Ka do ndyresyra ketu ne forum, qe presin me padurim te kryeje ndonje gje te keqe nje musliman apo nje "pseudomusliman" dhe menjeher fillojn te bombardojn me akuzat ndaj Islamit.
Pse mor breke grisur, nuk thoni asgje te mire, kur dihet se Muslimanet jane njerezit qe pine alkoolin me pak se te gjithe, kur dihet se muslimanet jane ato qe japin lemoshe me shume se te gjithe tjeret? Pse nuk folni per muslimanet, kur dihet se ato jane njerezit qe kane perqindjen me te vogel te prostitucionit dhe droges ne shoqerin e tyre???
Ketyre fjaleve tua, u gjendet edhe nje pergjigje.
Juve, jeni me monstra se ato qe bene aktin terrorist, jeni me perbindesha dhe me urrejtes se cka mund te jete nje njeri modest.
Turp te keni, qe kete akt terrorizmi ia mveshni 90% te Shqiptareve.
Dhe ta keni parasysh, se ketu nuk po mbrojme terrorizmin, por po e mbrojme Fene Tone Islame, dhe dinjitetin tone.
Pershendetje!
Dua t'i them edhe une dy fjale ne lidhje me kete ngjarje dhe me zhurmen qe po behet.
Se pari, duhet qe te gjithe njerezit, pa dallim feje e nacionaliteti, te distancohen nga akte te tilla, sepse vrasja e njerezve te pafajshem nuk mund te justifikohet me asnje lloj qellimi. Jeten ta jep Zoti dhe
vetem Ai ka te drejte qe te marre. Kuptohet se sipas feve egzistojne edhe rregulla dhe dispozita qe ligjesojne vrasjen (ne lufte, ne perleshje me arme) por ta vrasish tjetrin kur ai eshte i pambrojtur, kur thjesht po shkon ne pune te vet eshte diçka qe nuk e pranon asnje fe. Kjo eshte nje diçka qe nuk e pranon as feja se ciles ata kriminele ordinere pretendojne t'i perkasin dhe t'i sherbejne- FEJA ISLAME. Pra, asnje musliman qe e njeh fene e tij, nuk mund te jete mbeshtetes i atyre akteve, ashtu siç nuk mund te pranoje se personat qe kane bere nje akt te tille
te jene perfaqesus te komunitetit dhe fese se tyre. Kjo eshte shume e rendesishme. Eshte e rendesishme per muslimanet ne rradhe te pare, sepse vetem ne kete menyre krijohet nje mure shume i rendesishem midis terrorit dhe islamit, dy gjera kto krejt te kunderta. Kjo parandalon luften e proklamuar nga teori te marra ala Huntigton te cilat flasin per perplasje civilizmiesh. Kjo eshte e rendesishme, gjithashtu, edhe per vete Perendimin. Vetem ne kete menyre behet identifikimi i fraksioneve me te vertete "armike" per te. Ne te kundert, ne nje rast urrejtje te pergjithshme karshi Orientit, organizata te tilla me synime keqadashese do kene me shume "material" dhe kjo vetem sa i keqeson punet per te dyja palet.
Se dyti, dua te cek pak problemin e AL KAEDAS. çfare eshte kjo organizate?
Duke u nisur nga nacionaliteti i atyre qe marrin pjese ne te, njeriu mendon se kemi te bejme me disa injorante afgane te rritur ne male, ne vende ku ha pula gure. Por, nga menyra se si ata godasin, nga menyra se si organizohen arrijme ne konkluzion se kemi te bejme me njerez shume te pergatitur dhe jo njerez te thjeshte. Nga ana tjeter, po t'i hedhim nje sy akteve qe ata kane ndermarre dhe konskekuencave qe kane pasur keto akte, kuptohet se nuk i kane sherbyer muslimaneve. Kjo eshte shume e qarte. çfare ka ndhur pas atyre qe ata kane bere? Jane pushtuar disa vende muslimane, jane vrare me qindra mijera civile, eshte ngritur nje fryme urrejtje karshi Islamit dhe i eshte veshtiresuar jeta muslimaneve. Pra, per nga punet qe bejne jane te zgjuar por nga konsekuencat kemi te bejme me njerez "budallenj". Pra, ata nuk i sherbejne ISLAMIT dhe MUSLIMANEVE, keshtu qe nuk do ishte çudi qe pas tyre te kete diçka joislame. Per ta vertetuar kete do duhet kohe dhe mbase vetem pas dhjetra vitesh do jete e mundur, por arsyet per te dyshuar jane açik. Ata ose jane budallenj te zgjuar ose perdoren nga dikush. PIKE.
Se treti, dua te vij tek ajo qe kam cituar me lart nga "Stripped". Qe ka njerez qe rrine ne prite per te sha muslimanet sa here qe ndodh diçka ku ata perfshihen kjo eshte krejt e qarte. Ti mos e vrit mendjen, se kudo ka njerez objektive qe dine t'i analizojne gjerat dhe dine te identifikojne te keqen nga e mira.

Po te te ish dhene mundesia te lexoje shtypin e perendimit e shihje se ka shume analiste qe dine ta bejne dallimin midis islamit dhe muslimaneve, midis marrezive te fraksioneve te ndryshme dhe vullnetit te muslimaneve ne pergjithesi. Pra, ata kopuka shqiptar qe, sa here u jepet rasti, shajne muslimanet thjeshte tregojne idiotesine e tyre dhe asgje me teper. Ne fakt, kjo ka te beje me kulturen e pjerdhun te shqiptareve qe ia fusin si kau peles thjesht per te thene diçka. Kete gje ne fakt e bajn edhe disa musliman. P.sh. kur doli nje prift methqim ortodoks pati shume prej muslimaneve qe fillun me ferku durt dhe me hedhe fjale mbi klerin ortodoks. Avash, mer ti! Ku te çon mushka?!

... Rri urte e mos u gezo me fatkeqesine e tjetrit.
Ka diçka qe muslimanet duhet ta pranojne. Bota Islame gjendet ne nje krize te cilen duhet ta kaloje sa me shpejt. Fajtoret kryesor te kesaj krize jane muslimanet. Sadoqe nuk mohohet ndikimi i faktoreve te jashtem, perseri fajtori kryesor ngelen muslimanet. Te gjithe ata qe, ne menyre paranojake, mundohen t'ua hedhin fajin Amerikes, Anglise e çifuteve nuk bejne gje tjeter vetem sa ngadalesojne dhe paralizojne ndryshimin qe duhet te vije nga vete bota ISLAME.
Dua te citoj ketu Presidentin e Famshem te Bosnjes, nje prej njerezve me te shqur te shekullit te kaluar, dhe nje prej muslimaneve me te ditur te kohes se vet persa i perket gjendjes se njerezimit.
Islam is the best, but we Muslims are not the best. The West is neither corrupted not degenerate. It is strong, well-educated, and organized. Their schools are better than ours. Their cities are cleaner than ours. The level of respect for human rights in the West is higher, and the care for the poor and less capable is better organized. Westerners are usually responsible and accurate in their words. Instead of hating the West, let us proclaim cooperation instead of confrontation.Jam i mendimit se ju te gjithe kuptoni Anglisht ndaj nuk ehste nevoja qe ta perkthej. Shpresoj qe te gjithe ta marrin mesazhin e madh qe jep i madhi ALIJA.
