×

Loja e madhe e re tani kalon nëpër Baku

· 1 · 273

Loja e madhe e re tani kalon nëpër Baku

· 1 · 273

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-03-2012, 19:07:48
Bollëku i resurseve natyrore të rajonit dhe hyrja e këtij të fundit në ekonominë e tregut kanë stimuluar gjatë këtyre dy dekadave të fundit ndërtimin e një rrjeti të konsiderueshëm naftësjellësish dhe gazsjellësish

Loja e madhe e re tani kalon nëpër Baku

Vendndodhja gjeografike e Azerbajxhanit qëndron në pikëprerjen midis korridoreve energjetike "Veri-Jug" dhe "Lindje-Perëndim" të kontinentit euraziatik: Përbën një alternativë të vlefshme për rrugët e tranzitimit, të transportit dhe të daljes drejt tregjeve botërore dhe zonave të paqëndrueshme si Lindja e Mesme, Kaukazi rus dhe Irani, si dhe një faktor të rëndësishëm të diversifikimit të burimeve të furnizimit energjetik.
Bollëku i resurseve natyrore të rajonit dhe hyrja e këtij të fundit në ekonominë e tregut kanë stimuluar gjatë këtyre dy dekadave të fundit ndërtimin e një rrjeti të konsiderueshëm naftësjellësish dhe gazsjellësish, nëpërmjet të cilave hidrokarburet kaukaziano-kaspikase janë në gjendje të arrijnë tregjet e pasura, përveçse më të "etura", të vendeve europiane. Marrëveshjet e lidhura me kompani të huaja dhe rrugët e naftësjellësve dhe të gazsjellësve që nisen nga Azerbajxhani, nuk mund të konsiderohen neutrale, por duket se ndjekin një plan politik të qartë. Në fakt, duket që t'i bëjë më të ndërvarura, si në profilin politik, ashtu dhe në atë ekonomik, vendet aleate të Shteteve të Bashkuara (Azerbajxhan, Gjeorgji, Turqi, Rumani dhe Bullgaria) dhe të margjinalizojë nga rrugët e tyre ato shtete me të cilat marrëdhëniet janë më konkurruese (Rusi, Iran dhe Armeni).
Instrumenti kryesor i kësaj strategjie përbëhet nga naftësjellësi "Baku-Tblisi-Ceyhan", (BTC) që transporton naftën e vendburimit Azeri-Chirag-Guneshli, duke kaluar nëpër kryeqytetin e Gjeorgjisë, deri sa e përfundon rrugën e saj në portin kryesor të bregut juglindor turk, nga ku nafta shpërndahet nëpër tregjet europiane. Paralelisht me BTC-në, një tjetër naftësjellës, ai Baku-Supsa, furnizon përditë tregun gjeorgjian, duke i garantuar një alternativë të përkohshme në rast keqfunksionimi apo ndalimi të tubacionit kryesor.
Zgjedhja për të mbështetur projektin e BTC-së ka përbërë një moment kthese në kuptimin e vërtetë në politikën e jashtme të Azerbajxhanit: pavarësisht se ngjitja në pushtet e Heydar Aliyev (1993-2003), i cili gjatë erës Brezhnjev kishte mbuluar postin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Azerbajxhanit, kishte bërë të mendohet për një afrim progresiv midis Bakusë dhe Moskës...

Përgatiti: Armin TIRANA