Irak: Shpresat e kota për demokraci - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Irak: Shpresat e kota për demokraci

Irak: Shpresat e kota për demokraci

· 36 · 2345

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-02-2005, 12:51:32


"Zgjedhjet nuk bëjnë demokraci. Demokracitë bëjnë zgjedhje"1 - Edwin Black, autori i Banking on Baghdad: Inside Iraq's 7,000-Years History of War, Profit, and Conflict (Brenda 7000 vjetëve histori të luftës, profitit dhe konfliktit në Irak)


Zgjedhjet irakiane të caktuara për 30 janar, do të mbahen nën masa të rrepta të sigurisë dhe në një klimë politike jashtëzakonisht të polarizuar dhe emocionale. Zgjedhjet do të vendosin përbërjen e Parlamentit të ri irakian, që do të jetë përgjegjëse për formimin e një Kushtetute dhe një Qeverie që do të udhëheqë shtetin nën patronazh të qindëra mijëra ushtarëve të huaj. Situata e thyeshme politike dhe sigurie sugjeron se zgjedhjet nuk do të kalojnë si duhet. Pjesa më e madhe e analistëve dakordohen se zgjedhjet janë thjeshtë edhe një ngjarje e zmadhuar në seritë e ngjarjeve të propaganduar nga autoritetet okupuese si indikatorë të progresit irakian.

Okupimi fillestar i Irakut në prill të vitit 2003, priteshte të lansojë një proces të çlirimit, mirëpo vetëm pas pak ditëve të rëzimit të regjimit të Sadamit, filloi të zhvillohet një ngjallet një kryengritje. Vrasja e djemve të Sadamit, Uday dhe Qusay Hussein dhe më vonë kapjes së vetë Sadamit, nga shumë vendim-marrës në Washington, u lavdëruan si simbole të progresit. Mirëpo kryengritja vazhdoi dhe kundërshtimi politik ndaj autoriteteve që erdhën pas Sadamit morri hov.2

Përderisa dorëzimi i pushtetit regjimit të Allawit në fund të muajit qershor, vitin e kaluar, priteshte të minojë kundërshtimin irakian, rezistenca irakiane me sukses filloi të godasë simbolët e qeverisë së re, si dhe okupimin, më një pakënaqësi të madhe.

Zgjedhjet do të zhvillohen nën kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme, fillimisht për shkak të okupacionit të jashtëm dhe polarizimeve sektare dhe etnike. Mirëpo, kërcënimi më serioz për procesin politik të filluar nga Sh.B.A.-të vjën nga kryengritja tejet e sofistikuar me një bazë fuqie në rritje. Shefi i kundërzbulimit irakian, Shahawani, vlersëson se fuqia e përgjithshme e kryengritjes është rreth 40 mijë pjestarë paramilitarë, të mbështetur nga 160 mijë përkrahës aktiv, të gatshëm të ofrojnë kundërzbulim, strehim dhe përkrahje logjistike, madje kohë pas kohe edhe inkuadrim në luftime.3 Kjo është në kundërshtim me vlerësimet Sh.B.A.-ve të muajit tetor të vitit 2004, ku flitet për 5-20 mijë kryengritës aktiv ose gjysmë-aktiv.4

Pavarësisht nga pohimet e vazhdueshme të kryeministrit Iyad Allawi se anulimi i zgjedhjeve do të nënkuptojë shpërblim të kryengritësve, ai ishte detyruar të pranojë se votimi do të jetë i pamundur nën "xhepat" e dhunës së kryengritësve, ndërsa Lejtnant Gjenerali Thomas Metz, komandanti i forcave amerikane tokësore në Irak, ka pranuar më herët se kushtet në katër provincat irakiane mbeten të papërshtatshme për të zhvilluar zgjedhje.5 Këto pranime u bartën nga një deklaratë e përbashkët e lëshuar paradokohe nga Armata Ansar al-Sunnah, Armata Al-Mujahidin, dhe grupet islamike irakiane, duke e sulmuar legjitimitetin e zgjedhjeve, duke iu kërcënuar secilit që merr pjesë, dhe duke i deklaruar si caqe, të gjitha qendrat e votimit. 6

