: IZRAEL - PALESTINE! Arrihet nje marreveshje Historike! - Bota

×
Hyrja
Profili

: IZRAEL - PALESTINE! Arrihet nje marreveshje Historike!

: IZRAEL - PALESTINE! Arrihet nje marreveshje Historike!

· 15 · 2032

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-02-2005, 16:24:45
Më sukses perfundoj takimi në Sharm el Sheik(Egjiptë)

Dy perfaqsuesit perfunduan bisedimet rrethë perfundimit të konfliktit duke ia hapur deren paqës që do të gëzojnë dy shtete š
fqinje në të ardhëmen, Izraeli dhe Palestina.
« Editimi i fundit: 09-02-2005, 18:36:58 nga M A X »

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-02-2005, 18:39:59
Eshte nje shenje e mire, por marreveshje te tilla ka pasur disa here dhe une jam goxha pesimist per realizimin e saj. Mund te themi se u be dicka, vetem pasi shteti Palestinez te jete shpallur dhe trupat izraelite te jene larguar nga ato territore. Ajo qe ta shton pesimizmin eshte fakti qe Hamas dhe tjeret deklaruan menjehere se nuk e njohin marreveshjen dhe se nuk do bejne kurrfare pushimzjarri. Me duket si film i pare ky mua. Behet marreveshje, neser shkon Hamasi vret dhjete izraelite, pastaj shteti izraelit sulmon me tanke duke prishur disa shtepi e duke vrare dhjetra veta. E keshtu pafundesisht. Nejse uroj me gjith zemer qe te jem i gabuar.

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-02-2005, 08:55:25
max dakort me ty jam,shume here jane bere marveshje po asnje here nuk kane funksionuar . te shohim kete here.

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 19-03-2005, 18:12:41
Kreu i ri politike palestinez ështe treguar me te vertetë i pjekur dhe bindes
ne rrugen drejte paqes perfundimtare ne regjion.
 

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 19-03-2005, 20:52:32
Po shiqo Besim, Eshtë çudi e madhe me ata dy popuj.
Sa vriten mes veti dita me dites deri me tani, e prapë njeri me tjetrin kan marrdhenje tregtare energjetike si dhe komunikim.
Izraeli mvaret nga fuqia puntore palestineze ne ndertimtari  bujqesi  e pune te tjera qe tjeret si prekin.
Pra kan interesat e perbashketa.
kurse ne ne ballkan ndryshe. kemi urrejtjen e perbashkët.
Kurse ata qudi si i harrojn aq shpejt ato konflikte si nga nje an dhe tjetra.
Mrekulli, mua me vjen mirë po ata te hamasit jan pake me te eger.

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 21-03-2005, 06:16:07
per mendimin tim nuk ka paqe ndermjet ketyre dy vendeve, derisa amerika te shpalose te gjitha tendencat e saje qe ka ne rajon dhe me gjere.....sepse ndryshe nuk do te kete "pretekstin" per pushtimet e saje.."brutalo-kapitaliste"

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 17-08-2005, 15:33:34
Izraeli po terhiqet nga Rripi i Gazes. Nje hap shume i madh drejt paqes. Edhe se disa kolone hebrenj po bejne rezistence ndaj largimit qe ka urdheruar qeveria e Tel Avivit perseri clirimi i Gazes nga kolonet tashme eshte fakt i kryer. Te shohim se si do ecin ngjarjet.
A do te dale ndonje ekstremist tjeter te vrase dhe Sharonin, ashtu sic ndodhi disa vite me pare me kryeminstrin Jitzhak Rabin ne vitin 1995.
Kane ndermend izraelitet te terhiqen dhe nga Bregu Perendimor?

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 18-08-2005, 19:47:49

Gaza settler bastions are cleared
A settler is carried away by Israeli troops
about a quarter of Jewish settler remain to be evacuated
The Israeli military says it has completed the eviction of two hardline settlements in the Gaza Strip.

On the second day of removals, troops expelled settlers activists who had barricaded themselves in a synagogue at Neve Dekalim, in southern Gaza.

There was determined but non-violent resistance, and emotions ran high as those inside were dragged away.

The most violent confrontation took place as Kfar Darom, another stronghold of resistance, was cleared.

The operation to evict settlers who had ignored orders to leave began on Wednesday, when most of the settlements were peacefully cleared.

