×

Kush eshte Barack Obama?

· 5 · 2124

Kush eshte Barack Obama?

· 5 · 2124

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-11-2008, 15:23:01
Nga Heather Maher

Presidenti i ri amerikan, Barack Hussein Obama, i cili do te perurohet me 20 janar, 2009, eshte senator 47 vjecar qe perfaqeson shtetin qendror te Ilinoisit. Presidenti i 44-te i Shteteve te Bashkuara ka lindur me 4 gusht, 1961, ne Honolulu te Hawait, nga prinder qe jane njohur gjate studimeve ne Universitetin e Hawait. Nena e tij, Ann Dunham, ishte nje grua e bardhe nga Kansasi, ndersa babai, Barack Obama i vjetri, ishte nje zezak nga Kenia. Kur Obama kishte dy vjet, prinderit e tij u divorcuan, ndersa babai i tij shkoi te studjoje ne Universitetin e Harvardit. Obama e pa te atin vetem edhe nje here, kur ishte 10 vjec. Nena e tij u martua dhe u transferua ne Indonezi, ku Obama ndoqi shkollen fillore. Divorci i saj i dyte beri qe Obama te kthehet ne Hawai ne moshen 10 vjecare.

Si djale i ri, Obama ishte i zgjuar, por gjysem-motra e tij, Maya Soetero-Ng, thote se ai "udhehiqej nga ambiciet", ne vend qe te luaje basketboll apo te notoje ne oqean. Kur karriera e antropologjise e dergoi prape te emen ne Indonezi, Obama mbet ne Hawai per te ndjekur shkollen e mesme dhe ishte nen perkujdesjen e gjysherve nga nena, Maleyn dhe Stenley. Ai e ka pershkruar gjyshen e vet si "gurthemel i jetes sime". Ajo vdiq me 2 nentor, vetem dy dite para se ai te zgjidhej president.

Si adoleshent, interesimi i Obames perfshinte golfin dhe letrat, kendimin ne kor, por shumicen e kohes basketbollin. Ne memoaret e tij te titulluara "Guximi i Shpreses", Obama rikujton se basketbolli ishte vendstrehimi i tij, i adoleshentit me race te perzier, i cili aty filloi te mendoje per identitetin. Ai shkroi: "Te pakten ne fushen e basketbollit mund te gjeja pjesetare nga te gjitha komunitetet. Ishte ky vendi ku krijova miqesite me te ngushta, ku te jesh zezak nuk ishte disavantazh". Obama i filloi studimet universitare ne Kolegjin Occidental ne Los Angeles, ku e beri hapin e pare ne politike, duke folur ne nje tubim kunder aparteidit.

Por, ai deshi me shume se sa mund te ofronte nje universitet i vogel, prandaj shkoi ne New York dhe u regjistrua ne Universitetin Columbia, ku diplomoi ne shkencat politike. Ishin keto vite per te cilat ai pranoi se ka perdorur marihuane dhe kokaine, droga te cilat i quajti "deshtimi me i madh moral". Gjate kohes qe ishte ne New York, mesoi se babai, te cilin asnjehere nuk mundi ta njohe me te vertete, ka vdekur ne nje aksident trafiku. Vizita e pare e Obames ne Kenia kishte per qellim te vizitoje varrin e te atit.

Pas New Yorkut, Obama vendosi te punoje ne Chicago si organizator i komunitetit, i cili i inkurajonte njerezit te marrin pjese ne procesin politik per t'i permiresuar jetet e tyre.

Ai nuk e njihte askend ne Chicago dhe puna i paguhej shume pak. Per tre vjet, Obama punoi me udheheqesit e kishes dhe banoret qe perballeshin me humbjen e vendeve te punes.

Njeriu qe e punesoi, Gerald Kellman, e kujton Obamen si njeri "shume efikas ne mbledhjen e njerezve per te punuar bashke dhe ndertimin e aleancave". Vete Obama i ka quajtur keto tre vjet si "edukimi me i madh qe kishte marre".