Përveç kësaj, kërkesat e vazhdueshme nga udhëheqësit sunni madje edhe nga disa udhëheqës kurdë, duke përfshirë edhe kryetarin e përkohshëm Ghazi al-Yawer, për shtyerje të zgjedhjeve, i kanë bërë shumë vëzhgues skeptik rreth validitetit të zgjedhjeve dhe legjitimitetit të rezultateve të tyre.7

Përderisa sulmi brutal amerikan ndaj Fallujas dhe ndaj pjesëve të tjera në të ashtuquajturin Trekëndësh Sunni, kishte për qëllim të mposhtë kryengritësit dhe të sigurojë për votime qytetet, të cilat diheshin se janë baza të kryengritësve, ajo vetëm shërbeu për t'i armiqësuar edhe më tej sunnit irakianë, të cilët po bëhen gjithnjë e më të mllefosur për margjinalizimin e përfaqësuesve të tyre politik nga ana e forcave okupuese.

Me prezencën e vazhdueshme të forcave okupuese dhe rritjen e revoltës, zgjedhjet irakiane sipas të gjitha gjasave kanë për qëllim të adresojnë problemet e irakianëve. Në vend të kësaj, ato do të jenë vetëm një përpjekje nga autoritetet okupatore për të ofruar një përshtypje të mirë për kredibilitetin dhe legjitimitetin e qeverisë pro-amerikane që do të bashkëpunonte me prezencën e zgjatur amerikane në Irak. Zgjedhjet e paradokohshme në Palestinë dhe Afganistan, të qendisura për të përkrahur zgjedhjet e kandidatëve pro-amerikanë, janë shembuj të mirë rreth asaj se çka është duke u planifikuar për Irakun nën kërkesë (qëllim) të autoriteteve okupuese.


Fillimi i dobët


Zgjedhjet e 30 janarit do të jenë zgjedhjet e para direkte shumëpartiake në Irak prej vitit 1953. Pas marrjes së pushtetit politik nga Abdul Karim Kassem në vitin 1958 nuk ka pasur zgjedhje legjislative – deri sa Partia Baa'th krijoi një Paralament të kontrolluar ngushtë në vitin 1980.8

Pjesmarrja e irakianëve në këto zgjedhje do të konfrontohet nga një numër i grupeve dhe koalicioneve të ndryshme që kandidohen për zyrë. Duke pasur parasysh se Iraku nuk ka traditë të paradokohshme demokratike, pjesa më e madhe e këtyre koalicioneve ose grupeve janë formuar brenda vitit të kaluar dhe nuk njihen mirë nga shoqëria irakiane. Secilit votues do t'i dorëzohet një fletvotim konfuz që ka një listë prej 111 opcioneve të ndryshme për të cilat ai mund të votojë. Në listë gjenden 79 parti, 9 koalicione dhe 27 individë. çdo fletëvotim do të ketë simbolin e partisë, emrin dhe numrin. Secili votues do të duhet të kalojë nëpër listën e madhe të më shumë se 100 simboleve.9

Sistemi konfuz i votimit definitivisht do të favozirojë ato pak parti që kanë lista të gjata, që kryesohen nga figura të njohura, ose mbajnë emra të njohura. Logjikisht shumë votues do të zgjedhin Aleancën e Bashkuar të Shijeve të Irakut (të favorizuar nga Sistani), Aleancën Kurde, Unionin Sekular Kombëtar irakian të kryeministrit Allawi, dhe Partinë Irakiane të kryetarit al-Yawer. Si rezultat i kësaj shumë kandidatë të pavarur legjitim si duket nuk do të përfshihen. Vota shije poashtu do të jetë një pengesë, duke pasur para sysh se shumë grupe sunni kanë bojkotuar zgjedhjet dhe nuk kanë ndonjë kandidat ose parti të njohur që kandidohet. Në fjalë, një anketë e departamentit të shtetit amerikan e zhvilluar paradokohe, zbuloi se vetëm 12 për qind e sunnive besojnë se zgjedhjet do të jenë fer dhe legjitime.10


