×

Itali, goditet Berluskoni

· 10 · 855

Itali, goditet Berluskoni

· 10 · 855

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
ne: 14-12-2009, 09:25:58
Kryeministri italian Silvio Berluskoni eshte goditur ne mbremjen e sotme ne sheshin Duomo ne Milano nga nje person 42 vjecar.

Agresori ka leshuar drejt kryeministrit nje statuje suvenir te Duomos se Milanos, nderkohe qe ai kalonte ne shesh duke takuar e pershendetur mbeshtetesit e tij. Mes tyre ndodhej i infiltruar edhe agresori, Masimo Tartalja, nje shtetas italian me precedente penale vetem heqje te patentes per ngarje te rrezikshme te makines.

Objekti ka goditur fytyren e kryeministrit, pamjet e gjakosura te te cilit kane bere xhiron e botes ne pak minuta.

Menjehere pas ngjarjes, kryeministri Berluskoni, eshte transportuar ne spitalin e San Rafaele, ndersa agresori i tij eshte ndaluar prej karabiniereve dhe po merret ne pyetje.



top-channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#1 ne: 14-12-2009, 09:27:57
Berlusconi i shqetesuar per dhunen

Sulmi fizik ndaj kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ka pushtuar faqet e para te mediave boterore por pak ore pas shtrimit ne spital, shefi i qeverise italiane ka dhene sinjale pozitive per shendetin e tij.

“Ndihem se jam nje njeri me fat”, i ka thene ai gazetarit Emilio Fede ne spitalin “San Raffaele”. Sipas tij, Berlusconi ka pesuar frakture ne pjesen afer hundes, tek dy dhembe dhe nje te care ne buze. “Kryeministri nuk eshte i shqetesuar per kete, por per atmosferen e dhunes. Nuk eshte trembur por eshte shqetesuar. Jam gazetar prej 50 vjetesh por asnjehere nuk kam pare nje gje te tille”, shton ai.


Nderkohe, Fede ka sulmuar edhe liderin e partise Italia e Vlerave, Di Pietro, i cili tha se Berlusconi nxit dhunen nepermjet sjelljeve te tij injoruese.

top-channel.tv
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#2 ne: 14-12-2009, 09:29:19
MILANO- Një inciden aspak i këndshëm i ka ndodhur kryeministrit italian Sivio Berluskoni gjatë një takimi elektoral. Ai është goditur në fytyrë me mjete të forta, nga Massimo Tartaglia, një person që sipas medias italiane vuante prej vitesh nga problemet mendore.

Ende nuk bëhen të ditura arësyet e ngjarjes që ndodhi ditën e sotme në Piazza D´uomo në Milano, ndërsa Berluskoni ishte duke dhënë autografe.

Mediat italiane njoftojnë se Berluskoni është gjakosur në gojë nga goditja me mjete të forta. Po sipas mediave italiane, kreu i qeverisë, është dërguar në spitalin San Raffaele për të marrë ndihmën e parë. Policia italiane ka mundur të ndalojë agresorin dhe janë duke hetuar mbi arësyet që e shtynë atë të godiste kryeministrin.

Pas bërjes publike të ngjarjes kanë filluar edhe reagimet e para nga politika italiane. Lideri i Partisë Lega Nord, Umberto Bossi e ka cilësuar këtë ngjarje si akt terrorist.

Objekti me të cilin u godit sot kryeministri italian Silvio Berluskoni, është një statujë e vogël e Katedrales 'Duomo' të Milanos, një nga ato statujëzat që blihen për pak euro në dyqanet e vogla në sheshin 'Duomo'.

Objekti, që u sekuestrua nga policia menjëherë pas sulmit, ishte me ngjyrë të hapur dhe dukej i thyer në pjesën mbështetëse, ku zakonisht është një bazament metalik mbi të cilin shkruhet "Duomo di Milano".

Menjëherë pasi ra në tokë, objektin e mori një agjent i policisë, në mes të konfuzionit që ishte krijuar, pasi Massimo Tartaglia, personi që akuzohet për sulmin, u bllokua nga policia.

balkanweb.com
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#3 ne: 14-12-2009, 09:59:28
Haha e pashe te lajmet sot ne mengjes.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#4 ne: 14-12-2009, 10:13:19
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 29-12-2009, 00:07:13
Shikoni kete foto LOL

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 31-12-2009, 03:45:51
 Sa mire i zgjidh Norris problemet :D


Me cudit fakti qe gjithmon atentatoret i nxjerin me probleme mendore
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#7 ne: 31-12-2009, 18:26:36

Me cudit fakti qe gjithmon atentatoret i nxjerin me probleme mendore

..me paske marre fjalen nga goja.. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#8 ne: 26-10-2012, 21:43:12
Gjykata e Shkallës së Parë në Milano dënoi me 4 vite burg ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, por ky i fundit do të kryejë vetëm 1 vit sipas ligjit të amnistisë që aplikohet për disa vepra penale të kryera para 2006-ës.

Berlusconi u shpall fajtor për evazion fiskal dhe veç 4 viteve burg, u dënua edhe me 5 vite qendrim larg zyrave publike, 3 vjet larg sipërmarrjeve private, si dhe një gjobë të majme prej 10 milion eurosh. Gjithçka lidhej me parregullsitë e gjetura me shit-blerjet e të drejtave televizive nga Mediaset në vitin 2001.

Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve.

Hetimet zgjatën thuajse 10 vjet, ndërsa vetë proçesi gjyqësor zgjati plot 6 vjet dhe përveç Berlusconit, fajtor u shpallën edhe producenti amerikan, Frang Agrama që u dënua me 3 vite burg, ndërsa u la i lirë Fedele Confalonieri, president i grupit mediatik, Mediaset. 

Vendimi i gjykatës ishte më i rëndë se sa pretenca e prokurorisë që kërkoi 3 vite e 8 muaj burg për ish-kryeministrin italian. Në një tjetër proces gjyqësor të ngjashëm, atë “MediaTrade”, Berlusconi dhe presidenti i Mediaset Confalonieri u shpallën të pafajshëm.

Ky është vendimi i gjykatës së shkallës së parë milaneze, ndërsa pritet që vendimi të apelohet në gjykatën e apelit, apo edhe në gjykatën e lartë nga avokatët e "Kavalierit".

Berlusconi, 76 vjeç dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit nëntorin e kaluar pas krizës së rëndë financiare që përfshiu vendin. Dorëheqja i dha fund dominimit 18-vjeçar të politikës italiane prej tij. Këto vite nuk kanë qenë të qeta për të. Ai është përballur me një mori akuzash dhe procesesh gjykësore, që nga korrupsioni, skandalet seksuale dhe evazioni fiskal.

Aktualisht, Berlusconi është i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor, në të famshmin “Rubygate” për marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene, si dhe përdorimin e influencës së kryeministrit për të liruar minorenen nga burgjet pas arrestimit të saj për vjedhje.

4 vite burg Berlusconit, mund të vuajë vetëm një - Top Channel Albania - News - Lajme
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#9 ne: 31-01-2013, 17:24:49
Mire qe s'ja kane thy turinjte(fund). Spiunon edhe shoket, pse se dine ata.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super