Post reply


Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 12-07-2022, 00:30:29 »

"Unë isha 22 vjeçe kurse vajza ime 2 vjeçe, trëndafili im i vogël. Ata na vendosën në autobusë, vetëm ne gra dhe vajza dhe thanë që asgjë nuk do të ndodhte me ne. Udhëtimi zgjati shumë, autobusi ishte plot, vajza ime e vogël po qante, duhet të ketë qenë e uritur, e etur. Pastaj mu afrua një ushtar, një nga ata çetnikët, ndonëse u soll mirë me mua, më pyeti se çfarë kishte vajza ime, pse po qante. Nuk kam asgjë për t'i dhënë, iu përgjigja. Ai e mori fëmijën nga dora ime dhe tha që do ta ushqente me diçka dhe do të ma kthente prapa. U gëzova shumë, por përsëri kisha dyshime. Më pak se dhjetë minuta më vonë, ai hipi përsëri në autobus me vajzën time të vogël. Dëgjoj, ajo nuk qan më. Duhet ta ketë ushqyer mirë, me të vërtetë akoma ka njerëz të mirë, mendova. Ai e vendosi atë përsëri në krahët e mi dhe vetëm më tha: "Tani vajza juaj nuk do të qajë më".
Ai nuk e ushqeu trëndafilin tim. Ai e theri atë. Dhe ashtu të masakruar, plot gjak, e ktheu tek unë".
Le të jenë lotët e nënës një lutje, që Srebrenica të mos i ndodhë më kurrë askujt!

Përktheu: Jeton Zenuni

27 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë
Postuar nga: M A X
« ne: 12-07-2022, 00:30:02 »

 

Unë quhem Fatima Muhic. Kam lindur para 25 vitesh, më 12 korrik 1995 në Potoçari,  fshat ky afër qytetit të Srebrenicës. Jam studente e vitit të fundit në fakultetin filozofik në Sarajevë. Pos suksesit që e kam të shkëlqyeshëm, jam edhe studentja e preferuar e shumicës së profesorëve. Jam edhe  kryepersonazhi dhe më e dashura e shoqërisë.

Është herët, diku rreth orës 7 e mëngjesit. Hapa dritaren e terracës dhe jashtë pashë përditshmërinë.  Njerëzit i jepnin me të shpejtë këmbëve nëpër Bashçarshi, secili punëve të veta. Të papunët, në shoqërinë e kafes rrihnin tema të ndryshme.  Thitha ajrin e freskët, ndërsa dritaren e lash hapur të ajroset dhoma. Hyra ne banjo dhe morra abdes. Vesha sandalet dhe mbulova kokën me shaminë e zezë, dhuratë që më dha nëna pak para se të shpërngulesha për në Sarajevë. Ishte mbulesa e saj e preferuar te cilën e hidhte kokës secilin mëngjes kur e pangopur gjumë dhe e rraskapitur ngrihej për të më përgatitur mëngjesin për shkollë. "Bija ime, mos iu afro veturave, rri larg të panjohurve, dhe dëgjo arsimtarët".  O Zot, sa herë më kishte përsëritur këto këshilla. Nejse, vesha fustanin e hirtë, shpalosa sexhaden dhuratë nga baba Hajro edhe fala dy rekate namaz sabahu. Dhash selam, morra tespihët dhe ngrita duart lart kah qielli. U ngrita ne këmbë dhe hoqa shaminë nga koka. Ajo ende ka aromën e nënës. O Zot sa shumë më mungon....

Sot kam provimin e fundit në fakultet, letërsinë anglofone.
E mbylla derën e banesës dhe eca Bashçarshisë, ndoshta për herë të fundit si studente. Arrita ne fakultet ku tani më më prisnin profesori me asistentin e tij.   
"Kolege, - më pyet profesori , " a je gati ti japim fund kësaj pune sot? "
" Po , faleminderit Zotit", u përgjigja.
Pas 15 minutash përgjigje profesori u ngrit në këmbë dhe më ndëpreu me përqafim.
''Unë kurrë nuk kam parë një studente kaq të zellshme, të kujdesshme. Shpresoj kurrë mos të të shoh më këtu si studente" .
Gati është. Ikën 8 semestra e dhjetëra netë pa gjumë. Jo, jo dhjetëra por qindra netë pa gjumë. Dhjetëra mëngjese zgjimi në tavolinën e punës, por falë Zotit të madh edhe kjo mori fund. Ia ka vlejtur mundi.
Nga fakulteti nisem për në banesë ku e marr valixhen të cilën e kisha bërë gati qysh dje dhe menjëherë shkoj në stacion të autobusave. Paramendoj reagimin e prindërve të mi dhe dy axhallarëve kur të u shfaqem në pragun e shtëpisë, ashtu pa paralajmërim, dhe kur të marr myzhde.

