×

Presidencializmi, sëmundja franceze

· 1 · 286

Presidencializmi, sëmundja franceze

· 1 · 286

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-03-2012, 18:21:28
Axhendat ngushtësisht kombëtare të kandidatëve presidencialë francezë e dëmtojnë procesin demokratik dhe ecin kundër interesave franceze ndërkombëtarisht, argumenton Daniel Cohn-Bendit

Presidencializmi, sëmundja franceze

- Esprit: Në mjaft raste ju e keni kritikuar sistemin politik francez për "presidencializmin" e tepruar të tij. Çfarë forme merr ai në një kohë kur pushteti sovran i qeverive dhe aftësia e politikanëve për të pasur ndonjë efekt ndaj krizës po vihen seriozisht në pikëpyetje?
Daniel Cohn-Bendit: Ajo çka po shikojmë në fushatat presidenciale në Francë është se sa më shumë shanse kanë kandidatët për të fituar apo sa më shumë shanse ata mendojnë se kanë për të fituar, aq më shumë ata janë të përgatitur për të luajtur lojën të cilën unë e quaj "presidencializmi kombëtar". Ata angazhohen në fjalime që pak a shumë thonë kështu: "Nëqoftëse zgjidhem unë, atëherë gjithçka në Francë do të jetë ndryshe, pasi unë jam i vetmi në gjendje që ta udhëheq këtë vend". Duke vepruar kështu, ata janë duke ia atribuar të gjithë pushtetin vendimmarrës Presidentit dhe mazhorancës qeveritare që ai apo ajo zgjedh dhe në të njëjtën kohë duke e hequr Francën nga një kontekst ndërkombëtar. Në fushatat presidenciale, çështja e Europës shfaqet vetëm rrallë dhe pjesa tjetër e botës nuk përmendet aspak. I gjithë problemi është sesi kandidati do të jetë në gjendje të rivendosë imazhin e Francës sapo atij apo asaj i është dhënë pushteti suprem.
Kjo mund të shikohet qartë kur shikoni në strategjitë e kandidatëve të ndryshëm. Strategjia e Nicolas Sarkozy është krejtësisht e qartë: t'i bëjë njerëzit të harrojnë pesë vitet e tij si President dhe të përcjellë në çdo shtëpi mesazhin se ai është kandidati i vetëm që mund ta drejtojë Francën përgjatë krizës aktuale. Kjo është e kundërta e fushatës së Jospin e vitit 2002, kur ai zgjodhi që ta ndërtojë gjithçka bazuar mbi kurrikulën e tij.
Në një nivel ngushtësisht më politik, Nicolas Sarkozy është i konsumuar. Nga e djathta, nëqoftëse Fronti Kombëtar fillon që të rezultojë lart në sondazhe, atëherë UMP-ja do ta gjente veten të grabitur nga pjesë të elektoratit të saj. Kështu që do t'i duhet që frenojnë sulmin e nisur nga Fronti Kombëtar, që është ajo çka ministri i Brendshëm, Claude Guéant është duke bërë tani. Megjithatë, Sarkozy i duhet gjithashtu që të hapë një hapësirë në qendër apo në qendrën e djathtë për të siguruar se merr votat e atyre republikanëve nga e djathta që nuk janë ose nuk janë më të përgatitur që të pranojmë spostimin e qeverisë aktuale nga e djathta.
Përsa i pëkret François Hollande, ai duket se ka adoptuar të njëjtën strategji si ajo që kishte Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy në fushatën elektorale të tij të vitit të kaluar. Aty ku njerëzit janë duke votuar kundër administratës në fuqi, gjithçka që kandidati opozitar duhet të bëjë është të mos thotë asgjë për të cilën mund të sulmohet. Ai nuk merr asnjë pozicion të veçantë...

Përgatiti: Armin TIRANA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super