhe hyje
anasjelltas ne/nga porti i Durresit ka per qellim,
transportin e gjithe mallrave nga rruga e mendafshte e deri
ne Europe, duke e kthyer portin e Durresit ne nje nga
portet me strategjike dhe fitimprurese te botes. Pikerisht
strategjia dhe interesi politik e ekonomik i korridorit
8-te dhe veçanerisht portit te Durresit ose ndryshe
(Roterdamit te dyte) perbejne kercenimin kryesor per
Greqine ne kete shekull. Keshtu perpelitjet e politikes
Greke ditetve te fundit per ti marr kete shans Shqiperise
mund te konsiderohen fare te pashpresa, ne nje kohe kur
korridori 8 dhe pikerisht porti i Durresit, Kosova e lire
dhe ndertimi i bazes ajrore me te madhe ushtarake amerikane
qe pas luftes se Vietnamit ne Ferizaj te Kosoves,
stabilizimi i fatorit shqiptar ne Ballkan, ruajtja e
stabilitetit te Maqedonise, fuqizimi i Turqise si aleati
kryesor i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe mbeshtetja
qe po i jipet shteteve te Kaukazit, jane elementet kryesore
te politikes amerikane ne Europe dhe Azi sot.
Fatekeqesia me e madhe e Shqiperise ne keto momente eshte
se bashke me Greqine ne kete vale te fundit te
destabilizimit politik dhe ekonomik te Shqiperise, jane
perfshire edhe qeverite Shqiptare te tre viteve te fundit,
e cila e ka arritur finalen e saj ne takimin Meta-
Papandreu ne jug te Shqiperise nje jave me pare. Pikerisht,
ne momentin qe shqiptaret per here te pare ne keto dy
shekuj po kuptojne se kane mbeshtetje dhe aleate te
fuqishem ne bote, qe jane kthyer ne qendren kryesore ku po
luhet interesi politik i fuqive te medha, dhe kur kane
arritur te ndergjegjesohen per çeshtjen e tyre kombetare
pjese e te ciles eshte vete korridori i 8-te dhe Kosova e
lire, qeveria Shqiptare, shet interesat madhore te vendit
dhe merr pamjen e saj me anti-kombetare duke i sherbyer pa
kushte politikes Greke per asimilimin dhe helenizimin e
Shqiperise se jugut, dhe politikave perçarese te disa
vendeve te tjera Europiane qe mbajne Greqine si pinjoll.