×

Irani dhe kriza berthamore

Irani dhe kriza berthamore

· 47 · 5238

  • Postime: 165
Vështrusja
ne: 18-04-2006, 11:54:41
Botuar: E martë, 18 prill 2006 - 07:49 CET
BBC Shqip

Kriza bërthamore diskutohet në Moskë

Rusia thotë se do të këmbëngulë në gjetjen e zgjidhje diplomatike për krizën rreth programit bërthamor të Iranit gjatë një takimi ndërkombëtar që po organizon të martën në Moskë.

Një zëdhënës për ministrinë e jashtme ruse tha se bisedimet, ku do të marrin pjesë anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania, do të riafirmojnë qëndrimin e Rusisë për të ndjekur vetëm strategjinë e negociatave.

Njoftimi i Teheranit javën e kaluar se kishte pasuruar uranium u pasua nga njoftimet në Uashington se Amerika mund të jetë duke planifikuar veprime ushtarake kundër vendit për të mos e lejuar që të prodhojë armë bërthamore.

Por autoritetet e Teheranit kanë deklaruar se ka kaluar koha e kërcënimeve dhe kanë bërë thirrje për negociata.

Negociata të vështira

Edhe një herë, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania po takohen në përpjekje që të arrijnë një marrëveshje rreth kundërpërgjigjes së tyre ndaj qendrimit shpërfillës të Iranit në lidhje me programin bërthamor.

Kjo mund të provojë të jetë një detyrë jo e lehtë, po të kihen parasysh qendrimet e tyre shumë të ndryshme.

Gjatë ditëve të fundit, Kina dhe Rusia, që kanë lidhje të rëndësishme tregtare me Teheranin, kanë vazhduar të theksojnë nevojën që ekziston për të gjetur zgjidhje diplomatike.

Por Uashingtoni ka folur për nevojën për ndërmarrjen e hapave për ta detyruar Iranin që ta ndryshojë politikën e tij bërthamore.

Aktivitet diplomatik

Para takimit të Moskës ka patur aktivitet të ngjeshur diplomatik.

Një i dërguar i posaçëm kinez vizitoi Teheranin javën e kaluar para se të udhëtonte drejt Moskës për bisedime me zyrtarë rusë.

Mohammed El Baradei, kreu i agjensisë bërthamore të OKB-së, po ashtu vizitoi Iranin javën e shkuar, por nuk arriti që ta bindte qeverinë e atjeshme që të pezullonte aktivitetet e lidhura me uraniumin.

Teherani thekson se ka të drejtë të pasorojë uranium në bazë të Marrëveshjes për Mospërhapjen Bërthamore.

Zyrtarë iranianë i kanë hedhur poshtë thirrjet e OKB-së si të parëndësishme dhe thonë se me programin bërthamor të Iranit duhet të merret vetëm agjensia bërthamore e OKB-së.

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#1 ne: 18-04-2006, 12:47:39
Ne fillim, mendoja se Amerika e ka fajin ...
Se i do te gjithe ti kete nen kembe ...

Po me duket se vete Irani po mundohet te bej lufte
se ska Lider te mencyr e te urte qe te flasi ashtu sic flet ai i Iranit.
Jan disa gjera qe justifikojne njera tjetren ...
Si tenxherja me kapakun, per shembull ...

-King

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 18-04-2006, 12:54:18
Irani duket se nuk ka frika nga Amerika prandaj dhe e kercenon,para disa ditesh degjova Presidentin Irianian qe kishte thene,Amerikes mos i duket se neve jemi Iraku apo Afganistani,po na sulmuan do e pesojn keq.Amerika ka shume frike nga Armet Berthamore qe mund te kete Irani.

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 18-04-2006, 18:02:33
Ish Presidenti Iranian Rafsanjani,ka deklaruar se Irani eshte gati te perballet me sulmet ushtarake amerikane.Ne nuk kerkojm te perballemi ushtarakisht po nese na detyrojn jemi gati.
SHBA nuk do te kishte asnje perfitim nga nje perballje e tille,ka pohuar Rafsanjani,duke shtuar se vendet e Gjirit Persik nuk do ti japin asnje mbeshtetje SHBA.Edhe Izraeli eshte paralajmeruar.
Izraeli nuk mund te arrije Iranin,por duart iraniane mund te godasin Izraelin ka shtuar ai.

