×

Pavarsi Ekonomike?

Pavarsi Ekonomike?

· 1 · 1320

  • Postime: 11
kelmendi
ne: 02-06-2006, 01:20:53
Pavarsi Ekonomike?
Ka kohë që hamendem se a ia vlenë që të shkruaj dhe të mundohem ti publikoi mendimet e mia, më në fund në ora 3 pas mesnate  ja fillova të shkruaj.
Pyetja është çka pas pavarsisë, tashmë në njëfar mënyre të gjithë kosovarët, politikanë apo jo qytetar apo fshatar, i madh e i vogël e kanë kuptuar se po ecim drejt një realiteti që quhet pavarsia e Kosovës.
Nëse ndalemi dhe mendojim kjo do të thotë shumë, siq do të thotë pak.
E gjithë klasa politike e kosovës po garon se kush e kush të marr pjesë në negociata apo të marrë poste në institucione, kjo sepse momenti madhor është afër, koha po vjen, qasti historik po afrohet dhe të gjithë duan të jenë Ismail Qemajli i 2006-tës, ai i cili do e bëj Kosovën.
Fatmirësisht për ne, në 1912 Ismail Qemajli e bëri Shqipërinë, por fatkeqsisht për te një vit më vonë u largua nga shqipëria për të mos u kthyer më kurrë.
Disa kolumnist po shkruajnë dhe po e pyesin veten pse populli nuk po reagon dhe nuk po proteston për gjendjen e rënde sociale që e ka mbërthyer Kosovën? A thua njerëzit janë kaq indiferent apo kanë një nivel të larte mirkuptimi dhe nuk duan të krijojin situata të reja para se te zgjidhet qështja e statusit?
Pegjigjia qëndron në mes të dyjave.
Disa janë indiferent sepse nuk ju pengon varfëria të cilen po e vuajnë disa banor të kosovës e që dita ditës po shtohen, ka të tjerë që i përkasin një klase të mesme, intelektualët e kosovës, klasë e cila me ndihmen edhe të miqve tanë ndërkombëtar është pothuajse çrrënjosur nga realiteti kosovar. Këta janë të vetëdijshëm se një lëvizje masovike me motivacione sociale do të lëkundte çdo gjë dhe se një gjë e tillë në këtë moment nuk është në favor të vetë kosovarëve që po presin me ankth pavarsin. Ekziston edhe pjesa e tret e cila tashmë është shtyrë në varfërinë e skajshme, e cila më nuk ka preokupim se si ti lëviz gjërat, preokupim i këtyre të fundit është si të shtyejnë edhe një ditë, deri në pavarsi.

