Kleriku mysliman Tantavi mban ceremoni anti-terroriste
30/07/2005
Ditën e Premte në "Xhaminë e Paqes" në Sharm el-Sheik, Imami i madh i Az'harit, Muhamed Sejjid Tantavi ka mbajtur një ceremoni të fortë kundër terrorizmit . Para disa ditësh zona turistike e Sharm el-Sheik ishte goditur nga një seri bombash vdekjeprurëse.
Gjakderdhjet dhe masakrat e vazhdueshme në Irak dhe sulmet e fundit në Londër dhe Sharm kan thelluar debatet në rritje në mes të shteteve myslimane mbi rrugën më të mirë që Islami duhet të merret me "terroristët" të cilët veprojnë në emër të Tij (Islamit).
Imami i madh i Az'harit â⬓ njërit nga institucionet më prestigjioze të botës Islame , iu drejtua qindra besimtarëve ende të tronditur nga bombat e hedhura në zonën turistike të Sharm-it, që morën jetët e dhjetëra egjiptianëve dhe turistëve të huaj.
Tantavi përdori termin arab "Mushrikët" â⬓ "politeistët" â⬓ term ky shumë i rëndë dhe me ngjyrim negativ në Islam. Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve, dënon rëndë "Mushrikët" ,duke i pranuar Jahuded dhe Kristianet sikur pasues te monoteizmit
Ata që vranë dhjetëra të pafajshëm "nuk kanë justifikim dhe Islami nuk pajtohet me ta", tha Tantavi.
"Agresorëve te cilet i hudhin në erë vetat e tyre, makinat e tyre dhe të cilët hudhin bomba kunder te pafajshmive,grave dhe femijve ,nuk do tu ipet kurrfar meshire nga Zoti...ata do te mallkohen nga Zoti dhe engjëjt e Tij"- tha Tantavi.
Menjëherë pas sulmeve të Sharm-it, Levizja Libaneze Hizbullah tha se : "sulmet masive vdekjeprurëse kundër njerëzve të pafajshëm.....kërko
jnë marrjen vendimi nga klerikët (mysliman)" kundër dhunës.
Pas luftës së gjatë me okupatorin Izraelian deri në vitin 2000, Hizbullah konsiderohet si një forcë nacionaliste.
Po ashtu kleriku më i vjetër shiit i Libanit, Ayatullah Hussein Fadlallah i cili në të kaluarën kishte lidhje më grupin Llibanez, pas sulmeve në Sharme l-Sheik tha se myslimanët duhet të dënojnë sulmet e tilla.
Në ceremoninë e tij të së Premtes, Sheiku Fadlallah tha se "fenomeni i keq" i terrorizmit "e ka burimin tek politika arrogante (e SHBA-ve dhe Izraelit)
Burimi: Guardian Unlimited
marre nga:
www.zgjohu.com