KAROL WOJTYLA
[size=13]
FëmijëriaKarol Vojtila ishte papa më i ri i shuguruar në shekullin e 20-të. Ai u rrit në fshatin Wadowice, në jug të Polonisë.
Ai ishte djali i një ushtaraku dhe u rrit në një ambjent ku mbizotëronte disiplina dhe përkushtimi.
Nëna dhe vëllai i tij vdiqën kur ai ende nuk kishte mbushur 14 vjeç.
Në moshë të re atij i pëlqente sporti, përfshirë këtu futbollin dhe skitë, kishte shumë dëshirë të luante në skenë dhe i pëlqente teatri.
Në vitin 1939 në kohën kur gjermanët pushtuan Poloninë ai ishte ende adoleshent.
Prift i riGjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit nazist ai punonte si punëtor krahu, dhe studjonte fshehtazi teologji.
Në vitin 1944 pas një fushate kundër studimeve fetare ai u detyrua të jetonte i fshehur.
Shumë nga shokët e tij u dërguan në kampet e përqëndrimit.
Por duke i vazhduar studimet pas luftës, ai u dorëzua prift në vitin 1946. Nga viti 1964 ai ishte arqipeshkvi i Krakovit dhe tre vjet më vonë u bë kardinal.
Gjatë këtyre viteve ai fitoi respekt për qëndrimin e tij kundër regjimit komunist.
Papa GjON PALI I II-teKarol Vojtila 58-vjeçar u zgjodh papë në vitin 1958) ishte një zgjedhje e papritur.
Ai ishte i pari joitalian që zgjidhej papë në 450 vjet dhe ishte konsideruar si person i jashtëm për këtë detyrë. Ai mori emrin Gjon Pali i Dytë.
Një prej udhëtimeve të tij të para ishte në atdheun e tij, vizita e parë nga një papë në një vend nën sundimin komunist.
Por vizita e tij u dha forcë zemrave dhe mendjeve të njerëzve dhe ndihmoi në mbjelljen e farës së revolucionit, që do të vinte dhjetë vjet më vonë.
Pas dy paraardhësish të dobët fizikisht ai konsiderohej si një njeri i veprimit.
AtentatiGjon Pali i Dytë ka hyrë në histori si Papa që ka udhëtuar më shumë nëpër botë.
Këshilltarët e tij e kishin paralajmëruar se ndikimi i tij në rritje mund ta bënte atë objekt të ndonjë përpjekjeje për ta vrarë, por ai ruajti ritmin e aktiviteteve publike.
Më 13 maj 1981 ai u qëllua dhe u plagos rëndë nga një vrasës i paguar në sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa doli nga makina e tij.
FaljePas një kohe të gjatë që iu desh për t'u shëruar, Papa takoi atentatorin e tij, turkun Mehmet Ali Agcha, dhe e fali.
Në maj të vitit 2000, me rastin e përvjetorit të atentatit, Vatikani bëri të ditur se në vitin 1917 tre fëmijë barinj në Portugali kishin parë një vizion profetik të përpjekjes për vrasjen e Papës.
Ky ishte i ashtuquajturi sekreti i tretë i Fatmës, që ishte mbajtur i fshehtë për dekada, dhe u publikua për të përkuar me vizitën e Papës në vendin e shenjtë të Fatmës. Ai besonte se Fatma e virgjër i kishte shpëtuar jetën.
Udhëtimet në botëMasat e sigurimit përreth Papës ishin gjithnjë të forta pas atentatit për ta vrarë, në vitin 1981.
Udhëtimet e tij të rregullta jashtë vendit, i dhanë botës një shprehje të re: "i lëvizshëm si Papa".
Makinat me xhama kundër plumbit, ku Papa Gjon Pali i Dytë mund të qëndronte në këmbë dhe të përshëndeste njerëzit, u bënë një pamje e njohur.
çaste historikePapa përjetoi shumë ndryshime politike në të gjithë botën, përfshirë edhe rënien e komunizmit në Evropën lindore dhe fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut.
Në shtator të vitit 1995 ai vizitoi Afrikën e Jugut Ai takohet me presidentin e parë zezak të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
I sëmurëNë vitet e mëvonëshme, Papa Gjon Pali i Dytë vuajti nga sëmundja e artritit dhe e Parkinsonit.
Në prill të vitit 1994, ai bëri një operacion për zëvendësimin e njerit prej çapokëve dhe gjatë një vizite në Francë në vitin 1996 atij i ra të fikët.
Por Papa i vazhdoi udhëtimet nëpër botë.
Në Janar të vitit 1998 Papa vizitoi Kubën dhe u përshëndet nga Presidenti Fidel Kastro, udhëheqësi komunist i një vendi me traditë katolike.
Udhëtime me karakter fetarPapa shkon në maje të malit Nebo, në perëndim të kryeqytetit të Jordanisë, Aman, ku të krishterët besojnë se Mojsiu pa për herë të parë Tokën e Premtuar.
Kjo vizitë ishte pjesë e një udhëtimi në një numër vendesh me rëndësi fetare në vitin 2000 për të shënuar mijëvjeçarin e ri.
Në shkurt të po atij viti, ai ishte Papa i parë që vizitoi Egjiptin -- një vend kryesisht mysliman -- ku ai bëri thirrje për harmoni midis grupeve të ndryshme fetare.
Një nga vendet më të rëndësishme ku ai qëndroi gjatë pelegrinazhit të tij ishte Bethlehemi, ku ai ndërhyri në politikën e rajonit duke thënë se palestinezët kanë të drejtë të natyrshme për të patur një atdhe të tyre.
Viti i JubileutPapa Gjon Pali i Dytë i caktoi vetes një program të ngjeshur për vitin 2000, por ishte i vendosur t'i udhëhiqte festimet për 'vitin jubile' të katolicizmit.
Momenti kulminant arriti me mesazhin tradicional me rastin e Pashkëve, të cilin ai e mbajti në një ceremoni solemne të zhvilluar në sheshin e Shën Pjetrit në muajin prill.
Muajin në vazhdim ai festoi 80 vjetorin e lindjes.
Megjithëse nuk ishte mirë me shëndet, ai dukej se kishte një energji të brendëshme që e bënte atë të vendosur për të vazhduar punën.[/size]