Kosova tash 6 vite është nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, për ekonomin e saj "përkujdeset" shtylla e katërt apo Bashkimi Europian që si punonjës ka një numër të madh ekonomistësh dhe juristësh ndërkombëtar, gjithashtu kemi edhe shum institucione ekonomike e fiskale të cilat po qeverisin me mjetet publike.
Me gjithë numrin e madh të ekspertëvë edhe pse të gjith gjoja po punojnë kriza sociale po thellohet gjithnjë e më shum.
Kur flitet për ekonomi nuk mjafton vetëm të përshkruhet si në hartim at që na i shohin syte pra pasojat, do te duhej të jemi në gjendje të analizojmë më në detal problemin.
Të gjitha qeveritë që kanë kaluar deri tash në Ndërtesën e rrugës Nëna Terezë kanë folur për pamundësine e kosovës për tu qasur në kreditë e institucioneve fianciare ndërkombëtare, pamundesi kjo e shkaktuar nga statusi i pazhgjidhur.
Zotërinjtë në fjalë do të duhej ta dinë se edhe në rastin më të mirë kur kosova do të jetë e pavarur dhe do të ketë mundësi të marrë kredi nga këto institucione financiare, mjetet që do vijnë do të keqpërdoren, investimet e parapara nuk do të realizohen dhe prap do mbesim aty ku jemi, për dallim do të kemi një borgj të jashtëm për të cilin do të duhet të paguajm një kamat shum të lartë kjo sepse jemi zonë apo shtet me rrzikshmëri të lartë, por me siguri që për këtë zotrinjtë e qeveris nuk do të preokupohen sepse nuk do të jenë ata te cilet do të merren me kthimin e borgjeve, do te jemi ne, brezat e rinj, që do të kemi barrën e pagesës së borgjit të jashtëm dhe të interesave vjetore mbi këtë borgj, mos harroni se në disa shtete afrikane shpenzimi për pagesën e kamatave të borgjit të jashtëm e tejkalon shpenzimin publik të brendshëm, këto vende as që arrijnë të paguajn kapitalin e huazuar.
Populli thot: t'ia mbyllësh veti dyert është lehtë kështu mund të perngjai edhe ky shkrim po është e pashmangshme perballja me realitetin.
Në këto vite kur donacionet e huaja nuk kanë munguar nuk është arritur që ekonomia kosovare të konvertohet nga një ekonomi shpenzuese që nuk prodhon të mira reale në një ekonomi të vetqëndrueshme dhe të balancuar.
Prodhimi i Brendshëm bazohet së shumti në sherbime që në masë të madhe janë të arsyetuara me prezencën ndërkombëtare dhe nga nevoja emergjente e pasluftës për rindërtim, aktiviteti primar mbetet tregtia.
Bilanci tregtar mbetet negativ në të gjashtë vitet edhe pse bilanci i pagesave është pozitiv kjo ka bërë që baza monetare të bjerë në më pak se 1.1 miljard euro kjo së fundi u reflektua edhe në një mini krize financiare.Vlen të precizohet se bilanci i pagesave është pozitiv falë donacioneve dhe transfereve nga bashkëatdhetarët në mërgim të cilët ndihmojin familjet.
Bruto Prodhimi i Brendshëm për kokë banori në Kosove është rreth 1.000 euro, më i ulti në rajon, të ardhurat mesatare ne Kosove janë 150 euro në muaj e nëse marrim parasyhs barazin e fuqisë blerëse dhe e krahasojmë me vendet e rajonit përsëri vërejmë se janë më të ultat në rajon.
Për të keqësuar gjendjen ekonomike kontribut të rëndësishëm kanë dhënë disa ekonomistë Kosovarë shumë ambicioz që  ndryshe në qarqet ekonomike mund të klasifikohen si ekstremist të tregut të lira të cilët janë munduar të aplikojnë principet e ekonomisë së hapur në një kontekst të papërshtatshem si ai i kosovës që sapo kishte dalë nga një konflikt i armatosur me pasoja të rënda për kapacitetet prodhuese dhe duke marrë parasysh faktin se nuk ekziston një dhe e përsëris një fabrik apo një prodhim kosovar që është kompetitiv në tregun rajonal e mos të flasim për më gjërë. Ne këtë drejtim është vazhduar duke promovuar marrveshje të tregëtisë së lirë me vendet fqinje të cilat kanë industri të lehtë ushqimore tashmë të konsoliduar ndërsa importet kosovare përbëhen në masë 60% prej këtyre produkteve.
Nuk them se ekonomia e tregut nuk duhet aplikuar por përderisa edhe Bashkimi Europian ne ditët e sotme po vendos dace-kuota dhe barriera ndaj mallrave kineze nuk e kuptoi pse ne duhet të vazhdojim me kokëfortësi të ndjekim një politik ekonomike të dëmshme në harkun kohor afat mesëm. Te gjitha përpjekjet e ndërmarrësve kosovarë për të prodhuar apo për të filluar një veprimtari prodhuese përballen me konkurrencën e prodhuesve të jashtëm të cilët kanë arritur masën kritike të prodhimit për të mbuluar kostot fikse, kanë pozit të konsoliduar në treg dhe gëzojin ndihma dhe subvencione nga qeverite e tyre. Oda Ekonomike e Kosovës në vend që të përkujdeset për mbrojtjen e interesave të prodhuesve kosovarë karshi atyre të vendeve fqinje duke intervenuar me propozime e rekomandime në vendimet e qeverisë, promovon disa marrveshje bashkepunimi mes ndërrmarrjeve vendase e të jashtme frytet e të cilave nuk janë parë dhe të cilat bëjnë lajm vetëm në Kosovë, përderisa realiteti është pak më i ndryshëm nga çka deklarohet për media dhe i servohet opinionit.
Qeveria e Kosovës do të duhej ti mbroi prodhimet vendase me një sërë tatimesh, taksash dhe akcizash të aplikuara në import qoftë edhe në forme sezonale për të stimular formën më të pëhapur të vetpunësimit, bujqësinë, në këtë vazhdë edhe prodhuesit e tjerë të prodhimeve të industrisë ushqimore.
Sektori bankar në Kosovë gjithashtu nuk po luan rrol konstruktiv në zhvillimin e vendit, në reduktimin e bazës monetare kontribuojnë edhe dy bankat më të mëdha komerciale të cilat thuajse një të tretën e depozitave e investojin në asete jashtë vendit, këtu qeveria e kosovës dhe BPK-ja në vend që të vënë limite në largimin e kapitalit nga vendi heshtin. I njëjti fenomen është i pranishëm edhe në rastin e Trustit Pensional të Kosovës, i cili veq të tjerash nuk është duke i menagjuar shum me kujdes mjetet e kontibuesve. BPK-ja dhe profesionistët e saj do ta dine shumë mirë se po të ekzistonte një treg i konsoliduar interbankar i kapitalit brenda për brenda kosovës, do të rritej efiqenca e bankava do të ulej niveli i rezervave të lira, më shumë para do të qarkullonin në ekonomi e në këtë mënyrë edhe kostoja e financimit bankar për ndermarrjet kosovare do të ulej, por  gjithë kjo normalisht nuk i konvenon lobit të bankave kosovare te cilat preferojin ti mbajin kamatat e larta në mënyrë që të mbulojin mosefiqencen e tyre dhe ngathtësinë në menagjimin e parasë në disa raste, e ne raste tjera për të mbajtur sa më të ulet rrezikun e humbjes.
I famshmi proces i privatizimit nuk mund të lihet anash. Sa për te filluar mjetet e mbledhura nga ky proces nuk futen në ciklin ekonomik kosovar, këtu pyetet shtylla e katërt e UNMIK-ut.
Nëse të hollat që mblidhen në kosovë nga shitja e ndërrmarrjeve kosovare pra të hollat tona nuk lejohet të futen në perdorim për të zhvilluar vendin si mund të mendojim apo më mirë të imaxhinojim ti qasemi kredive ndërkombëtare, pra të hollave të huaja, nëse edhe ajo çka ëhtë e jona nuk na besohet në menagjim? Në këtë rast vihet në dyshim edhe pohimi i BPK-s se sistemi bankar në kosovë është i sigurt. Meqë nuk ekziston preokupimi serioz i askujt për të kërkuar një gjë të tillë nuk ekziston as interesimi i palës tjeter AKM-s për të hequr dorë nga menaxhimi i rreth 200 milion eurove.
Më konkretisht jemi edhe dëshmitarë të teatrit që inskenojnë grupet e ndryshme të interesit gjatë privatizimit të kompanive. Me metoda mediokre tentohet të manipulohet publiku i gjërë se gjoja procesi është trasarent, kur ky dhe procese të tjera të vendimarrjes në raste të ngjashme mund të jenë gjithqka përveq trasparent.
 Ja vlen të permendet edhe Korporata Energjetike e Kosovës. Përderisa Kosova noton në thëngjill dikush nuk është në gjëndje ti menagjoi mihjet sipërfaqësore të cilat i merr uji, mendoni sikur këto mihje të ishin nentoksore! Sa i perket prodhimit të energjisë elektrike janë dashur 6 vite dhe qindra miliona euro pjesa më e madhe e të cilave jan keqpërdorur nga menagjer, menagjues e drejtor për të kuptuar se blloqet e termocentraleve jan tashmë të vjetra dhe se duhet investuar në kapacitete të reja prodhimi. Qeveria organizon tryeza, dreka darka e tjera e tjera për të promovuar investimin privat në sektorin energjetik. Këto gjëra nuk shkojin kështu! Në Kosovë nuk ka investitor në gjëndje të investoi në këtë sektor. Një vend serioz dhe një qeveri serieze në munges të fondeve do të bënte kërkes publike internacionale  për ofertim, në këte rast ajo çka do të ishte më reale do të ishte gjetja e një General Contractor-i, nuk e di nëse zotërit e ministrisë përkatëse e dinë se çka do të thot ky term. Jemi me fat që Kosova nuk ka centrale bërtamore, nuk guxoi as të paramendoi se si do ti menagjonte.
Akoma më mahnitës është rasti i atyre që kinse e promovoin zhvillimin ekonomik të kosovës dhe në anën tjetër mbrojin me këmbëngulësi monopolin disavjeqar të Vales 900 dhe interesat e ndërlidhura të Alcatel-it dhe MonakoTelekomit dhe prezencën e Mobtelit në territorin e Kosovës.
   
