Pse Shqiptaret nuk u ngopen hala me politike?? - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pse Shqiptaret nuk u ngopen hala me politike??

Pse Shqiptaret nuk u ngopen hala me politike??

· 24 · 2426

  • Postime: 2901
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Femer

ne: 18-08-2004, 22:43:11
Noshta kjo teme do duket e kote per shum prej jush por une ja bej shpesh her kte pytje vetes se pse ne shqiptaret nuk e lam politiken nje her e te shohim problemet tona..
por vrapojm ca mas njerit ca mas tjetrit e ne fund qe te gjith per vete mendojne e ne na kane sa per te mar voten..
 do doja te dija mendimin tuaj??!!!!!
« Editimi i fundit: 18-08-2004, 22:47:04 nga 82-Shkodrane »

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-08-2004, 00:24:10
E ke marre pak si mbrapsht problemin tone te vertete. Ne njeren ane shqiptaret vuajne pikerisht pse nuk merren me politike. Nese shqiptaret do merreshin ashtu si duhet me politiken e tyre, atehere nuk do ndodhte qe politikanet kane bere dhe bejne cfare duan, sigurisht ne dem dhe kurriz te popullit shqiptar- dhe ne fund te fundit perseri jane rimbajtur, madje ngritur lart, nga ky populli qe ti permend.

Nga ana tjeter vuajne sepse merren me politike. Atehere ketu duket se ia futa ca kot dhe bera nje paradoks. Por jo! Ajo qe dua te them, eshte se ne kete kendveshtrim (te marrjes me politike) qendroj fakti qe shqiptaret merren dhe mbajne politiken e gabuar. Ata nuk shohin vertet se cilet jane politikanet e tyre, por shohin nje genjeshter, nje imazh te krijuar mbarpsht ne kohe te meparshme dhe si rezultat kemi mbajtjen verberisht te nje klase politike, qe nuk eshte nje klase politike, por nje tufe hajdutesh dhe kriminelesh.

  • Postime: 2901
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 19-08-2004, 20:05:56
Jam shum dakort me mendimin tuaj...
Une e shtrova muhabetin ne drejtim te popullit dhe jo te hajduteve qe sa po e le njeri e merr tjetri...  qe ne fund te fundit nuk ju vej shum faj atyre se pasi pikerisht eshte ky popull qe po i perkrahe, duke  shtu dhe diktaturen ne te cilen kaluam qe i ben te veprojne ne ate menyre...
mendoj qe shqiptaret duhet te ishin ngopur tashme me genjeshtra dhe te merren me punet e tyre e jo te presin qe X parti te vije e ti ndihmoje.
te mendosh qe nje shkodran apo durrsak, tiranes a ku di une ngaterrohet me nje qytetar te nje tjeter qyteti (si kam degju) per pune politike dhe shkojn deri ne grushte... kjo eshte turp.
une di te them vetem kaq, me vjen keq per shumicen e shqiptarve qe vazhdojn te enden mas politikes e te shahen te thojne ky eshte me i mire e ky eshte hajdut....  
noshta e kam gabim ne mendimet e mija por kjo gje mendoj po na le mrapa.
sikur gjith shqiptaret te mendonin se neser do jet nje dit e re dhe me shum pune per familjen e tije dhe mos te ngahin mas rrenave te politikanve do shkonim shum me para..


  • Postime: 30
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 20-08-2004, 00:41:49
se skan ca te bejne.Shumica e njerezve ne shqiperi jane pa pune,disa rrijne vetem rrugeve nga 1 cep tek tjeteri,disa te tjere rrijne ne kafene.Kur vjen ne shtepi ndez TV, vazhdon kontrollon kanalet edhe ca shikon...LAJME...LA JME...LAJME (berisha i kerkon nanos te jap doreheqje etj budalliqe te tjera,edhe ca te merzit me shum eshte fakti qe i perserin cdo ore,ku japin te njejtin lajm)
Dmth njerezit meren me politike pasi nuk kane me ca te meren tjeter... :???
Po ashtu mund te shtoj,kur 1 shteti i vjen era korrupsion,edhe kur popullsia e atij shteti vuan nga varferia,nga pa punsia keto e bejne ate popull me me nerva edhe me te agresuar qe ky shtet nuk po ben asgje per to,kshq njerezit detyron te shohin lajme (lidhje/influence politike)per ndonje date kur do fillojne te jepet kistet e firmave piramidale,ose pagesa e te burgoseve politik...
Ose kur ndodhin tragjedi si i Janarit 2004,kur te afermit e viktmave kishin ardhur ne parlament gjasme per te mare shpjegimi...Shkodre s  nuk ju jepshin dritat qe te shikonin ate seance parlamentare se ne fuqi ishte PS edhe (shkodra eshte PD e flaket)Ja edhe 1 shembull tjeter pse njerezit shqiptare influencohen te kapen me politike
(me falni qe u zgjata) :pafshim