Arrij në stacionin e autobusëve në Srebrenicë megjithatë  diçka është e çuditshme. Më saktë diçka është ndryshe. Kthehem prapa në kohë dhe nuk mbaj mend të më ketë thënë nëna të ketë ndodhur diqka në qytet, diçka që do të mund të kishte ndryshuar pozitivitetin e Srebrenicasve. Kaloj qendrës dhe nuk shoh shpirt të gjallë.
"Me siguri janë pranë lumejve, nëpër pishina ose edhe në det", mendova. Gjithmonë kam qenë optimiste, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. 

Arrita në shtëpi, dhe trupin ma kaplojnë disa të dridhura. Lëkura më ftohet dhe ballin ma mbulojnë djersë.  I bie ziles, por askush nuk përgjigjet. I bie ziles përsëri, njejtë. Shkoj dhe i bie ziles edhe te fqinjët e parë, edhe aty e njejta situatë. Kthehem te shtëpia ime dhe me dorën që më dridhet shtyej derën, e cila me ngadalë filloi të hapet, për habinë time. "Babi asnjëherë nuk e lë derën hapur kur del jashtë. Njejtë edhe nëna. Edhe axhallarët. Hapa derën dhe..."

Quhem Fatima Muhic, lindur me 12 korrik në vitin 1995, në bazën ushtarake UNPROFOR. 

Jo, nuk shkoj në fakultetin filozofik  në Sarajevë .  Jo, nuk jam 25 vjeçe, aq sa do të duhej të isha.  Jo, nuk jam gjallë. Më vranë disa orë pas lindjes. Ime më, nuk ia doli as emër të më lë pas lindjes. Më morën prej përqafimit të saj dhe më dërguan larg gjirit e larg kujdesit të saj, kur atë e kisha më se të nevojshëm.
Para tetë vitesh, me 10 dhjetor 2012, u gjeta në varr masiv.
Nuk ishte e lehtë të më gjejnë e lëre më të identifikojnë eshtrat e mia. Eshtrat e një foshnje.

Pyes veten, çfarë u kam bërë këtyre njerëzve në më pak se një ditë jete?  Po ta dija vetëm arsyen do ta korrigjoja atë gabim, vetëm për të qëndruar gjallë, të rritesha me nënën dhe gjyshen time. Të shkoja në mekteb, të mbaroja shkollë e fakultetin.
Gjithçka që unë doja ishte pak dashuri e pak vëmendje. Gjithçka që munda, desha e dashuroja, sigurisht që nuk guxova prej jush. Çka ju kam bërë? A më vratë se e dinit se në të ardhmen ky fëmijë do u fuste frikën në palcë? E edhe me kaq ia kam dalë.  Shpresoj të u shfaqem në ëndër secilën natë. Ty që urdhërove vrasjen. Edhe ty që lejove të vritem. Ty që më mbajte në krah e ty që shkrepe armën. Ty që më hodhe në varr masiv. Ty që mblidhje eshtrat e mija të buta e i bartje prej një varr te tjetri. E te i treti, e te i katërti. Mos i qoftë falë secilit që kishte mundësi të parandalojë vrasjen time, e nuk e bëri. Shpresoj që çdo 11 korrik, kur të shikoni transmetimin live të vizitave në varreza të u kap ankthi e të u mbulojnë djersë të ftohta kur të shfaqet varri im, e nishani me vitin e lindjes e vitin e vdekjes.  Si mendoni, si ndihej nëna ime kur më ndatë nga ajo e kur më dërguat në vdekje. Si mendoni?  Sa zemërim duhet dikush të ketë në vete për të vrarë një të pafajshme, një të posalindur?

