Nxirreni Greqinë jashtë Eurozonës! - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nxirreni Greqinë jashtë Eurozonës!

Nxirreni Greqinë jashtë Eurozonës!

· 1 · 470

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-10-2011, 00:22:21
Ilaçi ekonomik që po i jepet Europës nuk po funksionon. Në fakt pacienti është përkeqësuar: Ekonomia greke është në prag të kolapsit dhe borxhi i saj po rritet më shumë duke nxitur propozime akoma më të egra

Nxirreni Greqinë jashtë Eurozonës!

Ilaçi ekonomik që po i jepet Europës nuk po funksionon. Në fakt pacienti është përkeqësuar: Ekonomia greke është në prag të kolapsit dhe borxhi i saj po rritet më shumë, duke nxitur propozime akoma më të egra dhe protesta akoma më të dhunshme se ajo e 19 tetorit para Parlamentit të Athinës. Doktorët janë kundërpërgjigjur ndaj patologjisë duke dhënë doza edhe më të mëdha të të njëjtit ilaç: Fonde më të mëdha për t’i dhënë Greqisë borxhe më të majme në mënyrë që ajo të vendosë masa më të egra ndaj vendit: Një rrugë që të çon drejt një falimentimi më të madh.

Sakaq, problemi i madh është i njohur dhe i zgjidhshëm: Shumë qeveri në Europë kanë marrë borxhe shumë më të mëdha seç mund të kthejnë. Ky mbihuazim nga ana e qeverive nuk është diçka e pazakontë. Kjo ka ndodhur shumë herë dhe zgjidhja efektive është vetëm një: Reduktimi i borxhit. Kjo zgjidhje nuk është aspak e mundur. Meksika, Brazili dhe disa qeveri të tjera latino-amerikane e bënë këtë dy dekada më parë si pasojë e krizës së gjatë të borxheve të viteve 1980, duke reduktuar borxhet e tyre respektive deri në 50 apo 70 përqind nëpërmjet "Bondit Brendi". Bankat vuajtën nga humbje të mëdha të parashikuara, por filluan të rindërtonin kapitalin e tyre. Prosperiteti u rivendos shumë shpejt në vendet e zhytura në borxhe.

Tragjikisht, lidershipi i Eurozonës ka tre vjet që refuzon ta shqyrtojë zgjidhjen e saj më evidente. Në vend të kësaj, ky lidership ka vendosur të ngrejë fonde akoma më të mëdha për të zhytur më tej në borxh këto qeveri të stresuara. Huatë e lëshuara nga European Financial Stability Facility (EFSF) arrijnë të parandalojnë kolapsin në periudhën afatshkurtër, por ndërkohë shtojnë totalin e huasë së Greqisë dhe qeverive të tjera, duke e bërë problemin afatgjatë akoma më të rëndë. Nëse një huamarrës ka shumë borxhe, nuk mund ta ndihmosh duke i dhënë më shumë borxh, sepse kjo e zhyt më shumë. Kjo nuk është një zgjidhje. Në këtë mënyrë do të ketë vetëm shuma akoma më të mëdha të papaguara.

Përse lidershipi i euros po funksionon në këtë mënyrë kaq të mbrapshtë dhe aspak funksionale? Sepse ka një frikë të jashtëzakonshme se kjo sëmundje mund të përhapet. Nëse dhurata e shlyerjes së borxhit në stilin latino-amerikan i ofrohet Greqisë, Portugalia do të ishte shteti i parë pas saj që do të kërkonte të njëjtin favor. Më pas do të vinte Irlanda, pasi zyrtarët e qeverisë kanë thënë edhe më parë që vendi i tyre duhet përfshirë në rezolutën që do të aplikohet për Greqinë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit