×

Rizgjimi ushtarak i Japonisë

· 1 · 277

Rizgjimi ushtarak i Japonisë

· 1 · 277

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 05-05-2012, 23:36:06
Takimi i Kryeministrit japonez, Yoshihiko Noda me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton në Washington, u kthye në titujt kryesorë të shumë gazetave gjatë kësaj jave

Rizgjimi ushtarak i Japonisë

Takimi i Kryeministrit japonez, Yoshihiko Noda me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton në Washington, u kthye në titujt kryesorë të shumë gazetave gjatë kësaj jave. Ndryshimet e qeta që po i ndodhin traditës së lashtë të pacifizmit në Japoni do të ndikojnë me forcë të madhe balancën e pushtetit në rajonin aziatik.
Fakti që ky takim ka dalë në faqet e para të gazetave kryesore nuk është thelbi i çështjes. Thelbi është tranformimi, i cili po ecën në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme. Nëpërmjet hapave të njëpasnjëshme, Tokio është duke shtruar rrugën për një rol potencial më të rëndësishëm rajonal gjatë dekadave të ardhshme. Megjithatë, vendit i mungon ende një vizion i qartë i qëllimeve dhe angazhimeve të ardhshme në Azi dhe përtej saj. Menjëherë pasi Noda apo ndonjë lider tjetër japonez të zbulojë këtë vizion, Japonia mund të marrë lehtësisht pozicionin e liderit në sigurinë rajonale, duke transformuar marrëdhëniet ushtarake aziatike.
Noda shkoi në Washington së bashku me një dhuratë të vogël për Presidentin Obama. Si lideri i katërt japonez që takon Presidentin amerikan në vetëm 3 vjet, Noda përfaqëson një vend që padyshim dëshiron marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara, por këto marrëdhënie janë tendosur lehtësisht që në vitin 2009. Atë vit, Partia Demokratike e Nodas u bë partia e parë opozitare që mori kontrollin e qeverisë në gjysmë shekullin e fundit. Kryeministri i ri, Yukio Hatoyama prishi një marrëveshje të vitit 2006 mes Washington-it dhe Tokios për të zhvendosur Futenman, një bazë tepër e diskutuar e Marinës amerikane, në brendësi të Okinawas. Që atëherë, si Hatoyama ashtu edhe pasardhësi i tij, Naoto Kan, e kanë lënë postin e Kryeministrit vetëm pas një viti dhe marrëveshja ka ngelur pezull.
Javën e kaluar, vetëm pak ditë para takimit të Nodas në Washington, dy aleatët ranë formalisht dakord për ta futur Futenman në një plan akoma më të gjerë të rindërtimit të forcave ushtarake amerikane në Japoni. Për shkak të kundërshtimit të fortë të shumë grupeve të rëndësishme të Okinawas, të cilët nuk janë dakord me pozicionin e ri të skuadroneve në vend, Washington-i dhe Tokio kanë vendosur ta lënë pezull pozicionimin e bazës së re për të krijuar 9.000 trupa marine jashtë zonës së Okinawas. Kjo është pjesa kryesore e një plani për të rritur fleksibilitetin e forcave amerikane në rajonin aziatik, duke i shpërndarë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super