  • Postime: 12234
Lefter
#4 ne: 18-04-2006, 18:25:12
Irani, paralajmërim Këshillit të Sigurimit se nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor


Irani i paralajmëroi anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit se asnjë lloj trysnie nuk do ta detyrojë të heqë dorë nga programi bërthamor.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se takimi i sotëm i 5 vendeve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë, ka më tepër rëndësi për vetë pjesëmarrësit, se sa për Iranin.

Bisedimet e sotme në Moskë mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit mbahen një javë para se Këshilli i Sigurimit të dëgjojë një raport mbi Iranin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore. Rusia thotë se vazhdon të jetë kundër përdorimit të sanksioneve për ta bindur Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Ndërkohë, sot në Washington, Presidenti Bush ripërsëriti se për zgjidhjen e çështjes së Iranit mbeten të hapura të gjitha mundësitë, por shtoi se ai dëshiron një zgjidhje diplomatike. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha sot se çdo agresor do të pendohej, në se do të sulmonte vendin e tij.


VOA

  • Postime: 183
  • Gjinia: Mashkull
Okki
#5 ne: 18-04-2006, 22:49:48
Irani duket se nuk ka frika nga Amerika prandaj dhe e kercenon,para disa ditesh dëgjova Presidentin Irianian qe kishte thënë,Amerikes mos i duket se neve jemi Iraku apo Afganistani,po na sulmuan do e pesojn keq.Amerika ka shumë frikë nga Armet Berthamore qe mund te këtë Irani.

Te njejtat deklarata i kan dhene edhe Afghanistani e Iraku para sulmeve Amerikane. Shpresojm qe Irani ta nderroj politiken se vaj halli per ta.

Okki,
Afghanistan

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#6 ne: 19-04-2006, 03:20:29
Vazhdon konflikti rreth programit bërthamor të Iranit
 
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Mohamed ElBaradei tha se ende nuk mund të konfirmohet nëse Irani ka pasuruar uranium në nivel të tillë për tu përdorur për të furnizuar stacionet bërthamore.  
Duke folur në Teheran, ElBaradei tha se inspektorë të Kombeve të Bashkuara kanë marrë mostra bërthamore, do t'i ekzaminojnë ato dhe do t'ia raportojnë përfundimet e tyre, Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. "çështja e pasurimit të uraniumit, sado emocionale është, nuk është urgjente. Ne kemi kohë të mjaftueshme të negociojmë mbi një marrëveshje sipas të cilës të sigurohet nevoja e Iranit për fuqi bërthamore dhe ti jepet zgjidhje shqetësimit të komunitetit ndërkombëtar"-tha Elbaradei. Me herët gjatë ditës së sotme Elbaradei përfundoi raundin e parë të bisedimeve me zyrtarët iranianë. Ai takoi kreun iranian të Organizatës për Energjinë Bërthamore, Gholan Reza Aghazadeh si dhe kryenegociatorin për cështjet bërthamore Ali Larijani. Ky i fundit tha se Teherani do t'i përgjigjet në dy javë kërkesës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore për pezullimin e pasurimit të uraniumit. (RFE)  

Mëdyshjet amerikane rreth rastit të Iranit
 
Një nga ligjvënësit kryesor në Shtetet e Bashkuara, senatori, Riçard Llugar, ka thënë se SHBA-të duhet të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
Sugjerimi i senatorit republikan, Llugar, bie ndesh me këmbënguljen e administratës së Bushit për një trajtim multilaterial të çështjes përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

www.rtklive.com

Une per vete i frigohem kesaj se mund ti ndodh ndonje gje e keqe Iranit por edhe shteteve perreth duke mos anashkaluar edhe me gjere . :(

  • Postime: 541
  • Gjinia: Mashkull
Hektori
#7 ne: 19-04-2006, 03:29:20



           Irani duket se nuk ka frika nga Amerika prandaj dhe e kercenon,para disa ditesh dëgjova Presidentin Irianian qe kishte thënë,Amerikes mos i duket se neve jemi Iraku apo Afganistani,po na sulmuan do e pesojn keq.Amerika ka shumë frikë nga Armet Berthamore qe mund te këtë Irani.
___________________ ___________________ ___________________ ___

        Te ne thojne zani i gate pa takate eshte shume taksirate!
               HEKTORI

  • Postime: 43
kinezi
#8 ne: 19-04-2006, 23:40:48
Njerëz,

Të gjithë shikoni vetëm njërën anë te gjerave, atë qe degjoni nëpër lajme.
Mendoni se me te vërtetë problemi janë armet berthamore? A nuk ju duket shumë e ngjashme me armet kimike ne Irak?

