Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 27-11-2020, 07:16:23 »

Masa gjithmonë do gjej diçka që nuk shkon, apo një premtim i dhënë nuk është plotësuar, por gjithsesi çdo gjë do shkoj pozitivisht.
Postuar nga: M A X
« ne: 24-11-2020, 14:01:00 »

Në më pak se 4 vjet, presidenti amerikan në largim Donald Trump ka arritur atë që historikisht e kishin bërë vetëm luftërat shkatërruese: riformatimin e rendit botëror. Me izolacionizmin e tij, autoritarizmin e dëshiruar dhe sjelljen e tij tekanjoze, Trump goditi institucionet ndërkombëtare dhe organizatat multilaterale që paraardhësit e tij kishin ndërtuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe i ruanin që prej asaj kohe. Po tani çfarë do të ndodhë?

Shumë analistë shpresojnë që kur presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën, rregullat ndërkombëtare liberale mund të shpëtohen dhe madje të ripërtërihen. Sigurisht që kjo gjë do të ishte e dëshirueshme. Por, për fat të keq, kjo është një shpresë jorealiste. Një rend botëror pas Trump-it, duket se ka të bëjë më shumë me rikthimin në konkurrencën midis blloqeve të mëdha të vitit 1945, sesa me euforinë liberale të pas Luftës së Ftohtë.

Fillimisht, administrata Biden do të konsumohet jo pak nga detyrat e vështira të shërimit të plagëve në vend të shkaktuara nga Trump, si dhe korrigjimin e të metave kritike të Amerikës, të nxjerra në pah nga pandemia. Rimëkëmbja e SHBA-së nga presidenca më përçarëse në historinë e saj, nuk do të jetë as e shpejtë dhe as pa dhimbje. Reformimi i Amerikës është një parakusht për rivendosjen e kapacitetit të saj për lidership global.

Edhe nëse administrata Biden do të kishte kapacitete të pafundme, gjërat nuk do të ktheheshin saktësisht si më parë. Status  quo-ja e dikurshme lindi nga euforia e pas Luftës së Ftohtë, e gjallëruar nga besimi se demokracia liberale perëndimore kishte arritur një fitore përfundimtare mbi pjesën tjetër dhe se bota kishte arritur, sipas Francis Fukuyama, “fundin e historinë”.

Në vitet 1990 dhe 2000, kur Shtetet e Bashkuara ishin fuqia ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e pakonkurrueshme e botës, logjika e hegjemonisë liberale ishte bindëse. Por, në botën e sotme multi-polare që po ndryshon me shpejtësi, ajo nuk është më e tillë. Kjo gjë ka qenë e vërtetë prej më shumë se një dekade, prandaj SHBA-ja po tërhiqej nga lidershipi global shumë kohë para se Trump të bëhej president.

Edhe pse izolacionizmi i Trump portretizohet shpesh si një anomali, ai reflekton një shembull tipik të mendësisë amerikane që ka ekzistuar që në fillimet e këtij shteti. Sikur nëndetëset gjermane të mos kishin sulmuar anijet tregtare amerikane në vitin 1917, SHBA-ja mund të kishte qëndruar larg Luftës së Parë Botërore.

Ngjashëm, SHBA –ja hyri në Luftën e Dytë Botërore vetëm kur Japonia sulmoi Pearl Harbor dhjetorin e vitit 1941. Dhe pas luftës, përpjekjet e Uashingtonit për të ruajtur paqen (përmes mos dërgimit të trupave ushtarake) dhe për të risjellë zhvillimin në Europë (përmes Planit Marshall) u nxitën nga frika e ekspansionit sovjetik dhe jo nga ndonjë ndjenjë e detyrës morale.

Ishte gjithashtu në interesin e Amerikës që paraardhësi i Trump, Barack Obama, në administratën e të cilit Biden shërbeu si zëvendëspresident, dhe madje edhe George Ë. Bush para tij, ndërmorën hapa për të zvogëluar përmasën hegjemonike të politikës së jashtme amerikane. Ashtu si Trump, edhe Obama edhe Bush shprehën zhgënjim për ndarjen e padrejtë të barrës nga aleatët e Amerikës në NATO.