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 21-08-2004, 05:24:10
Ne pergjithesi Shqipetaret kane qene te varfer dhe nese ata qe arrijne behen politikane, kerkojne te plotesojne interesat e tyre personale dhe kjo zgjat vite sepse kuptohet qe do te permiresojne gjithe fisin e tyre.
Nese po ta keni vene re dhe historine boterore, shumica e politikaneve dhe ideatoreve me te medhenj nuk kane qene njerez qe kane vuajtur per kushte minimale jetesore.Ata kane qene njerez qe jeta e tyre eshte dedikuar aspiratave te ndryshme, ne rastin tone politikes.Shqipetar et akoma nuk kane mbushur syrin me ekspozimin ndaj botes, aq me pak te mendojne te jene politikane te mirefillte dhe te mendojne per vendin dhe popullin e tyre.

L.S:Etamolpid
« Editimi i fundit: 21-08-2004, 05:27:10 nga Etamolpid »

  • Postime: 2901
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 21-08-2004, 11:29:15
Etamolpid  <>
Lepurushja nuk eshte se nuk kan me te qa merren por eshte se jan demela dhe pikerisht per kte thashe duhet te mendojne te mendojne per punet e tyre jo te shkojne sa ne nje lokal ne nje tjeter.
 mos te leshojne syt gjithmone nga emigrant qe ato te punojne per ta.

  • Postime: 30
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 22-08-2004, 01:10:52
shkodrane te kuptoj se ku e ke ti,por mos harro se shumica e atyre shqiptareve qe ti i don te

Citim
duhet te mendojne  per punet e tyre jo te shkojne sa ne nje lokal ne nje tjeter.
mos te leshojne syt gjithmone nga emigrant qe ato te punojne per ta.


Nuk kane se ku te shkojne vend tjeter,varferia ka arritur kulmin po ashtu edhe papunsia...shikon djema tek 20'tat vetem duke luajtur pazarit se nuk kane ca te bejne...ku te shkreten do e gjejne ato shpresen (per parat e bukes)EMIGRIMI, se shteti i tyre po mbyten duke vjedhur... ><

  • Postime: 2901
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 22-08-2004, 11:54:38
Po te dojne te punoje e gjejne punen ashtu sikur e gjejne shum qe njoh une dhe qe nuk ju intereson politika...
me mire te emigrojne sa te shetisin sa ne nje lokal ne nje tjeter e sa te nje shkoll tek tjetra... por jo, jan te mesuar qe ne emigrantet e tyre qe jemi neper bote ju dergojme lek sa dojne dhe ata normal se kan mese te shkojne ne lokale qe i mushin plot ter diten....
kshu qe une mendoj qe shqiptaret duhet ti japin vetes te punojne dhe te mos presin gje nga askush por nga krahet e vet te shikojne..
nejse kto probleme ne shqiperi normalisht se nuk do ndreqen dhe shum kohe...