Spektri i konfliktit qytetar


Përderisa invazioni anglo-amerikan i Irakut rrëzoi regjimin e Sadamit, ajo shkatërroi institucionet irakiane dhe i shpërbëri të gjitha resurset e legjitimitetit dhe sovranitetit të shtetit. Përkrahësit e rendit të ri post-Sadamian, kundërshtarët e tyre vazhdimisht i quajnë "terroristë", "ish Baa'thistë", ose "lojalistë të Sadamit", përderisa kundërshtimi plotësohet me sugjerimin se çdo zyrtarë ose institucion që bashkëpunon (që lidhet) me rendin e ri është "shërbetor i autoriteteve okupuese", "hipokrit", ose "agjentë i alenacës Kryqëzato-Cioniste". Rezultati i këtyre qëndrimeve ka qenë mungesa e ndonjë burimit të legjitimitetit të pranuar gjërë dhe shpërbërja e identitetit të unifikuar kombëtar irakian, me armiqësi të jashtëzakonshme etnike, sektare, fetare ose fisnore.

Arabët sunni irakian, që historikisht kanë qëne komunitetit udhëheqës politik, vazhdimisht janë margjinalizuar nga autoritetet okupatore, të cilat i shihnin sunnit si bazë kryesore të përkrahjes së regjimit të Sadamit. Gjendja aktuale e çështjeve është shkaku kryesor për rezistencën e fuqishme ndaj okupacionit që gjendet në rajonet sunni, për shkak se shumë sunni besojnë se kryengritja është mjeti më i mirë i tyre për të ndikuar në jetën politike të Irakut. 11

Mirëpo, ky margjinalizim poashtu sqaron se pse Asociacioni i Dijetarëve Muslimanë (Association of Muslim Scholars [AMS]), autoriteti më i lartë fetar sunni, vendosi të bojkotojë zgjedhjet, dhe pse Partia Islamike Irakiane (IIP), edhe një lojtar i madh sunni, vendosi të bojkotojë zgjedhjet, edhe pse më herët dëshironte të merr pjesë në pjesën më të madhe të marrëveshjeve tranzicionale post-Sadamiane.

Brenda komunitetit shije, pavarësisht nga uniteti i dukshëm, edhe më tej ka ndarje të mëdha që nuk mund të rregullohen lehtë. Përveç përpjekjeve për udhëheqësi, shijet janë të ndarë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me metodat e ballafaqimit me okupacionin anglo-amerikan dhe refuzimit të pranimit të ndikimmit iranian në Irak. Me muaj të tërë, komuiniteti shije në Irak ishte i ndarë në autoritetin e Ayatollahut Ali al-Sistani të lindur në Iran, i cili fton për rezistencë paqësore të okupacionit, dhe kundërshtimit militant të Moqtada al-Sadrit. Më 14 prill, 2003, një grup i Moqtada al-Sadrit rrethoi shtëpinë e Al-Sistanit në Najaf dhe i urdhëroi atij të lëshojë shtetin për shkak të lidhjeve të tij me Iranin dhe për shkak se "ai nuk është arab"."12

Përveç kësaj, në gusht të vitit 2004, kur ushtria amerikane lansoi ofensivën e saj kundër forcave të Al-Sadrit në Najaf, Al-Sistani lëshoi qytetin për herë të parë pas disa viteve, për shkak të, siç thuhej, udhëtimit në Londër për trajtim mjekësor. Ai u kthye tre javë më vonë, pasi ushtria e Al-Sadrit ishte dobësuar tejmase nga ushtria amerikane.

Në kontrast me militantët e Moqtadas, Këshilli i Përgjithshëm për Revolucion Islammik në Irak, i lidhur me Sistanin dhe Partia e Daves Islame në Irak ishin duke shpërndarë mesazh të durimit, duke u premtuar pasuesve të tyre se nëpërmjet zgjedhjeve do të arrijnë një qeveri të pashmangshme të dominuar nga shijet. Nga mesi i nëntorit të vitit 2004, për të bashkuar zërin e shijeve irakianë, u njoftua një koalicion i forcave politike që u përcaktua të merr pjesë në zgjedhjet nën udhëheqjen e Sistanit. Thuhej se koalicioni, do të përfshinte të gjitha lëvizjet e mëdha politike shije, duke përfshirë edhe atë të Al-Sadrit. Si pasojë, më 7 dhjator të vitit 2004, u njoftua formimi Aleancës së Bashkuar e Shijeve të Irakut.

Befas, përderisa lista e anëtarësisë së koalicionit ishte e dominuar nga kandidatë të IDP-së dhe SCIRI-së, në të nuk gjendeshte asnjë pauses i Al-Sadrit. 13 Sqarimi zyrtar ishte se lëvizja Sadriste nuk ishte e përfshirë për shkak se nuk ishte e regjistruar si parti politike në komisionin elektoral irakian. Megjithatë, vetë Moqtada al-Sadr iu kthye çështjes, kur deklaroi se lëvizja e tij nuk do të merr pjesë në zgjedhjet irakiane, nëse udhëheqës të tjerë fetar nuk do të garantonin largim të menjëhershëm të forcave të huaja pas zgjedhjeve.14


Rezultati i pozitës së Al-Sadrit ishte ndërprerja e negociatave ndërmjet lëvizjes Sadriste dhe grupit fetar të udhëhequr nga Sistani, që sugjeron se një segment i madh i popullatës së Irakut nuk do të përfaqësohet. Përshembull, miliona njerëz që jetojnë në qytetin Sadr – lagja e Bagdadit e dominuar nga shijet – nuk do të kenë të drejtë zëri.15

Kurdët irakianë, të cilët kanë qenë më mikpritës ndaj prezencës amerikane në Irak kanë qenë të zëshëm për shtyerje të zgjedhjeve, që sipas analistëve, është një përpjekje për të konsoliduar edhe më tej strukturën e tyre të qeverisjes autonome dhe forcave ushtarake.16

Kurdët druajnë se "autonomia" e tyre e autorizuar nga amerikanët mund të minohet nëse ndonjë qeveri e ardhshme e shtetit themelon një kushtetutë që nuk përfshin të njëjtat garanca që gjenden në "ligjin adrministrativ të përkohshëm" të sponsoruar nga Sh.B.A.-të.17


Ndryshimet e shpejta


Iraku po ballafaqohet me një situatë të pakrahasueshme ku forcat okupuese flasin për "sovranitet" dhe "transfer të pushtetit" mirëpo në të njëjtën kohë mbajnë më shumë se 150 mijë ushtarë në tokën irakiane. Vendim-marrësit amerikanë nuk po e shofin se prezenca e vazhdueshme e trupave të huaja në Irak, është një shkak i madh për jostabilitetin në Irak.

Gati dy vjet pas rrëzimit të Sadamit, Iraku nuk është as afër lirisë, e as afër demokracisë. Forcat okupuese nuk kanë bërë shumë për të zbutur mllefin e irakianëve, dhe kanë dështuar të krijojnë një klimë politike që do të jetë shkaktare për formimin e një qeverie stabile në Irak. Shumë irakianë janë të pashpresë në pjesmarrjen në një sistem politik të krijuar nga forcat okupuese. Irakianët e zakonshëm gjenden në një situatë ku duhet të zgjedhin ndërmjet kandidatëve të panjohur dhe në të njëjtën kohë nuk kanë të drejtë të votojnë në referendum për atë se a dëshirojnë fund të prezencës së trupave të huaja në shtetin e tyre.

Zhvillimi i zgjedhjeve nën kushte të tilla në Irak, kërcënon të keqësojë tensionet tashmë mjaft të këqia ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe sektare në Irak, dhe të shtrojë terrenin për një konflikt qytetar. Kjo ka shtyrë ministrin e brendshëm irakian Falah Naqib të tërheq vëmendjen për mundësinë e "një lufte qytetare dhe ndarje të shtetit".

  • Postime: 12234
  • Karma: +408/-388

#1 ne: 18-03-2005, 20:16:52
Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan me 20 mars të vitit 2003, gati dy orë pas kalimit të ultimatumit të fundit, sulmet e tyre në Irak. Pas rrëzimit nga pushteti të Sadam Hyseinit me 1 maj 2003 presidenti amerikan Xhorxh Bush shpalli si të përfunduara operacionet e mëdha luftarake. Për shkaqet që sollën deri tek kjo luftë - tani dy vjet pas fillimit të saj, një koment nga Martin Vagner.

