×

Rreziku nga Masonet

· 10 · 3737

Rreziku nga Masonet

· 10 · 3737

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
ne: 02-11-2004, 19:58:23
The Order of the Knights Templars has its roots in the crusades. To some extent, we had explored it in our previous works, The New Masonic Order (1995) and Global Freemasonry (2002). This order was originally founded to fight for Christianity, but over time-as the Templars acquired immense power, adopted heretical teachings, and established a capitalist system based on material gain, their order fell afoul of the Church.

Rumors circulating about the Templars led to years of investigations, revealing that the order was blasphemous and that it performed black magic rituals, similar to today's satanic sects. The order was subsequently declared unlawful. The Knights' liquidation and arrest arose from a joint decision by the French King and the Pope. Some historians regard the Templars' trial and subsequent liquidation as one of the most significant social events of the Middle Ages.

Ironically, the truly interesting part of the Knights Templars Saga began only after the order was liquidated. According to the generally accepted view, the order went underground, developing a deep animosity for monotheistic religions and the Church in particular and, in the long-term, transmuted into the organization known today as Freemasonry. The Masons' antireligious philosophy and involvement in revolutions and political movements is a consequence of their Templars ancestry.

In other words, the Knights Templars still survive in the present, under the name of Freemasonry. Those who reach the highest degrees of Masonry are granted Templar-inspired titles such as "Guardian of the Temple." In the United States, some lodges that convene under the name of the Knights Templar are affiliated with Masonry. Masonry, on the other hand, continues the Templars' foremost tradition of opposing religion, as well as being actively avaricious, now and again relying on extra-legal methods similar to the Mafia's. Compelling examples-including the P2 Masonic lodge and murders of Jack the Ripper-are scrutinized in this book's later chapters. We will also investigate the Templar/Masons' Syndication's impact on Turkey's recent history.

All this will demonstrate that accepted history facts, and especially current developments, are not always what they appear to be; and that behind processes and events thought to be developing naturally, shadowy designs can be detected. As God reveals to us in the Qur'an (16: 45), those who "organize and propagate evil" are closer than we imagine-often, in fact, nearby.


Masons reaching the highest degree, that of Grand Master, also receive the title of Knights Templar. The above illustration shows the degrees of Masonry, where the highest degree is equivalent to the "Order Knights Templar."
« Editimi i fundit: 24-04-2005, 13:40:27 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#1 ne: 02-11-2004, 19:59:52
kjo eshte nje teme qe nuk duhet anash kaluar
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1603
BESIM
#2 ne: 23-04-2005, 13:19:26
sulltani,
ka mundesi te perkthesh ndonje citat te ketij artikulli, qe ti e shef qe duhet te jete me vija te trasha, se ka te tjere qe nuk e kuptojne anglishten! Flmd.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull
Untouchable
#3 ne: 23-04-2005, 13:22:38
Sulltan,

Pajtohem me ty se nuk duhet anashkaluar kjo teme, po duhet te kemi "kacik" te bisedojme kete, shumica prej neve pak dijne.

P.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#4 ne: 24-04-2005, 13:35:34
Tamplierët apo emri i tyre i plotë Bashkëluftëtarët e varfër të Jezu Krishtit dhe Tempulli i Solomonit (The Poor Fellow-Soldiers of Jesus Christ and the Temple of Solomon), ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Themeluesit e rendit ishin dy kalorës francezë, Hugh de Payens dhe Godfrey de St. Omer. Në fillim ishin 9 antarë, por rendi vazhdimisht rritej. Arsyeja që ata emëroheshin sipas Tempullit të Solomonit ishte vendi që ata zgjodhën për bazë, e ai ishte bazamenti i Tempullit ku gjindeshin mbeturinat e Tempullit. Ishte lokaliteti i njejtë ku gjindeshin edhe Kubeja (Koka) e Shkëmbit (Dome of the Rock) apo (Qubbet as-Sakhrah).