Tërheqja e SHBA-së nga hegjemonia pasqyron historinë që Biden s’mund ta zhbëjë: humbjen e besueshmërisë së Amerikës si rezultat i luftërave të saj të gjata, të kushtueshme dhe jo përfundimtare në Lindjen e Mesme dhe krizës financiare globale të vitit 2008, e cila nxori në pah dobësitë e globalizimit dhe mangësitë e ortodoksisë ekonomike neo-liberale. Larg përmbushjes së premtimit për një zhvillim të përbashkët, u bë e qartë se tregu i lirë i dekadave të fundit kishte lehtësuar shfaqjen e pabarazive dhe rënien e shtresës së mesme.

Kombinimi i luftërave pambarim dhe i pabarazisë ekonomike në rritje nxiti reagimin nacionalist që e çoi Trump-in drejt fitores në vitin 2016. Të njëjtat zhgënjime u reflektuan në votimin pro Brexit në Britani qershorin e po atij viti, protestat e Jelekëverdhëve në Francë në vitin 2018 dhe madje edhe kriza e COVID-19.

Një pandemi mund të dukej si një shans i shkëlqyer për bashkëpunim. E megjithatë, ajo po shoqërohet me mbyllje të kufijve dhe konkurrencë për furnizimet me pajisje shëndetësore dhe për dozat e vaksinave të pritshme, për të mos përmendur kufizimet në liritë civile dhe zgjerimin e aftësive të mbikëqyrjes së shtetit mbi qytetarët, përfshirë dhe në vendet demokratike. Pra, pikërisht kur kemi më shumë nevojë për bashkëpunim global, sistemi ynë i thyer multilateral na ka çuar sërish në gjirin e shtetit kombëtar.

Pra, bota duket se po kthehet në një rend Vestfalian, ku sovraniteti mbizotëron mbi rregullat ndërkombëtare. Dhe qasja e Trump “Amerika e Para” i përshtatet mirë një rendi të tillë. Dhe ndërsa Kina shpall bashkëpunimin ndërkombëtar në disa fusha, multilateralizmi është një koncept krejtësisht i huaj për të. Fuqitë e tjera të mëdha nacionaliste (si Brazili, India, Rusia dhe Turqia), dhe ato më të vogla në Europën Lindore (Hungaria dhe Polonia) po lëvizin në të njëjtën terren jo-liberal.

Administrata Biden duhet të aspirojë që t’i udhëheqë demokracitë e botës në konkurrencën e tyre me një bllok autoritar në rritje, ndërsa të mbështesë institucionet dhe strukturat multilaterale që janë më thelbësore për paqen globale. Në të njëjtën kohë, ajo duhet t’i trajtojë aleancat e Amerikës më shumë si një ndërmarrje kolektive, të cilat SHBA-ja i udhëheq në një mënyrë ideale pa i dominuar. Nga ana e aleatëve, ky ndryshim tashmë ka filluar, me liderët europianë, sidomos presidentin francez Emmanuel Macron, që po e theksojnë gjithnjë e më shumë nevojën që të marrin në duart e tyre sigurinë e Europës.

Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me një Bashkim Europian të fuqizuar, për të frenuar revizionizmin e Rusisë në kufijtë e NATO-s dhe për t’i dhënë fund luftës hibride të Moskës ndaj demokracive perëndimore.

Në mënyrë të ngjashme, për të menaxhuar konfrontimin e saj të vazhdueshëm strategjik me Kinën, SHBA-ja do të duhet të punojë me aleatët e saj aziatikë, të tillë si Japonia dhe Koreja e Jugut. Me Kinën që braktis të gjithë strategjinë e saj të “ngritjes paqësore”, shmangia e konfliktit të dhunshëm do të jetë një akt delikat ekuilibrues.

Më gjerësisht, SHBA-ja do të duhet të galvanizojë demokracitë liberale të botës për të krijuar një bllok të aftë që t’i dalë përpara autoritarëve të botës. Kjo duhet të përfshijë përpjekjet për të kundërshtuar forcat e shpërbërjes brenda BE-së dhe, mundësisht, për ta shndërruar NATO-n në një aleancë më të gjerë sigurie të demokracive.

