×
Hyrja
Profili

Shtatë arsyet e krizës italiane

Shtatë arsyet e krizës italiane

· 1 · 350

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-11-2011, 14:30:57
Shumë analistë janë të bindur se ekonomia e tetë më e madhe në botë është thjesht tepër e madhe për t'u shpëtuar në rast falimentimi. Problemet e Italisë i kanë rrënjët më të thella se qeveria e saj e lëkundur

Shtatë arsyet e krizës italiane

Tashmë ndodhemi në momentet më të vështira dhe të rrezikshme të krizës dy vjeçare të borxheve të Europës. Sakaq, premtimi i Kryeministrit Silvio Berluskoni për të dhënë dorëheqjen nuk po i bind tregjet se, Italia mund të përballojë reformat e egra ekonomike dhe të paguajë borxhin e saj qeveritar prej 2.6 trilionë dollarësh. Ndërkohë që kjo mungesë besimi ka bërë që normat e interesit të fluturojnë mbi 7 përqind, gjë që do të detyrojë Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë që të kërkonin ndihmë ndërkombëtare, shumë analistë janë të bindur se ekonomia e tetë më e madhe në botë është thjesht tepër e madhe për t'u shpëtuar në rast se ndodhet në prag të falimentimit.
Në fakt, problemet e Italisë i kanë rrënjët më të thella se qeveria e saj e lëkundur dhe borxhet e mëdha, por fillojnë që nga tregu i zi e deri të normat e ulëta të lindjeve. Këto janë tetë problemet kryesore që po dëmtojnë pambarimisht vendin prapa kuintave.

Më shumë vdekje se sa lindje

Italia ka përjetuar më shumë vdekje se sa lindje për katër vite rresht dhe trendi është duke u rritur. Vendi, i cili renditet në vend të dytë të plakjes në Bashkimin Europian sipas lajmeve të agjencisë italiane "ANSA", ia dedikon rritjes së saj të popullsisë emigracionit dhe veçanërisht emigracionit të të rinjve, pasi norma e lindjeve për grua në Itali është 1,4 fëmijë. Por, një pjesë e madhe e anëtarëve të koalicionit të qendrës së djathtë të Berluskonit është agresivisht kundër emigracionit. Në momentet e tyre më ekstreme, liderët e partisë i kanë bërë thirrje policisë që të drejtojnë armët kundër varkave me emigrantë që i drejtohen vendit.
Këto dinamika kanë kosto ekonomike. Ashtu siç e ka shpjeguar këtë fenomen edhe Stiven Malanga i "Forbes" vitin e kaluar, norma e fertilitetit të Italisë, e cila ka rënë sistematikisht që nga vitet 1970, ka gjeneruar mungesa të theksuara të forcës punëtore dhe një krizë të vërtetë të sigurimeve shoqërore. "Dalja në pension jo vetëm që redukton fuqinë punëtore, por gjithashtu varfëron edhe familjarët, pasi pensionistët shpenzojnë shumë më pak se punëtorët", tha ai. Italia, sipas gazetës "Irish Times" u përpoq ta zgjidhte këtë problem nëpërmjet programit "Bonus Bebe", sipas të cilit prindërit e fëmijëve të porsalindur merrnin një letër nga Berluskoni, i cili i informonte ata se u ishte dhënë e drejta të merrnin një pagesë prej 1.000 eurosh...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit