×

Ku do te ndalet Evropa?

Ku do te ndalet Evropa?

· 2 · 1297

  • Postime: 303
Alban
ne: 07-05-2004, 16:36:04
Pas zgjerimit me te madh te Bashkimit Evropian, nga 15 ne 25 shtete anetare, shumekush shtron pyetjen: ku do te ndalet Evropa? Me Evrope, keta te fundit kane parasysh BE-ne. Disa keshillojne se kjo e fundit duhet te pergatise nje liste perfundimtare anetaresh dhe pastaj t'i vere shulin deres. E kush do te perfshihej ne kete liste?...

Frejzer Kamerun

...Nderkohe qe vazhdon zenka, nese Turqia duhet te hyje apo jo, dhe nese kjo e fundit hyn, atehere, pse jo Ukraina? Po Moldavia e Bjellorusia? Po per Rusine cfare mund te themi? A mund ta imagjinojme bashkimin e 41 shteteve anetare? Sigurisht qe, zgjerimi i tanishem do te sjelle nje lloj lodhjeje 'enlargment fatigue', por dera nuk mund te rrije e mbyllur. Cili mund te jete kalendari i zgjerimeve te metejshme, dhe si do te perballet Evropa me fryrjen e numrit te shteteve anetare?

Kriteret
Nje shteti i duhet te plotesoje vetem dy kritere qe t'i bashkohet Evropes. Fillimisht duhet te jete vend evropian, e me pas duhet te permbushe kriteret e quajtura te Kopengahenit. BE-ja nuk i ka percaktuar kurre kufijte e Evropes. Ne perendim s'ka mbetur me asnje kandidat. Ne Veri, vetem Norvegjia dhe Islanda mbeten jashte kufijve. As ne jug nuk mbeten me kandidate, Maroku aplikoi nje here e nje kohe, kerkese qe iu rikthye me miresjellje: 'nuk jeni vend evropian'. Problemi i zgjerimit te metejshem lidhet me lindjen dhe juglindjen e Evropes. Malet e Uraleve ne Rusi perbejne kufirin gjeografik per Evropen, por jo per vete shtetin rus. Vetem nje pjese e vogel e Turqise konsiderohet si evropiane, pjese kjo qe mjaftoi per t'i dhene vendit statusin e kandidatit per ne BE. Shtetet e Ballkanit Perendimor jane njohur gjithashtu si anetare potenciale te BE-se dhe kane plan-kalendarin e tyre drejt integrimit.

Kroacia dhe Maqedonia kane aplikuar tashme. Strukturat shteterore apo kombetare te deritanishme ne Bosnje-Hercegovine dhe ne Unionin Serbi - Mali i Zi nuk mund te mbijetojne, sidomos pas thirrjeve per ndarje ne Mal te Zi dhe ne Kosove. Akoma me ne lindje, tri shtete ne Kaukaz (Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani), kane qe te trija ambicie evropiane.

Ne te njejten kohe, kriteret e Kopenhagenit veshtiresohen cdo vit e me shume. Pervec detyrimeve per te permbushur, kriteret politike (stabilitet demokratik, shtet ligjor dhe mbrojtje te minoriteteve) dhe ato ekonomike (ekonomi tregu konkurruese), anetaret e rinj duhet te adoptojne, dhe te zbatojne mbi 80 mije faqe te legjislacionit te BE-se, i njohur dhe si 'acquis communautaire', nje prej kerkesave me te veshtira.

Kush eshte rruges?
Rumania dhe Bullgaria jane tashme. Kane ecur mire dhe i jane afruar mbylljes te negociatave per anetaresim. Qellimi i tyre mbetet hyrja ne daten e percaktuar, 2007, megjithese kohet e fundit jane rritur dyshimet per Rumanine.

Ne dhjetor, Keshilli Evropian duhet te marre nje vendim, pasi te konsultoje rekomandimet e Komisionit, nese duhet apo nuk duhet t'i hape negociatat per anetaresimin e Turqise. Askush nuk mund ta mohoje progresin e qeverise 'Erdogan' ne permbushjen e kritereve, me gjithe pengesat qe mbeten akoma per t'u kapercyer. Ketu perfshihen: situata e te drejtave te njeriut ne vend dhe kundershtimi i anetaresimit te Turqise nga disa forca politike brenda gjirit te BE-se. Ndarja e Qipros mbetet gjithashtu nje faktor i komplikuar, megjithese vota pro e qiprioteve turq gjate referendumit mbi 'planin Anan', nuk mund ta pengoje parashikimin per hapjen e negociatave per anetaresim me Turqine.