Të dashur boshnjakë, burra e gra, të dashur njerëz nga mbarë bota, unë jam një paralajmërim e një dëshmi se Srebrencia ngjau. Se atje kishte gjeonocid. Se kishte luftë. Se janë edhe 8371 viktima , të cilët janë duke pritur rradhën e tyre për të folur.

Të dashurit e mi, mos më harroni. Nëse më harroni mua, keni harruar gjeonocidin edhe Srebrenicën.
Dhe unë këtë nuk ua kisha falur ashjëherë.

Fatima është viktima më e vogël e gjenocidit. Ajo u vra natën kur lindi. Emrin Fatima ia kanë lënë pas vdekjes.
Postuar nga: M A X
« ne: 01-08-2005, 18:43:24 »

BEOGRAD (1 Gusht)- Ushtria e Serbise dhe e Malit te Zi i ka ofruar nje apartament luksoz ne Beograd nje gjenerali te ushtrise se serbeve te Bosnjes, Radislav Kerstic, denuar me 35 vjet burg per rolin ne masakren kunder rreth 8000 myslimaneve ne Srebrenice, njoftoi sot radioja serbe B92. Ministri i Mbrojtjes se Serbise dhe Malit te Zi, Pervoslav Davinic u shpreh per radion se vendimi per t'i ofruar nje apartament gjeneralit Kerstic ishte marre nen regjimin e Slobodan Miloshevicit. Gjenerali Kerstic komandonte forcat serbe gjate sulmit kunder enklaves se myslimaneve te Srebrenices ne korrik te vitit 1995. Denuar ne muajin prill te vitit 2004 nga Gjykata Penale Nderkombetare, ai ishte transferuar ne nje burg britanik ne muajin dhjetor. "Apartamenti, ndertimi i te cilit ka perfunduar kohet e fundit, eshte dhene ne marreveshje te plote me ligjin dhe nuk ka mundur te ndryshohet", tha ministri duke shtuar se familja e gjeneralit do te perfitonte nga nje vendim i tille. "Une mendoj se familja ka te drejte ligjore mbi ate qe i eshte dhene gjeneralit", shtoi Davinic. Analisti serb Zoran Dragishic, theksoi se dhenia e nje apartamenti luksoz gjeneralit Kerstic, ne momentin kur Miloshevici ishte ne pushtet, mund te konsiderohet si prove per te vertetuar lidhjen e drejtperdrejte te Beogradit me forcat e serbeve te Bosnjes gjate luftes ne Bosnje ne vitet 1992-1995. Sipas Dragishicit, nje gje e tille mund te perdoret gjate procesit te ngritur nga Bosnja kunder Serbise dhe Malit te Zi ne Gjykaten Nderkombetare te Hages. Beogradi i ka mohuar gjithmone lidhjet me ushtrine e serbeve te Bosnjes. em/em (/Balkanweb)
Postuar nga: Alesund
« ne: 01-08-2005, 18:18:10 »

Masakrat e Bosnes ne pergjithesi dhe maskrat e Srebrenices ne vecanti ishin, jane dhe do te mbeten turpi i perendimit pergjithmone. Franca, Anglia dhe Rusia (miq te vjeter te Serbise) ishin pengesa kryesore per pengimin e intervenimit te NATO.
Gjithashtu Butros-Ghali, (jo Kofi Annan, i cili erdhi ne vitin 1997) egjyptijani me fe kopte (ortodokse) pengoi nderhyrjen e NATO-s ne Bosnje. Ai ne menyre cinike sa here qe permendeshte intervenimi ne Bosnje thonte: "Ne Afrike ka plot vende qe jane ne gjendje me te veshtire se Bosnja". Ky pis eshte nje nder pergjegjesit kryesor per vdekjen e me shume se
300 000 te vrareve ne Bosne.
Postuar nga: nobody
« ne: 01-08-2005, 15:18:09 »