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 23-08-2004, 15:22:27

Shqiptaret duhet te merren me politike. Nuk e di moj shkodrane se a e din ça don me thane fjala politike. Vjen prej greqishtes se lashte e don me thane: polis = qytet, shtet. Pra politika asht jeta e jone e perditshme dhe çdo popull * nuk merret me politike, ka me hjeke keq. Ka me hjeke keq sepse nuk asht koshient per gjanat * ndodhin. Ne realitet ne Shqipni asnji nuk merret me politike. Merret me thashethemet e politikes, merret me anen ma te keqe te saj, por jo me politike. Ne vendet nordike shteti social asht shume i forte, sepse te gjithe pagujne taksat, te gjithe punojne dhe ndertojne vendin per te ardhmen e tyne. Pra shteti asht si nji familje e madhe ku te gjithe bajne pjese. Une e kuptoj * ne Shqipni ky realitet nuk ka me ardhe kurre, njashtu siç nuk ka per te ardhe kurre edhe ne shume vende ma te zhvillume se ne, por ama duhet me marre sadopak shembull se nji shoqni ma e mire dhe ma e drejte asht e mundshme. Nuk aksiston shteti ideal, sepse asht nji utopi me mendu qe ekziston shteti ku te gjithe te jene te pasun, te kene te drejtat e tyne etj etj. Vete fjala utopi = (u - topos) = jo - vend, pra i pamujtun me ekzistu. Demokracia (pushteti i popullit) nuk eksiston ne asnje shtet, asht diçka e parealizushme. Ne shqiptaret jena ala ne sistemin parrokial. Don me thane se vendin klanet dhe jo individi. Per me ardhe te format e demokracise, ne format, jo ne demokraci, duhet me kalu edhe shume breza.
Nuk po sgjatem ma gjate se ndoshta asht argument i bezdisshem per dikend, por dijeni se sa ma shume qe te flitet per gjanat aq ma shume kena me pase mundesi me vepru. Pra nuk duhet vetem me fole por edhe me vepru e me kene kritik ndaj gjanave * ndodhin. Nji e mete e madhe e shqiptareve asht jo sensi kritik per jeten. Levdojme shume disiplinen gjermane, por kur vjen puna me kene te disiplinum jena njerzit ma te padisiplinum ne bote. Flasim shume per punen e tjereve, por kur vjen puna me punu ne, mundohena me ja hjedhe tjetrit e ai * mberrin me e ba kte gja, asht zog kurvet, i shkathte. Kur te fillojme me e pa jeten tone si individ me sens kritik atehere kena me fillu edhe me kene individ. Per momentin jena veç pjese klanesh, e sa ma larg klanit ndodhena aq ma pak mundesi kena me vendose per te ardhmen.
Mendoj se njikta gjana i perkasin politikes se mirfillte. Pra ne duhet te merremi me politike, ose ma mire me thane, ne duhet me vendose per te ardhmen tone.

  • Postime: 2901
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 23-08-2004, 16:09:37
don Heli jam dakort me ate qe thua ti dhe ne ate drejtim qe more ti trajtimin e temes time...  
Une doja te delja aty qe rraliteti shiptare nuk  ndryshohet nga une as nga ty apo nje numer presonash.. por do e ndryshoje koha ne vazhdim (shpresojme). Mos harro se gjith shiptaret nuk do behen politikan secili ka ate profejonin e ti dhe une nuk them qe nje qe ka pasjon politken mos te merret me te se do ishte apsurde... por them qytetaret e thjeshte sa shkojne neper lokale e len leket rrugash e shahen per politike ose shkojne sa ne nje miting ne nje tjeter (pa pik leverdije) ta len ate e te merren me punet e tyre.

