×

Kriza e Koronavirus ka per te demtuar ekonomine e Kines

Kriza e Koronavirus ka per te demtuar ekonomine e Kines

· 4 · 174

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
ne: 10-02-2020, 00:01:03
 

Dhe jo ekonomine, por edhe sundimin e partise mund ta demtoje shume. Kriza sa po ka filluar dhe nuk i dihet sa thelle do shkoje e sa do te zgjase. Fabrika kineze ka per te pesuar demtime dhe per kete te jeni te sigurte  ;)

  • Postime: 304
Alban
#1 ne: 10-02-2020, 16:57:40
Ndoshta bien nje quartal masanej Business as usual. Regjimet totalitare zakonisht dalin me te forta nga keto kriza sepse ua ven faktoreve te jashtem, semundja ne kete rast behet fajtore per te gjitha problemet.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 10-02-2020, 19:36:15
Nqs zgjat shume dhe rreziku behet ne akut mund te kete dhe ndikime afatgjata per ekonomine e Kines dhe gjithe botes. Psh nese shume fabrika do mbyllen per nje kohe te gjate, kontraktuesit perendimore do te shkojne gjetke  per te zevendesuar keto renie. Dhe nje here qe eshte shkeputur furnizimi nga Kina dhe eshte gjetur prodhuesi diku tjeter (psh Vietnam, Indi, Etiopi etj) nuk eshte e thene qe pas epidemise lidhjet te rifillojne. Koha do e tregoje sa ndikim do te kete kjo krize, qe ne fakt sapo ka filluar.

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#3 ne: 11-02-2020, 15:46:37
Ne mendesine kineze ekziston ai qe quhet "mandati qiellor" dhe me kete kuptohet mandati per te sunduar qe i jepet te parit te vendit. Me pare ky quhej perandor dhe tani sekretar i pare i partise komuniste, qe ne thelb eshte njesoj si perandoret e meparshem. Por "mandati qiellor" vihet ne dyshim kur gjerat fillojne te shkojne per keq. Kriza e gjate ne Hong Kong, ngadalsimi i rritjes ekonomike dhe epidemia aktuale mund te shihen nga populli si shenja se PKK dhe shefi suprem Xi e kane humbur mandatin qiellor per te sunduar. Nuk eshte cudi qe ky te jete fillimi i fundit te sundimit komunisto-Maoist ne Kine.