Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka mbërritur në Moskë për herë të parë që kur ai gati u vra nga një sulm me një agjent nervor vitin e kaluar. Fluturimi i tij nga Berlini u devijua nga një prej aeroporteve të Moskës në një tjetër, pasi mbështetësit u mblodhën për ta pritur atë.
Policia është gati dhe po pret uljen e tij. 44 vjeçari përballet me arrestim në Rusi. Vetë aktivisti tha se autoritetet ishin përpjekur ta eliminonin, por një gjë e tillë është mohuar deri tani nga Kremlini. Navalny përfundoi në koma në një fluturim në Siberi gushtin e kaluar.
Më vonë u zbulua se ai ishte helmuar me një agjent nervor të quajtur Novichok. Autoritetet ruse e kanë paralajmëruar Navalny se mund të përballet me burgim pai nuk ka respektuar një shërbim paraburgimi të vendosur nga një dënim i mëparshëm.
Ai gjithmonë e ka konsideruar çështjen si të motivuar politikisht. Navalny ka akuzuar Putin po bën gjithçka që mundet për të ndaluar që kundërshtari i tij të kthehet duke trilluar akuza të reja kundër tij. ©LAPSI.al