Irani para shumë vitesh (reth viteve 50) shtetezoi pronat e kompanive te naftes qe ishin Angleze. Kutohet qe Anglise dhe Amerikes nuk ju pëlqeu prandaj vune sansksione dhe organizuan një grusht shteti dhe mbështeten dhunen. Tani e njëjta gjë po ndodh, Irani po shet nafte me Euro dhe po ja shet cmimit me te lartë (d.m.th. jo Amerikes)

Krejt papritur, Irani na u be e keqja e botës. Edhe n.q.s. kanë ka ne plan armet berthamore (unë besoj se po) i ka për vetembrojtje qe të mos lejoje "ti pijne gjakun".

Nuk besoj se Rusia apo Kina do rrine duarkryq kësaj herë.

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#9 ne: 20-04-2006, 17:47:37
Kontoliza Raiz do vij ne EU 26 -Ne Turqi
                                    27 -Ne Greqi
                                     28 -Bullgari
Tani qe Presidenti i Amerikes eshte per vizit ne Kine...
Dolen e ben nje konference shtypi per kete problem dhe Kina i dha mbeshtetje USA-s

Mesa di une Irani kishte dhene nje porosi per disa armatime nga Rusia
dhe Rusia njoftoi keto dite qe do behet dergimi atyreve ne Iran.

Per mendimin tim, Irani e ka da menjen ....
Usa do i bie sa te marri ok nga te gjithe ...

Nafta eshte ngritur ne 74 dollar per fuci dhe ky cmim
nuk eshte vlera e vertete, thote Irani ...
Kurse Usa thote se Irani nuk e ka ne dore cmimin po fajin e ka kercenimi i luftes ...

Keq do jet per te gjithe ...
Po pellciten Bombat ...aty do behet nami.
Usa thote se ka plan per nje sulme "Rrufe", te papritur ...

-King

  • Postime: 3785
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#10 ne: 21-04-2006, 03:46:19
Per mendimin tim, Irani do qe te fitoje kohe, duke i lene botes te kujtoje se Irani ka arme berthamore aktive, nderkohe qe ai s'i ka akoma gati, por po perpiqet t'i krijoje.

  • Postime: 21
U.S.M.C.
#11 ne: 21-04-2006, 04:02:22
Irani eshte 1 e keqe e madhe. Ai eshte shtet terrorist. Nje president vendi qe del e deklaron se izraeli duhet te zhduket nga harta, dhe e gjith kjo ne shekullin e 21. Kjo nuk mund te tolerohet. Irani nuk ka arme berthamore por edhe nese do te kishte nuk do mund te kercenonte direkt USA. Per mendimin tim Irani duhej goditur perpara Irakut. Por nuk ke cfare te besh me qurrashet e Europes. Ata vetem kur u shtrengohet litari dalin e bejne deklarata idiote sic ishte ajo e Shirakut se nese terrorizmi do sulmonte Francen,
kjo e fundit do pergjigjej me arme berthamore.
Deri tani jane bere shume gabime, sic ishte armatosja nukleare e Indise dhe Pakistanit. Tani mjaft me, nqs doni ti kapni te 50-at. ;)
E keqja botes i vjen vetem nga Lindja e Mesme. Kete gje USA e ka kuptuar. Kuptojeni edhe ju... ^o)