  • Postime: 215

#8 ne: 19-08-2005, 02:13:55
Strohet pytja se kushe po e ben ket marveshje . Une mendoj se ase kesaj radhe nuke ka gjasa minimale per nji marveshje ne mese ketyre popujve?pse: 1. Shteti i formuare ne shtetin e huaj eshte veshtire te akceptohet nga te tjeret dhe nuke munde te pranohete vetem e vetem pse ushtarakisht eshte ma i fuqishum.    2.  Shteti i humbure nuke munde te fitohet perseri me terorizem pore duhete diplomaci qka i mungon.  3. SH.B. A nuke deshirojne paqje ne rajon me qellim per interesa te tyre personale.    Munde te themi shum pore deshirojm te gjith qe ma ne fund te kete dy shtete te cilate duhete te jen ne harten gjografike dhe te kete paq ne ate rajon.  ju pershendes te gjithve nga zemra Walteri.

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 19-08-2005, 11:49:32
O walter,

Po kjo marrveshje është bëre qe moti që është në interesë te dy popujve e jo ne interese te dy shteteve.
Pra në këtë rast,  qeveria e Tel-Avivit është gjunjezuar para deshirave të veteë hebrejv të cilët e kan kuptuar se duhet që edhe palestinezët të kene të drejten e tyre. Si thoni ju se një shtetë i posa formuar etj....kjo s'ka kurrfarë kuptimi se ju duhet ta dini se aty kan jetuar dy popuj qysh para 3000vite se bashku e tahh e mas patjeter se duhet te binden se s'ka zgjedhje tjeter.
hebrejt pra s'jan te ardhur aty qe te pushtojn tokat e huaja por jan kthyer ne tokat e stergjyshve te tyre, çka është normale....
Kolonizimi modern eshte diçka tjeter. E kan kuptuar hebrejt se s'ka dobi te qendrojn aty ne tokat e huaja dhe u terhoqen pas 30 vitesh.
Tani ato shtepi te bukura mjerishtë do të rrenohen por rruga drejt paqes do vazhdoje.
I urojm sukses mardhenjeve izrailo-palestineze ne te ardhmen PERE PAQE NE MES DY POPUJVE të vjeter. 

  • Postime: 1279
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 19-08-2005, 12:46:42
Une per here te pare ne historine e veprimeve te Izraelit e duartrokas kete vendim.
Le te shpresojme do ulen ato tensione ne ate rripin e gazas tani. :)

  • Postime: 215

#11 ne: 19-08-2005, 20:08:41
Po zotri me tregoni kure eshte formua shteti  izraelit, ne cilin vite e di se ata kan jetu atje por shtete nuk kane pasur ata nga egjipti u kethyn ne tokat ku ma pare ishin pore shtet nuke kane formua kurre dhe kurre nuke kishin formuare po mose te ishte amerika prandej une prap po them jam pesimist ne marveshje ndoshta edhe kan fate e miratohet pore veshtire.

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 20-08-2005, 18:11:24
Ilene Pursher, drejtuesja e zyrës në Jeruzalem të revistës së njohur Amerikane Christian Science Monitor shpjegon përse dhe si do të tërhiqet Izraeli nga një numër vëndbanimesh.

Sot Izraeli filloi të tërheqi banorët nga 21 vëndbanime në rripin e Gazës si dhe nga 4 vëndbanime të tjera në Bregun Perëndimor. Pas përfundimit të tërheqjes zona do ti dorëzohet organeve Palestineze.

Pyetje: Përse po tërhiqet Izraeli nga këto vëndbanime?

Kryeministri Izraelit, Ariel Sharon, ka vendosur të ndjekë shkëputjen nga këto vëndbanime si mënyrën më të mirë për ta nxjerrë Izraelin nga lufta dhe për ta ulur rrezikshmërine e terrorrizmit. Z. Sharon ka përqafuar një pikpajme të së majtës Izraelite sipas të cilës "të qënurit në disa pjesë të territoreve të pushtuara sjell më shumë dëm se të mira". Për herë të parë Sharon tha në 2003 se dëshironte ti jepte fund pushtimit duke theksuar përpara anëtarëve të partisë së tij Likud se "është e pamundur të mbash të pushtuar 3.5 milionë njerëz. Mund të mos ta pëlqeni këtë fjalë por ajo që po ndodh është pushtim dhe është një gjë e tmerrshme për Izraelin, për Palestinezët dhe për ekonominë Izraelite".

Pyetje: Përse i pushtoi Izraeli këto vëndbanime fillimisht?