  • Postime: 180
  • Karma: +0/-0

#10 ne: 23-08-2004, 16:37:55
Ne kohet e lashta pasi nje njeri ishte pasuruar, por vinte nga nje rang i ulet i shoqerise, per tu futur ne klasen e aristokrateve mori profesora privat per ta edukuar dhe njohur me ate boten ne te cilen kishte deshire te hynte.  Ai mori leksione ne muzike, filozofi, sporte sikurse dhe letersi.  Kur erdhi koha e letersise, pasi kishin folur pak mbi prozen i thote profesori pasanikut "qe edhe tani qe po flasim po zhvillojme nje forme proze."  Pergjigja e pasanikut ishte "une paskam bere proze gjithe jeten, dhe nuk e paskam ditur."
Mos valle edhe ne Shqiptareve na ka thene dikush se edhe ne momentin qe diskutojme bejme politike, dhe si pasoje e rrjedhojave historike jemi aq te frikesuar nga politika tani saqe o burra ti largohemi.
Ndoshta e mbeta jone eshte qe nuk merremi te gjithe me politike.  Nuk flitet ketu per politike kafenesh; flitet per te dale per te votuar ne zgjedhje, per te krijuar presjon mbi shtetin dhe qeveritaret qe nese nuk kryen nje premtim ne te heqim nga pushteti, per tu bere te ndergjegjeshem se Shqiperia nuk rregullohet nga te huajet, por nga Shqiptaret.  Katermbedhjet vjete "demokraci" duhet te na kete dhene te pakten nje leksion: Ne asnje menyre te mos presim qe vendimet ne shtepine tone tja lem dikujt tjeter.  Dhe si pasoje e mos-marrjes me politike kemi nje Shqiperi ku popullsia pasqyron qeverine e korruptuar dhe gjakpirese me krimin familjar dhe te c'do llojshem.  Eshte bere e pranueshme pasurimi ne menyra te shpejta, pa rendesi se nga c'rruge vjen pasuria, ku gati 40% nuk punojne, dhe nuk ka nevoje te votoje se e dine qeveritaret per "mua."
Persa i perket qe politiken tua leme profesionisteve, ne te vertete nuk ka politikane profesioniste. Profesionistet keshillojne, por nuk marin vendime.  Me politike duhet te merren njerez te cilet i dine problemet e popullit.  Nje nder arsyet qe Bushi i madh ne Amerike humbi zgjedhjet ne 1992 ka qene parrulla se "Ai i kishte humbur lidhjet me problemet e popullit te thjeshte."
Keshtu qe per sa kohe qe ne si rini, intelektual, e ardhmja e Shqiperise apo ca do lloj titulli ti veme vetes, nuk ndergjegjesohemi qe politika eshte e vetmja menyre per ta nxjerre Shqiperine nga balta, Shqiperia gjithmone do te ngelet nen kthetrat e mafies.

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 23-08-2004, 23:56:08
Se pari shkodrane: Pershendetje! Ke avatar shume te bukur? Edhe vete ashtu duhet te jesh!

Mendoj se shqiptaret merren me politike per disa arsye:
Se pari se nuk mbushin;
Sa dyti se nuk kane cfare bejne (meshkujt rrijne me meshkujt, ndersa femrat ne shtepi, cfare pret me?!?!);
Se treti sepse eshte nje fushe ku seicili mund te shprehet dhe politika eshte fusha qe permbush shume mire karakteristiken e te qenit kompetent, e cila eshte aq pershkruese per popullin tone TTL;
Se katerti, kemi me ke argaetohemi. Sa te kemi keta karagjozat ne politike do bejme dhe ne ndonje gallate, se nuk kemi me cfare merremi tjeter!

Dhe se gjashti (sic do te thoshte doktori  :) ), sepse komunizmi na e ndaloi per 50 vjet kete gje dhe ne tani po rikuperojme te kaluaren!
Kaq!


#12 ne: 24-08-2004, 00:08:56
Se pari shkodrane: Pershendetje! Ke avatar shume te bukur? Edhe vete ashtu duhet te jesh!

Mendoj se shqiptaret merren me politike per disa arsye:
Se pari se nuk mbushin;
Sa dyti se nuk kane cfare bejne (meshkujt rrijne me meshkujt, ndersa femrat ne shtepi, cfare pret me?!?!);
Se treti sepse eshte nje fushe ku seicili mund te shprehet dhe politika eshte fusha qe permbush shume mire karakteristiken e te qenit kompetent, e cila eshte aq pershkruese per popullin tone TTL;
Se katerti, kemi me ke argaetohemi. Sa te kemi keta karagjozat ne politike do bejme dhe ne ndonje gallate, se nuk kemi me cfare merremi tjeter!

Dhe se gjashti (sic do te thoshte doktori  :) ), sepse komunizmi na e ndaloi per 50 vjet kete gje dhe ne tani po rikuperojme te kaluaren!
Kaq!