Masakrave kundër popullit musliman(boshnjak)u ka pri deklarata e Lordit Oven të cilin e kam dëgjuar unë vet në radio duke deklaruar:Ai që mendon se evropa do të lejojë formimin e një shteti musliman në qendër të evropës ai nuk është njeri normal!Nuk do të ketë pra shtet islamik në evropë,ky është qëndrimi i Anglisë,Amerikës,Francës,Serbisë,etj,etj.Masakra siq u cek edhe më lartë u pregadit nga Hiolandezët dhe francezët me vetëdijen e Kofi Ananit,sepse ishin muslimanë,për asgjë tjetër.Një politikë e njëjtë është ndjekur edhe për luftën në Kosovë,ku ,siq u tha nga parafolësi,Franca mbronte dhe informonte Serbinë për çdo veprim ushtarak të NATO-s që do të ndërmirrej kundër saj gjatë bombardimeve dhe nga ana tjetër ata vetë,pilotët Francezë bombardonin kolonat e refugjatëve shqiptarë në ikje e sipër!
Një gjë duhet patur në mendje ne shqiptarët gjithnjë: Politika antishqiptare nuk e ka patur as nuk e ka qendrën në moskë,athinë,as beograd e podgoricë,por ky ka qenë Parisi dhe vazhdon të jetë edhe sot e tutje!Ne ,vërtetë s`kemi ç`i bëjmë Francës,por kur e dijmë se nga na vie e keqja,mund të mbrohemi më mirë!
Franca ishte ajo që e futi Greqinë në NATO dhe Evropë,sepse kështu e kishte urdhëruar Rusia!Franca është ajo që futi Rumaninë në UE për shkakun se i takon boshtit Paris,Moskë,Beograd,pa asnjë kriter për pranim,gjë që po të shiqohej gjendja e standardit,të drejtat e njeriut etj do të priste edhe një shekull...por me përkrahjen edhe te kishës!
Postuar nga: walter
« ne: 14-07-2005, 13:47:41 »

E ter ajo qe eshte shkrar  me pare eshte e vertet por nje pytje gjithmon shtrohet pse ate her : K.Anan merr qmimin nobel,kjo me ben shum te mendohem, dhe jo vetem ky gabim po edhe ne afrik gaboj, edhe ne kosov gaboj pore e permesoj Amer.  Pse nuk deshiron te kapen Mladiq dhe Karagjiq. mesiguri dikujt nuk i konvenon andaj kure te shkrujm per ket tem duhet te kemi kujdes se mos po gabojm diqka.Qeverija e kosoves duhet te mendon per masakrat e veta e mos te merret me punet e te tjerve .  Kemi masakra te shkaktura ne kosov dhe ata qe dikur edhe sot nuke shkojn per ti vizituar disa funksionar , nuke kam shum deshir te kritikoj pa argumente por nganji her duhet.Per ket kemi shum per te shkruar por siq thash me kujdes per ndonji gabim eventual qe do te shkakton mosmarveshje.
Postuar nga: Hylli
« ne: 12-07-2005, 23:46:16 »

Franca nuk eshte e para here qe ben pislliqe. Eshte nje nga shtetet me te cuditshme ne Evrope, dhe qe duhet me ju patur me teper friken. Hollandezet gjithashtu thone qe kemi ikur per vetmbrojtje, ne nje cast qe ata ishin atje si USHTRI per te mbrojtur popullsine e shkrete. Nga ana tjeter jepet dhe varianti qe Boshnjaket duhet te kishin luftuar pak me teper(me hushta - se vetem pushke nuk kishin). Kur u kryen sulmet e NATO-s ne Dardani, ishte po Franca ajo e cila spiunoi tek serbet te gjitha hollesirat rreth bombardimeve.
Postuar nga: BESIM
« ne: 11-07-2005, 11:24:17 »

Nje artikull interesant ne lidhje me Masakren e Srebrenices:


Mbulohen Provat për Srebrenicën
Nga Xhevat Sabljakoviq


Ministria Franceze e Mbrojtjes ka bërë edhe një herë të pamundur për publikun të dëgjojë informacione tepër të rëndësishme mbi rolin e komunitetit ndërkombëtar në rënien e enklavës së Srebrenicës në vitin 1995.

Javën e kaluar, ministria ka insistuar që dy oficerë të lartë Francez, Gjeneralët Filip Morijon dhe Bernard Zhanvier, të dy ish komandantë të Forcës së Mbrojtjes së Kombeve të Bashkuara, UNPROFOR, në Bosnje, të japin informacione dhe hollësira mbi ngjarjet që kanë çuar në këtë tragjedi në një sesion të mbyllur të hetimeve të parlamentit. Deri më tani ky hetim ka qenë i hapur për publikun.

