×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Select Prefix:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Shkruaj germat qe shihni ne figure
Degjoi germat / Kerko nje tjeter figure

Shkruaj germat qe shihni ne figure:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 18-10-2012, 09:29:49 »

"Jam i sigurtë që kjo krizë do të ndihmojë në realizimin e ëndrrës tonë më të madhe: Të bëhemi një ekonomi e zhvilluar", i tha Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-Bak një grupi biznesmenësh në vitin 2009

Kush përfitoi nga kriza botërore?

Koreja e Jugut

"Jam i sigurtë që kjo krizë do të ndihmojë në realizimin e ëndrrës tonë më të madhe: Të bëhemi një ekonomi e zhvilluar", i tha Presidenti Lee Myung-Bak një grupi biznesmenësh në vitin 2009. Për t'ja arritur këtij qëllimi, Koreja e Jugut rriti shpenzimet qeveritare për kërkimet dhe zhvillimin shkencor nga 3.4 përqind, shifër që ishte më e larta në botë që në atë kohë, në 5 përqind. Reformat në inovacion, së bashku me subvencionimet bujare dhe me politikën e mbajtjes së fitimit të ulët për të nxitur eksportet, i ka ndihmuar tejmase gjigantët industrialë të Koresë së Jugut si "Samsung-u", "Kia" dhe "Hundai" për të pushtuar një pjesë të mirë të tregjeve globale. Koreja e Jugut është vendi i parë i pasur që përfitoi nga recesioni i vitit 2009 dhe të ardhurat e familjarëve janë rritur të paktën pesëfish. Vendi ka ende disa sfida ekonomike para tij për shkak se konsumi i brendshëm vazhdon të jetë i ulët dhe familjet janë të zhytura në borxhe, por është duke ecur në rrugën e duhur dhe është duke u kthyer në parajsën e investitorëve të huaj.

Polonia

Polonia është konsideruar prej kohësh si një nga vendet më pak premtuese të Europës Lindore, duke qëndruar shumë pas vendeve më të fuqishme si Republika çeke apo Sllovenia. Por, vitet e vështira të Europës kanë qenë në fakt shumë të mira për polakët. Ekonomia e vendit është rritur me 15.8 përqind nga viti 2008 në vitin 2011, ndërkohë që vendet kryesore të Bashkimit Europian kanë përjetuar përgjysmimin e rritjes ekonomike. Në vitin 2009, viti më i keq i krizës ekonomike, ekonomia e Polonisë ishte e vetmja që nuk pësoi kontraktim. Analistët mendojnë se mrekullia polake i atribuohet politikave të saj të zgjuara fiskale dhe monetare, si dhe nivelit të ulët të borxheve. Polonia gjithashtu ka një treg tepër të madh të konsumatorëve të brendshëm, gjë që do të thotë se vendi nuk është i varur nga eksportet si fqinjët e tij. Polakët gjithashtu thjesht përpiqen më shumë se europianët e tjerë. Ata punojnë çdo vit 500 orë më shumë se gjermanët, pavarësisht faktit që fitojnë pesë herë më pak para se ata. Megjithatë, vetëm pak kohë më parë, Polonisë iu desh ta ndryshonte parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2013, nga 2.9 në 2.2 përqind...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI