×
Hyrja
Profili

Libia, nafta dhe pyetjet që shtrohen pas saj

Libia, nafta dhe pyetjet që shtrohen pas saj

· 1 · 337

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-03-2011, 15:11:13
Ngjarjet që po zhvillohen në botën arabe, epiqendra e prodhimit të naftës globale, janë një kujtesë e kthjellët në tregtinë e naftës, se "nëna" e të gjitha produkteve të saj, është në zemër të një loje politike

Libia, nafta dhe pyetjet që shtrohen pas saj

New York City: Ngjarjet që po zhvillohen në botën arabe, epiqendra e prodhimit të naftës globale, janë një kujtesë e kthjellët në tregtinë e naftës, se "nëna" e të gjitha produkteve të saj, është në zemër të një loje politike. Kjo edhe më e madhe sesa kur Iraku pushtoi Kuvajtin në 1990, mbasi e kanë politikën "e papërpunuar", aq të madhe saqë t'i kanoset një rrezik tjetër. Ashtu si shumica e vendeve të botës arabe, ky duket si një treg ku "xhepi" i saj është plot fishekzjarre, vetëm duke pritur për një ndeshje, që të shpërthejnë.

Qëkur forcat "rebele" kanë forcuar pozitat e tyre dhe kanë hedhur "lakun" rreth Tripolit të dielën e kaluar, janë vërejtur furnizimet kritike të naftës në shumë vende të Europës. Vende këto që prodhimin e tyre e kanë të lidhur ngushtë me shumicën e fushave të naftës të Libisë, që po ua ul në një mënyrë drastike rrjedhën e naftës drejt Europës.

Disa porte dhe rafineri kryesore për rreth Tripolit, janë prekur thellësisht nga kriza e revoltave dhe shumë punëtorë janë të frikësuar për të shkuar në punë. Punonjësit e huaj kryesisht inxhinierë dhe specialistë të kompanive të naftës, që kanë mbetur në vend, janë në presionin e njerëzve të armatosur që të lënë pajisjet pas dhe të largohen nga Libia për arsye të pasigurisë.

Analistët amerikanë thonë se një kthim normal në prodhimin e naftës dhe eksportin e saj, tani për tani duket shumë larg dhe do të marrë disa javë për t'u bërë më mirë.

Analistët amerikanë thanë se aktualisht rreth 80 përqind e prodhimit të naftës në vend qëndron në territorin e kontrolluar nga rebelët, edhe pse nuk ka një mënyrë për të verifikuar se sa përqind të kontrollit të eksportit të naftës e bëjnë ata direkt.

Ka të dhëna dhe qasje se bota mund të përballet me një përçarje të eksporteve që vijnë nga prodhimi i naftës nga Libia. Por ajo që i ka sjellë botës shenjat e para se "tronditja" e tregut të naftës ka nisur është se tregu amerikan shkoi dje në 100 dollarë amerikanë për barrel përsëri.

Dhe kjo ka ndodhur për herë të parë qëkur njerëzit në botën arabe janë të vendosur për ndryshime politike në vendet e tyre. Revolta është parë si mundësia e vetme që me anë të kryengritjeve të përmbysin regjimet autokrate si në Egjipt dhe në Tunizi, dhe tani mund të përhapet edhe në vendet e tjera të OPEC-ut në Lindjen e Mesme...

RD

Temat e fundit