A kishte diçka të veçantë, a ndodhi diçka që ja vlen të kujtohet kur para dy vitesh ranë bombat e para amerikane në Bagdat? Unë mendoj a është thjeshtë e lejueshme të hidhet vështrimi nga e kaluara, tani kur të gjithë janë të pajtimit se bëhet fjalë për ardhmërinë e Irakut, për paqën dhe lrinë në Lindjen e Mesme? E kaluara ka shkuar. Ne të gjithë tani shikojmë përpara, duam një Irak paqësor dhe demokratik. Dhe këtu del edhe llogaria cinike e qeverisë Bush. Fuqia normative e rrethanave faktike apo: fituesit shkruajnë historinë, humbësitë fusnotat. Andaj me këtë rast disa vërejtje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e filluan këtë luftë për shkak se deshën të bindin botën - ndër të tjera përmes një paraqitje fantastike të Kolin Pauellit para Kombeve të Bashkuara, se diktatori irakian Sadam Hysein disponon armë të shkatërrimit në masë. Por siç duket kjo nuk doli e vërtetë. Sipas inspektorëve të armëve të Kombeve të Bashkuara as ekspertët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të gjejnë armë të tilla në Irak.

Shkak numër dy për këtë luftë: Sadam Hyseini paraqet kërcënim për paqën në botë për shkak se ka lidhje dhe bashkëpunon me rrjetin terrorist të El Kaidës së Osama Bin Ladenit. Ndërkohë ne e dijmë se Sadam Hyseini ka terrorizuar popullatën irakiane. Andaj tani prindërit dhe fëmijët, vllezërit dhe motrat e ushtarëve amerikan të stacionuar në Irak duhet të ngushëllohen me faktin se të dashurit e tyre luftojnë në Irak për një arsye tjetër: ata kanë çliruar popullin irakian prej një diktatori dhe janë duke siguruar me armë zhvillimin e Irakut drejt demokracisë.

Kjo nuk përmban asgjë të pamoralshme dhe të dënueshme, përkundrazi. E dënueshme është sjellja e qeverisë Bush e cila nuk deshi në asnjë mënyrë që të evitoj fillimin e luftës në Irak. Edhe nëse pas disa vitesh apo dekadash rezultati i kësaj lufte do të jetë një Lindje e Mesme demokratike fakt mbetet se fillimi i kësaj lufte është bazuar mbi gënjeshtra. Andaj justifikimi i kësaj lufte në njëfarë mase duhet të bëhet në të ardhmen. Se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara shpresojnë të gjithë dhe kërkimi i angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare në këtë drejtim nuk është i pavend. Megjithatë me këtë rast duhet të kujtohet se si filloi kjo luftë edhe pse sot kjo nuk është më temë diskutimi në Uashington.




[attachment[/attachment]

  • Postime: 196
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-03-2005, 09:29:07


Per temen:
Nese irakienet nuk duan te bejne demokraci nuk e kane fajin as amerikanet e as anglezet por ata vete.
Ideja eshte qe nje populli qe ka jetuar i shtypur tere jeten i duhet pak kohe qe te mesohet me lirine.
Te kujtohet se c'kane bere patriotet tane me 1991?
« Editimi i fundit: 23-03-2005, 09:47:06 nga M A X »

  • Postime: 1122
  • Karma: +6/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 23-03-2005, 14:59:46
sirio!
sipas teje del qe demoktacia eshte nje fuci nafte qe eksportohet?

  • Postime: 473
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 23-03-2005, 17:16:39
te githa nga pak, pak demokraci, pak nafte, pak vrasje ushtaresh, e keshtu me rralle, dikush duhet te vdesin per kete nafte, se ajo nuk vjen vet ne amerike, kurse demokracia e irakut, ky eshte preteksti, sepse bushi s'mund te thote direkt se amerika gjithmone ka nevoje per pasuri nentokesore.

