×

Kim Jong Un merr pushtetin ne Korene Veriore

Kim Jong Un merr pushtetin ne Korene Veriore

· 3 · 595

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-09-2010, 01:55:27
Djali i tretë i Kim Jong Il, Kim Jong Un mori zyrtarisht udhëheqjen si zyrtari më i lartë i shtetit në Korenë e Veriut.

Lajmi njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve në vendin komunist dhe njoftohet në kohën kur partia-shtet po përgatitet të mbajë kongresin më të madh në të gjithë ekzistencën e saj.

Kim Jong Un trashëgoi pushtetin nga babai, Kim Jong Il, i cili me lëvizjen e fundit politike, “betonoi” dinastinë familjare në pushtet.

68 vjeçari, Kim Jong Il prej kohësh dyshohet se vuan nga probleme të mëdha shëndetësore. Ai disa herë mendohet se ka udhëtuar për në Kinë për të marrë një kurim më të specializuar. Megjithatë zërat për sëmundjen e tij nuk janë konfirmuar as nga Peniani dhe as nga Pekini. /Top Channel/

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 28-09-2010, 01:58:14
Vlen per t'u theksuar se Kim Jong Un e ka mbaruar shkollen ne Zvicer vetem para disa vjetesh. Eshte me i riu i djemve te Kim Jong Il dhe ndoshta me i duhuri per drejtimin e vendit. Mbase me marrjen e pushtetit nga Kim Jong Un ka nje drite shprese per ate popull te mjere.

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 26-10-2012, 21:45:12
Kur vdiq “Lideri i Dashur” dhjetorin e vitit të kaluar, në gjithë Korenë e Veriut pllakosi zija 100-ditore. Pamjet e ceremonisë funebre të Kim Jong-il bënë xhiron e botës, por edhe më shumë fotot dhe informacione e pakta për liderin e ri, Kim Jong-un.

Ky i fundit u pas si një shpresë për ndryshim kursi nga vendi komunist, por aspak nuk ndodhi kështu, përkundrazi ai po ecën në gjurmët e raprezaljeve dhe shtypjes së popullit të tij, ashtu sikundër i ati.

Këtë e dëshmojnë informacionet e fundit që kanë rrjedhur nga Peniani, ku përflitet se dhjetra zyrtarë të lartë të ushtrisë, përfshirë këtu disa ushtarakë, janë pushkatuar pasi nuk kanë respektuar 100-ditët e zisë kombëtare.

Sipas mediave koreano-jugore, gjeneralët kanë shpenzuar netë nën shoqërinë e femrave dhe alkoolit dhe kjo nuk i ka pëlqyer liderit supreme që ka vendosur t’i ndëshkojë. Mes të ekzekutuarve mësohet se është edhe zv.ministri i Mbrojtjes. Kim Jong-un ka kërkuar që nga ai të mos mbetet asnjë shenjë, ndaj ekzekutimi është kryer me goditje artilerie.

Në Seul mendojnë se janë të paktën 10 zyrtarë ushtarakë të lartë të pushkatuar, që të gjithë me akuzën e shkeljes së 100 ditëve të zisë me konsum alkooli në shoqërinë e femrave. Analistët thonë se akuzat mund të jenë të stisura dhe Kim Jong-un i ka shfrytëzuar për të hequr qafe kundërshtarët potencial në radhët e ushtrisë.