Gjate veres punonte ne nje firme ligjore ne Chicago, ku u takua me gruan e tij te ardhshme, Michelle Robinson, e cila kishte diplomuar ne Harward, dhe vinte nga nje famlije punetoresh ne Chicago. Ata u martuan dhe kane dy femije, Malia,10 vjece, dhe Sasha, 7 vjece. Me pas, Obama punoi si ligjerues ne Universitetin e Chicagos, ndersa karrieren politike e filloi me 1996 kur garoi per senatin e shtetit Illinois, ku u be i njohur si liberal, qe bashkepunonte edhe me konservatoret. Aty me sukses kaloi ligje per reforma etike, zgjeroi kujdesin shendetesor per femijet e varfer dhe i ndryshoi ligjet per profilet racore, denimin me vdekje dhe hetimin e te dyshuarve per vrasje.

Tete vjet me pas, ambicia e Obames u rrit dhe ne vitin 2004 u fut ne gare per ne Senatin e Shteteve te Bashkuara. Gjate fushates, Obama tubonte demokrate te njohur, si ish-kandidatin presidencial, John Kerry, i cili i kerkoi te mbaje nje fjalim ne Konventen Kombetare te Demokrateve. "Nuk ka Amerike liberale dhe Amerike konservatore. Ka Shtete te Bashkuara te Amerikes... Nuk ka Amerike te zeze, Amerike latine dhe Amerike te aziatikeve, ka Shtete te Bashkuara te Amerikes... Te ashtuquajturit eksperte duan qe ta ndajne vendin tone ne shtete te kuqe dhe te kaltra, te kuqet per republikanet, te kaltrat per demokratet. Ka patriote qe e kundershtojne luften ne Irak dhe patriote qe e mbeshtesin luften ne Irak. Ne te gjithe jemi njesoj, te gjithe jemi betuar para flamurit se do t'i mbrojme Shtetet e Bashkuara te Amerikes", tha Obama. Fjalimi gjithmone do te mbahet ne mend si shkelqim i yllit te Obames. Disa muaj me vone, ai i fitoi zgjedhjet per Senat me 70 % te votave, dhe pothuaj menjehere filluan te qarkullojne zera se Obama do te duhej te konsideroje te garoje per president. Me 10 shkurt, 2007, Barack Obama qendroi ne shkallet e Kapitolit te Vjeter ne Springfield, Illinois, dhe shpalli se do te garoje per president te Shteteve te Bashkuara. Ishte vendi i njejte ku ne vitin 1858, Abraham Lincoln, e mbajti fjalimin historik te quajtur: "Shtepia e Ndare nuk Mund te Qendroje".
http://kohajone.com/html/artikull_33197.html

  • Postime: 190
hendrix
#1 ne: 19-11-2008, 01:10:09
Nga Heather Maher

Presidenti i ri amerikan, Barack Hussein Obama, i cili do të perurohet me 20 janar, 2009, është senator 47 vjeçar qe përfaqëson shtetin qendror te Ilinoisit. Presidenti i 44-te i Shteteve te Bashkuara ka lindur me 4 gusht, 1961, ne Honolulu te Hawait, nga prinder qe janë njohur gjatë studimeve ne Universitetin e Hawait. Nëna e tij, Ann Dunham, ishte një grua e bardhe nga Kansasi, ndërsa babai, Barack Obama i vjetri, ishte një zezak nga Kenia. Kur Obama kishte dy vjet, prindërit e tij u divorcuan, ndërsa babai i tij shkoi te studjoje ne Universitetin e Harvardit. Obama e pa te atin vetëm edhe një here, kur ishte 10 vjeç. Nëna e tij u martua dhe u transferua ne Indonezi, ku Obama ndoqi shkollën fillore. Divorci i saj i dytë bëri qe Obama te kthehet ne Hawai ne moshen 10 vjeçare.

Si djalë i ri, Obama ishte i zgjuar, por gjysëm-motra e tij, Maya Soetero-Ng, thotë se ai "udhehiqej nga ambiciet", në vend qe te luaje basketboll apo te notoje ne oqean. Kur karriera e antropologjise e dergoi prapë te emen ne Indonezi, Obama mbet ne Hawai për te ndjekur shkollën e mesme dhe ishte nën perkujdesjen e gjysherve nga nëna, Maleyn dhe Stenley. Ai e ka pershkruar gjyshen e vet si "gurthemel i jetës sime". Ajo vdiq me 2 nentor, vetëm dy ditë para se ai te zgjidhej president.