  • Postime: 196
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 24-03-2005, 03:00:03
Kundra Irakut?
Populli irakien e tregoi veten kur shkoi i gjithi per votime megjithe kercenimet e terroristeve. Kur qenkan kaq te mire keta trimat, pse nuk i lene njerezit te shkojne te lire te votojne ose te mos shkojne por i kercenonin dhei vrisnin?
Per here te pare ne Irak u zhvilluan zgjedhje te lira, ky ishte nje nocion i panjohur per ta.
Tani votuan?
E dini sa vlere ka nje votim i lire ne jeten e njeriut?

  • Postime: 1122
  • Karma: +6/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 24-03-2005, 03:17:53
Kundra Irakut?
Populli irakien e tregoi veten kur shkoi i gjithi per votime megjithe kercenimet e terroristeve. Kur qenkan kaq te mire keta trimat, pse nuk i lene njerezit te shkojne te lire te votojne ose te mos shkojne por i kercenonin dhei vrisnin?
Per here te pare ne Irak u zhvilluan zgjedhje te lira, ky ishte nje nocion i panjohur per ta.
Tani votuan?
E dini sa vlere ka nje votim i lire ne jeten e njeriut?

Sorio! Po me habit me keto te dhena mik. :???
Sipas burimive te sakta ne votimet e "lira" ne Irak nuk kane marre pjese as 35% e popullit Irakien, prandaj te lutem nderroje ndonje here kanalin e televizorit mos shiko vetem CNN e BBC :D
Fundja kjo eshte polititika genjeshtren ta besh te vertete.

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 24-03-2005, 03:21:09
whatever.........
« Editimi i fundit: 24-03-2005, 03:42:43 nga The World »

  • Postime: 1122
  • Karma: +6/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 24-03-2005, 03:40:03
kujt i cahet byotha per demokracine e Irakut ? Une dua nafte, voje, dhe benzine per Ferrarin tem qe i Jam ne New Jersey, Amerike.
E nuk mcahet byotha, me e dit se vdesin shoket e tu mat ngusht per nafte, ose per pasuri tjera nentokesore.
Prandaj jetoj ne Amerike, e jo ne Sketerra, sikur Shqiperia, Greqia, Italia, dhe Franca.
Rrofte Presidenti Bush. Se per ta kam votue, dhe jo per at ciken e keqe John Kerry..............

Ju lutem oh njerez, ju kujtoni si ai bismilah qe i bani para se me ra n'gjum, do jau rregulloj jeten tuaj. Ne ate krah flini ju.
Rrofte Shqipnia, Rrofte Amerika, Rrofte benzina e Lindjes T'mesme.
Benzina kushton ma shtrejte n'shipni sesa n'amerik. A nuk do ishte mire sikur, edhe n'shqipni te lirohet benzina pak, masi atje s'ka jete.
Apo feja ashte me e dashur se gjithcka ? M'kalxoni ? N'dac m'rraportoni ?
nga ke dale ti mor amon :??? ca do ne kete forum :???

shko o vlla futja i tas me groshe me mire ...


  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 24-03-2005, 04:06:26
Une nuk e di pse na  dhimbet kaq shume ky Iraki ? Feja e njejte ? Ka munsi !!

  • Postime: 1122
  • Karma: +6/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 24-03-2005, 04:15:46
me shume me dhimbsesh ti se ke ngelur akoma me bindje mesjetare.
« Editimi i fundit: 26-03-2005, 10:00:55 nga INDRITI »

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 24-03-2005, 05:17:09
................... ............
« Editimi i fundit: 01-05-2005, 02:31:58 nga Hidajet Sulejmani »

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 24-03-2005, 08:02:29
Shkatrrim gjithe Irakjaneve.
Lirim i cmimeve te beniznes ne Shqiperi, dhe Amerike, e kudo tjeter ku jetojn shqiptaret fatzeze.

ore qeke prototip ti! me keto mend qe ke ti as ke dera e hales nuk shkon.

