×

Kujdes, po vjen Kina!!

Kujdes, po vjen Kina!!

· 1 · 857

  • Postime: 23730
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-08-2007, 01:24:05
Kohet e fundit po bëhet një debat i madh ne rangjet e larta politike europiane në lidhje me investimet gjithmonë ne rritje te kompanive shteterore kineze e ruse ne shtetet e Bashkimit Europian. Problemi nuk qëndron tek blerjet e kompanive europiane nga ana e atyre kineze apo ruse, por tek arsyet e këtyre blerjeve dhe mbi të gjitha fakti se këto firma qe blejne ne Europe janë shteterore. Ekziston një frikë shumë e arsyetuar se kinezet (apo ruset) po bëjnë blerje strategjike jo me aryen e tregut por me arsye te tjera qe nuk kanë te bëjnë aspak me tregun e lirë.
Është fakt qe e shohim çdo ditë se prodhimet kineze po mbizoterojne ato te prodhuesve tradicionale europiane apo amerikane. Kina me fuqine qe gjendet te popullsia jashtezakonisht e madhe qe ka po ecën këto 15 vitet e fundit me një shpejtesi te papare me pare ne histori. Nuk do duhen shumë vite kur fuqia ekonomike kineze do të tejkaloje çdo shtet tjetër dhe te gjithë do duhet te përballemi me këtë realitet të ri boteror. Është e njohur nga te gjithë se kush ka fuqine ekonomike ka me pas dhe atë politike dhe ushtarake. Kina po vjen e për këtë duhet te jemi te gjithë te përgatitur!
Me poshtëë po jap disa fakte shumë interesante rreth Kines.

****

Kina ka një popullsi prej 1.3 miliarde banoresh qe d.m.th. 20  % te asaj botërore. Por Kina ka vetëm 8 % te territorit agrar te tokes (toke qe punohet) dhe kjo e bën te jetë vendi me i madh importues i prodhimeve bujqesore.
Nga ana tjetër USA është eksportuesi me i madh agrar ne planet.

*Ne Kine ndërtohet ne vit një central berthamor dhe çdo jave fillojnë punën dy termocentrale të reja (qymyrguri si lende djegese).

*Ne Kine ka 80 000 supermarkete, mes te cileve dhe me te medhenjte e botës. Kina ka vetëm 15 vjet qe ka filluar te këtë supermarkete.

*Ne Kine ka 150 milione punetore shtegtare nëpër superqytetet multimilioneshe. Kina ka 20 megaqytete me mbi 10 milione banorë secili. Këto punetore punojnë me çdo lloj çmimi duke qenë motorri me i fuqishem i Kines dhe duke i dhënë asaj një zhvillim te jashtezakonshem ne shpejtesi dhe ne masë.
Llogaritet qe 300 milione punetore te tjerë do të ndjekin shembullim e këtyre 150 milioneve.

*Kina ka zonen metropolitane me te madhe te planetit Chongqing (disa qytete te bashkuar) me një popullsi prej 34 milione banoresh dhe ky supermegaqytet funksionon perfekt nga ana administrative dhe urbane.

*Ne qytetin Datang prodhohet gjysma e corapeve dhe getave te globit.

*Ditën e vitit të ri kinez qe është ne pranvere u derguan 30 miliarde SMS nga 500 milione celulare. Ne Kine prodhohen 450 milione celulare ne vit prej te cileve 350 milione eksportohen.

*Një e treta e eksporteve dhe importeve kineze janë prodhime high-tech. Qe prej 1999 Kina i ka qindfishuar këto iport-eksporte.

*Gjysma e dificitit tregtar amerikan ndaj Kines vjen nga firma amerikane qe prodhojne e punojnë ne Kine.

*Ne Kine ka me shumë anglishtfoles (si gjuhe e dytë) se sa ne USA.

*Kina ka 200 milione perdorues interneti. Kjo shumë tejkalon dukshëm themeluesit e internetit, amerikanet.

*Kina është eksportuesi me i madh i pajisjeve teknologjike ne USA.

*Kina komuniste bëri para një viti kalimin me të madh ne historinë e bursave kur banka shteterore ICBC privatizoi 15 % te kapitalit te saj ne formën e aksioneve me një shumë prej 22 miliarde dollaresh.
Kina ka 100 milione aksioniere. Disa qindra mijëra te tjerë ne ditë i shtohen këtij numri.

*Kina komuniste ka 350 mijë milioniere, prej te cileve 16 janë miliardiere.

*Volumi tregtar i Kines (imp-eks) për 2007 kaloi shumen magjike te 2 bilione dollareve dhe pritet te arrije 3 bilioneshin.

*Kina tejkaloi Gjermanine si superfuqi ekonomike dhe ne 2008 pritet te kaloje dhe kryesusin, USA-n.

*Ne Kine prodhohet çdo e katerta makine e botës. Gjermania u spostua këtë vit nga vendi i tretë duke e zënë Kina këtë vend. (Japonia e para, USA e dyta).

Faktet mbi Kinen janë marrë nga gazeta austriake Kronen Zeitung.
« Editimi i fundit: 23-08-2007, 02:02:26 nga M A X »
 

Kujdes nga thirrjet mashtruese në telefon

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 15-01-2020, 11:01:53
nga erlehta
Si të keni kujdes nga vjedhjet e llogarive në instagram

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 11-09-2019, 13:49:46
nga M A X
Kujdes nga kontrolli shtetëror i mediave sociale

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 05-09-2019, 23:47:10
nga M A X
Kujdes me pastat e dhembeve!

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 29-03-2019, 18:43:05
nga Poshnjari
Kujdes nese keni domaine tek Godaddy

Nisur nga ABRubrika Domene | Domain Names

Postimi i fundit 09-01-2014, 09:17:52
nga AB