×

Pushteti i shtetit zviceran në duart e grave

Pushteti i shtetit zviceran në duart e grave

· 1 · 327

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 03-09-2010, 15:42:06
Nefail MALIQI

Janë shtatë femra në pushtetin qendror që “vetë shkruajnë e vetë vulosin” për Zvicrën.



Titulli "Pushteti i shtetit zviceran në duart e grave" nuk do të është edhe aq interesant për shtetet demokratike, ku emancipimi dhe integrimi i femrës në shoqëri deri në kreun e shtetit është në nivel të duhur, sikur që është Zvicra. “Shtatë femra në Qeverinë e Zvicrës, pak si shumë a ?!”, kanë dalë me tituj të gazetave zvicerane dhe për çudi autorët nuk janë femra. Doris Leuthard (presidente) Micheline Calmy-Rey (shefe e diplomacisë) Eveline Widmer-Schlumpf (shefe e policisë dhe drejtësisë), Pascale Bruderer Wyss (shefe e Parlamentit) Erika Forster-Vannini (kryetare e Këshillit të Shtetit), pastaj Simonetta Sommaruga, Karin Keller-Sutte në qeveri, pra janë këto zonjat që e udhëheqin shtetin e Zvicrës.

Shtypi zviceran për “pushtetin” e femrave

Shtypi zviceran shkruan, nga autorë, natyrisht, meshkuj se “shtatë femra në Qeverinë e Zvicrës, pak si shumë a” ?! Madje këtë fenomen demokratik shefja e diplomacisë zvicerane (ish-presidente e Zvicrës) Madame Micheline Calmy-Rey e shpjegon si diçka normale, si një hap të mirë, duke mos fshehur satisfaksionin e saj në mediet e këtushme, duke deklaruar: «Jam e kënaqur që në Këshillin Federal femrat janë mazhorancë.. ». Pa këtyre deklaratave , sikur “pakica” (meshkujt) ka reaguar duke shprehur pakënaqësi. Kështu shtypi (Le Matin, 24 heures, La Liberte…) ka shkruar se “femrat në Qeveri, një çështje problematike?.”

Të rikujtojmë se bisedën e fundit me shefen e policisë zvicerane, me të cilën e prekëm edhe këtë temë, ku pos saj në krye të kantonit po ashtu është një femër, me emrin Sandrine Salerno, në cilësinë e kryetares së qytetit. Znj. Bonfanti e pyetëm se çfarë mendon për këtë « diskriminim» të meshkujve të cilët deri dje kishin luftuar për avancimin e femrave në shoqëri znj. Bonfanit duke qeshur na u përgjigj se « mjaft ju kemi dëgjuar juve meshkujve, tash ne e kemi radhën. Faleminderit juve meshkujve për këtë besim,vazhdoni të na besoni se nuk ju del keq ! »...thotë duke qeshur në shaka shefja e policisë së Gjenevës.

Femra në pushtet, avancim i demokracisë

Në fakt sipas saj « kjo prezencë e femrës në institucionet larta kantonale apo shtetëror është një dëshmi jo vetëm ndryshime në botën e civilizuar por edhe në avancimin e proceseve demokratike në vendin tonë. Mendoj se barometër më i mirë i zhvillimit të një mjedisi shoqëror apo shteti është (mos) përfshirja e femrës në institucionet e atij vendi. Jam krenar se Zvicra ne këtë drejtim jo vetëm qe nuk e ka ketë problem, por mund të merret edhe si shembull për disa vende për përfshirjen e femrave jo vetëm në administratë por edhe në struktura drejtuese qofshin ato lokale, kantonale deri tek ato shtetërore. » Duket se në këtë rrugë po ecën edhe Partia Socialiste (PS) e Zvicrës ku në zgjedhjet e ardhshëm për kryetar-e të partisë në fjalë janë radhitur 5 femra (Simonetta Sommaruga, Jacqueline Fehr, Regine Aeppli dhe Anita Fetz).
 

Pushteti i algoritmeve

Nisur nga M A XRubrika Diapazon

Postimi i fundit 09-09-2019, 14:21:16
nga Gjumashi
Pushteti i Erdogan-it drejte fundit

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 24-06-2019, 08:01:25
nga M A X
Rama: Ne do bëjmë për Tiranën gjithçka që u pengua nga pushteti i votave të vjedhura

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 11-02-2013, 14:50:05
nga InfoZ
Pushteti krijon varësi si kokaina

Nisur nga erlehtaRubrika Shkencat Politike

Postimi i fundit 30-04-2012, 00:55:24
nga erlehta
Seksi dhe Pushteti

Nisur nga M A XRubrika Diapazon

Postimi i fundit 08-01-2012, 20:49:42
nga Shej