×

Pushteti i Erdogan-it drejte fundit

Pushteti i Erdogan-it drejte fundit

· 1 · 52

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 24-06-2019, 08:01:25
Stambolli i jep goditjen e dytë dhe finale presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe partisë së tij AKP. Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfoi kandidati i opozitës, Ekren Imamoglu i CHP, presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.

Në zgjedhjet e 31 marsit Imamoglu fitoi me një diferencë të ngushtë prej 0.2%, por Këshilli i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.

Këtë diel në Stamboll u rivotua dhe kutitë e votimit u mbyllën rreth orës 17.00. Nga të dhënat paraprake kandidati i opozitës kryeson me 54.03% të votave përballë rivalit, ish-kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45.09% të votave.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin pasi ai konsiderohej si bastion i tij për gati 2 dekada. ©LAPSI.al