Izraeli i pushtoi këto territore kur mori kontrollin e Gazës nga Egjipti dhe të Bregut Perëndimor nga Jordani gjatë Luftës 6-ditore të 1967-tës. Politikanët Izraelitë, duke përfshirë edhe vetë Sharonin dëshironin të ndërtonin vëndbanime në këto zona për disa arsye midis të cilave janë krijimi i faktorëve në terren në të mirë të Izraelit si dhe popullimi në vite me Izraelitë në mënyrë që këto territore të mund të përfshiheshin më vonë në vetë shtetin e Izraelit. Përveç këtyre arsyeve, vëndbanimet u panë edhe si një mbrojtje kundra sulmeve të ardhshme, vëndbanimi i parë në Gaza, Kfar Darom, u ngrit në vitin 1970.

Pas vitit 1993 kur Izraeli dhe Palestinezët arritën një marrveshje pas Intifadës së parë (kryengritjes së parë Palestineze) Izraeli u tërhoq nga zonat e populluara të Gazës dhe u përqëndrua vetëm në vëndbanimet dhe bazat ushtarake. Kjo i dha vënd Autoritetit Palestinez të krjojë një vetqeverisje Palestineze. Megjithëkëtë Izraeli vazhdoi të kontrollonte kufijtë e Gazës dhe e kufizoi shumë lëvizjen e punonjësve Palestinëzë në Izrael për tu mbrojtur nga sulmet vetflijuese me bomba. Kur Intifada e dytë shpërtheu në vitin 2000 atëherë Izraeli shpalli se do të rimerrte kontrollin e territoreve nga Palestinezët.

Pyetje: Si do të kryehet shkëputja? Si do të arrijë qeveria ti largojë banorët?

Nqs banorët nuk do të largohen vullnetarisht deri të mërkurën atëherë do të largohen me forcë. Sipas qeverisë, çdokush që nuk pranon të lëvizi mund të humbasi deri në 30% të dëmshpërblimit të afruar nga qeveria, deri në 300,000 dollarë Amerikanë për familje.

Ata që nuk lëvizin me dëshirë do të detyrohen gjithashtu të paguajnë më shumë për lëvizjen e tyre. Mobiljes dhe pajisjet shtëpiake të lëna pas do të çohen nga qeveria në magazina të caktuara në shpenzim të banorëve. Nqs ama banorët pranojnë të lëvizin vetë atëherë plaçkat do tu çohen në një magazinë të zgjedhur nga ata vetë.

Izraeli ka ndërmend të përdorë rreth 50,000 ushtarë dhe policë, përqëndrimi më i madh ushtarak ky që nga lufta e Yom Kipur-it e vitit 1973. Gjithsej qeveria pret të harxhojë rreth 7.5 miliardë shekelë Izraelitë ose 1.6 miliardë dollarë Amerikanë.

Pyetje: Cili vëndbanim do të zbraset i pari?

Ushtria Izraelite nuk ka shpallur një listë kë këtillë sepse sipas një zyrtari të forcave mbrojtëse dëshiron të ruajë befasinë. Fillimisht ishte menduar që të lëvizeshin të parët vëndbanimet më të vogla dhe më pak ekstremistë nga ana ideollogjike por tani po mendohet që të bëhet e kundërta, të lëvizen të parët vëndbanimet më ekstreme nga ana ideollogjike dhe fetare. Zyrtarët Izraelitë thonë që nqs gjithshka ecën pa probleme ata duhet të arrijnë të lëvizin të gjithë banorët brënda 2-3 javëve. Gjithashtu edhe 4 vendbanime më të vogla në Bregun Perëndimor do të lëvizen, këto nga fillimi i shtatorit.

Pyetje: Do ti rifillojë apo përmirsojë kjo shkëputje diskutimet dhe marrdhëniet midis Izraelit dhe Palestinezëve?

Megjithëse tani për tani nuk ka bisedime formale, zyrtarët Izraelitë dhe Palestinezë janë takuar rregullisht kohët e fundit për të diskutuar mbi sigurinë gjatë shkëputjes. Autoriteti Palestinez ka rënë dakort të vendosë një gardh prej 5,000 policësh Palestinezë rreth vëndbanimeve, të cilët do të shërbejnë si një ndalesë para ushtarëve Izraelitë. Palestinezët sipas marrveshjeve nuk do të futen në vëndbanime derisa ato të zbrasen krejtësisht. Kryeministri Palestinez, Mahmoud Abbas, i ka bërë thirrje popullit të tij të veprojë i përmbajtur si dhe i ka kërkuar organizatave ushtarake si Hamas dhe Xhihadi Islamik (Islamic Jihad) që të mos qëllojnë mbi Izraelitët gjatë shkëputjes.

Pyetje: Përse e kundërshtojnë kaq shumë Izraelitë tërheqjen nga Gaza?

Në të vërtetë sipas një studimi të fundit të publikut, rreth 60% e Izraelitëve e mbështesin tërheqjen. 30% e kundërshtojnë atë.