Vendimi është kritikuar menjëherë nga gazetarë dhe ata që kanë kryer fushatën në emër të të afërmëve të viktimave të Srebrenicës.

Mark Semo, një gazetar i gazetës së përditëshme Franceze, Liberacion, ka kritikuar vendimin e ministrisë së brendëshme. "Kjo nuk është mënyra e duhur që Franca të pastrojë koshiencën e saj," ka thënë ai. FransuaBushe-Solnier i organizatës jo qeveritare Mjeku Pa Kufi, MSF, ka thënë se një gjë e tillë ka dëmtuar rëndë hetimin parlamentar.

Hetimi - i urdhëruar për të përcaktuar rolin e ushtarakëve Francezë dhe figurave politike në rënien e zonës së mbrojtur nga OKB-ja - ka nisur më në fund Korrikun e kaluar pas presioneve të shumta të MSF-së.

Trupat Serbe të Bosnjes nën drejtimin e Gjeneralit Ratko Mlladiq, i akuzuar nga Gjykata e Hagës për genocid, kanë hyrë në Srebrenica në Korrik të vitit 1995. Brenda pak ditëve mbi 7,000 burra dhe djem Muslimanë janë mbledhur dhe vrarë, shumë prej tyre ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga zona në këmbë.

Për vite me rradhë, të afërmit e të vrarëve në Srebrenica kanë kërkuar përgjigje nga Zhanvier, komandanti i UNPROFOR-it në atë periudhë, se përse ai nuk veproi për të shpëtuar enklavën duke urdhëruar sulmet ajrore ndaj forcave Serbe të Bosnjes të cilat po avanconin drejt qytetit.

Në Nëntor 1999, OKB-ja ka botuar një raport prej 150 faqesh për rënien e Srebrenicës.

"Ne kemi kryer gabime të pafalëshme kur kemi vlerësuar përmasën e së keqes me të cilën po përballoheshim, dhe për këtë arësye nuk patëm sukses në mbrojtjen e banorëve të Srebrenicës nga sulmi i planifikuar dhe masakra e kryer nga forcat Serbe,"  ka thënë Sekretari i Përgjithëshëm i OKB-së Kofi Anan.

Francezët janë veçanërisht të interesuar për këtë rast. Në vitin 1993, Morijon, komandanti i atëhershëm i UNPROFOR-it, ka shkuar në enklavën e rrethuar të Srebrenicës dhe ka premtuar se do të mbronte popullsinë e saj. Komuniteti ndërkombëtar i alarmuar e deklaroi zonën nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.

Dy vjet më vonë, pasuesi i Morijonit, Zhanvier, kishte mundësinë të urdhëronte sulmet ajrore të NATO-s ndaj forcave të Mlladiqit, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Mosveprimi i Zhanvierit ka bërë që aktivistët në mbrojtje të të drejtave të viktimave të Srebrenicës të kërkojnë që ai të dalë para gjykatës së Hagës, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje së bashku me Mlladiq dhe drejtuesin e Serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq.

Natyrisht që hetimi i filluar në Francë do të synojë të nxjerrë në dritë temën e bisedimeve gjatë tre takimeve me Mlladiqin në Qershor të vitit 1995, vetëm pak javë përpara sulmit të forcave Serbe të Bosnjes.

MSF mendon se Zhanvier dhe Mlladiq kanë arritur një marrëveshje me shkrim me anë të së cilës Serbët e Bosnjes kanë premtuar të mos marrin peng personelin e UNPROFOR-it në shkëmbim të mos ndërhyrjes nga ana e forcës së OKB-së.

Hetuesit Francezë janë gjithashtu të interesuar të dinë përmbajtjen e kontakteve të Zhanvierit me figura të larta politike dhe ushtarake Franceze të asaj kohe.

Kryeministri Francez Alen Zhype ka thënë se ai e ka takuar Zhanvierin në Paris më 8 Korrik, 1995, pikërisht kur Mlladiq po vendoste trupat e tij rreth Srebrenicës. Por mbetet ende mister se me kë është takuar tjetër Zhanvier.

