Irani ne prag te luftes civile - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Irani ne prag te luftes civile

Irani ne prag te luftes civile

· 6 · 1020

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-12-2009, 13:58:38
Mediat boterore i kane kushtuar nje vend kryesor lajmit te perleshjeve te oreve te fundit ne Iran ku situata eshte tensionuar shume dhe vendi islamik rrezikon luften civile.

15 eshte numri i viktimave civile gjate oreve te fundit pas perleshjeve me forcat e rendit. Lajmin e ka konfirmuar televizioni shteteror dhe sipas sherbimeve sekrete, viktimat jane 5 terroriste dhe 10 anti-revolucionare. Protestat e opozites jane zhvilluar gjate festes se Hashures, duke sfiduar serish qeverine e Ahmadinexhad qe konsiderohet si e jashteligjshme pas zgjedhjeve presidenciale.


Nderkohe, lideri disident Ebrahim Yazdi eshte arrestuar diten e sotme nga forcat e siguruise. Mes viktimave mendohet se eshte edhe nipi i liderit te opozites, Mir Hossein Mousavi. 35 vjecari u godit prane sheshit “Engelab” dhe nderroi jete sapo u shtrua ne spital. Lajmi u konfirmua nga nje prej keshilltareve te liderit opozitar por televizioni shteteror iranian e ka mohuar. Teherani po kalon nje terr informativ pasi celularet dhe interneti jane nderprere.

Parisi dhe Uashingtoni kane denuar dhunen e policise iraniane, duke theksuar se po shkelen te drejtat e njeriut. “Respektojme kurajon qe nderon popullin iranian dhe denojme arrestimet e njerezve qe kerkojne te mbrojne te drejtat e tyre”, thuhet ne nje komunikate te Ministrise se Jashtme te Frances. Shtepia e Bardhe denon qeverine e Teheranit per dhunen e ushtruar ndaj protestuesve. “Shpresa dhe historia jane ne anen e njerezve qe respektojne te drejtat universale”, shkruhet ne deklaraten zyrtare te Uashingtonit.     

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-12-2009, 14:55:04
Mendoj se dhe Shqipëria nuk është larg nga këto ujra :S

  • Postime: 260
  • Karma: +2/-5

#2 ne: 28-12-2009, 16:11:22
Arjol po ku bazohesh ti qe Shqiperia nuk eshte larg nga keto ujra, ne endrra!!! Shqiperia eshte vend anetar i Nator dhe me nje qeveri te qendrueshme qe mbeshtetet nga populli. E pe mitingun e 8 Dhjetorit ti Arjol !!

#3 ne: 28-12-2009, 16:24:29
Ti reklamat, i pe trenat, autobuzat, furgonat, qe vinin nga rrethet me popull per te mbushur sheshin? Po presionet per pushim nga puna, po te mos shkonin ne miting i pe?
Qeveria "e qendrueshme" e Shqiperise nuk mbeshtetet nga populli, po nga forca e parase, nga etja per pushtet e pushteve e nga rrenjet e thella ne krim.
Shqiperia per ate pune eshte ku therret qameti me politiken, po gjithsesi vete shqiptaret s'duhet ta hane me sapunin per djathe e te perserisin 97'-en.

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-12-2009, 20:10:07
Arjol po ku bazohesh ti qe Shqiperia nuk eshte larg nga keto ujra, ne endrra!!! Shqiperia eshte vend anetar i Nator dhe me nje qeveri te qendrueshme qe mbeshtetet nga populli. E pe mitingun e 8 Dhjetorit ti Arjol !!
Për fat të keq atë miting nuk e pash me atë sy që e pe ti, gjithsesi e kishja fjalën si po vazhdon Rama dhe Berisha, diku do plas :D

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 28-12-2009, 23:11:18
Ju lutem permbajuni temes! Per tematika shqiptare drejtohuni te "Aktualiteti Shqiptar"!

Temat e fundit