Si adoleshent, interesimi i Obames perfshinte golfin dhe letrat, kendimin ne kor, por shumicen e kohës basketbollin. Ne memoaret e tij te titulluara "Guximi i Shpreses", Obama rikujton se basketbolli ishte vendstrehimi i tij, i adoleshentit me race te përzier, i cili aty filloi te mendoje për identitetin. Ai shkroi: "Të paktën ne fushën e basketbollit mund te gjeja pjesetare nga të gjitha komunitetet. Ishte ky vendi ku krijova miqesite me te ngushta, ku të jesh zezak nuk ishte disavantazh". Obama i filloi studimet universitare ne Kolegjin Occidental ne Los Angeles, ku e bëri hapin e pare ne politike, duke folur ne një tubim kundër aparteidit.

Por, ai deshi me shumë se sa mund te ofronte një universitet i vogël, prandaj shkoi në New York dhe u regjistrua ne Universitetin Columbia, ku diplomoi ne shkencat politike. Ishin këto vite për te cilat ai pranoi se ka perdorur marihuane dhe kokaine, droga te cilat i quajti "deshtimi me i madh moral". Gjatë kohës qe ishte ne New York, mesoi se babai, te cilin asnjëherë nuk mundi ta njohe me te vërtetë, ka vdekur ne një aksident trafiku. Vizita e pare e Obames ne Kenia kishte për qëllim te vizitoje varrin e te atit.

Pas New Yorkut, Obama vendosi te punoje ne Chicago si organizator i komunitetit, i cili i inkurajonte njerëzitë te marrin pjesë ne procesin politik për t'i permiresuar jetet e tyre.

Ai nuk e njihte askënd ne Chicago dhe puna i paguhej shumë pak. Për tre vjet, Obama punoi me udhëheqësit e kishes dhe banoret qe perballeshin me humbjen e vendeve te punës.

Njeriu qe e punesoi, Gerald Kellman, e kujton Obamen si njeri "shumë efikas ne mbledhjen e njerëzve për te punuar bashke dhe ndërtimin e aleancave". Vete Obama i ka quajtur këto tre vjet si "edukimi me i madh qe kishte marrë".

Gjatë veres punonte ne një firmë ligjore ne Chicago, ku u takua me gruan e tij te ardhshme, Michelle Robinson, e cila kishte diplomuar ne Harward, dhe vinte nga një famlije punetoresh ne Chicago. Ata u martuan dhe kanë dy fëmijë, Malia,10 vjeçe, dhe Sasha, 7 vjeçe. Me pas, Obama punoi si ligjerues ne Universitetin e Chicagos, ndërsa karrieren politike e filloi me 1996 kur garoi për senatin e shtetit Illinois, ku u be i njohur si liberal, qe bashkëpunonte edhe me konservatoret. Aty me sukses kaloi ligje për reforma etike, zgjeroi kujdesin shendetesor për fëmijët e varfer dhe i ndryshoi ligjet për profilet racore, denimin me vdekje dhe hetimin e te dyshuarve për vrasje.

