Angela Merkel - Përse Europa duhet të falenderojë - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Angela Merkel - Përse Europa duhet të falenderojë

Angela Merkel - Përse Europa duhet të falenderojë

· 2 · 623

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-11-2011, 01:26:52
Një politikan i lartë dikur ka përshkruar efektin e Angela Merkel kur ajo hyn në një mbledhje të zakonshme të liderëve nga e gjithë Europa: "Kur ajo hyn në sallë, të gjithë bien në qetësi"

Përse Europa duhet të falenderojë Merkelin

Një politikan i lartë dikur ka përshkruar efektin e Angela Merkel kur ajo hyn në një mbledhje të zakonshme të liderëve nga e gjithë Europa: "Kur ajo hyn në sallë, të gjithë bien në qetësi. Duket sikur jemi në shkollë dhe drejtoresha hyn në klasë".
Ftohtësia e përhapur nga Merkel është e thjeshtë për t'u kuptuar. Kolegët e saj e dinë më së miri se fati i euros, së bashku me atë të Bashkimit Europian, tashmë varet nga vendimet e marra nga qeveria gjermane. Shumë politikanë kritikojnë Merkelin dhe thonë se i mungon imagjinata, ngrohtësia dhe bujaria, duke qenë se herëpashere duket tepër e ngadaltë në veprimet e saj dhe tepër e kujdesshme. Kancelarja gjermane madje sulmohet shpesh edhe nga proeuropianët e vendit të saj. Helmut Kohl, këshilltari dhe frymëzuesi i saj, gjithashtu edhe burri që futi Gjermaninë në Eurozonë, është ankuar kohët e fundit duke thënë se sot nuk arrin të kuptojë "se ku qëndron Gjermania dhe në çfarë rruge po ecën".
Baza e të gjithë vargut të gjatë të kritikave që duket se rëndon sot mbi shpatullat e Kancelares gjermane është mëse i qartë. Përse Merkel nuk e mban premtimin e saj "për të bërë gjithçka që duhet për të shpëtuar euron"? Përse ajo nuk i del për zot krizës, duke vënë në dispozicion të gjitha mjetet financiare gjermane për këtë projekt madhor? Përse nuk arrin ajo ta kuptojë se eurobondet janë e vetmja zgjidhje? Shumë politikanë thonë se Europës i duhet një lider, por tani për tani kanë vetëm një amvisë.
Por, në vend që të sulmojnë Merkelin në çdo rast, pjesa tjetër e Europës në fakt duhet të jetë mëse të kënaqur që kanë një lider të qetë dhe të kujdesshme në Berlin. Ekzistojnë së paku pesë arsye përse Merkel ka plotësisht të drejtë kur pengon disa nga veprimet dramatike që njerëzit e nxisin të kryejë.
Së pari, kritikuesit e saj shpesh nuk arrijë as të perceptojnë disa nga kufizimet reale politike dhe juridike, të cilat ajo është e detyruar të respektojë. Propozimet për të rritur fondin e paketave të shpëtimit për vendet e mbytura me borxhe në zonën e euros kalojnë nga Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar ligjshmërinë e tyre dhe të njëjtat propozime kalojnë në Parlamentin gjerman. Është me të vërtetë arrogante dhe egoiste të mendosh se Merkel mund të luftojë dhe fitojë të gjitha këto beteja të institucioneve të saj, kur vetë opinioni publik në Gjermani së bashku me shumë zëra që gëzojnë influencë të madhe në vend janë kundër paketave të shpëtimit që me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të majme...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
« Editimi i fundit: 24-11-2020, 13:51:43 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-11-2020, 13:56:05
Me 22 nentor 2005 Angela Merkel u zgjodh per here te pare kancelare e Gjermanise. Per here te pare nje grua, gjermano-lindore dhe protestante. Shume menduan se nuk do ta kete te gjate. Por 15 vjet me vone Merkel vazhdon te jete kancelare dhe gruaja me e fuqishme ne bote, si dhe liderja e botes se lire. Ketu nje kolazh fotosh qe tregojne udhetimin e gjate pesembedhjetevjecar te Angeles ne pushtet.

Temat e fundit