Presidenti Moisiu uron Papa Benedikti XVI me rastin e zgjedhjes ne krye te Kishes Katolike
TIRANE (20 Prill) -Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ka uruar Papa Benedikti XVI me rastin e zgjedhjes ne krye te Kishes Katolike. Ne mesazhin e urimit derguar Papes se ri thuhet: "Une dhe populli shqiptar kemi perjetuar mbreme emocione shume te vecanta gezimi per zgjedhjen Tuaj si Papa Benedikti XVI ne krye te Kishes Katolike nga Konklava e Kardinaleve. Eshte nje rast i paperseritshem per mua, qe ne emer te gjithe shqiptareve, t'Ju uroj per Misionin Tuaj te larte e te shenjte qe fillon nga dita e sotme. Ne keto momente, edhe ne shqiptaret, lutemi per Ju dhe urojme qe me Ju ne krye te Selise se Shenjte, misioni i lene nga Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II, te shkoje me perpara, duke i sjelle njerezimit me shume paqe, miresi e begati ne kete bote me aq nevoja. Emri Juaj, Ati i Shenjte, Papa Benedikti XVI, eshte per shqiptaret me rendesi dhe me nje simbolike te vecante, sepse Papa Benedikti XV pati bere aq shume per Shqiperine dhe shqiptaret ne nje kohe te veshtire per ta dhe me shume pak aleate. Me kete rast, une jam i bindur se vendi im dhe populli shqiptar do vazhdojne te kene mbeshtetjen dhe bekimin Tuaj ne rrugen e tyre plot perpjekje drejt zhvillimit, progresit e integrimit. Shenjteria Juaj zgjidhet ne krye te Selise se Shenjte ne nje kohe kur vendet, popujt, besimtaret dhe lidershipi boteror po perballen me shume sfida dhe kur roli Juaj dhe i Selise se Shenjte eshte shume i cmuar dhe i pa zevendesueshem. Jo vetem besimtaret katolike, por gjithe njerezit sot jane me Ju, kane shikimin nga Ju dhe lutemi qe Papa Benedikti XVI dhe Selia e Shenjte te jene pjese e pandare e perballimit te sfidave dhe e zhvillimeve pozitive per popujt e vendet ne nevoje dhe per njerezimin. Urimet e mia me te mira e me te perzemerta per Ju, Ati i Shenjte, Papa Benedikti XVI, dhe per suksese gjate Misionit Tuaj Papnor." . em/em(/BalkanWeb)