  • Postime: 196
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 25-03-2005, 02:34:11
Miss Girl, e di qe ti dhe MAx do te thoni se eshte mjaft e lavderueshme qe e ke ruajtur kaq mire shqipen megjithese ke ikur e vogel, po edhe se meson ndonje fjale me shume nuk te ben keq, perkundrazi, e permireson shqipen tende edhe me shume sidomos ne fushen e termave qe eshte edhe me e veshtira, prandaj te lutem mos ma merr per keq :lule dhe MAX-i te mos e fshije prape:
Sitizen = qytetar
elections = zgjedhje

  • Postime: 149
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 25-03-2005, 21:01:10


Nese irakienet nuk duan te bejne demokraci nuk e kane fajin as amerikanet e as anglezet por ata vete.

O Sirio kam idene se me ket fjali me verte qe po e ngatrro kekun me byrekun. Po demokracia ca eshte mor mik? A eshte vullneti i popullit?
Nese pergjigja eshte po( ashtu eshte) atehere fjalet "irakenet nuk duan demokraci" eshte ne vetvete nje demokraci por ti mbase ke dashur te thuash qe irakenet nuk duan deomkracine amerikane apo jo...?

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 25-03-2005, 22:04:14
more njerez ma nevoje per demokraci ka shqiperia me kosoven, e lejeni Irakun n'pune t'vet.
iraki asht populli i hupun mrapa n'histori qe nja 14,000 vjet, e demokracia e tyne vec sa ka fillue, e zoti e di se kur ka me marue.
kam ma hall bashkimin e kosoves me shqipnin ashtu sic done shqiptaret, e atershi po jua cojm irakjanve ni flamur shqiptar me dy krena, e tu kalxojm se populli shqiptare ka qene PREZENT, EGZISTUES dhe i vetdijshem gjate zhvillimit demokratik ne irak.  ;)  
bota sot po na e mohon EGZISTIMIN dhe PREZENCEN, e shqiptarise qe e kemi pas me mijera vjet.  ;)

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 25-03-2005, 22:06:55
The World po diskutohet per Irakun dhe jo per Kosoven e Shqiperin po ste pelqevi tema mos shkruaj gjera pa vler.

  • Postime: 1209
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 01-04-2005, 14:12:10
kapitalizmi e lidh ngushte egzistencen e saje me pronen private...........p randaj nuk mund te kete demokraci( shteti i popullit) ne irak, perderisa indirekt do te jete "prone private" e usa-s dhe me gjere e universo-kapitalizmit.......
 kuptimi "demokraci" ka kohe qe ka humbur dhe jo vetem ne irak.........

  • Postime: 12234
  • Karma: +408/-388

#18 ne: 20-04-2005, 12:49:52
Në Bagdad janë gjetur 50 kufoma të reja

Bagdad:Vala e dhunes,shperthimeve dhe vrasjeve ne Irak nuk ka te ndalur. Pas nje shperthimi te nje autobombe ne Bagdad gjeten vdekjen dy civile irakiane dhe nje tjeter eshte plagosur,ka njoftuar policia e Irakut.Ndersa ne nje sulm tjeter mbi nje konvoj ushtarak amerikan jane vrare dy civile dhe pese te tjere jane plagosur.Nderkohe, sic njoftoi presidenti i Irakut ne afersi te qytetit te Bagdadit jane gjetur 50 kufoma.Ata ishin marr nga kryengritesit si penge.

  • Postime: 12234
  • Karma: +408/-388

#19 ne: 28-04-2005, 17:39:39
Kryeministri irakian prezanton kabinetin e ri qeveritar


Bagdat: Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Irak kryeministri Ibrahim al Xhafari ka prezantuar listën e kabinetit të tij qeveritar. Sipas të dhënave të Xhafarit pritet që këtë të enjte parlamenti të votoj për përbërjen e kabinetit qeveritar. Për javë të tëra zgjatën mosmarrëveshjet për ndarjen e resorëve në mes të shiitëve, sunitëve dhe kurdëve. 

DW

  • Postime: 749
  • Karma: +0/-0

#20 ne: 17-05-2005, 16:25:12

Sipas burimive te sakta ne votimet e "lira" ne Irak nuk kane marre pjese as 35% e popullit Irakien, prandaj te lutem nderroje ndonje here kanalin e televizorit mos shiko vetem CNN e BBC :D
Fundja kjo eshte polititika genjeshtren ta besh te vertete.