Per mua per disa pika e ke shum gabim???
1. Ku ka shtet ne bote qe mos merren me politike ??? Mbushim shum mire ne po dhe me kete qeveri qe kemi tashi esht gjenah te rrish ne shqiperi se cfare nuk po i punojn ketij populli dhe nga nje an mire ja bejn se vet e duan?? E duan kuptohet qe e do injoranca dhe shtresat e varfra. dhe po nuk u morem ne me politike me kete koh qe esht shqiperia sot te ardh keq per shqiperine se as ne 2050 nuk hyjm ne Europ dhe te hyjm ne 2020 sipas ketyre te mencmeve tane qe kemi sot ne pushtet??
2. Me pelqen se si e ke shkruar piken 2.
3. se kuptoj se ku e ke llafen.
4. Po dhe shum sduhet te tallemi me keto politikanet po ndonjeher ne Parlament bejn shum gallat dhe deri ne grushta arrin po kjo lloj taktike esht loj e Mazhorances se sotme qe te tregoj botes se ja cfare bejn te djathtet nuk na lejn te bejm ligje e budalliqe te tjera qe shpikin disa hajduta si puna Gramos Rucit.
5. Te drejte ka Doktorri se keto qe jane sot ne pushtet Komunista jane per mendimin tim jane bijt e xhaxhit.

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 24-08-2004, 00:48:21
Po te pergjigjem dhe une atehere:
se pari nuk po diskutojme nese ka shtet ne bote qe merret me politike apo jo (keshtu e kuptova une ate qe the). E kam fjalen per ata njerez qe kane injorance (e pohon dhe ti kete gje) dhe kur behet nje pyetje ne pergjithesi, nuk behet per ty e per mua, por behet dhe per ata injorante, qe per mendimin tim jane shumica (po te mos ishin nuk do te ishim ne kete gjendje) dhe qe sot per sot po u degjohet zeri me shume! Pra, mbetem i mendimit se s'mbushim :) !
Per piken e trete te sqaroje se diskutimet ne politike i japin shqiptarit mundesine te tregoje se sa i zgjuar eshte, se sa i mireinformuar eshte dhe mbi te gjitha sa kompetent eshte! Kete doja te thoja!

Berno, e kuptova qe je simpatizant i PD-se, por duhet te ta them, se mua me zbavitin njesoj, si PS-ja si PD-ja! Qe te dyja jane parti karagjozesh. Po te besh nje liste me parlamentaret e te dyja paleve, besoj se PD-ja ka me shume sportiste e aktore! Pa ofendim per bindjet e tua politike!


Per piken tende te peste nuk jam dakord :) Une nuk permend asnje pike 5, une them se gjashti, e kaloj nje, ashtu sic ben doktori! Nese them kete nuk do te thote qe nuk me pelqen tipi i tij ne disa momente! Kur thua ate qe te gjithe keta qe udheqeqin jane bijte e xhaxhit, me kujtove te ndjerin Azem Hajdari, i cili diku aty nga viti 1995 tha ne parlament, duke iu drejtuar te dyja forcave politike qe shisnin mend per emancipim dhe antikomunim. Azemi tha: "Shikoni, po te na marresh te gjitheve dhe te na shtrydhesh, do te nxjerrim patjeter marksizem-leninizem, sepse ne ate rregjim u edukuam dhe eshte e veshtire te mos kemi ne gjak pak komunizem". Mbase fjalet s'jane shume te sakta, por kjo ishte ideja!

Po shtoj dhe nje pike tjeter: Ne bejme politike sepse ne nuk shohim poltiken si force qe zgjidh problemet, ne e shohim ate si force qe na sjell perfitime! Do shembuj per kete? Te jap sa te duash nga te dyja kampet :)!