Këto dhe qështje të tjera ku paratë publike të tatimpaguesve kosovarë të cilet në mënyre direkte apo indirekte kontribuojnë në bugjetin e kosovës nëpërkëmben, ku interesat e madje dhe vet ekzistenca e banorëve të Kosovës vihen në pyetje më shtyjin të mendoi:

1. se institucionet në fjalë dhe personat që bëjne pjesë në to janë jo kompetent dhe joserioz.

2. se e gjithë kjo mospërfillje e qytetarëve tatimpagues është pasojë e ndjekjes së paskrupullt të përfitmit nga ana e grupeve të interesit të cilët jane instaluar në këto institucione.

Rasti i parë është shum më pak tragjik se që mund të duket sepse me kalimin e kohës njerëz kompetent do të marrin në dorë fatin e vendit dhe me sakrifica do ti sjellin gjërat në vendin e tyre.
Në rastin e dytë grupet e interesit do të metojin të formojin nje oligarki që në kosoven e lire do të mbrohet nga aparati shtetëror dhe do ti koncentroi resurset ekonomike në duar të disa individëve apo grupeve duke e zgjeruar akoma më shumë hendekun social e kjo do të na shpie ne mënyrë të pashmangshme deri te konflikti i brendshëm dhe te lufta civile.
 
Kosova e pasluftës ka pasur shum probleme po me ndihmën e Zotit dhe pastai punën dhe vullnetin e mirë të popullit të saj ka arritur në fazën përfundimare të shtet-formimit sfida tjetër që e pret është ajo e shtet-drejtimit siq tha kreyministri.
A do të jetë në gjëndje populli i kosovës dhe udhëheqësia e tij të arrijë pavarësinë ekonomike të vendit, drejtësinë sociale dhe mirqënien e banorëve në Shtetin e Kosovës?

                                                                                           
                                                                                                        Visar Kelmendi
                                                                                                 visar_kelmendi@hotmail.com
                                                                     
 

Pavarsi Ekonomike?

Nisur nga kelmendiRubrika Leku

Postimi i fundit 25-01-2007, 01:20:30
nga albnobody