  • Postime: 105
SirenegiuS
#12 ne: 21-04-2006, 04:25:34
Citim
Irani duket se nuk ka frika nga Amerika prandaj dhe e kercenon,para disa ditesh dëgjova Presidentin Irianian qe kishte thënë,Amerikes mos i duket se neve jemi Iraku apo Afganistani,po na sulmuan do e pesojn keq.Amerika ka shumë frikë nga Armet Berthamore qe mund te këtë Irani.
Fjalët e Ahmedinexhadit dhe te Bushit janë vetëm retorike politike por ne këtë rast tregojnë me tepër te vërteta se fjalimet e zakonshme politike. Irani nuk ka frikë nga Amerika, sepse te dyja palet e dinë se Amerika do ta këtë shumë te lehtë te shkaterroje Iranin dhe po aq te vështirë te fitoje luftën. Nuk ka dyshim se një lufte e mundshme do të ishte shumë shkaterruese për Iranin, por do ti sillte jo më pak deme ShBA-se. Qendrat Amerikane ne rajon do të viheshin ne rrezik, rritjet e çmimit te naftes do të kishin pasoja te renda ekonomike për të gjitha vendet perendimore importuese dhe vendet e rajonit (kësaj i trembet dhe Kina qe po industrializohet me hapa gjigande).
Citim
Nuk besoj se Rusia apo Kina do rrine duarkryq kësaj herë.
Rusia apo Kina nuk mund te hyjne ne një konflikt të hapur me ShBA. Këto dy shtete mund t'i shesin Iranit arme ne një lufte te mundshme, ose mund te nxjerrin perfitime politike nga kjo lufte. P.sh.. Kina mund te siguroje ndonjë marrëveshje për Tajvanin.  
Për mendimin tim, programi aktual i Iranit është teresisht konfrom ligjeve nderkombtare por Irani synon arme berthamore ne të ardhmën. Kjo është bërë një çeshtje krenarie kombëtare për popullin teper nacionalist Iraninian. Perveç kësaj kërcënimet e vazhdueshme dhe politika e dyfytyrshme e ShBA-se (kujtoni Izraelin ose mareveshjen e fundit me Indine) i japin me tepër arsye për te hyrë ne klubin e berthamoreve, ironikisht diçka e padeshirueshme per tvendet e rajonit dhe "aleatet"  me te afert te Iranit (nese mund te quhen aleanca grupimet e perkohshme teper te paqendrueshme politike te tipit Iran-Siri... -- Kine-Rusi).

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#13 ne: 21-04-2006, 09:38:04
Rice: Nuk përjashtohet intervenimi ushtarak
 
Uashington, 20 prill – Sekretarja amerikane e shtetit, Condollezza Rice, nuk e përjashtoi mundësinë e intervenimit ushtarak amerikan kundër Iranit, programi nuklear i të cilit po shkakton brengosje të Perëndimit. Rice tha se SHBA-të mund të thirren në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, por shtoi se megjithatë edhe më tutje dëshiron të besojë në suksesin e diplomacisë.
Në fjalën e saj para anëtarëve të Komitetit për politikë të jashtme në Chikago, Rice theksoi se SHBA-të janë të afta, nëse e kërkon kështu situata, që të veprojnë ushtarakisht të vetmuara ose në koalicion ndërkombëtar, po qe se nuk arrihet të zgjidhet kjo krizë nëpërmjet Kombeve të Bashkuara.
Ajo kritikoi edhe Rusinë për shkak të animit nga autoritarizmi (i Putinit), por vlerësoi se nuk do të ishte mirë që për shkak të mungesës së demokracisë Moska të izolohet.

www.lajm.info

  • Postime: 12234
Lefter
#14 ne: 21-04-2006, 11:55:01

E keqja botës i vjen vetëm nga Lindja e Mesme. Këtë gjë USA e ka kuptuar. Kuptojeni edhe ju... ^o)
USA ska kuptuar gje perveq asaj qe duhet te kaloj shekuj e shekuj me luftera te ,,padrejta,, vetem e vetem per njo groshe hebrenj.
Gjeneratori i se keqes eshte Izraeli qe nga dita kur eshte vendosur te ,,formohet,, ky shtet Bota nuk fle e qete!!!
Por ty te konvenon e kunderta eshte dicka tjeter,por e verteta eshte me ndryshe se endra jote edhe e Bush-maneve!!!

  • Postime: 21
U.S.M.C.
#15 ne: 21-04-2006, 11:58:42
Normal mer daj. Endrra ime eshte nje Amerike e fuqishme. Mundesisht me e fuqishmja ne bote dhe me e pasura, sepse jetoj ketu dhe nuk me therret njeri me perbuzje "o shqiptar" sic te therrasin ty ne Greqi e Itali.
Po endrra jote cila eshte? Irani berthamor???

  • Postime: 12234
Lefter
#16 ne: 21-04-2006, 12:03:42
Nuk kam une kunder te jete e fuqishmja,por me vjen keq per njerez qe e barazojne ,,fuqine,, me ,,drejtesine,,... ;)...Edhe  me te then te drejten eshte e drejte e cdo populli te ket nga nje ,,bombe atomike,, meqe bazat Amerikane jane kudo ne  Bote dhe te pajisura me  ,,atom,, dhe si rjedhoj Amerika eshte kercnim per tere boten!!! ;)
Ehhh...Sa per perbuzje amerikaneve nuk mund t'jau kaloi kush...Kete nuk e them une e thot historia(e kaluara) dhe e tashmja.Nuk duhet shikuar gjerat me syza po heqi syzet e shikoje realitetin!!!

