×

Parlamenti serb e pranon humbjen e Kosoves

· 2 · 170

Parlamenti serb e pranon humbjen e Kosoves

· 2 · 170

  • Postime: 22005
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-05-2019, 22:25:26
“Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”.
 

Kuvendi i Serbisë ka miratuar raportin për Kosovën të cilin e ka përpiluar zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Raporti u miratua me 145 vota pro, katër kundër ndërkaq 13 deputetë nuk kanë votuar. Një pjesë e opozitës serbe nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë diskutimeve dyditore të raportit në Kuvendin e Serbisë ka thënë se “Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”.

Deputetët kanë diskutuar për raportin që ka 82 faqe dhe në të cilin në 17 faqe paraqiten të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga viti 2013 deri në maj 2019, ndërsa pjesa tjetër paraqet “rezultatet më të rëndësishme të zyrës për Kosovën nga maji 2014 deri në vitin 2019”.

Në raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve si dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe më gjerë.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve kanë filluar në vitin 2011. Palët kanë akuzuar njëra tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij dialogu.

Pala serbe është tërhequr nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, prejse kjo e fundit, në nëntor të vitit të kaluar, u ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia.

Vuçiq ka thënë se nuk do t’i rikthehet procesit, i cili ka nisur në vitin 2011, derisa kjo taksë mbetet në fuqi, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën./Express
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super x 1

  • Postime: 246
  • Karma: 0
kart hadasht
#1 ne: 31-05-2019, 23:19:31
Ne rruge te mire jane dhe serbt. Dale ngadale do e pranojne dhe ata realitetin. Por problemi nuk eshte ky. Problemi qendron te mundesia qe serbet kane per te nderhyre gjithmone ne punet e Kosoves edhe nese nje dite e njohin si shtet te pavarur. Sa kohe serbt e Kosoves do kene gjithe ato garanci e autonomi, sa kohe Serbia kontrollon kishen ortodokse aty, Kosova nuk do gjeje rehati. Shembulli me i afert eshte minoriteti grek ne Shqiperi. Grekt jane aq pak atje megjithate ndikimi i tyre dhe nderhyrjet e Greqise jane konstante dhe te vazhdueshme. Kosova e RSH nuk do do i bejne balle ketyre fqinjve sa kohe jane te ndare e sa kohe pyeten ne Prishtine e Tirane diplomatet e huaj te cilat pikesepari shikojne interesat e tyre e masanej interesat tona.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super x 1