#14 ne: 24-08-2004, 00:55:42
Vetem per nje gje po te pergjigjem ?? Qe the PD ka me shum sportist e aktore, e ke shum gabim se njeres me Intelektual qe ka PD ne parlament nuk i ka PS qe jane disa mafioze dhe jo gje tjeter. Ti marresh me rradhe te PD nga Bamir Topi, Jozefina Topalli Fatmir Mediu, Ekrem Spahia, Bardhyl Londo Teodor Laco Sokol Olldashi etj se sdua ti them te gjithe dhe keto qe permenda un jan sportist e ke shum gabim qe mendon keshtu per kete parti qe ka Intelektualet Deputet un ketu kam marre nga te gjitha forcat e djthata jo vetem nga PD Emrat e mesiperm.
« Editimi i fundit: 24-08-2004, 01:21:37 nga Berni »

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 24-08-2004, 16:38:43
Po me pelqen diskutimi me ty, prandaj po te pergjigjem dhe une!
Per Bamir Topin kam degjuar qe eshte mjek i zoti dhe pervec aktivitetit poltik ne PD nuk kam degjuar te kete patur ndonje aktivitet tjeter shoqeror! Jozefina Topalli s'e ka marre vesh njeri ku punon dhe cfare arritjesh ka, pervecse eshte zv. e devotshme dhe e bindur e Saliut!Kol Olldashin e njoh vet, prandaj lere, mos ma mbush mendjen per ca gjera qe i di mire :) Fatmir Mediu dhe Teodor Laco (ia ke futur kot fare ketu) nuk jane anetare te PD-se dhe une e kisha fjalen per OD-ne jo per partite e tjera!  Mire qe s'me zure ne goje Jemin Gjaten (qejfli i madh kodoshi :) ) apo Edi Paloken, se ky ta plas turinjve po i shave doktorin!
Berno, mendoj se je akoma i ri per te qene nje militant aq i forte i nje partie! Mua s'ma ndjen shume se cfare ben seicili, por jam i bindur se ke me shume per te dhene shoqerise se sa PD-se!
Nejse, keto jane mendimet e mija!

P.S Pervec se te permendje keta emra s;kishe c'beje tjeter: qe te gjithe e kane nga nje doze marksezem-leninizmi ne gjak, kesaj s'ke c'i thua!

#16 ne: 24-08-2004, 16:44:33
Dhe un spo merrem ma me kete diskutim se te shoh se paske bindje te tjera Politike nga mua me dukesh se je Marksiste Leniniste??? Me keto qe po flet ti qe cdo njeri kundershtoke nga ato qe te thashe un dhe per Mediun dhe Lacon te thashe qe jan nga e djathta dhe po i permend po se paske lexuar mire, per ty duhet te jete i mire ndonje Si Edi - Rama qe ska Rregulluar familjen  e vet do te bej per nje Kryeqytet apo nje Fatos Nano qe esht nje Drogaxhi, Kriminel dhe Burgaxhi qe prap do te shkoj atje te vendi mire.
Befshi qejf me keto qe keni sot ne Pushtet. >:( :'(
« Editimi i fundit: 24-08-2004, 16:51:24 nga Berni »

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 24-08-2004, 20:16:30
Meqe ky forum eshte zeri yt, duhet te mesohemi qe mos te na merzise mendimi i tjetrit! Nese ne te dy kemi mendime te ndryshme kjo nuk do te thote qe me pelqen klasa qe eshte ne fuqi! Fakti qe nuk me pelqejne drejtuesit e PD-se nuk do te thote se me pelqejne drejtuesit e PS-se! Perse valle diskutimet duhen pare kaq ngushte? Per te cuar Shqiperine perpara apo jo? Per mua si PD-ja si PS-ja jane njesoj fajtore per gjedjen e Shqiperise dhe nuk e di per cfare permend kot Edi Ramen qe s'ka rregulluar shtepine tij, apo Fatos Nanon qe eshte burgaxhi, kriminel dhe drogaxhi! Nuk e di me cfare merresh, por mllefin dhe bindjen e tua politike s'ke te mi drejtosh mua apo ndonje antari tjeter te forumit! Se fundi dua te te them se s'me pelqen te zihem apo te kundershtoj pikepamjet e ndonjerit ne forum (pavarsisht se ndonjehere s'me pelqejne)! Une thjesht jap mendimin tim (zeri yt apo jo?) dhe nese ndonjerit s'i pelqen mendimi im, as qe me behet vone fare!

