Obama: Tërhiqemi nga Iraku brenda vitit 2011 - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Obama: Tërhiqemi nga Iraku brenda vitit 2011

Obama: Tërhiqemi nga Iraku brenda vitit 2011

· 2 · 691

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-10-2011, 23:52:13
Presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar planet se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku brenda këtij viti. Presidenti e bëri këtë deklaratë sot, pasi zhvilloi një video-konferencë me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Në komentet në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha “Trupat tona në Irak pa diskutim do të jenë në atdhe për pushimet e fundvitit”.
Presidenti tha se ai dhe zoti Maliki ishin dakord në këtë pikë. Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, tha zoti Obama, po futen në një fazë të re bazuar në interesa dhe respekt reciprok. Ai shtoi se Amerika do të jetë partnere e Irakut në shërbim të paqes dhe sigurisë rajonale, dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara presin nga vendet e tjera të respektojnë sovranitetin e Irakut.
Më parë, ekzistonte ende mundësia që trupat amerikane të qëndronin në vend përtej afatit të 31 dhjetorit të caktuar në vitin 2008. Zoti Obama dhe zoti Maliki ishin në diskutime mbi këtë çështje prej disa kohësh.(voa)

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 20-12-2011, 15:07:30
Autokolona e fundit e trupave amerikane në largim nga Iraku, kaloi mëngjesin e së dielës kufirin për në Kuvajt, duke shënuar kështu tërheqjen përfundimtare të ndërhyrjes që rrëzoi Saddam Hussein nëntë vjet më parë.
Kalvari ushtarak ishte i përbërë nga 100 mjete të blinduara, të cilat mbanin 500 ushtarë. Në kulmin e operacioneve, 170 mijë trupa amerikane zbarkuan në 500 baza të ndryshme në Irak.

SHBA largohet nga ky konfliktin me një bilanc prej 4,500 të rënësh në betejë, shumë më pak se dhjetëra mijërat e viktimave që i shkaktoi lufta Irakut.

Në nëntë vitet e tij, kostoja e operacionit vlerësohet me 1 trilion dollarë.

Me largimin e amerikanëve, e gjithë barra e sigurisë bie tek trupat vendase, detyrë kjo që nuk do të jetë e lehtë, duke llogaritur se dhuna vret mesatarisht 350 njerëz në muaj.

Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki, në një takim me Obaman gjatë javës në Washington, mori garanci se mbështetja amerikane do të vazhdojë.

Ndërsa autokolona po kalonte në shkretëtirën për në Kuvajt, një krizë politike shpërtheu në vend, pasi deputetë e një partie kryesore opozitare vendosën të tërhiqeshin nga parlamenti.

Sipas mediave ndërkombëtare, shumica e irakianëve janë të kënaqur për lirimin e vendit të tyre, por mbeten thellësisht të shqetësuar për rreziqet që ofron e ardhmja. /Telegrafi/

Temat e fundit