Kohet e fundit, Komisioni rekomandoi hapjen e ketyre negociatave me Kroacine, dhe, sipas disave, fale kushteve te favorshme ekonomike, Kroacia mund te kape rruges edhe Bullgarine dhe Rumanine. BE-se nuk i pelqen te merret vetem me nje vend, dhe ne zgjerimet e ardhshme mund te preferoje te gelltise dallge te vogla.

Maqedonia aplikoi per anetaresim ne mars te ketij viti, por nje pjese e mire e zyrtareve evropiane konsiderojne se aplikimi ishte i parakohshem. Jo shume kohe me pare vendi u ndodh buze luftes civile.

Bosnje-Hercegovina, Unioni Serbi - Mali i Zi dhe Shqiperia, qe te trija e shohin te ardhmen e tyre ne BE, dhe plani per Ballkanin Perendimor parashikon nje afrim hap pas hapi ne kuader te marreveshjeve per asocim dhe stabilizim. Por ceshtjet kyce kane te bejne me kohezionin e ketyre shteteve, vecanerisht me Serbine dhe Malin e Zi. Ka shume mundesi qe ne vitet qe vijne te shohim nje Kosove dhe nje Mal te Zi te pavarur, ndersa mbetet e hapur pyetja nese kjo pavaresi do t'i ndihmoje apo crregulloje aspiratat e tyre per ne BE.

Norvegjia dhe Islanda jane qe te dyja vende te pasura qe mund t'i bashkohen BE-se pa shume veshtiresi. Ka nje rilindje te interesit ne Norvegji dhe kjo deshmohet edhe nga sondazhet qe tregojne per gatishmerine e shumices ne favor te anetaresimit ne BE. Problemi i vetem mbetet mungesa e lidershipit politik ne ceshtjet evropiane. Aplikimi i Norvegjise mund ta shtyje Islanden per aplikim, dhe problemi i vetem andej lart do te jene te drejtat e peshkimit.

Zvicra hodhi poshte Zonen Ekonomike Evropiane (EEA) ne vitin 1994 dhe asokohe e ngriu aplikimin e saj per anetaresim. Ne kete vend shumica proevropiane ndodhet ne kantonet frengjishtfolese dhe kundershtaret e tyre ne kantonet me tradicionale, gjermanofone. Zvicra ka ripercaktuar tashme neutralitetin e saj tradicional dhe eshte anetaresuar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, pa harruar se mbetet gjithashtu shume e ndikuar nga vendimet e BE-se pa mundur t'i influencoje ato. Ne te ardhmen praktika zvicerane per referendumet e njepasnjeshme dhe mbi gjithcka, do te perbeje nje problem kur te jete shtet anetar i BE-se.

Keto 11 (ndoshta 13) vende njihen te gjitha si anetare potenciale te BE-se. Por krejt ndryshe ndodh me tej, ne Evropen Lindore.

Evropa Lindore dhe ecuria e saj
Bjellorusia dhe Moldavia jane qe te dyja shtete te deshtuara, por mund te tranformohen relativisht shpejt nen nje lidership te ndryshem ne Bjellorusi dhe me zgjidhjen e konfliktit te Republikes se Transdnjestrit ne Moldavi.

Ukraina, vend po aq i madh sa Franca per nga popullata, strehon gjithashtu ambicien per t'iu bashkuar BE-se, vetem se, per momentin, lufton akoma per te gjetur vetveten dhe per te ruajtur pavaresine e saj. Per me shume, gezon nje imazh jo te mire ne BE, per shkak te korrupsionit te vazhdueshem dhe deshtimit ne nisjen dhe zbatimin e reformave. Pervec kesaj, ka dhe dyshime mbi seriozitetin e orientimit evropian te Ukraines, sidomos pas firmosjes kohet e fundit te marreveshjeve ekonomike me Rusine.

Ne lidhje me Rusine, vetem presidenti Jelcin dhe kryeministri Berluskoni jane shprehur ne favor te anetaresimit te vendit ne BE. Ide qe gezon pak entuziazem ne gjirin e shteteve te tjera anetare te BE-se. Kancelari gjerman, Gerard Shreder ka deklaruar se nuk e imagjinon kurre bashkimin e Rusise me BE-ne. Gje qe ne Rusi nuk e pengon debatin se ne nje periudhe afatgjate, mund te flitet per evropianizimin e vendit. Sidoqofte, prioriteti i menjehershem: anetaresimi i Rusise ne Organizaten Boterore Tregtare, si dhe zbatimi i marreveshjeve te partneritetit dhe bashkepunimit me BE-ne, dhe tashme edhe me shtetet e reja anetare.