Tete vjet me pas, ambicia e Obames u rrit dhe ne vitin 2004 u fut ne gare për ne Senatin e Shteteve te Bashkuara. Gjatë fushates, Obama tubonte demokrate te njohur, si ish-kandidatin presidencial, John Kerry, i cili i kerkoi te mbaje një fjalim ne Konventen Kombëtare te Demokrateve. "Nuk ka Amerikë liberale dhe Amerikë konservatore. Ka Shtete te Bashkuara te Amerikes... Nuk ka Amerikë te zeze, Amerikë latine dhe Amerikë te aziatikeve, ka Shtete te Bashkuara te Amerikes... Të ashtuquajturit eksperte duan qe ta ndajne vendin tonë ne shtete te kuqe dhe te kaltra, te kuqet për republikanet, te kaltrat për demokratet. Ka patriote qe e kundërshtojnë luftën ne Irak dhe patriote qe e mbështesin luftën ne Irak. Ne te gjithë jemi njësoj, te gjithë jemi betuar para flamurit se do t'i mbrojme Shtetet e Bashkuara te Amerikes", tha Obama. Fjalimi gjithmonë do të mbahet ne mend si shkelqim i yllit te Obames. Disa muaj me vonë, ai i fitoi zgjedhjet për Senat me 70 % te votave, dhe pothuaj menjehere filluan te qarkullojne zera se Obama do të duhej te konsideroje te garoje për president. Me 10 shkurt, 2007, Barack Obama qendroi ne shkallet e Kapitolit te Vjeter ne Springfield, Illinois, dhe shpalli se do të garoje për president te Shteteve te Bashkuara. Ishte vendi i njëjtë ku ne vitin 1858, Abraham Lincoln, e mbajti fjalimin historik te quajtur: "Shtepia e Ndare nuk Mund te Qendroje".
http://kohajone.com/html/artikull_33197.html

I bardhi e nxiu,e tani do vie i Ziu me zbardhe...ishalla

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 14-08-2011, 12:15:11
Dhurata më e hidhur për 50-vjetorin e Presidenti amerikan. Eseisti që shkroi "Fundin e Historisë": "Amerikanët në vitin 2008 nuk kanë votuar për të, por kundër republikanëve"

Fukuyama, Obama dhe "Fundi i Historisë"

- Profesor Fukuyama, atentatet e 11 shtatorit i torturojnë akoma Shtetet e Bashkuara?

Sulmet kanë shënuar fillimin e fundit të hegjemonisë amerikane mbi botën e pas Luftës së Ftohtë. Kur George W. Bush ka bërë hyrjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, pak muaj përpara atentateve, asgjë nuk dukej se mund ta pengonte hegjemoninë amerikane. Në politikën e jashtme, Amerika nuk kishte asnjë rival të vërtetë. Flluska e internetit sapo kishte plasur dhe nuk dukej se do ta shqetësonte në mënyrë afatgjatë ekonominë amerikane, e cila dilte nga një dhjetëvjeçar rritjeje të jashtëzakonshme, i karakterizuar nga risi të mrekullueshme teknologjike. Y2K, problemi internetor i vitit 2000, nuk kishte ndodhur dhe pasoja e vetme pozitive e tij, kishte qenë zëvendësimi i kompjuterave të vjetër me të rinj. Sulmet e 11 shtatorit kanë prodhuar një goditje frenuese dramatike për atë periudhë. Kanë hapur një dhjetëvjeçar katastrofik për Amerikën, në të gjitha frontet: Diplomatik, ushtarak dhe ekonomik. Lufta në Irak ka demonstruar se Amerika nuk i kishte mjetet për t'i menaxhuar problemet e Lindjes së Mesme në mënyrë unilaterale. Amerika ka bërë një përdorim të shkëshilluar të "hard power" të saj dhe ka nënvlerësuar vështirësitë financiare që do të mund të buronin nga aksionet ushtarake të saj, përveç forcimit të një antiamerikanizmi shumë të fortë në të gjithë botën. Nga një pikëpamje ekonomike, në këto vitet e fundit jo vetëm rivalët e Amerikës janë forcuar në mënyrë të ndjeshme, por nga viti 2008 modeli neoliberal (neo liberist) amerikan është zyrtarisht në krizë.

- A është bërë Amerika e cenueshme pas 11 shtatorit?

Prej dhjetë vitesh e këtej, Amerika e ka humbur arrogancën e saj. Opsionet e saj të politikës së jashtme dhe ekonomike kanë rezultuar të gabuara. Modeli amerikan i rritjes ka rezultuar shumë i brishtë dhe sulmet terroriste e kanë bërë të dukshme cenueshmërinë e vendit. Pavarësisht kësaj, sëmundja amerikane nuk i takon 11 shtatorit 2001. Është e vjetër pothuajse çerekshekullore, qysh nga koha kur vendi ka filluar të jetojë mbi aftësinë e mjeteve të veta. Prej një gjenerate e këtej amerikanët jetojnë me kredi falë një dollari të dobët dhe faktit që vendet e tjera kanë pranuar që ta dhurojnë paranë e tyre në hua.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 20-12-2011, 15:05:01
365 ditët e Presidentit...