Zhype ka thënë se biseda e tij me Zhanvier ka qenë mbi rrethimin e Sarajevos. "Ne as nuk e kemi përmendur Srebrenicën," ka deklaruar Zhype.

Zhanvier dhe Morijon janë ndër 30 oficerët e lartë Francezë të thirrur si dëshmitarë nga gjykata e Hagës. Të dy ata kanë dalë para gjykatës në sesione me dyer të mbyllura. Ministria Franceze e Mbrojtjes e ka përdorur këtë fakt si justifikim për vendimin e saj për të kryer seancat e pyetjeve në Paris pa praninë e publikut.

Në një deklaratë për shtyp të ministrisë së mbrojtjes thuhet se "Është e nevojshme që figurat publike të thirrura nga Parlamenti për çështjen e Srebrenicës, të dëshmojnë në mënyrë të njëjtë si në Hagë…Vetëm kështu misioni mund të kryejë detyrën e tij, duke lejuar gjykatën e Hagës të vazhdojë veprimtarinë e saj".

Por zëdhënësi i gjykatës së Hagës Kristian Shartier ka thënë se procedura hetimore në Hagë nuk varet nga hetimi që po kryhet në Francë. "Nuk ka asnjë marrëveshje për këtë çështje ndërmjet Hagës dhe qeverisë Franceze," ka thënë ai.

Zhype është paraqitur në hetimin e Parisit më 24 Janar dhe është përpjekur të fajësojë Holandezët për dështimin e komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë. Ai ka thënë se dy avionë F-16 kanë hedhur katër bomba mbi pozicionet Serbe më 11 Korrik, 1995, por ka theksuar se Holandezët kanë kërkuar që të ndërpriten sulmet ajrore sepse ato kërcënonin sigurinë e trupave të tyre të vendosura në Srebrenica.

Ministri i Jashtëm Holandez Hans van Mierlo ka hedhur poshtë menjëherë akuzat e Zhypes. "Nuk është e vërtetë që ne kemi refuzuar ndihmën," ka thënë ai. "Përkundrazi, ne nuk kemi pushuar së kërkuari ndërhyrjen, por Gjenerali Zhanvier nuk ka pranuar të na ndihmojë për arësye që edhe tani nuk janë të qarta".

Mierlo ka deklaruar se ndërhyrja, kur më në fund u realizua, ishte tepër e vonuar. "Mlladiq na kërcënoi se në rast të bombardimeve ai do të hapte zjarr ndaj bazës Holandeze. Në atë moment, në bazë, ndodheshin disa mijëra refugjatë Muslimanë të Bosnjes dhe rreth 100 'kaska blu' (trupa të OKB-së). do të ishte bërë një kasaphanë e vërtetë. Vetëm në atë moment ne kemi kërkuar anullimin e bombardimeve."

MSF mendon se Presidenti Shirak ka pasur dijeni të plotë për politikën e "përmbajtur" të Zhanvierit - një gjë e cila është hedhur poshtë nga ish këshilltari diplomatik i presidentit, Zhan-David Levite.

"Presidenti Shirak në asnjë moment nuk ka kundërshtuar bombardimet të cilat do të parandalonin sulmin e forcave Serbe ndaj Srebrenicës," ka thënë Levite, i cili ka deklaruar se thëniet e MSF-së kanë për qëllim të "dëmtojnë figurën e Shirakut".

Levite ka thënë se Shirak, i cili merrte pjesë në një takim Gjermano-Francez në Strazburg kur ka mbërritur lajmi për rënien e Srebrenicës, "ka shpërthyer tepër i zemëruar".

"Tetëmbëdhjetë avionë të aleancës së NATO-s mund të kishin ndërhyrë më 11 Korrik, 1995," ka thënë Levite.  "Gjashtë prej tyre kanë marrë urdhër të ndërhyjnë. Dy avionë kanë hedhur bomba në orën 14.40 të asaj dite. Por Serbët e Bosnjes kërcënuan në radio se do të bombardonin Srebrenicën dhe do të vrisnin ushtarët Holandezë të zenë peng[/i]. Autoritetet Holandeze kanë dhënë alarmin dhe në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar ndërprerjen e ndërhyrjes së NATO-s."