Tamplierët u vetëquajtën "luftëtarë të varfër", por për një kohë shumë të shkurtër u bënë shumë të pasur. Pelegrinët e krishterë, që vinin nga Europa në Palestinë, ishin nën kontroll të plotë të këtij rendi, e që me të hollat e tyre ata u bënë shumë të pasur. Përpos kësaj, ata për herë të parë rregulluan sistemin e çeqeve dhe kredive, të ngajshëm me atë bankar. Sipas autorëve britanikë, Michael Baigent dhe Richard Leigh, ata themeluan një tip të kapitalizmit mesjetar; dhe bënë nismën e mënyrës moderne të veprimtarisë bankare përmes transakcioneve të tyre me bazë interesi. 5

Tamplierët ishin ata që bartinin përgjegjësinë më të madhe për sulmet e luftëtarëve të kryqëzatave ndaj muslimanëve dhe vrasjen e tyre. Për këtë shkak, komandanti më i madh islamik Saladini, që e mposhti armatën e kryqëzatave më 1187, në betejën e Hattinit e që pastaj e çliroi edhe Jerusalemin, ku mëpastaj dënoi për vdekje Tamplierët për krimet e bëra, edhepse pëkundër kësaj ai përndryshe fali edhe një numër të madh të krishterëve. Edhepse humbën Jerusalemin dhe patën dëme të mëdha, Tamplierët vazhduan së ekzistuari. Dhe, përkundër zvoglimit të pranisë së krishterëve në Palestinë, ata e shtuan fuqinë e tyre në Europë, së pari në Francë e pastaj edhe në vendet tjera, duke u bërë shtet përbrenda shtetit.

Nuk ka dyshim se fuqia e tyre politike bëri që të shqetësohen edhe monarkët e atëhershëm europianë. Por ishte edhe një aspekt tjetër i Tamplierëve, ata gjithashtu shqetësuan edhe klerin: rendi gradualisht heqte dorë nga feja e krishterë dhe derisa ishin në Jerusalem, adoptuan një varg doktrinash të çuditshme mistike. Flitej se organizonin edhe rituale të çuditshme në mënyrë që t'i japin formë këtyre doktrinave.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5
  • Gjinia: Mashkull
semini
#5 ne: 24-04-2005, 18:37:41
TEMPULLI TAMPLIER-MASON: FALTORJA ROSSLYN

Kisha e njohur si "Rosslyn Chapel" afër Edinburghut në Skoci është e njohur si një simbol i besimeve heretike pagane të Tamplierëve. Gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese, Masonët dhe rosikrucianët, pasardhësit e Tamplierëve, që ishin angazhuar kishin dekoruar tërë faltorën me simbole që tregojnë filozofinë e tyre pagane.

Në një publikim të masonerisë turke, revista Mimar Sinan, zanafilla masonike dhe elementet pagane të faltorës i përshkruan kështu:

Dëshmia më bindëse e bashkimit mes Tamplierëve dhe masonëve në Skoci është kështjella dhe faltorja në fshatin Roslin, 10 km në jug të Edinbourghut dhe 15 km larg qendrës së lashtë të Tamplierëve në Balantrodoch. Tamplierët jetuan në këtë regjion në këtë kështjellë dhe posaçërisht pas vitit 1312 nën patronazhin e baronëve të St. Clair-it.

...Faltorja ishte ndërtuar mes viteve 1446-48 nga Sir William St. Clair i cili ishte njëri ndër njerëzit më fisnikë të asaj kohe në Skotlandë e bile edhe në Europë. Masonët dhe rosikrucianët u angazhuan në ndërtim. Arkitekti kryesor në ndërtim ishte grandmasteri i Tempullit, Sir William St. Clair i cili solli arkitektët nga tërë Europa. Shtëpitë e reja ishin ndërtuar afër fshatit Roslin dhe ishte hapur një llozhë…



Rosslyn Chapel at the present time and an example of its pagan symbols.  


Plani dhe dekori i faltorës është e posaçme.nuk ka tjetër si ajo as në Skoci e bile as në Europë. Ajjo përmban atmosferën e tempullit të Herodit dhe është e dekoruar me simbole masonike. Në mesin e simboleve ishin reliefet në mure dhe harqet që përshkruajnë kokat e Hiramit dhe vrasësit e tij, një relief e një ceremoniali të pranimit, gurkyq qimeri i harqeve, dhe kompasat. Përveç faktit se faltorja ishte e ndërtuar në një stil pagan të veçantë me elemente arkitektonike egjiptiane, çifute, gotike, normane, kelte, skandinave, tampliere dhe masonike, dhe përmbanë shembuj të pasur të punës mbi gur, dhe njëra ndër aspektet më interesante është se majet e shtyllave janë dekoruar me motive nga kaktusi dhe drithi, pranë figurave tjera të bimëve të ndryshme …

Janë aq shumë elemente dekoruese pagane brenda në faltore saqë një prift, duke e shkruar një vlerësim të pagëzimit që ai ka bërë Baronit të Rosslynit më 1589 është ankuar duke thënë, "për shkak se faltorja është e mbuluar me idhuj paganë, nuk ka vend të përshtatshëm për të drejtuar kungatën. Më 31 gusht 1592, si rezultat i presionit të ushtruar mbi Baronin Oliver St.Claire të Rosslyn-it, altari i faltorës me stil pagan ishte rrëzuar. (Tamer Ayan, "The Oldest Known Masonic Institution-the Scottish Royal Order," Mimar Sinan, 1998, Nr.110, f.18-19)

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 217
brfani
#6 ne: 11-05-2005, 21:25:44
Ah sikur do ta kuptoja shkrimin e parë të kësaj tem që na ishte në anglishte do te isha më se i kenaqur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 229
  • Gjinia: Mashkull
blue_feather
#7 ne: 10-07-2005, 09:36:20
per masonet flitet qarte tek the da vinci code-dan brown(sa kam lexuar aty aq di).po cili ishte interesi i brown te bente publike fakte te tilla qe ne nje menyre apo tjetren shpalosin aktivitetet cifute?skishin aq fuqi masonet sa ta pengonin kete publikim apo mos ndoshta eshte horizonti i nje politike te re tyren?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1528
Karatisti
#8 ne: 11-07-2005, 08:14:22
Ah sikur do ta kuptoja shkrimin e parë të kësaj tem që na ishte në anglishte do te isha më se i kenaqur.

i njejti shkrim eshte i perkthyer nga sulltani pak me poshte ne teme. Kontrolloje edhe njehere te lutem!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 27-04-2012, 23:21:44
Kohët rreth vitit 1820 dukej sikur ishin kohët më të mira për marrëdhëniet speciale mes urdhrit vëllazëror të masonerisë dhe kombit të ri amerikan. Nuk ishte vetëm sepse shumë anëtarë të shquar të brezit themelues si George Washington, Benjamin Franklin dhe 13 prej 39 nënshkruesve të Kushtetutës kishin qenë anëtarë. Ishte dhe për faktin se republika që po rritej me shpejtësi dhe shoqëria vëllazërore kishin shumë ideale të përbashkëta. Vlerat republikane amerikane dukeshin si vlera masonike: vlerësimi i lartë për të mësuarin dhe progresin dhe për atë që mund të quhet një fetari e gjerë dhe tolerante. Steven Bullock, historian në Institutin Politeknik të Uorcesterit dhe studiues i vëllazërisë malonike në Amerikë shprehet se masonët “ndihmuan për t’i dhënë kombit të ri një bërthamë simbolike”. Nuk ishte kot kompasi, katrori dhe emblema të tjera të lidhura me masonët të gdhendura kudo, edhe në bizhuteri edhe në tavolina që u përkisnin masonëve ose jo-masonëve. Gjithashtu, nuk është pa domethënie fakti se një numër i madh amerikanësh mendonin se Vula e Madhe e SHBA përmbante simbole. Ishte një lloj prirjeje ndaj vëllazërisë që njerëzit ta shihnin influencën e masonerisë dhe atje ku nuk ekzistonte.

Që në kohën e Revolucionit masonët ishin bërë celebruesit gjysmë-zyrtarë të kulturës amerikane civile. Me veshjen e tyre specifike të përbërë nga përparëset, masonët origjinalë në fakt ishin gurë-masonët. Ato e kishin zakon që të hidhnin në mënyrë rutinë gurer e themelit në ndërtesat qeveritare dhe kishat, si dhe merrnin pjesë në parada dhe ceremoni të tjera publike.

Kur Lafayette tashmë i plakur bëri turneun e tij në SHBA anëtarët e “zanatit” (siç quhet masoneria) e pritën në mënyrë të spikatur masonin duke e ftuar të qëndronte në lozhën lokale. Ai udhëtim shërbeu për të rritur anëtarësimin në masoneri, i cili ishte rritur nga 16 mijë anëtarë në vitin 1800 në 80 mijë anëtarë në vitin 1822.

