×

Lufta kundër Alexander Lukashenko, diktatorit të fundit të Europës

Lufta kundër Alexander Lukashenko, diktatorit të fundit të Europës

· 2 · 229

  • Postime: 23736
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-12-2010, 18:02:20
Ndërkohë që burri i fortë i shtetit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko, duket i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të ditës së dielë, tetë aktivistë guximtarë vazhdojnë të shpresojnë për një të ardhme më të mirë

Lufta kundër diktatorit të fundit të Europës

Ditën e dielë, 10 milionë banorë të Bjellorusisë do të votojnë për të zgjedhur presidentin e radhës. Por, ekzistojnë shumë pak dyshime rreth rezultatit të këtyre zgjedhjeve, pasi të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë parashikojnë se do të jenë të manipuluara. Presidenti aktual Alexander Lukashenko, i cili e mbron me fanatizën postin e tij që në vitin 1994 dhe konsiderohet nga pjesa më e madhe e njerëzve si diktatori i fundit i Europës, ka tashmë 16 vjet që rrëzon të gjithë kandidatët opozitarë apo simpatizantët e tyre, duke burgosur dhe vrarë çdo sfidues potencial dhe duke shtypur mediat e pavarura. Megjithatë, intelektualët, artistët, gazetarët dhe aktivistët opozitarë të Bjellorusisë vazhdojnë të luftojnë me trimëri kundër regjimit të tij të egër. Këtu janë profilizuar tetë prej tyre, që qëndrojnë ende në këmbë dhe kërkojnë me këmbëngulje një të ardhme më të mirë për vendin.

Andrei Sannikov, kandidati opozitar për president

"Mendojmë se bëhet fjalë për një tjetër krim politik, një mesazh për të gjithë politikanët dhe gazetarët pak ditë para zgjedhjeve", tha javën e kaluar Andrei Sannikov, një nga dy kandidatët kryesorë që luftojnë kundër të tmerrshmit Lukashenko. Bëhet fjalë për menaxherin e fushatës zgjedhore të Sannikovit, Oleg Babenin, një burrë i martuar dhe i përkushtuar ndaj familjes së tij, i cili është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij. Trupi i tij i pajetë qëndronte i varur në një lak të punuar me dorë. Zyrtarisht vdekja e Babenin u klasifikua si vetëvrasje, por Sannikov nuk e beson aspak dhe e konsideron ngjarjen tragjike si rastin më të fundit të një numri shumë të madh vrasjesh dhe rrëmbimesh të tmerrshme gjatë këtyre 16-vjetëve, me qëllimin për t'i mbyllur gojën ose për të cunguar opozitën politike të Lukashenkos. "Por, asgjë nuk do të na ndalojë, këtë vit jemi të vendosur për të fituar", thotë Sannikov.

Irina Khalip, reportere investigative

Gjatë një pasditeje të muajit mars të këtij viti, gruaja e Sannikov, reporterja investigative Irina Khalip, dëgjoi një zë jashtë apartamentit të saj. "Hape derën, përndryshe do ta shkallmojmë!", bërtiste një burrë nga jashtë. "Kemi autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm!". Mendimi i saj i parë ishte: "Do të trembin Daniain e vogël", djalin e saj 2-vjeçar, i cili ishte në gjumë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 303
Alban
#1 ne: 28-02-2020, 08:43:01
Sot me Putinin e Rusine agresive cuditerisht Lukashenko dhe Bjellorusia eshte bere aleat i perendimit.