Kina kërcënon SHBA: Nëse sulmon Iranin, gati për Luftën e Tretë Botërore - Bota

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kina kërcënon SHBA: Nëse sulmon Iranin, gati për Luftën e Tretë Botërore

Kina kërcënon SHBA: Nëse sulmon Iranin, gati për Luftën e Tretë Botërore

· 6 · 721

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-01-2012, 07:50:56
Kina i kundërvihet SHBA-së dhe aleatëve të saj. Nëse Irani sulmohet nga Uashingtoni, qeveria e Pekinit do të jetë me Ahmadinexhad.

Deklarata vjen nga Presidenti kinez Hu Jintao citon European Union Time, organ i Pentagonit.



Edhe kryeministri rus Vladimir Putin e ka konfirmuar lajmin, duke cituar fjalët e kreut të shtetit kinez. Forcat detare të Kinës janë aktualisht në gjendje të lartë gatishmërie dhe presin vetëm një urdhër nga Hu Jintao.

Presidenti kinez premtoi gjithashtu se do ta ndihmojë Iranin edhe me koston e Luftës së Tretë Botërore.

Sakaq, pas konsultimeve disa javëshe, ministrat e jashtëm të BE-së  janë mbledhur në Bruksel për të miratuar sanksione me efekt më të gjerë kundër Iranit.

Në konfliktin atomik për herë të parë do të vendoset një embargo për naftën kundër Teheranit. Për këtë do të ngrijnë paratë e Bankës Qendrore Iraniane në Europë.

Keshtu Bashkimi Europian ka rritur në kuadër të konfliktit atomik me Iranin, presionin ndaj qeverisë së Teheranit.

Ministrat e jashtëm të BE-së ranë këtë të hënë dakord në Bruksel për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, me efekt më të gjerë.

Për herë të parë u vendos për embargo nafte. Po ashtu do të ngrihen llogaritë bankare të Bankës Qendrore Iraniane në BE.

E planifikuar është që sanksionet, më të ashprat deri tani në kuadër të konfliktit atomik, të hyjnë në fuqi menjëherë.

Për kontratat e nënshkruara është planifikuar një periudhë kalimtare deri më një korrik.

Bashkimi Europian e kishte paralajmëruar më parë udhëheqjen e Teheranit për ashpërsimin e sanksioneve.

Qëllimi i europianëve është që përmes shterimit të burimeve financuese, të bindë Teheranin të ndalojë programin bërthamor dhe të zhvillojë negociata të reja.

Azia tregu më i rëndësishëm për Iranin

Rreth 20% e naftës iraniane shkon drejt BE-së. Shumicën e marrin vende si Spanja, Italia dhe Greqia, Për grekët, është gati e pamundur të heqin dorë nga nafta iraniane. Athina nuk paguan për naftën iraniane, Teherani duron borxhet e Athinës. Kush do të furnizojë grekët e rënduar nga borxhet me naftë?

Por Irani mund ta përballojë humbjen e tregut europian. Më dramatike për të do të ishte embargoja në vendet e aziatike. Sepse 60% e naftës iraniane shkon në Kinë, Japoni, Indi dhe Korenë e Jugut. SHBA ka luftuar shumë këto kohë për një embargo të përgjithshme kundër Iranit.

India nga ana e saj ndjehet e detyruar vetëm ndaj sanksioneve të OKB-së, prandaj ky vend dë të vazhdojë të blejë naftë iraniane. Këtë deklaratë e bëri ministri i Jashtëm indian, Rajan Mathai.

a.k./NOA

  • Postime: 1281

#1 ne: 24-01-2012, 08:43:08
Valle gati ajo c'ka tha Nobelisti Amerikan???

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 24-01-2012, 09:20:46
Valle gati ajo c'ka tha Nobelisti Amerikan???
hmmmmm:  Cfare ka thene ky nobelisti amerikan?
Einstein p.sh ka thene dicka ne lidhje per luften e katert kur kjo pasohet nga lufta e trete  :)

  • Postime: 1281

#3 ne: 24-01-2012, 12:09:55
hmmmmm:  Cfare ka thene ky nobelisti amerikan?
Einstein p.sh ka thene dicka ne lidhje per luften e katert kur kjo pasohet nga lufta e trete  :)
Jemi ne prag te luftes se trete boterore,edhe ka goditje drejt Kines!!
Amerikanet i jane pregatit ne nje fare forme me tunelet madheshtore nen toke duke rezervuar ushqime,edhe c'ka kerkon jeta per nje periudhe te gjate kohore.
Madje do sjell intervisten e tij,edhe videot qe vertetojne rezervat.
Plot entuziazem priste goditjen e pare.
Ajnshtajn s'ka dal jashte me theniet e tij,,,,,,asnjehere :)

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-01-2012, 23:58:01
He se nuk na gjen gje ne :D

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 29-01-2012, 16:59:18
He se nuk na gjen gje ne :D



...do te thuash qe s'behemi me keq? :D

Temat e fundit