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#17 ne: 21-04-2006, 12:10:11
Shume mire e ke thene Lefter!!!

  • Postime: 21
U.S.M.C.
#18 ne: 21-04-2006, 12:20:56
Amerika nuk ka deklaruar ndonjehere qe ky apo ai shtet duhet te zhduket nga harta. Sot per sot ka sistemin me te persosur te qeverisjes dhe shembull per gjith shtetet e tjera.
Pastaj, shpresoj mos ta kesh seriozisht kur thua se cdo popull duhet te kete nje bombe atomike, se do me vinte keq qe humba kohe duke biseduar me ty. Amerika nuk eshte vetem per atehere kur bota e sheh punen keq sic ndodhi ne WWII. Persa i perket racizmit more zoteri, un e kisha fjalen per ate qe njerezit shprehin hapur fare dhe jo per ate qe mund tu shkoje neper mend. Ne Greqi e Itali ta thone hapur qe je shqiptar madje edhe ndonje te share nga mbrapa. Kurse ne USA ha 7 vjet burg per nje gje te tille.
Me vjen keq qe midis shqiptareve ka hyre nje fryme e larte antiamerikanizmi, duke harruar se ka qene aleati yne ketu e 200 vjet me pare. Duke harruar se eshte nga te paktat vende qe e mbrojne shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithsi, se eshte nga te paktat vende qe pranoi tu tregonte vendin serbeve para 7 vjetesh.
Sic duket feja ben te sajen. Ekstremistet myslimane kane hedhur rrenjet e tyre edhe neper forumet shqiptare, aq sa arrihet te mbrohet nje shtet si Irani, me presidentin qe nga deklaratat e tij te kujton Hitlerin.
Me vjen vertet keq per ju. :(

  • Postime: 12234
Lefter
#19 ne: 21-04-2006, 12:34:57
Eshte e mundshme qe deklaratat te jene si te Hitlerit,por  ne anen tjeter veprat Amerika i ka si te Hitlerit! ;)
Une nuk e mbroj askend,une e mbroj drejtesine dhe si rjedhoje e kesaj ndeshem me ,,amerikanet,, qe vrasin me bomba kimike dhe te llojeve me te keqija,dhe jo shum larg e di e gjithe bota se sa jan ,,trime,, aq sa kan hedhur  ,,atomin,, ne Hiroshhime e Nagasaki,dhe askush nuk garanton qe nuk do te hedh edhe ndonjenhere!!! ;)..Kjo eshte arsyeja se ,,atomi,, o duhet te mirret edhe nga duart Amerikane o duhet te pajisen te gjitha shtetet(mbi 10 milion) me ,,atom,,.Sepse askush nuk  garanton per ekzistencen e tyre,meqe Amerika i kercenon!!!
Edhe normale eshte qe ne Itali e Greqi te ket armiqesi per neve,sepse jena armiq shekullore nu eshte kjo nje diteshe.Ndersa ne Amerika as qe ja kan idene se ku ndodhet Shqiperia ose Kosova ;)!!!


  • Postime: 21
U.S.M.C.
#20 ne: 21-04-2006, 14:48:37
Amerika as qe ja kan idenë se ku ndodhet Shqipëria ose Kosova ;)!!!




ME FALNI, ME KORRIGJONI NESE E KAM GABIM POR UNE DI QE KOSOVARET U KTHYEN NE SHTEPITE E TYRE FALE PRESIDENTIT KLINTON DHE PILOTEVE AMERIKANE QE BOMBARDUAN USHTRINE SERBE DHE DETYRUAN MILLOSHEVIçIN DHE VIçAT E TJERE TE HIQNIN DORE NGA VRASJET DHE DEBIMET E SHQIPTAREVE NGA TROJET E TYRE.
MBLIDHNI MENDJEN E MOS FLISNI PERçART. NUK E BERI KETE AS IRANI AS IRAKU MEGJITHSE ATA KOSOVARE QE VRITESHIN ISHIN MYSLIMANE.

  • Postime: 1533
Karatisti
#21 ne: 21-04-2006, 15:01:26
Po harroni ju se Irani ka nafte!

Askujt nuk i rruhet se Pakistani ka arme, as India e as Korea e veriut qe para pak kohe ua beri te ditur se ka edhe koka berthamore edhe raketa interkontinentale qe arrijne Hawaiin dhe Alasken (po pra toke amerikane, jo toke 'aleate').

