×

Harta fisnore libiane, rrjeti që përcakton fatin e Gedafit

Harta fisnore libiane, rrjeti që përcakton fatin e Gedafit

· 1 · 222

  • Postime: 23402
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-02-2011, 13:57:34
Fiset libiane kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën e vendit kundër kolonializmit osman dhe më pas atij italian, me shumë anëtarë fisesh libiane që kanë sakrifikuar jetët e tyre në luftë

Harta fisnore libiane, rrjeti që përcakton fatin e Gedafit


Fiset libiane kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën e vendit kundër kolonializmit osman dhe më pas atij italian, me shumë anëtarë fisesh libiane që kanë sakrifikuar jetët e tyre në luftë. Besohet se aktualisht ka 140 fise dhe klane të ndryshme në Libi, shumë prej të cilave kanë influencë dhe anëtarë jashtë vendit, nga Tunizia në Egjipt, në Çad. Megjithatë, sipas të dhënave, fiset dhe klanet libiane që kanë influencë të vërtetë dhe të demonstrueshme në vend nuk shkojnë më shumë se 30 (fise dhe klane familjare).

Në një vend që ka jetuar në diktaturën brutale të një njeriu të vetëm për më shumë se 40 vjet, domethënë të Muamar Khadaf-it, nga fisi Khadaf-i, shumica e libianëve varen në lidhjen e tyre fisnore me qëllim që të sigurojnë të drejtat e tyre, për mbrojtje dhe deri edhe me qëllimin e gjetjes së një vendi pune, sidomos në aparatin shtetëror. Në një studim të kryer nga Dr. Amal al-Obeidi në Universitetin Garjunis të Bengazit, ka rezultuar se dy fiset arabe më të mëdha dhe më me influencë në Libi e kishin origjinën e tyre nga Gadishulli arabik dhe këto janë fisi Beni Salim që u vendos në Cirenaikë, rajoni bregdetar lindor i Libisë dhe fisi Beni Hilal që u vendos në Libinë Perëndimore rreth Tripolit. Megjithatë, kërkues dhe ekspertë të tjerë libianë kanë nxjerrë se rreth 15 përqind e popullsisë libiane nuk ka asnjë përkatësi fisnore, duke qenë trashëgimtarë të komuniteteve berbere, turke dhe të tjera.

Shkalla e besnikërisë politike ndaj regjimit sundues në Tripoli ndryshon nga njëri fis tek tjetri, veçanërisht gjatë 40 e më shumë viteve që Khadaf-i ka qenë në pushtet. Fisi që ka lidhjet më të forta dhe më të gjata me rajonin Khadaf-i është fisi Magariha, i cili ende nuk e ka shpallur pozicionin e tij ndaj demonstrimeve të përgjakshme që janë zhvilluar anembanë vendit. Ish-Kryeministri libian Abdesalam Zhalud, gjerësisht i konsideruar si dora e djathtë e Khadaf-it për shumicën e mbretërimit të tij, është anëtar i fisit Magariha. Vetë fisi i Khadaf-it, fisi Khadaf-i, historikisht nuk ka qenë fis i rëndësishëm përpara ngjitjes në pushtet të Khadaf-it dhe nuk njihet që të ketë luajtur ndonjë rol të madh në luftën e Libisë kundër kolonializmit gjatë 200 viteve të fundit.

Lidershipi i fisit Magariha i detyrohet shumë Khadaf-it dhe regjimit të tij për sigurimin e rikthimit të njërit prej anëtarëve të tij, Abdel Baset al-Megrahit, nga burgu në Britani pasi qe dënuar si atentator në incidentin Lokerbi.

Ekspertët thonë se fisi Magariha është në pozicionin më të mirë që të kryejë një grusht shteti kundër liderit libian, pasi shumë anëtarë të këtij fisi janë në pozicione sensitive dhe të larta të qeverisë dhe të shërbimeve sekrete libiane. Ndërsa fisi Zaviya është gjithashtu në një pozicion të fortë dhe ka kërcënuar se do të ndalojë fluksin e naftës në Libinë Perëndimore derikur autoritetet ta ndalojnë reagimin e dhunshëm ndaj protestuesve libianë...

Përgatiti: ARMIN TIRANA