Komentet e Levites pa dyshim do të ndezin mosmarrëveshjen se kush nga komuniteti ndërkombëtar është më përgjegjës për tragjedinë e Srebrenicës - batalioni Holandez në Srebrenica apo komandantët Francezë të OKB-së.

Shpjegimet e Zhaniverit janë tepër të rëndësishme për hetimin. A e ka nënvleftësuar ai shkallën e rrezikut të sulmit të Mlladiqit? A e kanë ndaluar qeveria Franceze apo qeveri të tjera Europiane ndërhyrjen me qëllim për të zhdukur edhe enklavën e fundit Muslimane në Bosnjen lindore - e cila po bëhej gjithnjë e më e vështirë për t'u kontrolluar? A ka qenë rënia e Srebrenicës fillimi i procesit të ndarjes së Bosnjes në dy entitete?

MSF po kërkon që hetimi parlamentar të bëjë publik komentet e Zhanvierit. "Pika e errët në këtë hetim mund të zbardhet vetëm nëse deklarimet e Gjeneralit Zhanvier publikohen të plota," ka thënë Bushe-Solnier.



Xhevat Sabljakoviq është korrespondent i agjensisë SENSE në Paris.
Postuar nga: Solist
« ne: 11-07-2005, 10:55:03 »

Mujahidinet do ja gjejne brimen e miut edhe kasapit Karaxhic. Eshte thjeshte per tu vendosur kur edhe si? Sic i erdhi fundi Tigrit Arkan edhe kriminelet e tjere te cilen lane token me xhak te pafajshem nqs nuk dorezohen ne Hage i pret tehu i mprehte i drejtesise. Asnje nuk shkel mbi gjakun e muslimanit edhe nuk paguan per te eshte e patolerueshme.
Zoti i prefte ne xhen'netin Firdeus shahidet edhe denofte me flaken e shehenemit kafiret.
Postuar nga: Muslimanja
« ne: 11-07-2005, 10:23:00 »

Rezolute ne 10 Vjetorin e masakres ne Srebrenice


Deputetët e Kuvendit të Kosovës , Miratojnë këtë:

R E Z O L U T Ë


 1. Kuvendi i Kosovës i bashkangjitet dënimit të gjerë ndërkombëtar të politikës së dhunës gjenocidale, të ushtruar 10 vjet më parë, në Srebrenicë dhe gjithandej në Bosnje e Hercegovinë si dhe në vendet përreth;


2. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, bashkëndjejnë dhembjen e qytetarëve të mbetur të Srebrenicës dhe gjithë Bosnjës e Hercegovinës, dhe shprehin pietetin për viktimat, siç ndjejnë edhe qytetarët e atjeshëm dhembjen për fatin dhjetëra mija të vrarëve e të masakruarëve në Kosovë dhe mija të tjerëve, të rrëmbyer e të zhdukur pa gjurmë;


3. Kuvendi i Kosovës angazhohet për trajtim adekuat të viktimave të gjenocidit , nderimin dhe përjetësimin e kujtimit për ta dhe kompensimin meritor të familjeve të dëmtuara në masakrën e Srebrenicës dhe në të gjitha masakrat tjera;


 4. Kuvendi i Kosovës angazhohet për funksionim energjik e efikas të drejtësisë ndërkombëtare dhe dënime meritore kundër autorëve dhe urdhërdhënësve të krimeve të gjenocidit dhe para së gjithash kundër shtetit serb dhe kreatorëve të politikës sistematike dhe të institucionalizuar të sundimit të popujve tjerë dhe shfarosjes së tyre etnike;


5. Kuvendi i Kosovës kërkon nga parlamentarët dhe nga të gjitha forcat demokratike e paqedashëse në Serbi distancim të qartë e pa ekuivoke nga politika vetëvrasëse e gjenocidit dhe bashkangjitje të vendosur e konstruktive përpjekjeve të përbashkëta për zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme e demokratike të çështjeve të pazgjidhura, eliminimin e shkaqeve të konfliktit, pamundësimin e politikave që prodhojnë tragjedi si masakra e Srebrenicës dhe krijimin e perspektivës se paqes, stabilitetit, progresit, bashkëpunimit e fqinjësisë mirë për të gjithë popujt e regjionit.


Burimi: Kuvendi i Kosoves