Shyqyr qe ne shqiptaret skemi nafte se na kishin rrafshu edhe neve :(

  • Postime: 21
U.S.M.C.
#22 ne: 21-04-2006, 15:18:30
Kush tha qe nuk kemi nafte ne ore?  :P Ka ballshi nafte por vetem zisat e ushtrise punojne me te  :D  (shaka)
Degjo o shoku.
Se pari ka nje ndryshim midis Irakut, Iranit e Korese se veriut.
Iraku dhe Irani jane shtete qe financonin direkt terrorizmin dhe e para qe goditet eshte amerika. Por ndersa Iraku ishte shtet diktatorial, Irani pretendon se eshte demokratik sepse atje behen "zgjedhje te lira". Une mendoj se nese Irani nuk do heqe dore nga pasurimi i uraniumit, USA do ta godase e vetme, por jo ne masen qe goditi Irakun. Vetem do ti shkaterroje pikat ku mendohet se pasurohet uraniumi. Si mendoni ju se do ishte ne interes te USA qe ta godiste Iranin? Absolutisht jo. Ne nje moment kur nafta ka kapur 74USD per fuçi, sulmi kunder Iranit do e perkeqesonte shume me teper gjendjen. Por rreziku berthamor eshte me i madh tani sesa ritja e çmimit te naftes. Sepse behet fjale per Iranin. "Republika Islamike e Iranit" keshtu quhet mo shoku qe ta maresh vesh ti.
Sa per Korene e Veriut, mendo njehere sikur te jetoje ne Japoni e do ta kuptoje sa e rrezikshme eshte armatosja e saj. Por bota eshte shume e nxehte per momentin dhe do ishte hap i gabuar nese do sulmohej Koreja. Atje eshte nje diktature nga me te egrat qe ka pare bota, ku njerezit nuk kane as buke te hane, por USA pretendon me mire ti lere te dorezohen vete sesa te nderhyje ushtarakisht atje. Sepse armatosja e tepert e vendeve komuniste ka treguar qe ka sjelle rrenimin e mevonshem ekonomik te ketyre vendeve. Ashtu sic ndodhi me URSS, Shqiperine, apo edhe ish-jugosllavine.

Pakistani dhe India jane vende qe i kane dhene perparesi zhvillimit ekonomik e jo luftes. Pakistani e lufton terrorizmin.

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#23 ne: 21-04-2006, 15:41:51


Shyqyr qe ne shqiptarët skemi nafte se na kishin rrafshu edhe neve :(

HAHAHAHAH    :P

Shyqyr them dhe une ...se parane nuk dime ta administrojme...
Do kishim mbytur gjithe boten ...


Po ama Nafta e Iranit, do i kushtoj shume Z. Bush. Atij dhe aleateve
te tij. EU i ka kushtuar se cmimet jane ngritur ne kupt te qiellit ...nga cmimi i naftes!

Te kisha na i konteiner me nafte ...te beja tregeti keto dite ...
JA ore keto jan pune me leverdi ...jo po shkolle e, jo po shkence ...
 :D :P

-King

  • Postime: 1533
Karatisti
#24 ne: 21-04-2006, 16:01:50
Sa për Korene e Veriut, mendo njëherë sikur te jetoje ne Japoni e do ta kuptoje sa e rrezikshme është armatosja e saj. Por bota është shumë e nxehte për momentin dhe do ishte hap i gabuar nëse do sulmohej Koreja. Atje është një diktaturë nga me te egrat qe ka pare bota, ku njerëzitë nuk kanë as buke te hane, por USA pretendon me mirë ti lere te dorezohen vete sesa te nderhyje ushtarakisht atje.

Nese e kuptoj mire logjiken tende i bie qe Amerika do e sulmoje ate vend qe te cilit nuk ifrikoesohet, e nese i frikesohet si ne rastin e Korese atehere me mire eshte me i lene rehat. Iraku e Irani nuk e financojne terorizmin, ate e ben vete amerika se bin Ladeni me shoke rrogen e marrin nga Uashingtoni o vella. Do te ishte e kote sikur tet nxirrja argumente mbi qendrimin dhe operimin e bin Ladenit neper spitale amerikane sepse do te thoje qe po ia fus kot. E vetmja gje per te cilen shtetet arabe (por jo Irani) jane fajtore eshte se bijne leht ne grackat e Amerikes e cila i ka mu aty ku ka qejf.
Ndersa sa per Iranin, nuk pretendoj ti kuptoj se cfare po bejne. Zoti edhe ata e dijne se cpo ndodh aty!