  • Postime: 2901
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 24-08-2004, 20:29:51
regele pershendetje!
Jam shum dakort me mendimet e tuja <> <> <>

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0

#19 ne: 24-08-2004, 23:16:21
Pershendetje shkodrane! Ke te drejte: Nuk hyn tek femrat ganjeshtare :) !
Ca do bejme me Bernin? :)

#20 ne: 24-08-2004, 23:19:53
Per mua thoni cfare te doni se nuk ju mbaj dot te drejten e fjales??
Po thjesht se nuk tregoheni te sinqerta prandaj u kundershtova pak tashi qe e mora vesh se cfare bindjesh keni asgje te keqe nuk ka??

  • Postime: 180
  • Karma: +0/-0

#21 ne: 25-08-2004, 16:43:51
Pa kaluar ne debate personale, mendimi im eshte se demi me i madh Shqiperise dhe politikes Shqiptare i eshte krijuar nga mosbesimi dhe fshehja e bindjeve te individeve.  Duke mos dalur hapur se jane me PS per shembull, por duke share PDne.  Duhet te kemi qarte nje gje, PD ose e gjithe opozita kane shtate vjete pa pushtet, keshtu qe nuk mund ti shashe.  PS dhe aleatet e saj kane shtate vjet ne pushtet dhe vetem e shkaterrojne Shqiperine per c'do dite.
Po te analizohet se c'fare beri qeveria e PDse gjate 4 vjeteve te saja do te shihni qe ka pasur me shume sukses se zhgenjime. I vetmi faj qe e mbajne PDne pergjegjes jane piramidat dhe faji  mund te ndahet pothujase gjysem per gjysem me keta qe jane ne pushtet sot.
Nese ju kujtohet mbas komunizmit, ne Shqiperi nuk kishim sapun per tu lare.  Ka qene nje krize jashtezakonisht e madhe.  Lere pastaj buka per te cilen Nano dhe Fino dalen dhe thane qe vetem dy jave buke kemi.  Sikurse edhe shume e shume kushte te tjera qe Shqiptaret sot i kane harruar fare.  Rendi ne 92 kur PD mori pushtetin ishte jo me mire se ne 97 ose sot.  Nese ju kujtohet brenda nje kohe shume te shkurter ne Shqiperi u vu rendi ne menyre absolute.  Biles u vu mbas ngjarjes tragjike ne Fier ku u vra nje familje e tera, dhe vrasesit u varen ne mes te Fierit.  Frika ruan vreshten ka thene populli.  Ne 96 Shqiperia gezonte nje prosperitet ekonomik, social dhe deri ne nje fare pike edhe politik.  Skemat piramidale pe ata qe e kane ndjekur ekonomine Shqiptare gjate 96 dhe 97 kane qene te legjitimuara edhe nga FMNja.  FmNja u mundua qe te bente te njejten gje dhe ne Rusi, por nuk pati suksesin e rrezimit te pushtetit si ne SHqiperi.  Se dyti ne 96 politikanet opozitare kerkuan nje seance nga kongresi Amerikan.  Per dijenin e atyre qe nuk dine se perse eshte bere; eshte bere per te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.  Sepse ne ate kohe u futen pese spiuna greke ne burg, dhe u quajt persona non grata kryeprifti grek i kishes ortodokse shqiptare pasi bente propagande kunder Shqiperise.  Kjo ishte opozita e atehershme qe eshte ne pushtet sot.  Folesat kryesor ishin Neritan Ceka (me pas u  be minister) dhe Nicholas Cage, anti Shqiptari me i madh ne historine tone moderne.  Edhe pse rane piramidat, opozita e asokohe nuk duhet te kishte vepruar ne ate menyre.  Ne rradhe te pare u premtuan kthimi i parave, por nuk u kthyen.  Se dyti u shkaterrua c'do gje qe ishte ndertuar deri ne ate kohe, sikurse dhe shkaterrua familja.  Nese PS do te ishte e ndergjegjeshme per Shqiperine kishte mundesi qe ta merrte pushtetin pa dhume, mos ti lente te falimentonte ato pak kapitale qe kishin ngelur nga firmat piramidale; transferimi i ketyre kapitaleve ne aksione dhe jo vetem qe do u ksihte kthyer parate mbrama me afate shume vjecare popullit, por edhe do tu kishte hapur shume pune.  Por PS eshte kljo parti ne pushtet qe e ka cuar nivelin e papunesise ne 40%, qeveria me e korruptuar ne Europe, dhe kemi dale nga c'do lloj organizate nderkombetare, dhe rrezikohemi qe te dalim edhe nga ajo e fundit, komuniteti Europian nese nuk bejme zgjedhje te lira.
Si perfundim, opozita e sotshme eshte ajo e 92 qe nuk e mori pushtetin duke vrare pushtetaret, por duke rene heronje nga plumbat e komunisteve qe drejtojne edhe sot.  Opozita e sotshme me eksperience shume me te madhe se 92 jane me te ndergjegjshem per Shqiperine dhe te ardhmen e saj sesa alternativat si Edi Rama qe ka hequr kjoskat, dhe "ka rregulluar Tiranen" por qe akoma papunesia, krimi dhe korrupsioni mbeten te larte.  Ne qytetin e New Yorkut nuk i ka dhene kush kredit Rudi Xhulianit se ka zbukuruar NY, por qe ka arritur te sjelle pune te reja, ulur krimin dhe e ka kthyer NY edhe njehere ne nje qytet ku mund te jetosh.  Nuk mund te besohet as tek Meta i cili ka heneger ne nje kazan me Nanon gjithe kete kohe, dhe tani per hire per te manipuluar zgjedhjet e ardhshme duke thene se gjoa PSja fiton 30%, LSI 15% dhe aleatet e tye te vegjel 10% kurse PD 40% por qe nuk ben dot qeveri.  PS eshte nje institucion i vjeter qe i mendon manipulimet dhe bashkepunimet me Rusin, Serbin dhe Grekun shume mire.  Por e ardhmja e Shqiperise eshte tek e djathta dhe sot per sot PDja.