Shumica e Izraelitëve e mbështesin tërheqjen nga Gaza megjithëse një pjesë e mirë besojnë se ajo është pjesë e tokës së premtuar në Bibël. Një pjesë tjetër e shikon çështjen në mënyrë më afatgjatë dhe e kundërshtojnë këtë tërheqje duke thënë që Izraeli s'po merr asgjë në shkëmbim të territoreve, asnjë sigurim nga Palestinezët për paqe ose premtime të tjera. Benxhamin Netaniahu (Benjamin Netanyahu), ish kryeminstëri Izraelit i cili dha dorëheqjen si ministër i Sharon-it javën e kaluar thotë se tërheqja nga Gaza do ta kthejë atë në një bazë për terroristët.

Pyetje: Si krahasohet kjo tërheqje me herët e tjera kur Izraeli është tërhequr nga territoret e pushtuara?

Izraeli nuk është tërhequr kurrë nga territore të fituara në luftë pa nënshkruar një marrveshje për paqe. Marrveshja e Oslos nuk e përcaktoi asnjëherë se ç'do të ndodhte me Gazën dhe Bregun Perëndimor sepse këto çështje të nxehta u shtynë për diskutimet përfundimtare, diskutimet të cilat u ndërprenë në vitin 2000. Megjithatë ish-kryeministri Izraelit Jizhak Rabin (Yitzhak Rabin), i vrarë në një atentat në vitin 1995, kishte dhënë shenja se Izraeli do të tërhiqej nga Gaza por do të mbante pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor. Tërheqja nga 4 vëndbanimet e vogla në veri të Bregut Perëndimor është hera e parë që Izraeli është tërhequr nga ajo zonë, përveç tërheqje nga ngulime joligjore të palejuara nga qeveria, ngulime të përbëra nga shtëpi të lëvizshme të cilat janë urdhëruar të shpërngulen gjatë disa qeversisjeve Izraelite.

Pyetje: Cili është roli i Egjiptit në këtë veprim?

Egjipti, i cili kontrollonte Gazën deri në luftën e vitit 1967 është shndërruar në një nga aktorët më të rëndësishëm në këtë çështje. Ka rënë dakort që të dërgojë 750 policë në kufirin prej afërsisht 14 km midis Gazës dhe Egjiptit dhe pasi këta policë të vendosen aty forcat ushtarake Izraelite do të tërhiqen. Egjipti gjithashtu po ndihmon në stërvitjen e një force policore Palestineze për të mbajtur rendin në vëndbanime pasi Izraeli të largohet. Rinisja e bashkëpunimit Egjiptiano-Izraelit tregon një shkrirje të marrdhënieve midis dy vëndeve.

Pyetje: Po roli i ShBA?

Qeveria Bush është krejtësisht në mbështetje të tërheqjes Izraelite përsa kohë që kjo është një hap drejt diskutimeve për paqe, diskutime të cilat synojnë ti japin fund luftës dhe të krijojnë një shtet të pavarur dhe demokratike Palestinez pranë Izraelit.

Pikpamja e ShBA është se një nga çelësat e suksesist të tërheqjes është forcimi i qeverisë së z. Abbas, në mënyrë që kjo qeveri të ketë pushtet në Gazë. Në të kaluarën grupet Palestineze kundërshtare kanë sulmuar forcat policore dhe ato të sigurimit të qeverisë Palestineze, duke krijuar frikë për një përpjekje për pushtet. Për të rritur aftësitë e Autoritetit Palestinez, ShBA ka rritur ndihmën ndaj forcave të sigurimit.

Përveç ndihmës për Palestineët, qytetarë Amerikanë po dhurojnë 14 milionë dollarë Amerikanë si dëmshpërblim për banorët Izraelitë të cilët po lënë pas shtëpitë dhe fermat e tyre. Paratë u mblodhën nga Xheims Volfensohn (James Ëolfensohn), ish presidenti i Bankës Botërore si dhe i dërguari i presidentit Bush për Lindjen e Mesme. Z. Volfensohn dhuroi 500,000 dollarë nga paratë e tij personale.

Pyetje: çfarë do të ndodhë me shtëpitë dhe pjesë e tjera të infrastrukturës në Gazë?

Izraeli ka vendosur të shkatërrojë shtëpitë, shkollat dhe sinagogat por të lërë pas rrjetet energjitike, tubacionet dhe shtëpitë.