Në mënyrë thelbësore, të dy blloqet do të duhet të bashkëpunojnë në mënyrë efektive në fushat kryesore me interes të përbashkët, të tilla si tregtia, mos-përhapja e armëve, ndryshimet klimatike dhe shëndetësia globale. Kjo do të kërkojë aftësi diplomatike që Trump zor se mund t’i imagjinonte e jo më t’i kishte.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate.
https://www.reporter.al/rendi-boteror-i-joe-biden/
Postuar nga: 12:51
« ne: 24-11-2020, 11:02:17 »

 

Thirrjet që Donald Trump të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të largohet nga Shtëpia e Bardhë po shtohen. Xho Bajden tashmë ka gati emrat për ekipin e tij. Parashikimet janë që Bajden do të fitojë me 306 vota elektorale deri në 14 dhjetor kur të mblidhet Kolegji i Zgjedhjeve. “Kam nevojë për skuadrën time që në ditën e parë të punës për të rikthyer SHBA në rolin udhëheqës dhe për t’u përballur me sfidat më të mëdha që ka bota sot dhe për të ecur para me sigurinë, begatinë dhe vlerat tona” ka thënë Bajden. Por si do të ndryshojë bota nën presidencën e Bajden? Cilat janë pritshmëritë e shteteve më të mëdha të globit?

Kina

Mendimi i parë është që Kina duhej të ishte entuziaste për fundin e Donald Trump. Ai i goditi kinezët me një luftë tregtare, riktheu një seri sanksionesh ndëshkuese dhe i akuzoi për pandeminë e koronavirusit.
Por disa analistë thonë se në mënyrë të fshehtë, Kina është e trishtuar për ikjen e Trump. Jo sepse kanë pasur admirim për Donald Trump, por sepse në këmbim të sulmeve të tij përfituan një çmim më të madh se këto. Përçarës në politikën e brendshme, izolues në politikën e jashtme- Trump ishte mishërimi më i mirë i rënies së ndikimit të Shteteve të Bashkuara jashtë kufijve. Sigurisht që për Kinën është favorizuese, politika e qartë e Bajden për të kërkuar bashkëpunim për për çështjet e klimës.

India

India ka qenë një partner i rëndësishëm i SHBA dhe shumë pak pritet të ndryshojë nën presidencën e Bajden. Kombi më i populluar i Azisë Jugore do të mbetet një aleat kyç për të sfiduar rritjen e Kinës dhe në luftën kundër terrorizmit.
Thënë kjo, kimia mes Xho Bajden dhe kryeministrit indian Narendra Modri mbetet për t’u parë. Trump nuk ka pasur kritika, por Bajden ka folur disa herë për respektimin e të drejtave të muslimanëve në Kashmir. Përveç kësaj, zv.presidentja Kamala Harris është me origjinë gjysëm-indiane dhe ngjitja e saj në Shtëpinë e Bardhë është një moment krenarie në Indi.

Koreja e Veriut

Me shumë gjasa, lideri supreme Kim ka preferuar Trump për katër vitet e ardhshme. Takimi i paprecedent mes të dyve dhe fotot që kanë bërë bashkë do të hyjnë në histori, megjthëse pak përparim ka pasur në marrëdhëniet mes vendeve. Në kontrast, Xho Bajden ka qenë i qartë dhe ka kërkuar që Koreja e Veriut të tregojë se është e gatshme për ta braktisur programin e armëve bërthamore, para se ai të zhvillojë një takim me Kim Jong Un. Shumë analistë thonë se nëse, kim Jong Un nuk ndryshon qëndrim, ditët e “furisë së zjarrit” do të rikthehen.

Britania e Madhe

Ata nuk janë aleatë natyralë: Xho Bajden, demokrati i stinës dhe Bors Xhonson, bombastiku i Brexit. Për të njohur të ardhmen, duhet kujtuar e shkuara. Në veçanti viti 2016, kur Donald Trump fitoi Shtëpinë e Bardhë dhe Britania e Madhe vototi për të dalë nga BE. Të dy, edhe Xho Bajden, edhe Barak Obama nuk e fshehën se prisnin një rezultat krejt të ndryshëm. E mbani mend kur Donald Trump e quajti Boris Xhonsonin “Trampi i Britanisë”? Epo, atëherë Bajden ishte plotësisht dakort dhe e quajti Xhonsonin “klonin fizik dhe emocional” të Trampit. Ndaj “marrëdhënia speciale” mes SHBA dhe Britanisë së Madhe mund të pësojë një shkrehje të lehtë. Gjithsesi dy vendet në fund të fundit kanë një marrëdhënie diplomatike të gjatë dhe të thellë, në veçanti në fushat e sigurisë dhe të inteligjencës.