Ne Kaukaz: Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani jane qe te trija te interesuara, edhe keto ne nje periudhe afatgjate, te kerkojne anetaresimin ne BE. Por edhe per keto vende, shtetet anetare te BE-se jane pak entuziaste, qofte edhe per te diskutuar rreth kesaj perspektive.

Sa e madhe?
Me gjithe lodhjen e paszgjerimit dhe problemet e tretjes se nje kalimi nga 15 ne 25 shtete anetare, treni i anetaresimit ndjek rrugen e tij. Duke u bazuar ne kohen qe u eshte dashur vendeve te meparshme kandidate, mund te pergatisim skenarin e nje te ardhmeje qe pritet te zgjase si ne tabele

BE-ja me mbi 40 shtete anetare?
Eshte shume e veshtire, por jo e pamundur, per te veshtruar nje BE me mbi dyzet shtete anetare. Perspektiva e anetaresimit ne BE eshte nje terheqje shume e rendesishme per inkurajimin e fqinjeve te saj dhe per ndermarrjen e reformave nga keta te fundit. Perndryshe, aftesia e BE-se per te influencuar fqinjet e saj do te reduktohej shume, nese opsioni i anetaresimit nuk do te ekzistonte. Ceshtja e anetaresimit evropian eshte shume delikate, prandaj dhe per momentin nuk ka asnje nevoje urgjente, ne kete nivel, qe BE-ja te hartoje nje liste perfundimtare me anetaret e mundshem ne te ardhmen. E rendesishme, ne kete moment, eshte qe BE-ja te demonstroje se bashkimi i 25 shteteve mund te funksionoje. Vetem duke e kthyer ne sukses zgjerimin e tanishem, BE-ja do te jete e afte te sodise zgjerimet e ardhshme.

Perktheu: Ernest Bunguri

 

* Drejtor i studimeve te qendres se politikave europiane
 
  © 2003 Gazeta Panorama
« Editimi i fundit: 13-01-2005, 04:35:17 nga Gjumashi »

  • Postime: 23736
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 14-05-2004, 16:06:21
Europa do te ndalet, atehere kur nuk do te kete me shtete qe do kerkojne te hyjne ne te. Se pari eshte e sigurte qe shtetet e permendura me siper te hyjne ne BE (ndoshta Rusia jo) Ne Europe sa vjen e shtohet presioni per perfirshjen e sa me shume shteteve ne bashkim, po ashtu dhe zerat "e ofenduar" te te mos pranuarve eshte shtuar. Presidenti ukrainas deklaroi disa dite para pranimit te dhjete anetareve te rinj se sapo u rivendos muri qe ndan europen.

Cfare do te thote kjo?! Me fjale te tjera te gjithe shtetet europiane qe aspirojne te hyjne ne bashkim e shohin veten te deklasuar dhe te menjanuar dhe per kete komisaret e BE duhet te marrin masa, sepse nuk duhet shume kohe qe keto shtete te bien pre e qellimeve te tjera, qe  jane jo aq synimeve te mira ndaj BE. Rruga me e mire per BE, per te menjanuar inatet, xhelozite dhe frikat do ishte qe tere aspirantet te pranohen ne grup ne BE dhe faza kohore te vije integrimi i plote i tyre ne tere strukturat e BE. Kjo nuk eshte nje e re, sepse tashme nje gje e tille po perdoret ndaj hyresve te rinj.

Dhjete shtete te reja u bene anetare te BE, por nuk do te thote ende se ata jane anetare me te drejta te plota. Punetoret e shteteve te sapohyra nuk kane te drejtat e punetoreve te shteteve qe jane tashme ne BE. Ata duhet te presin akoma dhe shume vite para se te kene te drejta te plota per te punuar kudo ne  hapesiren qe perfshin BE. E njejta gje eshte dhe me perdorimin e monedhes se perbashket europiane. Keto shtete do duhet te presin edhe disa vite derisa ta pergatisin ekonomine e tyre per te qene ne gjendje te hyjne ne eurozone. Pra kjo praktike perdoret tashme dhe une nuk e shoh shume problem qe e njejta praktite, por ne nivele me te zgjeruara te perdoret dhe per shtetet e tjera aspirante te BE.

Sidoqofte koha do tregoje te sajen!