Dukej si agimi i një epoke të re, po asaj kohe, që atëherë dukej sikur nuk do të kish fund, tashmë i ka mbetur më pak se një vit. Barack Hussein Obama është sot i pasigurti më i famshëm në botë, me një kontratë që skadon të martën, 6 nëntor 2012 dhe me shanse jo të shumta për rinovim. Obama që kemi parë të punojë, të valëzojë dhe të hezitojë si President i SHBA që nga 21 janari i tre viteve më parë nuk do të zgjidhet, edhe përballë kundërshtarëve republikanë, që duken disi mediokër. Njeriu që ka dashur të jetë si të gjithë, një ditë më shumë si Kennedy dhe një ditë më shumë si Bush, në një fjalim pak si Reagan dhe në një tjetër pak si Clinton, që për më shumë se një mijë ditë është përpjekur të gjejë personazhin e tij, por pa ia dalë mbanë asnjëherë, duhet që, në 365 ditët që i mbeten para zgjedhjeve të dalë më në fund nga pasiguria ku është futur dhe të maturohet.
Si në një shfaqje shumë të vjetër dhe shumë popullore amerikane, pyetja që elektorati i tij konfuz bën për t'u mobilizuar sërish është: a dëshiron, zoti Obama, të ngrihet? Mund të studiohen dhe ristudiohen shifrat që ekonomia, statistika, demografia ofrojnë dhe të mbërrihet në konkluzionin e pashmangshëm që Obama do të jetë President për vetëm një sezon, duke pasur fatin e paraardhësve kalimtarë si Gerald Ford, Jimmy Carter apo George Bush i pari.
Të gjithë thonë se do të humbasë: treguesit e popullaritetit, që mezi e kalojnë 40 përqindëshin, ftohja e bazës së tij, që sheh madje "the brothers", amerikanë me ngjyrë si ai në krizë, apo barra e papunësisë në shifrën 9%.
Në fund, fatkeqësia e vazhdueshme e tregut real që më shumë se çdo gjë tjetër rëndon mbi jetën e përditshme të amerikanëve dhe që nuk është Wall Street, por ai i pasurive të paluajtshme. Për më tepër, një pjesë e mirë e pasigurisë ekonomike dhe financiare varet nga të tjerët, nga Azia dhe nga konvulsionet e Europës, në një humbje sovraniteti që për amerikanët është shkatërruese.
As edhe protesta ende skajore e "Occupy", e të indinjuarve amerikanë, nuk sheh tek ai busullën e vet, edhe pse Obama është përpjekur ta përvetësojë. Por nuk do të jenë demonstruesit që do ta shpëtojnë apo do ta dënojnë, nuk do të vënë drejtësi as fanatikët e të djathtës që e kanë paralizuar në Parlament. Do të jetë pyetja e tmerrshme që Ronald Reagan e përdori kundër Jimmy Carter-it në vitin 1980: "A jeni më mirë krahasuar me katër vjet më parë?" 70 përqind e amerikanëve përgjigjen: JO.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që një President me shifra negative si Obama të rizgjidhet. Madje edhe luftërat që katër vjet më parë ishin makthi dominues, sot nuk vënë më në lëvizje emocione, e si rrjedhim as edhe vota. Ekzekutimi i Osama bin Ladenit kaloi si një hakmarrje fluturake. Rrëzimi dhe fundi i dhunshëm i Gheddaf-it, për të cilin ka kontribuar shumë prapa fasadës anglo-franceze, nuk ka sjellë asnjë ndryshim në sizmografët e popullaritetit. Iraku është histori e djeshme. Afganistani është histori për faqe të brendshme. As edhe republikanët nuk i përdorin më banderolat e "rrezikut islamik" apo të "përplasjes së qytetërimeve". RD

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#4 ne: 31-01-2013, 17:38:28
Qylaxhiu thuaj!
Po ngeli Amerika per te huaj zezak me mire te kthehen ne Evrope, e cfare zbuluan, cfare hapesirash jeteze.