×
Hyrja
Profili

Plani i Trump-it per Palestinen

Plani i Trump-it per Palestinen

· 5 · 329

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-01-2020, 20:21:52
   
 
Pasi ishte paralajmeruar prej kohesh plani i Trump ne bashkepunimme kryeministrin Izraelit Netanjahu, u prezantua sot. Dhe sic pritej ky plan eshte me shume se nje shaka e keqe, qe nuk mundet kurresi te pranohet nga pala arabe, apo te merret seriozisht nga komuniteti nderkombetar.
Ky plan parashikon nje shtet palestinez te perbere nga nje arqipelag vendbanimesh arabe brenda detit izraelit. I ashtuquajturi shtet palestinez nuk do te kete kurrfare sovraniteti, por do te jete teresisht ne dore te shtetit hebraik, i cili do te kete te drejten te kontrolloje hapesiren tokesore e ajrore te tij. Nese sheh harten e Trump ne lidhje me kete plan gjeja e pare qe te vjen ne mendje eshte Afrika Jugore gjate aparteidit, kur vendasit u ndane nga pakica e bardhe neper hapesira te ndara nga njera tjetra. E njejta gje mund te shihet dhe te harta e re e Palestines. Plani eshte pra nje ftese per kapitullim total te arabeve gje qe sigurisht nuk do te mund te pranohet asnjehere dhe si i tille nuk do mund te jete nje baze per paqe mes arabeve e hebrenjve, sic pretendon Trump apo Netanjahu.
Carl Bildt, ish ministri i jashtem i Suedise dha komentin me te qelluar duke pohuar se nje plan te tille do te kishte dashur edhe Milloshevici per Kosoven, nese do te i ishte mundesuar. Ironikisht presidenti i Kosoves  dhe ministri i jashtem i saj, Pacolli, e pershendeten menjehere planin e "paqes" ne Palestine te presidentit Trump, duke treguar edhe nje here se sa pa-bosht e sa ass-lepires jane.

  • Postime: 304
Alban
#1 ne: 29-01-2020, 22:51:27
Jo rastesisht Trumpi dhe Bibi Netanjahu kane procese gjyqesore te hapur ne vendet e tyre dhe pritet te denohen apo shkarkohen nga detyra.  hmmmmm:

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 30-01-2020, 08:17:49
Tokat qe kane humbur palestinezet ne vendin e tyre qe kur u krijua shteti i Izraelit ne vitin 1947.
 

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#3 ne: 30-01-2020, 12:50:52
 

Keshtu ngjan ky plan.

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 04-02-2020, 13:47:53
Sic pritej "plani" Trump-Netanjahu ishte vetem per konsum njeditor, sepse askush se mori seriozisht.
 

Temat e fundit