×

Lufta e ftohtë aziatike

Lufta e ftohtë aziatike

· 2 · 320

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 12-10-2012, 13:45:14
Konflikti i hershëm për një tufë shkëmbijsh në Detin e Kinës së Lindjes të njohura nga japonezët si ishujt Senkaku, është më shumë se një ngërç politik mes dy prej vendeve më të fuqishme të botës

Lufta e ftohtë aziatike

Konflikti i hershëm për një tufë shkëmbijsh në Detin e Kinës së Lindjes të njohura nga japonezët si ishujt Senkaku dhe nga kinezët si Diaoyus, është më shumë se një ngërç politik mes dy prej vendeve më të fuqishme të botës. Ai ka shkatërruar bashkëpunimin delikat mes dy gjigantëve aziatikë, gjë që vëzhguesit e kishin parashikuar si të pashmangshëm, duke qenë se të dy vendet kanë filluar të ndërthuren së tepërmi ekonomikisht. Konflikti gjithashtu shërben si tregues për faktin se konfliktet territoriale vazhdojnë të jenë një çështje tepër e nxehtë në Azi dhe se besimi mes këtyre vendeve është tërësisht i shtirur, për shkak se plagët e konflikteve të vjetra janë ende të hapura.
Edhe pse konflikti mes Kinës dhe Japonisë për ishujt Senkaku është ndoshta i papërfillshëm, kriza aktuale është paralajmëruesja e një lufte të ftohtë që ka filluar prej vitesh. Rezultati do të jetë që Azia do të vazhdojë të qëndrojë e përçarë, e paaftë që të kapërcejë dhembjet e së shkuarës dhe një rajon ku konfliktet aksidentale mund të ndodhin në çdo moment.
Por, kjo nuk është situata që duhet të kishin çifti më i fuqishëm i vendeve në Azi. Ndoshta liderët e të dy vendeve nuk janë ndërgjegjësuar ende plotësisht, por Kina dhe Japonia janë bërë më të ndërvarura me njëra-tjetrën menjëherë pasi Kina vendosi të liberalizojë tregun dhe të kryente reformat e viteve 1970. Investimet japoneze në Kinë arritën shifrën e 6.5 bilionë dollarëve në vitin 2005, pavarësisht marrëdhënieve të dobëta diplomatike, madje një zyrtar i Organizatës së Jashtme Tregtare japoneze tha në atë kohë se marrëdhënia tregtare mes dy vendeve është më e fortë dhe më e pjekur se ato politike.
Pikërisht ky lloj optimizmi u përmend edhe nga politikani anglez Normal Angell në vitin 1909, kur tha se integrimi ekonomik mes vendeve europiane ishte aq i fortë saqë do ta bënte të pamundur luftën mes tyre. Por, fjalët e Angell rezultuan tragjikisht të gabuara pesë vite më pas dhe besimi i zyrtarëve të tregtisë japoneze në vitin 2005 duhet parë me dyshim, veçanërisht pas protestave antijaponeze që u bënë aq të dhunshme sa qeveria kineze u detyrua të ndërhynte. Rreziku është i qartë dhe është provuar edhe më parë: politika është e aftë ta transformojë bashkëpunimin ekonomik në një luftë të ftohtë aziatike.
Pasojat e përplasjeve të fundit për shkak të ishujve Senkakus do të vazhdojnë të zgjerohen. Që kur qeveria e Kryeministrit japonez, Yoshihiko Noda deklaroi në shtator se kishte ndërmend të blinte tre nga pesë ishujt...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 31-01-2013, 17:27:53
Lufta e ftohte Aziatike eshte llohe, eshte si ta them une bore e shkelur...po pra llohe.