Si ndodhi atëherë që ajo çfarë dukej si epoka më e mbarë e masonerisë u kthye në tmerr? Përgjigja mund të gjendet pjesërisht në reagimin publik të ndarë në dysh ndaj turneut të Lafayette. Për shumë qytetarë shfaqja e hapur e afeksionit vëllazeror ndaj një fisniku të huaj mbante erë elitiste dhe konspiracionale. Thënë troç, kjo “ngjalli dyshimet e një zanati si një urdhër ndërkombëtar me sekrete dhe të një të shkuare radikale revolucionare”.

Ishte hera e parë që masoneria përballje me një reagim të tillë. Qe nga lindja e lëvizjes vëllazërore të organizuar në fillim të shekullit të 18-të në Londër deri në këtë ditë masoneria ka qenë objekt kurioziteti të madh dhe dyshimesh të herëpashershme. Me ritualet sekrete dhe përfshirjen e mençurisë së lashtë e shkencës dhe arsyes së Rilindjes moderne, si dhe anëtarësimin ekskluziv vëllazëria masonike ka shërbyer si ushqim për teoritë konspirative dhe shkrimtarët oportunistë, të etur për të fituar duke “ekspozuar” në mënyrë imagjinare mënyrat sekrete dhe ambiciet sekrete të vëllazërisë. Nëse “sekreti i madh” i masonëve, siç thoshte Benjamin Franklin “është se ato nuk kanë asnjë sekret” ato që sugjerojnë se është ndryshe, duke përfshirë këtu edhe romancierin, Dan Brown thjesht kërkojnë të krijojnë audiencë.

Historia e vërtetë e masonëve është shumë më interesante se gjithë përrallat që rrotullohen rreth saj. Është e vërtetë që arritjet thelbësore të masonëve në formimin e qytetarëve solidë, krijimin e rrjeteve sociale dhe mbështetjen e kauzave filantropike janë më të shquarat përballë përpjekjeve për të dëmtuar organizatën. Sesi masoneria u ngjit në një pozicion aq të lartë në jetën publike amerikane për të humbur shumë shpejt mantelin e respektit është një histori që ka filluar në Skoci dhe Angli. Masonët që e kanë zanafillën në lozhat e shekullit të 17-të në Britani, kur pranoheshin zotërinj të përzgjedhur të cilët zotoheshin për besnikëri ndaj kurorës dhe ndaj zotit. Këto anëtarë të “pranuar” tërhiqeshin nga karakteri social i vëllazërive, si dhe nga ritualet private të ceremonive që dikur i ndihmonin artizanët të ruanin sekretet e zanatit. Lidhjet e masonerisë me arkitekturën e lashtë, gjeometrinë dhe arte të tjera racionale, si dhe shkencën ia rrisnin akoma më shumë joshjen që transmetonte. Teksa anëtarët e pranuar, të cilët ishin më së shumti anëtarë të Shoqërisë Mbretërore shkencore të Britanisë filluan të dominonin lozhat, fokusi i jetës vëllazërore u zhvendos tek konsiderata filozofike dhe eksplorimi i lidhjeve ndërmjet ligjeve të zbuluara të natyrës dhe mençurisë së qytetërimeve të lashta. “Ato studionin arkitekturën greke dhe romake për të gjetur çelësin e të vërtetave të humbura të qytetërimeve të lashta”.
Në Amerikë, masoneria u përqafua dhe nga institucioni aristokrat, si dhe nga anëtarët e klasës komerciale që aspironin shtresën aristokrate. Masoneria inkurajoi një lëvizje sociale dhe një elitë më përfshirëse nëpërmjet arsimimit, kultivimit të sjelljes dhe nderit, si dhe tolerancës për diferencën në çështjet delikate të fesë. Në kohën e Revolucionit, burrat me karakter, talent dhe ambicie përdorën masonerinë për të ngjitur shkallët sociale. Por, pavarësisht punëve të mira të vëllazërisë, mitet e veprave të errëta vazhdonin ta përndiqnin masonerinë. Por, sfida më e madhe e masonerisë nuk ishte përdorimi në fantazitë konspirative, por dobësimi i pozitës së saj në Amerikë, duke humbur forcën dhe adhurimin e vërtetë të anëtarëve.

Origjina legjendare
Edhe pse të ashtuquajturat “llozha” të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së “parë”) ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi. Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliwell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithashtu natyrshëm referencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti
Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe “shoqërive sekrete”. Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonerisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.

Masonët e famshëm
Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette. Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhën e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë. Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. “Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas ‘Grand Orient”.

(d.b/Shqipemedia/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super