Vendimi për të shkatërruar shtëpitë kishte dy arsye. Së pari Izraeli nuk do që shtëpitë të plaçkiten nga Palestinezët ose të zihen prej tyre dhe mbi to të ngrihet flamuri i Hamas. Së dyti Izrali tha se shtëpitë e vogla një-familjare të ndërtuara në këtë zonë nuk do të ishin të përdorshme për familjet e mëdha Palestineze por do të ziheshin nga drejtuesit e forcave të policisë dhe sigurimit Palestinez. Vetë Palestinezët ranë dakort me këtë veprim dhe po bëjnë plane që të ndërtojnë pallate shumëkatëshe në vënd të tyre. Deri tani nuk ka marrveshje se kush do të heqë materialet e shtëpive të shkatërruara dhe kjo çështje së bashku me pagesën për dëmtime të tjera ndaj ambientit mbetet një pikë sherri.

Pyetje: A ka ndonjë çështje të pazgjidhur midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, çështë që po vështirson tërheqjen?

Deri tani të dyja palët nuk kanë arritur të bien dakort se si do të lidhen me njëra tjetrën Gaza dhe Bregu Perëndimor. Në marrveshjen e Oslos u ra dakort që që të krijohej "një mënyrë kalimi" midis dy copave të territorit por nuk përcaktua qartë se si do të ishte kjo mënyrë kalimi. Palestinezët thonë që ky kalim është një çështje jetësore për jetën ekonomike të territoreve dhe Reuters thotë që ka diskutime mbi ngritjen e një korridori me rrugë dhe hekurudhë midis dy zonave.

Palestinezët duan gjithashtu që Izraeli të premtojë një tërheqje më të gjërë nga Bregu Perëndimor, zonë ku ngulimet Izraelite po zgjerohen.

Gjitashtu zyrtarët midis dy vëndeve akoma s'kanë rënë dakort mbi ringritjen e aeroportit të Gazës, hapjen e një porti detar si dhe një politikë të qartë mbi lëvizjen e mallrave dhe njerëzve nga dhe për në Gazë.

Përshtati Llukan Tako


  • Postime: 12234

#13 ne: 24-08-2005, 12:30:34
Bush: Tërheqja izraelite ka ndryshuar dinamizmin në Lindjen e Mesme

 



23-08-2005
 


Presidenti Bush tha se tërheqja izraelite nga 25 vendbanime hebraike në territoret palestineze ka ndryshuar dinamizmin në Lindjen e Mesme dhe ka ofruar shpresë për popullin palestinez.

Presidenti Bush i bëri këto komente sot, pak pasi Izraeli tërhoqi të gjitha trupat nga dy vendbanimet e fundit, të planifikuar për t'u evakuar. Presidenti tha se hapi i ardhshëm është krijimi i një qeverie palestineze funksionale në Rripin e Gazës, që mban përgjegjësi para popullit të vet.

Po sot trupat izraelite shembën barrikadat që pengonin hyrjen për në dy vendbanime veriore Sanur dhe Homesh dhe filluan të nxirrnin që andej radikalë të rinj hebrenj që ishin zotuar se nuk do të lejonin evakuimin. Banorët e dy vendbanimeve të tjera hebraike ishin larguar vetë.

Dje, Izraeli përfundoi evakuimin e të 21 vendbanimeve të Rripit të Gazës, duke i dhënë fund pushtimit 38 vjeçar të territorit palestinez. Izraeli njoftoi se shtëpitë në të 25 vendbanimet do të shkatërrohen brënda 10 ditësh.

  • Postime: 105

#14 ne: 25-08-2005, 07:54:34
Terheqja e Izraelit nga 25 vendbanime eshte per tu duartrokitur, por kjo terheqeje nuk mund te hedhe hi mbi disa te verteta te tjera:
1. Megjithese eshte terhequr nga Gaza, Izraeli e mban te rrethuar zonen, e kontrollon nga ajri, toka, deti duke e penguar zhvillimin ekonomik aq te nevojshem ne nje vend ku çdo gje do te ndertohet nga e para.
2. Izraeli e ka deklaruar se nuk do leshoje pe per me teper do te pushtoje edhe me teper ne Bregun Perendimor (West Bank)

Me kete terheqje Izraeli po mundohet qe te ule pak presionin nderkombetar mbi padrejtesite qe ka bere ndaj Palestinezeve.

Edhe ne Gaza nuk eshte se erdhi paqja tani. Hamasi mund te forcohet edhe me teper dhe mund te organizoje sulme ndaj Izraelit, dhe do te kete pergjigje shume te ashper (ashtu si e ka deklaraur Izraeli). Gaza mund te bombardohet.

Po per momentin le te largohemi pak nga pesimizmi (apo realiteti) dhe te gezohemi me kete hap te vogel drejt paqes ne Zone.

Temat e fundit