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0

#22 ne: 25-08-2004, 21:47:57
Varet se si i shikon problemet, ashtu dhe i gjykon, apo jo?
Per saktesi te fakteve te permendura nga ErionB:
1.Gjendja ne 1992 nuk ishte e njejte me 1997! Besoj jemi te te njejtit mendim per sasine e armeve te qarkullim te pakten!
2. Fino dhe Nano nuk kane permendur asnjehere faktin se Shqiperia ka dhe 2 jave buke! Besoj se ngaterron emrat;
3. Problemi i vrasjes se ushtareve ne kufi dhe burgimi i udheheqsve te Omonia-s nuk ka ndodhur ne 1996 sic thua ti! Thirrja e opozitareve te asaj kohe ne Kongresin Amerikan u be per problemin e zgjedhjeve te majit! Afersisht ne te njejten periudhe kohore, (eshte transemtuar dhe nga TV) Arben Mitro (nuk jam shume i sigurte per emrin) qe ka folur duke mbrojtur kombin shqiptar ndaj akuzave te Nicolas Gage! Nicolas Gage kishte mbajtur nje fjalim pro-grek ne te njejten salle, disa minuta me pare;
4. Varet c'quan prosperitet social dhe ekonomik kur i referohesh 1996? Besoj jo leket e piramidave (apo ato 5 km autostrada te shtruar), besoj jo ato investime "marramendese" qe u bene ne Shqiperi, besoj jo furnizimin me karburante te Milloshevicit, jo avionin me arme te kapur duke fluturuar drejt Afganistanit etj..etj! Ndersa nga ana sociale besoj se nuk e ke fjalen per ligjin 24/1 prej te cilit jam i sigurte qe s'keni patur problemi, besoj se nuk e ke fjalen per levizjet e pakontrolluara demografike drejt Tiranes (gje qe shpjegon dhe papunesine e sotme) apo per shkopinjte e gomes qe fluturonin shesheve te Shqiperise sa here opozita bente mitingje!
ErionB, e thashe dhe me siper, nuk me interesojne aspak partite politike shqiptare, por me pelqen te rri shtrember dhe te flas drejt!

  • Postime: 553
  • Karma: +1/-0

#23 ne: 31-08-2004, 15:33:18
Qe shqiptaret nuk ngopen me politike, ka vetem nje shpiegim:
-NE KOHEN E MONIZMIT NUK PRODHOHEJ LETER HIGJENIKE.

Temat e fundit