×

Soros dhe Fondacioni per "Shoqeri te Hapur"

· 1 · 7

Soros dhe Fondacioni per "Shoqeri te Hapur"

· 1 · 7

  • Postime: 22567
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-10-2019, 09:23:20

 

Figura dhe aktiviteti i miliarderit George Soros në SHBA, Evropë dhe më gjerë ka qenë gjithnjë kontrovers dhe shpeshherë i mbërthyer nga gjysmë të vërtetat. Soros, i njohur në mjaft qarqe si spekulant botëror financiar, është një figurë që ka pasur ndikimin e tij në Shqipëri që herët, madje në vitet e para të demokracisë. Janë jo të paktë ata që ende mendojnë se roli i Soros në vend, përtej “shoqërisë së lirë”, nuk ka si synim ndikimin në vendimmarjet politike. Por gjithnjë  e më shumë në këto vitet e fundit po dalin në dritë fakte e prova për kudogjendjen e rrjetit sorosian në vend, nga arsimi e shoqëria civile te drejtësia e politika.

Në fakt , ardhja në pushtet e të majtëve në 2013-ën e fuqizoi edhe më shumë rolin e fondacionit “Shoqëria e Hapur” që kontrollohet e financohet nga miliarderi. Pika kulminante e ndikimit të rrjetit sorosian në vend ka qenë padyshim reforma në drejtësi në vitin 2016, ku Fondacioni i mbështetur nga delegeacioni i BE dhe ambasada e SHBA dha një kontribut deçiziv në paketën e ndryshimeve kushtetuese. Edhe në ditët e sotme Fondacioni e pohon me krenari bashkëpronësinë në reformën në drejtësi, duke i dhënë edhe më shumë zë idesë së ndikimit madhor të Soros në vendimmarjet e rëndësishme të vendit.
Ndikimi në Shqipëri

Gazeta “standard” ka qenë një ndër mediat kryesore në vend që ka shkruar prej kohësh mbi ndikimin e rrjetit sorosian në vend. Por ndërsa prej vitesh cilësoheshim shpesh edhe si “konspiracionistë” që zmadhonim më kot ndikimin e miliarderit në vendimmarjet e vendit, në 4 vitet e fundit koha na ka dhënë të drejtë më shumë se kurrë. Janë ta paktë zërat publikë që flasin lirshëm për këtë ndikim, ndër to më aktivi mbetet avokati Altin Goxhaj. E ndërsa vetëm pak ditë më parë u publikua në televisionin “top chanel” një emision investigatv mbi rolin e Soros në Shqipëri, ku përtej fakteve tëshmë të ditura mbi oganizatat që marrin para nga Fondacioni apo politikanët që kanë marrë bursa prej tij, munguan shumë të vërteta të nëndheshme mbi ndikimin e rrjetit në vendimmarje të rëndësishme që lidhen kryesisht me politikën e jashtme, drejtësinë apo arsimin.

Ndër politikanët që ka folur haptazi mbi ndikimin sorosian në Shqipëri ka qenë ish-kryeministri Berisha i cili ka denoncuar prej kohësh filantropin amerikan. Sipas Berishës, Soros ( që e cilëson si monstra e spekullimit financiar planetar) është frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit nga Kryeministri në vend. “Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë këto konsiderata për të i kam që në 93 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Sorosi dhe networki i tij bllokoi krijimin e KLP-së.”- denonconte Berisha pak kohë më parë në një intervistë televizive.



Por akuzat më të forta ndaj Soros kanë ardhur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në konferencën për shtyp, dy ditë pas votimeve moniste, akuzoi Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”. E megjithatë ajo që bëri përshtypje në akuzat e Metës në atë kohë ishte përdorimi i termit “Deep state”. Ky i fundit njihet si “shtet brenda shtetit” dhe konsiderohet një formë klandestine e qeverisjes, që përbëhet nga rrjete të mbuluara apo të fshehura, ku këto të fundit veprojnë të pavarura nga lidershipi politik i shtetit, duke ndjekur qëllimet dhe agjendat e tyre. Deep State mund të marrë edhe formën e korporatave qeveritare ose kompanive private që veprojnë në mënyrë të pavarur nga kontrolli rregullator dhe qeveritar. Pikërisht kjo akuzë e fortë e Presidentit, preku drejtpërsëdrejti rrjetin sorosian, i cili prej kohësh po mundohet të vendosë diktatin në vend, ku vula përfundimtare e këtij qëllimi ishte bashkëpronësia e reformës në drejtësi. E megjithatë, kundërveprimi i Metës i dha një shuplakë të fortë qëllimit final të rrejtit sorosian, ndonëse lufta tanimë mes Presidentit dhe Fondacionit po zhvillohet në Venecia.

Nga Gëzim Saliu
Standard.al