Po pse nga ti marri informacionet ,nga radio-marreset gjith bubuzhela te 'celulave xhihadiste te Katarit e Sudanit' apo nga web-sitet ku shef prerje kokash te pafajshmish nga qyrrsa qe ne emer te Zotit.
Me shume se 70% e elektorati votoi edhe pse u kerrcenua me Dinamitim Tajareje nga ''Ne asnje menyre''-Terroristet, por ju vazhdoni me Hereoglifiku neper tema te tilla nga Internet Cajtorja e Krye-Baballekut Boteror,(mbi Havllin e se ciles shkruhet me ''presje'' te arta, ''Haj nje tas Hashure per Zhvillim e Perparim''), se jeni te kendshem.
« Editimi i fundit: 17-05-2005, 16:27:24 nga BeRni »

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 17-05-2005, 21:13:06
Po pse nga ti marri informacionet ,nga radio-marreset gjith bubuzhela te 'celulave xhihadiste te Katarit e Sudanit' apo nga web-sitet ku shef prerje kokash te pafajshmish nga qyrrsa qe ne emer te Zotit.
Me shume se 70% e elektorati votoi edhe pse u kerrcenua me Dinamitim Tajareje nga ''Ne asnje menyre''-Terroristet, por ju vazhdoni me Hereoglifiku neper tema te tilla nga Internet Cajtorja e Krye-Baballekut Boteror,(mbi Havllin e se ciles shkruhet me ''presje'' te arta, ''Haj nje tas Hashure per Zhvillim e Perparim''), se jeni te kendshem.

 ke qene ne irak dhe ke mbajtur statistika zotrote? je shume injorant kur vjen puna ke vendet islame se ti e shikon gjendjen vetem ne ngjyre te zeze. nuk ke faj se dhe ne ne kohen e xhaxhi enverit  mendonim se Evropa dhe Amerika po ngordhin per buke, vetem shqiperia ishte shteti me mirqenien me te mire. te gjithe donin te na pushtonin. shikoi gjerat si duhen pare dhe jo si te interesojne ty.
« Editimi i fundit: 18-05-2005, 17:45:37 nga Hersianna »

  • Postime: 749
  • Karma: +0/-0

#22 ne: 18-05-2005, 15:29:43
Kur Te mesohesh si shkruhet nuk do editohesh.

Mos e tepro me ofendimet e tua prej femije.
« Editimi i fundit: 18-05-2005, 17:44:47 nga Hersianna »

  • Postime: 12234
  • Karma: +408/-388

#23 ne: 24-05-2005, 18:36:01
Irak: Al Kaida thotë se është plagosur Abu Musab al Zarkaui

24-05-2005
 


Al – Kaida në Irak, bën të ditur se udhëheqësi i saj, Abu Musab Al Zarkawi, është plagosur dhe grupi u bëri thirrje myslimanëve të falen për shërimin e tij.

Mesazhi u bë publik sot në faqen elektronike të grupit, por vërtetësia e tij nuk mund të provohet. Një zëdhënës ushtarak amerikan në Bagdat tha se ai nuk ka informacion mbi njoftimin e faqes në internet.

Deklarata nuk njofton se kur apo ku u plagos terroristi më i kërkuar në Irak, por javën e kaluar, pati njoftime se Zarkawi ishte plagosur dhe ishte parë për pak kohë në një spital në qytetin Ramadi.

Ndërkohë një makinë bombë shpërtheu sot në qendër të Bagdatit duke vrarë dy civilë dhe tre ushtarë amerikanë. Ushtria amerikane po ashtu njoftoi se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në Bagdat, shkaktoi dje vrasjen e 4 ushtarëve amerikanë.

VOA

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 25-05-2005, 02:33:12
Natyrisht qe do te kete shpresa te kota per sa kohe terroristet vrasin diten e naten me makina bombe, motorra bombe apo bicikleta bombe njerezit e kombit te tyre.
Po pse cfare kujtonin ata te mykur se SHBA do t'i clironte nga Sadami dhe do i linte te benin shtet fondamentalist si t'ua kishte qejfi???

Temat e fundit