×

Policia maqedonase vret 7 imigrante pakistanez per te impresionuar SHBA.

Policia maqedonase vret 7 imigrante pakistanez per te impresionuar SHBA.

· 3 · 622
Lucent
ne: 03-05-2004, 05:56:47
Javen e kaluar, per here te pare pas dy vitesh qeveria maqedonase pranoi se 7 imigrantet pakistanez ishin vrare me qellim qe Maqedonia te fitoje imazhin e aleatit ne luften kunder terorizmit. Parlamenti i hoqi imunitetin ish ministrit te mbrojtjes Ljube Boshkovskit dhe kunder tij dhe 6 policeve tjere eshte ngritur aktakuze per vrasje. Qeveria pakistaneze me ne fund pershendeti kete veprim te qeverize maqedonase dhe kerkoi qe fajtoret e ketij akti kriminel te denohen.

  • Postime: 23736
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-05-2004, 16:09:30
Parlamenti maqedonas pritet te diskutoje sot per imunitetin e deputetiti dhe ish ministrit te Brendshem maqedonas Lube Boshkovski, nderkohe qe me heret nje komision parlamentar ia hoqi aitj imunitetin. Boshkovski akuzohet per vrasjen e 6 shtetasve pakistaneze e nje indiani ne vitin 2002. Policia ne Maqedoni ka bere te ditur se nuk kishte mundur dje te ndalonte ish ministrin Boshkovski. Urdhri per te ndaluar ish ministrin eshte marre nga Gjykata Hetuese per perfshirjen e tij ne rastin "Vreshtat e Rashtakut". Zedhenesja e policise, Mirjana Kontevska tha se policia nuk ka arritur qe te ndaloje Boshkovskin. "Nuk u gjet ne shtepine e tij. Ai duhej t'i dorezohej gjykatesit hetues. Jane njoftuar te gjitha vendkalimet kufitare, por nuk eshte njoftuar se ai ka kaluar legalisht kufijte", tha Kontevska. Policia tha se aksioni per gjetjen e zotit Boshkovski vazhdon. Nderkohe nje nga avokatet e tij, Stavre Xhikov, ish prokuror i pergjithshem tha se Boshkovski eshte ne duart e policies. Prokuroria thote se nga faktet e gjetura gjate hetimit te rastit ka dyshime se gjate periudhes shkurt - mars te vitit 2002, Boshkovski sic thuhet ka "kryer vrasje". Prokuroria gjithashtu ne sqarimin e saj thote se Boshkovski ka nxitur gjashte persona te tjere, atehere punonjes te ministrise se puneve te brendshme qe te kryejne vrasje te cilet gjithashtu hetohen nga organet perkatese. Vete Boshkovski hodhi poshte akuzat dhe avokatet e tij thane se kane verejtje per procedurat se si ai po ndalohet. Ata me heret thane se nese respektohen proceduart ligjore, atehere Boshkovski vete do te shfaqej para organeve perkatese. Prokurori publik, Sterio Zikov citohet te kete deklaruar se vendimi per ndalimin e zotit Boshkovski eshte urgjent, pasi ka frike se ai mund te largohet nga vendi, pasi ka edhe shtetesi kroate
« Editimi i fundit: 13-01-2005, 04:45:26 nga Gjumashi »
Lucent
#2 ne: 05-05-2004, 22:18:32
Ky kriminel vertete duhet te dergohet ne Hage. I njejti akuzohet nga shqiptaret per vrasjen e disa dhjetra shqiptareve ne Luboten te Shkupit dhe konsiderohet nje nga figurat kryesore udheheqese te forcave sllave ne luften e vitit 2001.

« Editimi i fundit: 07-05-2004, 22:04:21 nga MMT »
 

Policia Rrugore

Nisur nga InfoZRubrika Mix

Postimi i fundit 07-04-2020, 13:44:19
nga InfoZ
Videoja tronditëse: Policia dhunon një grua 8 muajshe shtatzënë

Nisur nga V@GαβθηDRubrika Imazhe

Postimi i fundit 22-07-2013, 18:44:34
nga Gerti1
Ardian Bujupi, kërkohet nga policia gjermane

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 26-06-2013, 16:50:02
nga InfoZ
Policia i falë sepse janë VIP!

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 20-06-2013, 00:50:01
nga InfoZ
Policia italiane arreston të dyshuarit e Anonymous në Itali

Nisur nga InfoZRubrika Revista Informatike

Postimi i fundit 18-05-2013, 16:50:02
nga InfoZ