Rusia

Kremlini ka një sens përgjimi shumë të ndjeshëm. Kështu, kur Xho Bajden e quajti Rusinë “kërcënimin më të madh” për Amerikën, kjo u dëgjua fort dhe qartë në Moskë. Kremlini gjithashtu ka një memorie të gjatë. Në 2011, zv.presidenti Bajden tha se nëse ai do të ishte në vend të Putin, nuk do të kandidonte sërish për president: do të ishte keq për vendin dhe për vetë atë. Putin vështirë se e ka harruar këtë. Moska druhet se me Bajden në Presidencë do të shtohen presionet dhe sanksionet. Me një demokrat në Shtëpinë e Bardhë a ka ardhur koha që Rusia të paguajë për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet e 2016?


Gjermania

Gjermania mund të marrë frymë lehtësisht. Vetëm 10% e gjermanëve kishin kishin besim në politikën e jashtme të Presidentit Trump. Ai ishte më pak popullor në Gjermani se kudo tjetrë. Edhe në Rusinë e Putinit dhe në Kinën e Ji Xing Pinit e donin më shumë. Trampin e kanë akuzuar për minimin e marrëveshjeve tregare dhe në sulmin ndaj organizmave ndërkombëtare mbi të cilat mbështetet ekonomia gjermane. Veç kësaj duhet llogaritur marrëdhënia e ftohtë me Angela Merkelin, sepse nuk mund të imagjinohen dy liderë më shumë të ndryshëm në personalitet. Politikanët gjermanë janë të shokuar me stilin e tij spektakolar, qasjen ndaj fakteve dhe sulmet ndaj industrisë së makinave. Me ardhjen e Bajden, gjermanët janë të ndërgjegjshëm se marrëdhëniet mes Berlinit dhe ëashingtonit do të forcohen. Berlini është në pritje të punës me presidentin që i vlerëson bashkëpunimin multi-latelar.


Irani

Në javët para zgjedhjeve në SHBA, Presidenti Tramp tha se nëse rizgjidhet, telefonata e parë që do të merrte ishte nga liderët e Iranit që do t’i kërkonin të negocionin. Por edhe nëse Tramp do të fitonte, ajo telefonatë vështirë se do të kryhej, sepse do të ishte shumë ofenduese për Iranin. Në presidencën Tramp, Irani iu nënshtrua një politike presionesh që e kanë çuar në prag të kolapsit ekonomik. Veç prishjes së marrëveshjes nukleare, Trump urdhëroi edhe vrasjen e Gjeneralit Qazim Sulejmani. Zgjedhja e Xho Bajden e bën rinisjen e negociatave shumë herë më të lehtë për Iranin. Bajden nuk do të ketë qasje të njëjtë. Ai ka thënë se do të përdorë diplomacinë për t’iu rikthyer një marrëveshjeje me Iranin.


Izraeli

Tramp i ka karikuar dy polet e Lindjes së Mesme. Ai është përpjekur të shpërblejë dhe të konsolidojë aleatët tradicionale të Amerikës, ndërsa ka izoluar Teheranin. Presidenti i zgjedhur Xho Bajden do të tentojë të rikthejë politikat në Lindjen e Mesme, atje ku i la gjatë administratës së Obamës, duke u rikthyer marrëveshjen nukleare dhe duke ulur presionin ndaj Iranit. Kjo politikë e tmerron Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një ministër izraelit, madje ka shkuar deri aty sa ka parashikuar që nëse Bajden fiton, atëherë do të ketë një “konfrontim i dhunshëm mes Izraelit dhe Iranit”. Tjetër çështje është konflikti Izrael-Palestinë. Tramp ishte qartësisht në favor të Izraelit duke i dhënë shansin të aneksojë pjesë nga zonat e pushtuara. Bajden mund ta ngadalësojë këtë proces dhe mund të shprehet kundër ndërtimeve që vazhdojnë nga ana e Izraelit. Gjithsesi nuk do të ketë një kthesë të fortë. Ndoshta SHBA do t’i rikthehet retorikës së zgjidhjes së dy shteteve.BBC/ Përktheu Lapsi.al