×

Të jetosh në një botë pa naftë

· 2 · 399

Të jetosh në një botë pa naftë

· 2 · 399

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-03-2012, 19:06:27
Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një sfidë të vështirë: Rezervat e naftës në botë kanë qenë shumë të pakta prej vitesh, duke qenë se edhe vendet në zhvillim janë duke kërkuar sasi shumë të mëdha

Të jetosh në një botë pa naftë

Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një sfidë të vështirë: Rezervat e naftës në botë kanë qenë shumë të pakta prej vitesh, duke qenë se edhe vendet në zhvillim janë duke kërkuar sasi shumë të mëdha. Për të qenë të suksesshëm në këtë ambient, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë progres të dukshëm për të krijuar rezerva nafte para se vendet, ekonomitë në zhvillim të hapin ankand për furnizimet me naftë. I gjithë ky problem serioz ngre një pyetje shumë të rëndësishme: A munden Shtetet e Bashkuara të mbijetojnë pa naftë?
Për të gjetur një përgjigje, historia duhet të nisë që nga muaji prill i vitit 2011, kur ekonomia globale vuajti nga një mungesë e theksuar nafte në prag të revolucioneve të mëdha në Libi dhe çmimi i Brentit krudo, një nga markat kryesore të naftës që tregtohet ndërkombëtarisht, shkroi deri në 123 dollarë për fuçi. Ishte një rritje shumë e madhe, por jo tërësisht e papritur. Ndërkohë që çmimet e naftës nuk shkonin më shumë se 70 ose 80 dollarë për fuçi gjatë gjithë vitit 2010, në tetor të atij viti filluan të rriteshin për shkak se ripërtëritja ekonomike bëri që të rritej kërkesa. Brent kapi çmimin e 100 dollarëve në shkurt të vitit 2011, atëherë kur Pranvera Arabe po merrte formën e saj. Dy muaj më pas, trazirat në botën arabe dhe veçanërisht në Libi u kthyen në luftë civile, duke bërë që çmimet e naftës të arrinin në nivele shokuese për ekonomitë e zhvilluara. Në atë kohë, firma Douglas-Westwood paralajmëroi rrezikun e një recesioni në fund të vitit.
Parashikimi rezultoi i drejtë në rastin e Europës, e cila tashmë është në prag të recesionit ekonomik. Në fakt, në recesion ka ndikuar mjaft edhe kriza financiare. Por, Italia për shembull, është duke vuajtur më shumë nga mungesa e rritjes se sa nga problemet fiskale apo borxhet e akumuluara dhe çmimet e naftës, natyrisht kanë luajtur një rol vendimtar në ngadalësimin apo ngrirjen e rritjes ekonomike.
Por, parashikimi duket se nuk ka dalë i saktë në rastin e Amerikës, e cila nuk vuajti nga çmimet e larta të naftës, që mbetën pothuajse të pandryshuara gjatë gjithë periudhës së verës dhe fillimit të vjeshtës. Mesatarja industriale e Dow Jones u ul me 1000 pikë gjatë verës dhe Lëvizja Zapto Wall Street-in bllokoi të gjithë parkun "Zuccoti" në New York. Negociatat për të ngritur tavanin e borxhit nuk shkuan mirë dhe ekonomia u vu në rrezik. Në fund ama gjithçka shkoi mirë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 168
altinmurati
#1 ne: 12-03-2012, 16:29:16
Kjo Klarita Bajraktari duket shume e ngritur.

Citoje
A munden Shtetet e Bashkuara të mbijetojnë pa naftë?

Po.